2020/05/01

Kosovë, rritet në 806 numri i të infektuarve me COVID-19


Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 7 persona janë diagnostikuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 806 numrin e përgjithshëm të 
rasteve në vend
Kosovë, rritet në 806 numri i të infektuarve me COVID-19
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga koronavirusi, ndërsa 22 pacientë janë shëruar, duke çuar në 271 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Rastet e reja të diagnostikuar me koronavirus janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh prinë Komuna e Prizrenit.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 243 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti në këtë laborator janë testuar gjithsej 7.423 mostra.

Sot gjatë ditës, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, zhvilloi një konferencë për media, ku bëri të ditur se parashihet që nga data 4 maj të dalin me masa të reja që do të jenë lehtësuese për qytetarët dhe gjithashtu edhe me synim “çlirimin ekonomik të vendit”.


COVID-19, ministri kosovar i Shëndetësisë prezanton masat e reja lehtësuese

COVID-19, ministri kosovar i Shëndetësisë prezanton masat e reja lehtësuese



Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Kosovës, dr.Arben Vitia, ka bërë të ditur nëpërmjet një konference për media masat e reja lehtësuese me të cilat “synohet të çlirohet ekonomia” e goditur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

dr.Arben Vitia tha se viti 2020 nuk do të jetë vit normal, duke shtuar se tubimet për ceremoni, festive apo mortore, nuk do të lejohen; dhe se “sa më herët që qytetarët e kuptojnë këtë gjë, do të jetë më e lehtë për ta”.

Ai tha se 4 maji i vitit 2020 , dita kur pritet që të skadojë afati i rregullave të vjetra të vendosura në prill për parandalimin e koronavirusit, nuk do të jetë dita kur qytetarët do t’i kthehen normalitetit, por dita kur fillojnë lehtësimet graduale.

“Për herë të parë për tri ditë radhazi numri i të shëruarve kalon atë të infektuarve. Sot jemi në gjendje t’i lehtësojmë disa masa”, theksoi ministri.

Sipas masave të reja të prezantuara nga ministri, hapja e kufizimit të lëvizjes do të jetë në tri faza.

Në fazën e parë, hapja do të fillojë nga 4 maji 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 maj, ndërsa do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve deri në tri orë, në dy orare (paradite dhe pasdite).

Pjesët që do të hapen gjatë kësaj periudhe janë: ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve dhe atyre me pakicë, pjesërisht; riparimi i artikujve personale dhe i orendive, si dhe zyrat e konsulencës.

Faza e dytë, e cila do të varet nga numri i rasteve të reja me koronavirus, fillon nga 18 maji 2020 deri më 1 qershor 2020 , ndërsa parasheh të hapë tregtinë me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregjet e gjelbra, gastronominë, transportin hekurudhor, transportin urban dhe ndërurban, si dhe qendrat e thirrjeve.

Ndërkaq, faza e fundit nga këto masa lehtësuese që parashihet të aplikohen, do të fillojë më 2 qershor 2020  deri në një vendim të radhës dhe do të përfshijë hapjen e transportit urban dhe ndërurban, taksitë, gastroniminë, provimet ne arsimin e lartë, testin e maturës dhe arritshmërisë, hapjen e kinemave, hapjen e teatrove, si dhe hapjen selektive të aktiviteteve sportive.

Në konferencë Vitia në fund tha se “kalimi nga faza e parë në të dytën dhe nga e dyta në të tretën varet nga ne”, ndërsa theksoi se “nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet shëndetësore, atëherë ecim përpara”.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...