2011-06-02

Daniel Server: Ndarja joreale, Serbia duhet ta pranojë Kosovën


Ideja për ndarjen e Kosovës është joreale, por për të duhet biseduar, për ta kuptuar njerëzit përse kjo është një ide keqe, thotë Daniel Server
image
  Postuar më, 2 qershor 2011 - Ideja për ndarjen e Kosovës është joreale, por për të duhet biseduar, për ta kuptuar njerëzit përse kjo është një ide keqe, ka thënë në një intervistë për shërbimin serb të "Zërit të Amerikës", Daniel Server, analist i Qendrës për Marrëdhënie Eurotlantike të Universitetit John Hopkins, lidhur me deklaratat e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq për ‘ndarjen, përkatësisht përcaktimin e kufijve si zgjidhjen e vetme reale për Kosovën’.

Sipas Serverit, nëse Serbia dhe Kosova do të arrinin ndonjë pajtim, duhet t'i garantonin komunitetit ndërkombëtar se një "dill" (marrëveshje) i tillë nuk do të rrezikonte stabilitetin rajonal, përkatësisht Maqedoninë dhe Bosnjën. Por Server nuk beson se Beogradi apo Prishtina mund të garantonin diçka të tillë dhe as që kjo do të japë fryte.

Gjithashtu Server mendon se ndarja nuk është e pranueshme për shqiptarët e Kosovës, "nëse nuk bisedoni me ata që duan të krijojnë Shqipërinë e madhe".

Por, nga ana tjetër, thotë Server, nuk e di përse kjo ide do të ishte e pranueshme për serbët e Kosovës, pasi "ndarja përgjatë lumin Ibër do të privonte Serbinë nga të gjitha manastiret, kishat dhe monumentet e saj".

Pasi konstaton se Serbia duhet të pranojë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës, Server thotë se "refuzimi i presidentit Tadiq për të marrë pjesë në samitin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Varshavë për shkak se Presidentja e zgjedhur në mënyrë demokratike merrte pjesë në atë eveniment, është një veprim i gabuar - një lloj autogoli, posaçërisht në dritën e pjesëmarrjes së presidentit Obama në atë konferencë.

Madje, edhe pa njohjen formale, diplomatike të Kosovës, Server porosit se Serbia duhet të pranojë që në Kosovë ekzistojnë institucione legjitime dhe demokratike, pavarësisht statusit të saj dhe duhet direkt të bisedojë me ato institucione, siç bën në Bruksel.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...