Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që është i zëshëm në kritikat ndaj përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se s’do të marrë pjesë në proceset negociuse që udhëhiqen nga ai.
“Personalisht, si president do t’i përgjigjem ftesave nëpër samite që udhëhiqen nga Merkeli, Macroni, etj, por nuk e kam vullnetin që të participojë në procese të negociatave që udhëhiqen nga Lajçaku”, tha Thaçi.
“Kam besim të plotë në lidershipin e SHBA-së, ata do ta përmbyllin suksesshëm dialogun. Pa rol udhëheqës të SHBA-së nuk ka faktor që i lëviz këto gjëra.
Është inkurajues çdo vullnet nga BE-ja në këtë drejtim.
Por, personalisht, nuk jam në kontakt me Lajçakun dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet Lajçak-Kurti-Borrell.
Përballë kemi dy negociatorë që vijnë nga vende që s’e kanë njohur Kosovën”, tha Thaçi.
Hashim Thaçi:
Ka ardhur koha që Kurti me grupin e tij të ballafaqohen me drejtësi
Megjithatë, Thaçi tha se ka ardhur koha që Kurti dhe siç u shpreh ai, grupi i tij, të ballafaqohen me drejtësi.
“Unë nuk komentoj takimet për të cilin nuk kam ndonjë informatë që ka ndodhur dje. Ju e dini që ajo nuk është zyrë vendimmarrëse prandaj mirë që takohen, mirë që diskutojnë por nuk është një proces i njëanshëm.
Unë do të ftoj e diskutoj me të gjithë spektrin politik sa i përket zgjedhjet në Podujevë, por gjithmonë duke i respektuar këshillat. Para se të mendohet për hapat tjerë, Kurti dhe grupi i tij ka ardhur koha që të ballafaqohen me drejtësi. Edhe ai edhe Xhelal Sveçla, edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, që për këta muaj e kanë shkel edhe kushtetutën edhe ligjet.
Sa i përket dialogut, Thaçi tha se nuk mund të dihet kur do të nisë ai, porse përkushtimi i SHBA-së është inkurajues.
“Askush nuk mund ta përcaktojë ditën apo javën kur do të vazhdohet dialogu. Është inkurajuese përkushtimi i Amerikës që t’i shtyjë gjërat më përpara derisa neve si Kosovë na mbetet të punojmë bashkërisht pa dallime.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sërish e quan Albin Kurtin “uzurpator të paligjshëm”
“Nuk kam çka t’i shtoj më tepër asaj që kam deklaruar edhe dje. Z. Kurti në periudhën e tij të qëndrimit si kryeministër derisa e shkarkuan gjatë atyre 45 ditëve ka bërë edhe dy shkelje të rënda kushtetuese.
Nuk mundem ndryshe me quajt pos uzurpator dhe paligjshëm duke ndejt”, u shpreh Thaçi.
Presidenti Thaçi edhe dje ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.
Ndërkaq, sot gjatë ditës, Albin Kurti, duke mos dashur t’i komentoj deklaratat e Thaçit ndaj tij, tha se “Thaçi i përshkruan dëshirat e tij si fakte të Kurtit”.
“Çfarë ka thënë presidenti për mua, mua më duket se dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mia. Unë jam kryeministër në detyrë s’bëhet fjalë për përshkrime që më ka bërë ai”, u shpreh ai.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e quan të dështuar qasjen e Qeverisë Kurti për rimëkëmbjen ekonomike
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbajti takim sot në Odën Ekonomike të Kosovës, me kryetarin Berat Rukiqi dhe afaristët.
Para mediave, Thaçi e quajti të dështuar Qeverinë në detyrë për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike.
“Kosova gradualisht por sukesshëm po tejkalon këtë situatë emergjente.
Është obligim për institucionet e vendit, të rikthehemi me përkushtim maksimal në jetën normale, por të ketë rimëkëmbje ekonomike.
Do të punojmë të gjithë bashkërisht sepse është jetike të nxirret një pako e plotë dhe e qartë”, tha Thaçi.
Thaçi tha se do të parashihen të gjitha masat tjera që duhet ndërmerren nga institucionet.
“Për fat të keq deri më tani kemi pasur një qasje jo serioze të dështuar të qeverisë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike”, u shpreh Thaçi.
Rukiqi tha se “Jemi në një situatë të pazakonshme pasi pandemia nuk ndikoi vetëm në shëndetin publik por pati ndikim edhe në ekonomi”.
“Kemi kërkuar konsensus politik që mundëson që Kosova të ketë një pako për rimëkëmbje ekonomike të shpejt por pa dëme afatgjate.
Me presidentin diskutuam gjendjen e bizneseve, efektet e masave të deri tashme dhe rolin e institucioneve”, u shpreh ai.
No comments:
Post a Comment