2020/05/01

30 vjet nga falja e gjaqeve te Verrat e Llukës Tri dekada

Gjeloshi: Shtatorja e Anton Çettës të vendoset në shesh dhe të ...


Sot janë bërë tri dekada nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Në këtë tubim u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.




Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të bu
rgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Porosia e madhe e prof. Anton Çettës - dialogplus


Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.


100 vjet më parë lindi njeriu i madh i paqes, kush është burri që ...

Aksioni dhe Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Tridhjetë vjet më parë filluan ndryshimet e mëdha drejt realizimit të aspiratave tona si popull. 




Te Verrat e Llukës u bashkuan rreth gjysmë milioni pjesëmarrës, në tubimin më madhështor shqiptar të të gjitha kohërave, ku kulmoi iniciativa më fisnike e rinisë sonë, e faljes dhe shtrirjes së dorës së pajtimit. 

Profesor Anton Çetta, plaku i urtë i kombit tonë | ILLYRIA

Mirënjohje të përjetshme për të gjitha ata që morën këtë nismë patriotike, drejtuesit e saj Anton Çetta e Zekeria Cana, Adem Grabovci,Ramiz Kelmendi,Din Mehmeti,Adem Jashari,Nimon Alimusaj, Lush Gjergji,etj  pajtimtarëve dhe heronjve të këtij aksioni kombëtar, atyre që falën në emër të atdheut e të popullit shqiptar!” ka shkruar ai.

Sot bëhen 24 vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton ...
Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare.

Ekspozita / Lala Meredith-Vula Kujtesë gjaku nga atdheu - Gazeta ...

Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë ku u desh të përzihej dashuria, dhembshuria, solidariteti dhe mbijetesa.
Dikush fali gjakun e babait, dikush të të birit e dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thonë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë.

Pajtuesi i gjaqeve nderohet në shtatore - Konica.al

Tubimi në Verrat e Llukës do të mbetet si momenti bashkimit më të madh të shqiptarëve të Kosovës.


Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Verrat e Llukës 01 05 2010 - YouTube

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.


Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetar u zgjodh Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun.

Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ia ofroi Anton Çetës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

Tri dekada nga falja e gjaqeve te Verrat e Llukës - KOHA.net

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin, falshin për hatrin e atdheut.


Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë.

Isniq, 1 maj 2020                                  Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...