Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Ergogan, të hënën i ka mbështetur deklaratat e klerikut mysliman, Ali Erbas, ku ka thënë se me mijëra njerëz çdo vit janë të ekspozuar ndaj sëmundjes së HIV-it për arsye të homoseksualizmit dhe tradhtisë bashkëshortore, duke cekur se këto dy dukuri ‘’sjellin sëmundje dhe e drejtojnë këtë gjeneratë ndaj kalbjes’’.
Ali Erbas ka kërkuar nga të gjithë besimtarët të bashkohen në ‘’luftën ndaj këtij fenomeni’’.
Erdogani ka thënë në një paraqitje publike të hënën se çdo lloj sulmi ndaj Erbas, është sulm ndaj shtetit. Ai gjithashtu ka shtuar se kritikat ndaj klerikut janë sulme të qëllimshme ndaj fesë Islame, raporton NBC news.
Shoqata për të drejtat e njeriut me qendër në Ankara, ka paraqitur kallëzim penal kundër Erbas, duke e akuzuar atë për kryengritje dhe nxitje të urrejtjes. Asociacioni i avokatëve të Ankarasë, ka bërë thirrje për largimin e tij, duke thënë se nuk do të befasoheshin edhe nëse kleriku do të bënte thirrje për ‘’vënien në zjarr të grave që dyshohen se janë shtriga’’.
Mirëpo, zyra e prokurorit të Ankarasë ka thënë se janë duke iniciuar një hetim penal kundrejt ‘’Asociacionit të avokatëve të Ankarasë’’ për arsye të ‘’fyerjes së vlerave religjioze’’, transmeton Koha.
Megjithëse homoseksualiteti nuk është ilegal në Turqi, qeveria e Erdoganit në vitet e kaluara ka ndaluar paradat e LGBTQ-së dhe evente të tjera të lidhura me homoseksualitetin, duke cekur si arsye sigurinë publike.
No comments:
Post a Comment