2020-05-29

Gjykata e Turpit e shpëtoi Serbinë nga padia e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkatërrimet dhe masakrat që kreu në Kosovë.

Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri,Ph.D

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e treguan veten që janë të hunit dhe të konopit, “intelektualë, trima dhe të fortë”, komandantë dhe hajna.
E kishte thënë analistja Kimete Berisha:

“Në një vend të korruptuar, si Kosova, nuk mund të shpresohej në pastërtinë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. 

Prandaj edhe Kosova nuk mund të ndahet dot nga pisllëku politik që ka mbuluar kokë e këmbë atdheun amë.

 U kuptua menjëherë se ç’vendim do të merrte ajo Gjykatë Turpi, kur  Hashim Thaçi deklaroi:

“Nëse Gjykata merr vendim kundër dekretit tim, unë jap dorëheqjen”. 

Ai e kishte futur në thes Gjykatën, prandaj deklaronte asisoj.

Gjykata e Turpit e shpëtoi Serbinë nga padia e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkatërrimet dhe masakrat që kreu në Kosovë.

Kolumbus, Ohajo, USA 
29 maj 2020

**********


Në kronikat e historisë do të shënohet ky skandal historik:

Mbrëmë, natën e 28 majit 2020 , cubërisht, në orën 22:29 minuta ka ndodhur ajo që nuk ndodh askund në botë.

Gjykata Kushtetuese e një vendi në Evropë e ka shkelë vetë Kushtetutën e Shtetit duke shpallur të ligjshëm një veprim të paligjshëm, jokushtetues e jokompetent të Presidenit të vendit, duke injoruar në mënyrën më skandaloze vetë verdiktin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.

Historia s’ka si të mos shënojë edhe fillimin, qysh sot, të Indinjimit të Madh e Gjithëpopullor.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...