Nga Flori Bruqi
Gjekë Marinaj është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan. Aktualisht banues në Amerikë, ai ka qenë kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, themeluar në vitin 2001 dhe ka botuar disa libra me poezi. Në vitin 2008, Marinajt iu akordua çmimi letrar Pjetër Arbnori nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Arriti në San Diego, në qershor të 1991, pastaj u shpërngul në Richardson të Teksasit, ku kreu shkencat e përgjithshme (Associate in Science) në Brookhaven College. Marinaj i vazhdoi më tej studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas dhe u diplomua në degën e Letërsisë botërore në vitin 2006, kur iu akordua edhe grada shkencore Magna Cum Laude.
Në të njëjtin universitet mbaroi edhe Masterin, në të njëjtin subjekt, në vitin 2008.
Aktualisht është duke punuar në gradën Ph.D, në Letërsi, po në Universitetin e Teksasit në Dallas. Gjekë Marinaj jep mësim gjuhën dhe komunikimet Angleze si dhe letërsinë botërore në Richland College, që nga viti 2001.
Librat e botuar
Marinaj ka botuar përmbledhje me poezinë e vet, përmbledhje me punime publicistike dhe me kritikë letrare.
Tre librat e tij me poezi përfshijnë:
1. "Mos më ik larg",
2."Infinit" dhe
3."Lutje në ditën e tetë të javës".
4. "Ana tjetër e pasqyrës" një libër me publicistikë titulluar:
5. "Ca gjëra nuk mund të mbeten sekret" dhe një libër me kritikë letrare me titullin:
6. "Protonizmi: nga teoria në praktikë".Etj.
Çmimet dhe vëmendja e kritikës
Marinaj ka qenë fitues i Çmimit Pjetër Arbnori në letërsi akorduar nga QNK, institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në vitin 2008.
Kohë më parë fillimsht një vajzë e re në krijimtarinë letrare të Marinaj, morri titullin master znj. Senada Demushaj(Delaj), e cila edhe e botojë librin me titull : "Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj”.
Për krijimtarinë letrare dhe studiuese të Gjek Marinaj shkruan shumë autorë :Shefqet Dibrani,Adnan Mehmeti,Flori Bruqi,Senada Demushaj
“Shtegëtimi i Senada Demushit (Delaj) nëpër shtigjet letrare të Gjekë Marinajt”
Kushdo që dëshiron të njohë e të dijë më shumë “e me pak mundim” , per jeten dhe vepren (e deri tanishme) të Gjekë Marinajt , autorit të poezisë “Kuajt” që në vitin 1990 “trembi” diktaturen komuniste , ketë njohje e ka mundësuar mrekullisht , mesuesja dhe intelektualja malësore znj. Senada Demushi (Delaj) me librin e saj monografik ; Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj . Unë duke qenë fqinjë i prinderve të Senadës (lahutarit të njohur Jonuz Delaj dhe bashkeshorte së tij…) , si dhe duke e njohur Senaden që të vogel si një femijë intiligjent , dhe kur filloi të rritej si e apasionuar pas letersisë , e mora librin per ta lexuar me mendimin se po lexoj një monografi të “zaklonshme” , por me të veçanten e fjaleve të bukura e plot tharm që dinte ti thoshte “kudo e kurdo” intelektualja e mesuesja e re Senada Demushi (Delaj). Mirpo libri perveç asaj që e pritsha më befasoi e mrekulloi me permbajtjn e jashtëzakonshme të matrialit monografik me renditjen , saktesinë , skalitjen dhe “interpertimin” e çdo fjale e fjalie jo si një pendë fillestare , por si një pendë mjeshtrore e “ngjyer” prej vitesh me një eksperiencë të madhe në lamen e letersisë e studimit. Kujdesin per të