2020-04-29

Liderucë, refuzoni çdo gjë shqiptare,he ju marroftë zoti.


Nga Flori Bruqi 





Thonë që injoranca s’ka kufij, por në  Kosovë dhe Shqipëri në këto ditë Pandemie  SARS COV-2 budallallëku i njerzve po shpërthen hapur në  facebook.Ka një reaksion ndaj tentativave të dështuara për gjetjen e një vaksine e cila do ishte shpresa e vetme për të shmangur një katastrofë humbjesh të jetëve njerëzore në botë.Në facebook bëhet thirrje që me vaksinën do instalohen “çipa” në trupin e njeriut dhe në këtë formë do kontrrollohet njerzimi.

Testohen 30 raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë, reagon ...


Fatkeqësisht deri tani s’kemi ende një zbulim shkencor të suksesshëm për gjetjen e vaksinës ndonëse ajo është testuar tek shumë gjallesa.Më pranë saj duket se janë profesorët e Oksfordit në Britaninë e Madhe por edhe dy kompani gjermane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se po zhvillohen së paku 20 vaksina të ndryshme kundër COVID-19, ndërsa disa prej tyre janë në nivelin e testimeve klinike. Vetëm në Kosovë janë regjistruar mbi 100 firma për DDD.Gjithsejt për këtë punë tash e 20 vjetë punojnë  profesionalisht  rreth 20 firma, të tjerat lidhje s'kanë se si bëhët dezinfektimi...

Turpi më i madh është firmat e pastrimit pa kurrfarë kompetence kryejnë shërbime dezinfektimi më klor,variakin ,domestos në objekte shoqërore.Ku janë organet kompetente të ekologjisë - ambientit  ?

Në Spanjë .  autoritetet lokale të  regjionit Cadizit  kanë kërkuar falje pasi spërkatën plazhin me zbardhues në tentim që të mbrojnë fëmijët nga koronavirusi COVID-19.

Kamionët spërkatën mbi dy kilometra të plazhit Zahara de los Atunes (Spanjë) me zbardhues një ditë para se fëmijët të lejoheshin të dilnin për herë të parë që nga vënia e karantinës në këtë vend.

Ekologët vlerësojnë se ky veprim i ka bërë dëm të madh ekosistemit.

Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi, pasi deri më tash kanë vdekur si pasojë e tij mbi 24 mijë persona, ndërkohë që janë infektuar mbi 235 mijë.

Maria Dolores Iglesias, udhëheqësja e grupit të vullnetarëve për mbrojtjen e mjedisit në regjionin e Cadizit, ka thënë se ka vizituar plazhin dhe se është tmerruar me atë që ka parë.

“Zbardhuesi i ka mbytur të gjitha me themel, asgjë nuk po vërehet, as insektet madje”, ka thënë ajo....

****

Gjermania vjen pas Britanisë me aprovimin e testeve klinike për COVID 19-të.

Ditë më parë ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkencëtarët në Universitetin Oxford do të fillojnë testimin e vaksinës  e COVID-it 19 në njerëz ...

Suksesi  duket se mund të vijë nga konkurenca, pasi ka një garë të shfrenuar të enteve të ndryshme shkencore  dhe shëndetësore mbi zbulumin e vaksinës.

Kancelarja gjermane Angelka Merkel premtoi se ajo do u afrohet falas popujve sepse shkenca nuk është nacionale por i shërben gjithë njerzimit.

Kina ka një përparsi sepse ka filluar kërkimet 3 muaj përpara botës dhe zbulimi prej saj do ishte disi fatal për Europën pasi do rritej imazhi dhe dominimi kinez në botë.

Shtetet aziaktike Kina, Japonia, Koreja Jugut, Singapori, po demostrojnë një fuqi dhe përgatitje disa herë më të lartë se kontinenetet e tjera në përballimin e krizës!

