Ngjela: Është një sukses i madh për botën shqiptare dhe historinë e Shqipërisë. Në situata të tilla Gjykata Kushtetuese bëhet shkak të destabilizime të mëdha.
Por shyqyr që ata u treguan njerëz me personalitet, të paktën e pezulluan. E dini cili është shkaku kryesor i ngjarjeve të 1997, mos mendoni se është Berisha? Jo.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që nuk prishi zgjedhjet e 1996. Gabimi është njerëzor por edhe interesi është njeërzor.
Ai ka thënë se me këtë vendim të gjykatës u dëshmua se presidenti është gabim, ai duhet të tërhiqet, po nuk u tërhoq është në faj. Ai ka thënë se Behgjet Pacolli u tregua njeri pa personalitet.
Për Ora News, Ngjela thotë se me këtë vendim u anulua edhe seanca e jashtëzakonshme plenare e thirrur nga LDK.
Ngjela: Seanca e jashtëzakonshme u anulua, doli Thaçi dhe tha respektojmë Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të vazhdojë se ishte non sens. Kur nuk vendosin mendjet kriminale me arsye? Kur arsyeja është kundër tyre. Edhe diktatorët dhe tiranët këtë lloj mendje kanë.
No comments:
Post a Comment