LETËR
PËRSHËNDETËSE ME RASTIN
E PROMOVIMIT TË LIBRIT
“DR. IBRAHIM RUGOVA ARKITEKTI I DARDANISË SË RE - REPUBLIKA E
KOSOVËS” TË AUTORIT
ENGJËLL KOLIQI
Mysafirë të nderuar dhe autori i
librit ,përshëndetje vëllazërore nga Italia.Duke mos pasur mundësi të jem
prezent në këtë manifestim kaq të mirë e domethënës ,po ju dërgoj këtë letër
dhe me disa rreshta dua t’ju uroj daljen në dritë të këtij libri i cili është
përgatitur me përkushtim të veçantë nga autori i tij,miku im i shtrenjtë
Engjëll Koliqi pena e të cilit nuk ka pushuar kurrë së shkruari për kombin
tonë,gjuhën dhe kulturën e tij si dhe figurat e shtrenjta e me vlerë universale
për gjithë humanizmin siq janë Gonxhe
Bojaxhiu dhe Presidenti historik i Kosovës- Ibrahim Rugova.
Pas
botimit të librit “Ylli i Dardanisë rrezaton Tokë e Qiell” dhuratë
shenjtëreshës së parë shqiptare Nënë Terezës në të cilin isha një nga dhjetëra
bashkëpuntorët që dhanë kontributin letrar dhe moral në rrumbullakësimin e kësaj
vepre të shkëlqyeshme të Engjëllit që e botoi Rugova Art në vitin e kaluar,
pata nderin t’i përgjigjem edhe njëherë ftesës fisnike të Autorit që të
bashkëpunoj me të dhe të jap kontributin tim në hapjen e kujtimeve dhe
përtërirjen e memorjes historike nga vitet dramatike që pata rastin ta njoh për
së afërmi shkrimtarin,kritikun,albanologun,demokratin dhe krijuesin e
realitetit të ri në pjesën e fundit të shekullit të kaluar në hapësirën me
vitale të Dardanisë antike,Presidentit të parë të Kosovës Dr.Rugovës.
Ishte pikërisht Rezistenca
Aktive me mjete jo violente ,e zgjedhur nga Lideri i popullit kosovar si dhe
autoritetet morale si Anton Çetta dhe Don Lush Gjergji të përdorura si për
motive taktike(për shkak se okupatori serb kishte superioritetin ushtarak dhe
kontrollin mbi territorin) ashtu edhe për motive strategjike që kishte të bënte
me sferën morale e cila dallohej nga
ideologia,pikërisht në vendimin e madh që të viheshin në ballë të Pajtimit të
Madh Kombëtar duke hequr Kodin e gjakmarrjes
dhe zëvendësuar me praktikën e ndieshme të Faljes dhe Paqes vëllazërore brenda
kombit tonë.
Kjo në atë kohë ishte mënyra më e mirë para botës
me të cilën u dëshmua se Lëvizja e Rezistencës e Dr.Ibrahim Rugovës nuk u
përkufizua vetëm në teknikat e non-violencës por që tensioni moral që kishte
ajo, ishte vetvetiu çlirues, kreator i raporteve të reja brenda Ballkanit dhe me
përdorimin e memorjes historike për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e
popullit ,duke e përgatitur për sfidat finale të mbijetesës fizike në vitet e
luftës çlirimtare për krijimin të
shtetit më të ri në Evropë si garanci për paqen në rajonin e mesdheut dhe
gjithë kontinentit.
Në fund dua ta falenderoj
Engjëllin për punën e madhe e te pandërprerë në 20 vitet e fundit të qëndrimit
të tij në shtetin italian,ku shkoi si i
përndjekur pikërisht për shkak të patriotizmit të tij.Edhe pse nuk pati fatin
të jetojë në kushte të ekzilit “ të artë” si disa intelektualë tjerë të
shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Evropës,Engjëlli çdo moment të lirë e
shfrytëzoi jo vetëm në krijimtari letrare por edhe për Unifikimin e shqiptarëve
të shpërndarë në të gjitha regjionet e Italisë.Në shtetin ku paragrafi i parë i
nenit 1 të kushtetutës thotë se është Republikë demokratike e bazar mbi punën
,Engjëlli çdo fund jave e shfrytëzonte që të takohej me veprimtarë në mesin e
bashkatdhetarëve tonë,sa në Romë,Bari,Torino,Padova,Milano,Veneci,Palermo,etj.
Me mijëra kilometra me qëllim të
unifikimit dhe dëgjimit të kërkesave tona të drejta për të qenë të lirë dhe të
pavarur,si dhe faktorizimit të shqiptarëve si element i integruar në shtetin ku
jetojnë dhe punojnë.Ai nuk u ndal as kur Shqipëria po përpëlitej në virtin 1997
për të mbijetuar nga trazirat e as gjatë viteve 98-99 të Luftës së armatosur
për çlirimin e Kosovës,kur e pamë në ballë të manifestimeve dhe demostratave të
shumta për përkrahjen e saj.
Ishte i pari që ia dha në dorë Komandantit
amerikan të Bazës Nato në Viçenca, Peticionin
e shqiptarëve ku kërkonim intervenim direkt të Amerikës dhe Natos në Kosovë në
Manifestimin me 21 mars të vitit 1998,dy javë pas flijimit të Prekazit.Ishte
moment emocional i papërsëritshëm
kumtimi para masës së bashkëkombësve kur të deleguarit tonë dolën nga Baza Nato
dhe treguan fjalët e gjeneralit se Amerika do të përkrahë me të gjitha mjetet
luftën për çlirim të popullit të Kosovës.
Engjëlli nuk u ndal asnjëherë në
angazhimet e tij dhe cak i vizitave të tij ishin edhe qytetet ku jetojnë vëllezërit
tanë arbreshë që aqë shumë u munduan ti ndihmojnë Kosovës dhe Shqipërisë.Ishte
shpesh në mesin e atyre që aqë shumë i deshti dhe e deshtën dhe nderuan
Presidentin Rugova,dhe që me 17 Shkurt 2008 në dritaret dhe ballkonet e shtëpive
të tyre në gjithë Gadishullin Appenin nxorrën të valojë Flamurin kuq e
zi,flamurin e Skenderbeut për të festuar Ditën e madhe të jetësimit të
projektit kapital të dr.Ibrahim Rugovës-Shtetin e Kosovës së Lirë e Sovrane.
I dëshiroj shëndet të mirë dhe
vazhdim të punës krijuese,mikut tonë nga Stublla e lashtë,Engjëll Koliqit.
Me 2 qershor 2011 ,Padovë(Itali)
Gëzim Muçolli