Në të gjithë këtë garë dhe luftë planetare shfaqet në mënyrë qesharake dhe mentaliteti i izoluar shqiptar i cili keqpërdoret nga politika e Tiranës dhe Prishtinës.

Përballë megallomanisë qeveritare e cila i ka ardhur dita të demostrojē forcën dhe autoritetin, del në horizont edhe budallallëku apo injoranca opozitare.

Qeveria kopjon çdo gjë që bën Gjermania, Izraeli,Australia  apo Franca madje edhe batutat apo fjalimet i kanë kopje të liderve. Gjithsesi të kopjosh modelen pozitiv s’ka ndonjë pasojë, madje shpesh ja rekomandohet të ecet në shtigje të shkeluara.


WHO -ja del me deklarate shtypi vetëm një here në ditë, ndersa partitë Politike kosovare dhe ato  shqiptare  dalin  me  deklarata shtypi pothuaja cdo orë  dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.

Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nacionale  nga Pandemija  COVID-19 përpos liderëve të Partive Politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin  çdo ditë nga një NN lider (uc) të flas për Covid 19-të.



 Agjencioni"Floripress" nga Prishtina  i përcjellë pothuaja të gjitha web faqet   botërore për COVID-in  19 nga qarqet zyrtare .

Poashtudisa herë në ditë i përcjellë  çdo ditë deklaratat e  Ministritë   të Shëndetësë  në Prishtinë të Dr.Agron Vitisë si  dhe të MSHS të Shqipërisë në Tiranë, ministrës  Ogerta Manastirliu dhe z/ministrës  Prof. Dr.Mira Rakacolli . 

Si dhe Klinikat si motra infektive në Prishtinë , Tiranë dhe botë, si dhe  të  shkenctarve eminentë kosovarë si fjala vjen: Akademik Prof. dr.Isuf  Dedushaj,Prof.dr.Lul Rakës, Prof.dr.Naser Ramadanit, Prof.dr.Sali Ahmetit   etj. si dhe  profesorëve eminentë  nga bota : Prof.Dr.Tusuku Honjo,Prof.Dr.
MateoBassetti, Prof.Dr.ThomasLovejoy,Prof.Dr.Paolo Ascierto,Prof.Dr.Giampaolo  Palma, prof.dr.
Luc Montagnier...etj) e në fund më errësohën sytë kur lexojë palaqollaqët nga politikanë e mjerë.... 

 

UM leads clinical trials for Tocilizumab in Covid-19 treatment


Po nuk e kanë  fajin as liderucat  por niveli mediokër i popullit tonë që nuk kuptojnë ende që njerzimi është duke luftuar me vdekjen dhe ne merremi me fundërrinat e planetit.

Dhe kjo situatë nuk është vetēm në Shqipëri por edhe Kosovë. Askush s’mendon për Pandeminë por për qeverinë.

 Po shqyjnë njëri tjetrin për karrige-pushtet ....


IKShPK me apel për të moshuarit

 As Albin Kurti,Ramush Haradinaj,Kadri Veseli ,Fatmir Limaj   nuk e lëshojnë , bile  dhe  Isa Mustafa me Hashim Thaçin  po lypin hise  në pushtet , nuk pushojnë asë në kohët të Covid-it.Psehu dihet !!!

Tocilizumab è il nome del farmaco della speranza - SportLegnano.it


Shtatë miliardë njerëz i kanë sytë nga shkenca dhe COVID 19. Pesëmbëdhjetë  milion shqiptar(kudo në botë) i kanë sytë nga politikbërsit  shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri!!!

IKShPK – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Ah more ju liderë të  ngratë ju raftë  pika.



S’më ngelet tjetër çfarë t’ju them se asnjë mesazh serioz nuk funksionion me ju.

Gjithsej 16 të infektuar me koronavirus në Kosovë, kjo është ...


Sarkazmën e keni hak.

Prishtinë,29.04.2020.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...