Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/01

Shërbimet e inteligjencës në Amerikë: Koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori


Zyrtarët e Agjencive amerikane të Inteligjencës janë pajtuar se “virusi Covid-19 nuk është krijuar në laborator”, ka bërë të ditur kreu i inteligjencës në Amerikë, Richard Grenell.

Shërbimet e inteligjencës në Amerikë: Koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori

Megjithatë, agjencitë e inteligjencës do të vazhdojnë të hulumtojnë se si ka ardhur virusi te kafshët dhe më pas te njerëzit apo nëse është lëshuar aksidentalisht nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku virusi u shfaq për herë të parë.

“Do të vazhdojmë të hulumtojmë informatat e marra për t’u përcaktuar nëse shpërthimi nisi nga kontakti me kafshët e infektuara apo ishte rezultat i një aksidenti në laborator në Wuhan”, ka thënë Richard Grenell, që udhëheq zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në një komunikatë për media, raportojnë mediat në SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe aleatët e tij kanë kërkuar hetim për origjinën e virusit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka sugjeruar se virusi mund të ketë dalë nga një laborator në Wuhan, teori që është kundërshtuar nga shkencëtarët. Të mërkurën, Trump u tha gazetarëve se ai kishte parë disa prej gjetjeve në hetimin e bërë nga komuniteti i inteligjencës.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...