shkruar bukur , mirë e me saktësi znj.Senada Demushi (Delaj) e tregon që kur hapë “siparin” e librit të saj monografik, Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj , kur në “okelio” citon fjalët e të madhit të letrave shqipe Faik Konicës : “…gurët duhet të lidhen radhë më radhë që të qendrojnë bukur , sepse të hedhësh gurë mbi gurë s’majfton” , dhe pastaj Senada vijon : keshtu e nisë një shkrim me lavdrime Konica ynë i madh mbi autoret e shquar të letersisë shqipe , të cilet hapen udhën per perparimin e gjuhë sonë të bukur . Ai jep keshilla per të shkruar bukur , per të krijuar art të vertetë me mjeshtri të shkrimit. Me keto fjalë po e marr guximin të shkruaj rreshtat e parë të punës time kerkimore. Po filloj të rendis “gurët e mi” sa më bukur të mundem , me sa më shumë seriozitet ,saktësi dhe profesionalizem”. E ndersa unë para se të theme diçka më shumë per librin dhe vlerat që mbartë ,nuk po duroj pa thënë se Senada Demushi (Delaj) e ka dëgjuar e bërë realitet “pike per pike” sentencen dhe keshillen e të madhit Faik Konica , duke renditur “gurët” e saj si një inxhiniere-arkitekte e vertet në “ndertesen” e bukur të monografisë që i kushtohet Gjekë Marinajt , i cili me punen dhe vepren e tij është jo vetem ambasadori i kultures sonë ,por edhe ambasadori i inteligjencës sipërore malesore e shqiptare. Znj. Senada Demushi (Delaj) e nisë monografin e saj me të dhena biografike për Gjekë Marinajn , duke e treguar se ai ka kaluar kufij gjithë jeten e tij. Si idealist i lirisë së fjalës , ai shkeli pertej caqeve të vëna nga ish-regjimi komunist në Shqiperi , deri sa kalon kufirin shtetror , pasi i rrezikohej jeta nga jehona e propogandë-agjitacionit që kishte bërë kunder shtetit të diktatures komuniste poezia “Kuajt” , e publikuar “gabimisht” në gazeten Drita , si dhe disa të dhena per jeten në azil në ish Jugosllavi , dhe deri sa ai mbërrinë në “token e premtueme” të lirisë e demokracisë , në Shtetet e Bashkuara të Amerikes . Në Amerikë Gjeka gjenë hapsirat dhe mundësitë e pafundme që ka krijuar superfuqia botërore e demokracisë dhe lirisë ,duke vazhduar shkolla e universitete , të cilat e “poqen” më tej si intelektual , si poet , si prozator , si gazetar , si publicist ,si kandidat per Doktor në Filozofi (PhD) në universitetin e Teksasit në Dallas dhe më vonë si profesor e tjer… Znj. Senada Demushi (Delaj) ketu renditë per bukuri dhe pa harruar “asgjë” nga bashkepunimet e z. Gjekë Marinaj me media lokale e kombetare Amerikane e botërore , si dhe me ato të komunitetit shqiptar në SHBA. Gjithashtu në monografi janë “shenuar” edhe bashkepunimet me universitete e institucione prestigjeoze e shkencore të cilat jo vetem ja publikuan punimet z. Gjekë Marinaj ,por edhe ja vlersuan duke e nderuar me tituj të ndryshem honorifik e tjer. Në monografi znj. Senada Demushi (Delaj) renditë kronologjikisht gjithë vepren e Gjekë Marinajt ,duke treguar jo vetem per pubulikimet e kesaj pune me permasa shkencore , por edhe per jehonen që kanë pasur keto punime , si dhe bënë disa vlersime të saja , që tregojnë se autorja është një njohese e thellë e vepres të Gjekë Marinajt. Në ketë “kronologji” brilante të veprave të Gjekë Marinajt ajo renditë të paren poezinë “hit” të viteve 1990… per të vijuar me librin me poezi “Mos më ik Larg” , me