Posts

Showing posts from May, 2011

Kush është në të vërtetë Dafina Hysenaj?

Image
 SUKSESET E TË RINJVE TANË NË NGULIMET SHQIPTARE DAFINA HYSENAJ NGA MITROVICA ME KURORË SUKSESI     Nga Dibran Demaku     Dafina Hysenaj e lindur në Mitrovicë, vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor. Por, ëndrrat e saj do të ndërpriteshin (për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël, të linte vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit. Dhe e tëra kjo do të ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës, si intelektualë, do të ndiqeshin nga pushtuesi serb. Si nëna e Dafinës ashtu edhe i ati për shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të nxënësve. Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në sytë e pushtuesit. Shtatori i këtij viti për shqiptarët me banim në Shtutgart dhe rrethinë solli një ngjarje të rëndësishme kulurore. Ata e kishin në mesin e tyre shkrimtarin

FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTAR

Image
  ART KULTURË   FLORI BRUQI  - TRIUMF SHQIPTAR Nga Prof. dr. ESHREF YMERI Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë". Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi,  nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematik

SHTYHET PËR 3 QERSHOR VENDIMI PËR KREUN E TIRANËS

Image
Kolegji Zgjedhor shtyn vendimarrjen për emrin e kreut te ri të Bashkisë së Tiranës për në datën 3 qersho 2011. Kjo pasi Partia Socialiste, ka ndryshuar objekt padinë, ku krahas kërkesës për të rrëzuar vendimarrjen e KQZ-së për numërimin në datën 18 maj të votave të hedhura në kutinë e gabuar, i ka shtuar dhe kërkesën për pavlefshmëri të aktit të miratuar më 23 maj 2011, që legjitimon këtë numërim. Kështu pritet që vetëm pas datës 3 qershor 2011, të mësohet emri i kreut të ri të Bashkisë së Tiranës, nëse ky do të jetë kandidati i mazhorancës Lulzim Basha apo kandidati i opozitës, tre herë kryebashkiak i Tiranës Edvin Kristaq  Rama.

Poeti i internuar, me shpirt prej loti…

Nga Keze Kozeta Zylo   Nji pikël shiu Prej qiejsh të qorruem Tejp ë rtej e shpoi Shpirtin tim prej loti... Marrë nga libri “Fletorja e vjeshtës” të autorit Jozef Radi.    f.20              Kam gati një javë që jam duke lexuar librat e dhuruara në New York nga z.Jozef Radi, libra që kanë për autor z.Radi dhe babain e tij, intelektualin e shquar, të burgosur dhe të internuar të Kombit, Prizrenasin prej Kosove, të ndjerin Dr.Lazër Radin. Jam ngujuar brenda bot ë s s ë  nj ë  poeti t ë  internuar, mos e dhëntë Zoti që kritika të bjerë në “koma” për moslexim të këtyre librave, se ndryshe nuk do të shërohet kurrë e keqja kanceroze, harrimi i vuajtjeve të bashkatdhetarëve tanë, piklat e gjakut të djemve që u binin nënokeve në përparëset e punës, një punë dhe dhunë aq e rëndë dhe tronditëse gjatë sistemit që kaluam, jo pak, por 50 vjet. Libri është shkruar i tëri në gegnisht, një pasuri aq e vyer e gjuhës amtare. Autori Radi na ka vënë në pëllëmbë të dorës me gjithë

SENAD GURAZIU -POEZI

Image
NUK ËSHTË "RELIGJION" Të gjitha zemrat në errësirë rrahin burgosur përjetshëm, në vetmi por në vetvete fanarë dritësie janë, si xixëllonjat e qiellit - dhe Dielli jep shumë dritë, përmasat pakëz "problematike", por megjithatë ligj i natyrës, diversitet frutash, larushi rruazash dimensionesh, s'është rastësi, disa zemra janë të vogla... si gogla, fare "mini", ndoshta sa një lajthi.   Nuk besoj kësaj radhe në kriteret, në ndihmën e shkencës - me rreze Rentgen t'i masim, apo me pompë t'i fryjmë, si maskota, tullumbace Diznilendi, dikush tjetër mbase beson në zemra "vakum" si poç i Edisonit - nuk di, ndoshta thjesht t'iu flasim, absolutisht, çdo rrahje ta miratojmë, çdo impuls ta ndiejmë, t'iu besojmë sikur zemra të ishte vetë Zoti - u bu bu gjithë ato zemra të botës, konfuze, por nëse secila zemër xixëllon për të tjerët, pandalshëm si Diell ndoshta dhe është një portë jona e dritës, një shpresë.   Ndonëse nuk ë