Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/06/02

Libri: SEKRETI I SËMUNDJEVE TË RREZIKSHME!


Autori i librit:Endri Haxhiraj

Ky libër synon të evidentojë faktorët të cilët kanë ndihmuar / ndikuar në lindjen dhe zhvillimin e sëmundjeve të rrezikshme. Faktet dhe argumentat e paraqitura në këtë libër mund të jenë befasuese, por njëkohësisht edhe një thirrje për të njohur të vërtetën. Shkencat që përfshihen në këtë libër janë të shumta duke filluar nga shkencat antropologjike, mjekësore, fizike, agrare, kimike, gjeografike, ekonomike, politike, shkencat e komunikimit dhe shumë të tjera. Libri përpiqet të ndërtojë të gjithë panoramën e sëmundjeve që kërcënojnë planetin gjatë viteve të fundit.

Ky informacion i shërben të gjithë publikut, por veçanërisht i drejtohet njerëzve që duan të hulumtojnë mbi atë çka ndodh në planetin tonë, studjuesve, aktivistëve, dietologëve, njerëzve që përkujdesen për njerëzit, mjekëve, njerëzve që dëshirojnë që bota të jetë një vend më i mirë për fëmijët dhe veten e tyre.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...