librin e dytë po me poezi “Infinit”, me gazetarin si një profesion i dashur per Gjekën ,per librin me intervista “Ana tjeter e pasqyres” , per shtepinë botuese me “emrin” e tij “Marinaj Publishing” ,per jeten si Profesor . Pas ketyre në liber “zënë” vend libri i katërt i Gjekë Marinajt “Ca gjëra nuk mund të mbeten secret”, vëllimi i tretë me poezi “Lutje në diten e tëtë javes” etj. Gjekë Marinaj shqyhet edhe si perkthyes ,ku spikasin perkthime brilante të librave “Ora e paqes” të Rainer Schulte , “Në shpellen e Platonit” poezi nga Frederick Turner ,Poezia bashkohore Amerikane -antologji e tjera perkthime të autorve botëror dhe shqiptar , perkthime të cilat janë vlersuar maksimalisht.. Është interesant se në dhjetor të vitit 2005 Gjekë Marinaj propozon atë drejtim letrar të cilin e quajti “Protonizem”, ku në mes katër propozimeve fituese do të shpallej fitues në mars 2009 në Boston edhe “protonizmi” i z. Marinaj. (Protonizmi është një teori e re letrare ,si per letersinë shqipe ashtu edhe per atë botërore).Per këtë rrymë të re letrare Gjekë Marinaj shkruan librin e tij prej 376 faqesh me titull “Protonizmi nga teoria në praktikë”… Të gjitha veprat e paraqitura në monografinë e shkruar nga Senada Demushi (Delaj) janë të “paisura” me permbajtjen e tyre dhe disa vlersime interesante . Znj. Senada per të realizuar ketë monografi të sukseshme dhe model ka shfrytëzuar një bibliografi të pasur që haset rrallë në librat e kesaj “gjinie”. Senada Demushi (Delaj) në kreun e XII.1. ka pershkruar edhe një vizitë të saj te prinderit e Gjekë Marinajt (baben Nikë Marinaj dhe nënen File Marinaj) që jetojnë në Bajzë të Kastratit ,ku edhe ka biseduar me ta …Viziten dhe biseden e ka pershkruar me “tavolinen plotë” bujari të kesaj familje të njohur malësore , gjë që tregon se Gjeka shumë virtyte i ka të trashiguara ne gen nga prinderit e tij… Autorja e sukseshme e monografisë “Shtigjeve letrare të Gjekë Marinaj” në faqet e fundit të librit ka pasqyruar një “listë” me perkthime autoresh të huaj si dhe poezi të Gjekës të publikuara në shtyp , Bibliografin e “shfrytezuar’ nga autorja , intervistat e Gjekë Marinajt etjer..dhe siç e quan ajo tryezen e lëndës. Libri është 180 faqesh gjithëseit ,por per menyra siç e ka konceptuar e shkruar Senada Demushi (Delaj) ketë monografi , ajo fletë sa per 1800 faqe…Ky liber është mirpritur në rrethet intelektuale e letrare . Një vlersim të tillë ka treguar edhe promovimi i ketij libri para disa kohëve në sallen e biblitokes “Marin Barleti” Shkodër.. Në fund të fjaleve të mia të vogla para vlerave të medhaja që permban dhe perçon kjo monografi ,dua t’i uroj suksese me gjithë shpirtë në rrugen e saj të sapo nisur intelektuales dhe mesueses Senada Demushi (Delaj) , bijes sonë që na bënë krenar edhe ne malesorëve si gjinia e saj , por me ketë rast pa harruar t’i bëjë edhe urimin domethenës të popullit të Malesisë Madhe : “ mos t’u rritë mendja” ,thotë mes tjerash kritiku letrar Ndue Bacaj.
Lutje në ditën e tetë të javës vëllim poetik me autor Gjekë Marinaj. Libri është botuar nga shtëpia Botuese "Faik Konica", Prishtinë 2008.
-- nga Shefqet DIBRANI
Adnan Mehmeti - "GJEKË MARINAJ, MË SHUMË SE POET", Shtëpia Botuese "ADRIATIK PRESS", London/New York 2007.
ISBN 0-9728531-4-1, faqe 216.
ISBN 0-9728531-4-1, faqe 216.
