Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/24

Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin, kreu i BFI-së shpall të vdekur virusin


Myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky Bajram festohet në kohë të pandemisë dhe ndalesës për lëvizjen e lirë. Nëpër xhamitë e vendit u fal vetëm namazi i Bajramit, 15 minuta. Edhepse nuk pati manifestim qendror, kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi u paraqit në xhaminë Mustafa Pasha, madje për ta shpallur të vdekur koronavirusin.



Dhashtë Zoti që në kushte edhe më të mira më të volitshme dhe me fitoren tonë mbi të keqen. E keqja ndërkombëtare që tronditi tërë globin, mbarë njerëzinë në botë ishte Koronavirusi, pandemia COVID 19 të cilën unë besoj se e kemi mundur. Unë kam bindje se e kemi fituar dhe prej këtij momenti mund ta shpalli të vdekur një herë e përgjithmonë”

Në xhaminë ku Bajramin e fali edhe kreu i BFI-së, besimtarët respektuan masat brenda dhe në oborr.

Në Xhaminë e Bedrit në Butel namazi i Bajramit u fal sipas rregullave, 15 minuta. Para se të fillonte namazi, besimtarët të grumbulluar prisnin përpara xhamisë, shumica prej tyre madje pa përfillur jo vetëm rekomandimin për distancë por as për mbajtje të maskave./ALSAT/

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...