Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/01

Ekonomia e provincës ku ndodhet Wuhani ka rënë afërsisht 40 për qind në raport me çerekun e fillim vitit të kaluar

Wuhani i frikësohet valës së dytë të koronavirusit, jo të gjitha bizneset janë hapur
Derisa Wuhani po përballet me pasojat ekonomike, shumica e vendeve janë rihapur mirëpo e kanë ndryshuar modelin e biznesit të tyre e disa të tjera janë mbyllur.

Në vendin prej ku shpërtheu pandemia e koronavirusit, ku janë hequr masat kufizuese më 8 prill, Starbucks, McDonald's, Burger King, KFC dhe Pizza Hut nuk i lejojnë klientët e tyre të hyjnë brenda objekteve të tyre, raporton CNN.

Tavolinat janë të vendosura para bizneseve dhe klientëve u jepen produktet në dorë.

Për më tepër, banorët frikësohen nga vala e dytë e infeksioneve pas hapjes së qytetit dhe besojnë që kjo do të çonte në mbyllen e qytetit për herë të dytë. Të shtunën, autoritetet shëndetësore të Wuhanit raportuan 19 raste të reja pa simptoma në këtë qytet.

Ndërkaq, ekonomia e provincës ku ndodhet Wuhani ka rënë afërsisht 40 për qind në raport me çerekun e fillim vitit të kaluar, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, me rënie të shitjes me pakicë prej 15 për qind vetëm në muajin mars 2020.

CNN

Shaun Roache, drejtor ekonomik i Sandard and Poor’s Global Ratings për Azinë e Paqësorit, ka thënë se mësimi i Wuhanit ndaj pjesës tjetër të botës është se veprimi i hershëm për koronavirusin është i kushtueshëm për ekonominë dhe mund të çojë në rihapje edhe më të shpejtë.

“Karantinimi ka efekt jo-proporcional në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto firma kanë më pak qasje në kreditë për rimëkëmbje dhe mund të jetë shumë e vështirë për to që t’i plotësojnë kriteret e hapjes”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...