PARANTEZA E KRIJIMIT:
Rileximi i librit "GJEKË MARINAJ, më shumë se poet" të Adnan Mehmetit, për mua si recensent ishte kënaqësi. Vlerat e këtij evenimenti kulturor tani shihen në një dritë të re, mundësi kjo për t'u rikthyer në kohën kur autori mendonte të sajonte një libër të kësaj natyre. Gjithsesi krijimi i një libri për një krijues i cili ishte në fazën e konsolidimit krijues, veçmas për mua që i njihja të dytë ishte kënaqësi e veçantë. Gjekë Marinaj kishte marrë hov letrar, madje edhe primatin e njohësit të përkushtuar të letërsisë, ndërsa mësimdhënien si profesor universitar në kolegjet amerikane e kishte nisur edhe pak kohë më përpara, ndoshta ishin këto arsye që Adnan Mehmeti kishte vendosur për të bërë një libër të kësaj natyre, ndoshta kanë qenë motive krejt të tjera.Në anën tjetër, edhe hezitimi i protagonistit për të cilin bëhej fjalë, ishte mbase i arsyeshëm, ngase secili autor, një gjë të tillë më lehtë dhe më me dëshirë do ta pranonte në fund të karrierës së tij se sa qysh në fillimet e saj. Megjithatë edhe autori edhe protagonisti i veprës kanë pasur të drejt. I pari për të bërë një vepër, për krijuesin, ndasht pse në një moshë relativisht të re, por edhe më shumë ndasht pse në fillim të karrierës së tij letrare. Kurse protagonisti ndoshta kishte arsye të mos bënte hop pa e kaluar vaun. Në rastin konkret, autori ishte i vendosur në sprovën e tij letrare, ishte edhe i sigurt në sendërtimin e saj, sigurisht ai dinte çfarë brumi përmbante lënda e tij, me të cilin synonte të bënte një vepër kaq modeste.

Kjo gjë pozitive sikur atakon smirën dhe xhelozin, e cila si kudo në botë ka zënë vend edhe në shpirtin e racës së shkrimtarëve. Mposhtja e kësaj dukurie duket si një proces në ndërtim e sipër, por ajo duhet të kultivohet brendapërbrenda kësaj race, nëse me të vërtetë dëshirojmë që letërsia dhe arti i mirë të ecën përpara.
STRUKTURA E NDËRTIMIT:
Libri "Gjekë Marinaj, më shumë se poet" ndahet në tre kapituj, apo siç na ka ënda të krahasojmë me paradigmat gjuhësore të cilat merren me tërësinë e trajtave gramatikore gjatë zgjedhimit të foljeve të caktuara, ngjashëm na duken paradigmat dhe format e trajtimit që kanë strukturuar këtë libër.
Autori në kapitullin e parë ka bërë një shënim në formë studimi për jetën dhe krijimtarinë poetike të Gjekë Marinajt, e cila përshkohet me ndjenja frymëzimi, duke qit në pah jo vetëm prirjen, por ka dëshmuar edhe njohjen që ka autori në këtë fushë letrare.

Në pjesën e dytë po me ato ndjenja përkushtimi ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejt me protagonistin e veprës e cila është prezantuar si një lloj dialogu që i sforcon idetë dhe mendimet e autorit të thëna në kapitullin prezantues, gjë që e fut në funksion real "idenë e rrëfimit" në të cilën protagonisti i veprës mjaft kujdesshëm rrëfen, por duke iu shmangur mënyrës së vetëlavdërimit e cila po të ndodhte sigurisht do t'ia kishte ulur vlerën dialogut si njësi, e në veçanti librit si tërësi.
Ndërsa në kapitullin e tretë janë përfshirë disa nga shkrimet e shumta që kanë shkruar e komentuar poezinë e Gjekë Marinajt, jetën e tij dhe arritjet në fushën letrare dhe pedagogjike.
