Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/06/02

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi shumë homologë të saj në Itali



image
   Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Italisë, me ftesë të homologut të saj Giorgio Napolitano, mori sot pjesë në manifestimin qendror të festimit të 150 vjetorit të bashkimit kombëtar italian.
Në ceremoninë madhështore, të përcjellë edhe me parakalim ushtarak, presidentja Jahjaga ishte e ulur krahas presidentes së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, presidentit të  Afganistanit, Hamid Karzai, nënkryetarit të SHBA-së, Joseph Biden, presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq e të tjerë.
Jahjaga u takua dhe bisedoi me nënkryetarin e SHBA-së Biden, i cili e përgëzoi për zgjedhjen e saj në krye të vendit. Ai e quajti zgjedhjen e saj një moment shumë të rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe përparimin e përgjithshëm të vendit.
Nënkryetari Biden theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes SHBA-së dhe Kosovës, të cilat do të zhvillohen më tej, sepse SHBA-ja e ka përkrahur dhe do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha drejtimet.
Presidentja e vendit e falënderoi nënpresidentin amerikan për përkrahjen e SHBA-së, që është vendimtare dhe që vlerësohet shumë nga populli dhe institucionet e Kosovës.
Presidentja Jahjaga u takua edhe me presidenten Calmy-Rey, koprincin e Andorës, argjipeshkvin Joan Enric Vives i Sicilias, presidentin kroat Josipoviq, presidentin maqedonas Ivanov, presidentin slloven Türk, presidentin afgan Karzai, presidentin hungarez Shmit, di dhe shefa të tjerë shtetesh pjesëmarrëse në këtë manifestim.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...