Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/02

Gjuha akuzuese mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti , destabilizuese dhe e panevojshme

Kurti thotë se Thaçi është shembulli më i keq për qytetarët, e fton për debat televiziv
Gjuha e komunikimit të presidentit të Kosovës zt.Hashim Thaçi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është duke u cilësuar e papërgjegjshme nga njohës të zhvillimeve në vend.

Hashim Thaçi e Albin  Kurti janë përplasur në distancë disa herë këto 70 ditë.

Shkak i përplasjes së tyre është bërë vizita disaorëshe e kreut të shtetit në Shqipëri, e cila, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është bërë duke shkelur protokollin.

Sipas Donika Eminit, tensionet mes krerëve të shtetit mund të ndikojnë në destabilizim të situatës në vend.

Në anën tjetër, ashpërsimin e gjuhës mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, Rrahman Paçarizi e sheh si të panevojshëm.

Nga oborri i Qeverisë e Kuvendit, ndaj diskutimit të Thaçit e Kurtit, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në reagimin ndaj ministrit të Brendshëm, presidenti Hashim Thaçi në një emision televiziv, Lëvizjen Vetëvendosje e quajti “grup të organizuar kriminal”, derisa ministrin Sveçla e kryeministrin Kurti, “njerëz të çoroditur”.

Ndaj deklaratës së Thaçit, në Facebook ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai ftoi presidentin në debat televiziv, duke thënë se me vete, përveç ministrin e Brendshëm, do ta marrë edhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, ndërkohë Thaçit i ka propozuar ta marrë me vete Behgjet Pacollin.

© Floripress

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...