Ndërsa në kapitullin e tretë janë përfshirë disa nga shkrimet e shumta që kanë shkruar e komentuar poezinë e Gjekë Marinajt, jetën e tij dhe arritjet në fushën letrare dhe pedagogjike.
Struktura e librit është ndërtuar mbi këto tri shtylla të cilat mbajnë pezull jo vetëm projektin në fjalë, por përshkruajnë tërë jetën e kryepersonazhit të kësaj vepre letrare, që është realizuar me përkushtim, kurse autorin e bënë më të besueshëm në fushën e librit, dhe pa fije dyshimi themi se ky libër është më i realizuari që ky autor ia afron botës letrare.
PARADIGMA E PARË:
Në këtë paradigmë letrare Adnan Mehmeti ka folur me mjaftë profesionalizëm për "Universin poetik të Gjekë Marinajt" të cilin e konsideron si një "trokitje drejt majave". Autori si një bletë punëtore ka mbledhur e sistemuar mendime për ta bërë vlerësimin më bindës, më të besueshëm dhe më të qëndrueshëm. Ai nuk le pa u rrekur dhe pa shoshitur edhe aspekte të tjera të jetës, punës dhe angazhimit profesional, gjë që vepra është rrjedhojë, kurse ngjarja e lidh ngjarjen si në një triko mëndafshi në duart e një qëndistareje të pasionuar.

"Gjekë Marinaj - nuk ishte as gjeneral, nuk ishte as shkrimtar i madh në kohën e largimit nga Shqipëria. Nuk kishte pasuri, nuk kishte famë. Kishte vetëm një ideal, kishte vetëm të ardhmen. I besonte vetvetes. I besonte unit të tij poetik. I besonte lirisë, që nuk e gëzonte dot në vendin e groposjes së idealeve njerëzore", faqe 35. Por brenga e autorit dhe e protagonistit të librit se mos kanë bërë mëkat që kanë ikur nga Shqipëria, sikur është bërë një sinopsis i temës dhe motivit të materies së trajtuar, megjithatë autori mendon se "të japësh kontribut, ndihmë, në një situatë të caktuar, në të mirë të njerëzve dhe të vendit është mençuri, është zgjuarsi, është humanizëm i papërsëritshëm...", faqe 37.
Ky venerim (let. vrojtim), duket më shumë si një justifikim ngushëllues që i bëhet ikjes, arratisjes së poetit nga Atdheu, mendim ky që përafërsisht përputhet edhe me qëndrimin e Kadaresë se: "Ikja e tij nga Shqipëria për fat të mirë nuk ka qenë një shkëputje nga Atdheu, por ka qen thjesht një shkëputje nga regjimi komunist, dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm të rrugëtimit si shkrimtar", por poeti e ka kuptuar mirë misionin e tij do të shton Kadareja: "Gjekë Marinaj e ka kuptuar mirë se shkrimtari duhet të qëndrojë mbi pasionet përçarëse të politikës. Për të, si shkrimtar, ka një Atdhe që është Letërsia, e Shqipëria e cila qëndron mbi të gjitha parimet patriotike", po aty faqe 46.
Gjithsesi emocionuese janë evokimet e mësuesve: Llesh Rrusha e Hektor Mala. Ky i fundit në një letër që ka nisur nga Fieri për autorin e librit do të shprehet: "Gjekë Marinaj ka qenë student imi në kursin e gazetarisë të cilin e mbikëqyrte gazeta "Luftëtari". Gjeka ishte ushtar, por jo si të tjerët, ishte student, por jo si të tjerët, ishte njeri por jo si të tjerët. Merre prej meje, gjithkund e gjithçka ishte shumë më shumë se të tjerët". Më pas ky mësimdhënës i Gjekës pasi kryen misionin e vlerësimit për personalitetin e ish nxënësit të tij, flet edhe për një shkrim të Gjekës në të cilin si student i këtij kursi të gazetarisë ka përshkruar përvojën e tij "një ditë pranë detit në Porto Palermo" ku kishte vënë në sarkazëm "jo vetëm ushtrinë, por tërë sistemin komunist shqiptar, duke marrë si ide tre peshkaqenë, tre ushtarë, tre oficer dhe tri nëndetëse që së bashku po i afroheshin tunelit me porta të hekurta të Porto Palermos".
