Nga Xheladin Mjeku
Poezia e Suzana Zisit
Suzana
Zisi ka krijuar botën e saj poetike, e cila trajtohet përmes
metaforave, simboleve dhe idesë së saj individuale për jetën dhe
dashurinë, përmes fjalës, që kushtimisht del si kryefjala e mendimit dhe
realizimit të botës universale moderniste.

Fjala dhe dashuria përbëjnë strumbullarin kryesor të poezisë së
Suzana Zisit. Lajtmotiv i ndërtimit të poezisë në këtë përmbledhje është
fjala, e cila identifikohet me shpirtin e saj, me mendimin filozofik
dhe idetë e fuqishme që përcjellin mesazhe te breznitë, duke rrezatuar
frymën e dashurisë dhe jetës. Këtë ndjenjë kaq të thellë autorja arrin
ta trajtojë me ndjeshmëri të hollë lirike, me përkushtim në ndërtimin e
një poezie me fjalë e shprehje moderne poetike, duke insistuar në
afrimin e mendimit filozofik si forcë komunikuese me vizion të
qëndrueshëm dhe premtues. Kjo poezi është e formësuar në mënyrë të
rrjedhshme, ligjërim i lirshëm poetik që ndërlidh gjithë poezitë, pa
konsistuar në nevojën e ndonjë organizimi ciklik të librit, ashtu siç e
ka organizuar ndërtimin e librit autorja. Suzana Zisi ka krijuar botën e
saj poetike, e cila trajtohet përmes metaforave, simboleve dhe idesë së
saj individuale për jetën dhe dashurinë, përmes fjalës, që kushtimisht
del si kryefjala e mendimit dhe realizimit të botës universale
moderniste Poezi të cekura këtu dhe shumë të tjera që ndërtojnë
përmbledhjen në fjalë, janë kontribut i angazhimit të një periudhe të
gjatë në gjetjen e unit të saj, që e veçon për stilin karakteristik të
ndërtimit të opusit lirik, si “Një fjalë për ty”, “Lule-Margarita”,
“Gjysma ime”, “Don Zhuani”, “Gramatikë ekzistenciale…”, “Një varg për
ty…”, Eja në shekullin e munguar…”, “Grimca dashurie…”, “Eja… në hënë…”,
“Një kupë verë, tri cigare, dy lot…”, “Pa ndonjë titull për të qenë…”,
etj. Identifikimi i poezisë me fjalën, si element kryesor i ndërtimit të
filozofisë së shprehjes së preokupimeve jetike nuk janë të rastësishme,
por një produkt i përkushtimit të talentuar të saj, që në mënyrë të
natyrshme prodhon sensi krijues i një zëri të veçantë për ndjenjën e
dashurisë, të frymës poetike dhe gëzimit të jetës. Në një analizë të
krijimtarisë së Suzana Zisit, shkrimtari dhe studiuesi Fatmir Terziu do
ta kundrojë në katër veçanti mbi të cilat e heton ndërtimin e kësaj
poezie: E para lidhet me organikën semantike të vargut të saj. E dyta me
ndjeshmërinë filozofike dhe universale moderniste. E treta me ligjësinë
e strukturimit të lirë të vargut. E katërta nga radha por, jo e fundit
në një mori lidhjesh të tjera, që lidhen me forcën e mesazhit me të
cilën komunikon Zisi.
Suzana Zisi ka krijuar botën e saj poetike, e cila trajtohet përmes
metaforave, simboleve dhe idesë së saj individuale për jetën dhe
dashurinë, përmes fjalës, që kushtimisht del si kryefjala e mendimit dhe
realizimit të botës universale moderniste me ngjyrime filozofike dhe
meditacion të gjerë kuptimesh dhe shprehjesh letrare. Imazhi, pjekuria e
ideve, simbolika e veçantë dhe metafora pasqyrojnë një shkallë të lartë
të ligjërimit poetik. Dëshira për mundësinë e komunikimit përmes vargut
lirik i jep identitetin e saj krijues me të gjitha vetitë meditative
dhe inspiruese në pafundësinë e botës së saj imagjinative. Ajo tashmë ka
hapur portat e shpirtit të trazuar duke zgjeruar mundësitë shprehëse,
duke ruajtur ndjenjën e krijimit të një jete normale, me figura e
personazhe të sinqerta, aq sa është edhe mendimi poetik si forcë
krijuese me ngjyra të jetës që e preokupon vargun e saj lirik.
“Instinkti dhe syri i poetes, i kap, i përpunon, i vesh me petkat e
mendimit dhe shpirtit të saj dhe na i jep ne që t’i shijojmë dhe të
mendohemi, të perceptojmë dhe të gërmojmë më tej për të zbuluar varg pas
vargu, thesarin që fshihet diku në thellësi të vargjeve”, - do të
shprehet poeti dhe studiuesi Agim Vinca në fjalën e tij, me rastin e
promovimit e librit të Suzana Zisit. Ajo me poezinë e saj, sidomos në
librin e fundit “Të jesh… fjalë” vjen si një zë i veçantë, plot meditim,
siguri në vetvete se ka prekur temën që e provokon unin krijues dhe me
vullnetin e rrugëtimit të qëndrueshëm në ndërtimin e botës së saj
krijuese me stilin e transformuar në kornizat e fushëveprimit poetik që e
provokon.
Tropet dhe figurat, metafora dhe përfundimisht imazhi që krijon kjo
poezi, e radhisin Suzanën në radhët e krijuesve që zotërojnë mirë këto
elemente, duke vazhduar rrugën e sigurt të krijimtarisë letrare. Shpirti
i trazuar poetik i provokuar nga muza krijuese synon majat e fjalës së
bukur artistike.
No comments:
Post a Comment