Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/02

GJKK ia shemb skenarin e kobshëm të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafë



Dredhitë e gjytyrymëve politikë 

Nuk ka funksionuar skenari i presidentit Hashim Thaçi dhe i Lidhjes Demokratike (LDK), nëpërmjet të cilit synohej të vihej jashtë loje Gjykata Kushtetuese të Kosovës  gjatë procesit të kontestuar për formimin e Qeverisë së re. Ndonëse në ditë feste, gjykata e ka ndalur këtë mësymje.

Të premten Kushtetuesja ka kumtuar se me shumicë votash, ka vendosur të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj dhe që të pezullojë menjëherë zbatimin e Dekretit të firmosur një ditë më parë nga Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi.

“Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi dhe LDK-ja aplikuan një skenar, nëpërmjet të cilit synohej të bëhej realitet faktik formimi i qeverisë së re, duke ia pamundësuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë procesin të cilit ia konteston kushtetutshmërinë.

 Me të përfunduar orari i rregullt i punës të enjten, Hashim Thaçi publikoi Dekretin për ta caktuar të propozuarin e LDK-së, Avdullah Hoti, si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Menjëherë pas kësaj, LDK-ja kërkoi për të shtunën mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë. 

Veprimet synohej të merreshin përgjatë tri ditëve që GJKK ishte në pushim – e premtja është festë zyrtare, meqë bie më datë 1 Maj, ndërsa e shtuna dhe e diela janë ditë vikendi.(F.B)

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...