Pasi prof. Hektor Mala ka përshkruar në hollësi peripecitë e depërtimit të shkrimit në gazetë, tashti ai zbulon një shqetësim që paska pasur në atë kohë, të cilin qysh atëherë ia paska thënë Dhimitër Gjokës se: "në mos e pushkatofshin një ditë këtë malësor, Gjekë Marinaj do të jetë një nga gazetarët më të jashtëzakonshëm që kemi nxjerrë nga puna jonë". Fati tragjik që si hije e përcillte autorin do të kthehet në fat të mirë që e detyroi të ikte, përndryshe po të mbetej në Shqipëri, (edhe po të mos burgosej), shkëlqimi i tij do të mbytej nga injoranca dhe egoizmi intelektual që do ta rrethonte. Kurse tani nuk do ta kishim një intelektual që "shkëlqen?!" edhe si gazetar edhe si poet siç ka profetizuar profesori i tij Hektor Mala. Ndërsa profesori i lëndës së anglishtes në Brookhawen ka theksuar se Gjeka është "Një nga dashuruesit më të sinqertë të letërsisë, ai është shembull natyral i poetit tokësor", gjë që për ata që e njohin dhe e kanë përcjell poezinë e Gjekë Marinajt ky konstatim do t'ua sforcoj edhe më shumë bindjet për anët pozitive që i kanë menduar, apo i kanë potencuar rreth artit poetik që krijon ky autor.
Misionin e tij prej një intelektuali, qoftë gazetar, poet apo mësimdhënës Gjekë Marinaj do ta arsyeton në çdo plan të jetës, tamam ashtu siç shprehet edhe autori i librit Adnan Mehmeti se "Gjekë Marinaj është një emër i përvetshëm ndër krijuesit e poezisë shqipe", dhe "një përfaqësues i diplomacisë letrare".
Gjekë Marinaj, shprehet i sigurt autori, ndërton me studentët amerikanë çdo ditë "Rozafën shqiptare" në kohën që gjithë natën e errët e të gjatë "të tjerë" rrëmojnë imazhin e saj, faqe 51.
Gjekë Marinaj, shprehet i sigurt autori, ndërton me studentët amerikanë çdo ditë "Rozafën shqiptare" në kohën që gjithë natën e errët e të gjatë "të tjerë" rrëmojnë imazhin e saj, faqe 51.
PARADIGMA E DYTË:
Në këtë paradigmë letrare Adnan Mehmeti ka zhvilluar një bisedë të cilën e ka cilësuar si "Dialog me Gjekë Marinën". Ky dialog tashmë nuk zhvillohet si rrëfim i autorit për protagonistin e veprës së tij siç e kemi ndeshur në kapitullin - paradigmën e parë, të kësaj vepre letrare. Tashmë janë ndërruar vendet, protagonisti është detyruar të rrëfehet, përkatësisht të flas për shumë gjëra me interes që i ka shtruar autori i librit Adnan Mehmeti.

Sado që ky lloj dialogimi e vë në pozitë të papërshtatshme rrëfyesin, përkatësisht protagonistin e veprës, ai, pra Gjeka ka arritur t'iu shmanget vetëlavdërimeve. Edhe në gjëra konkrete ai do të përgjigjet sikurse vëzhgues pa qenë vetë i involvuar në ngjarje, përkatësisht ai do t'i shikon gjërat duke i kundruar nga prizmi i vrojtuesit, gjithmonë duke qenë i kujdesshëm nga vetëlavdërimi i cili zakonisht e vë me shpatulla për muri secilin rrëfimtarë që nis rrëfimin e tij për jetën, bëmat dhe proceset nëpër të cilat kalon ai dhe shoqëria njerëzore. Gjekë Marinaj, në këtë paradigmë, edhe gjërat intime, ato më personale do t'i shtron dhe trajton njerëzisht, në mënyrë që përgjigjja të jetë sa më shumë në shërbim të lexuesve, pse jo edhe në shërbim të emancipimit njerëzor.
Edhe në këtë pjesë si temë sensuale do të mbetet "arratisja", por tashmë rrëfimi është më i ndjeshëm më trishtues. Procesi i ikjes - për t'u kthyer, si një krijues letrar, si një shkollar është evident. Nga e gjithë jeta e njohur e gjertanishme e Gjekë Marinaj dhe nga ajo që e gjejmë brenda këtij libri do të venerojmë se ikja, për kohën ishte zgjidhja më e mirë. Peripecitë tjera janë ngjizje artistike për jetën dhe idealin e tij.
Mënyra e qasjes dhe formulimit është dukuri tjetër më vete e kësaj paradigme. Këto elemente pozitive me një peshë të rëndësishme do t'i gjejmë kur shprehet për personalitetin e gruas të cilën e vlerëson lartë, jo vetëm si njeri por si ndikues i pashmangshëm në konceptin dhe procesin e tij krijues e intelektual. Po me të njëjtin përkushtim i rreket trajtimit të gjuhës letrare, rëndësisë së unifikimit të saj, që e ka bashkuar kombin në një pikë të vetme.
Ka edhe shumë tema e çështje që nuk po arrijmë t'i përmendim e t'i përfshijmë në këtë shënim, por një gjë esenciale tek Gjekë Marinaj është gjuha e komunikimit me lexuesin. Ai, edhe kur qorton, edhe kur i bënë qasje ndonjë fenomeni, por edhe kur kritikon ndonjë dukuri, ai vazhdimisht është i kujdesshëm, si me thënë i peshon fjalët, duke gjetur mënyrën më të përsosur për ta thënë e shprehur mendimin e tij, që del aq butësisht, për të arritur efekte sa më të suksesshëm në shërbim të lexuesit.
PARADIGMA E TRETË:
Kjo paradigmë është përbërë me shkrime e materiale të shumta, që për autor kanë krijues të fushave të ndryshme ndër të cilët po veçojmë: Agron Tufa, Anton Çefa, Arben Çokaj, Dashamir Cacaj, Dashnor Kaloçi, Ilir Seci, Luigj Çekaj, Mikel Gojani, Prend Buzhala, Rudolf Marku, Sami Milloshi, Skifter Këlliqi e ndonjë tjetër të cilët kush nga një e kush nga prizmi tjetër iu kanë rrekur, iu kanë kthyer, e rikthyer veprës poetike të Gjekë Marinajt, madje janë përfshirë edhe disa ese që kanë trajtuar vetëm ndonjë poezi të këtij autori.

Por për shijen time do të veçoja shkrimin e Arben Çokajt "Turner - një kthesë për në vendlindje", reportazh ky nga një takim poetësh që është mbajtur në Tiranë ku kanë asistuar Marinaj, Turner e shumë të tjerë. Për mua shkrimet emocionale të kësaj natyre më duken më të sinqertë, pavarësisht se në raste të caktuara ka vlerësime e madje glorifikime, por autori i shkrimit ka dhënë gjithçka në shërbim të njeriut që e njeh dhe e adhuron, prandaj themi se ky tip i shkrimit ka ngrohtësi, ka afri njerëzore me kondita humane. Po me një ndjenjë sinqeriteti më duket edhe intervista e Mirjeta Selimit, një gazetare nga Prishtina e cila falë teknologjisë së internetit ka realizuar një synim të saj.
Si zakonisht, autori në fund të librit ka dhënë shënimin për burimet dhe literaturën e përdorur, dhe diku tjetër nuk kishte harruar të ju kërkon falje të gjithë atyre autorëve, shkrimet e të cilëve nuk kishte arritur t'i prezantonte në këtë libër.
No comments:
Post a Comment