Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë se para 5-6 muajsh i kanë filluar negociatat me Interpolin për anëtarësim të Policisë së Kosovës në këtë organizatë policore ndërkombëtare. Maliqi ka thënë se, në këtë drejtim, janë duke punuar intensivisht, ndërsa mbetet vetëm çështja e caktimit të datës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë
se para 5-6 muajsh i kanë filluar negociatat me Interpolin për
anëtarësim të Policisë së Kosovës në këtë organizatë policore
ndërkombëtare. Maliqi ka thënë se, në këtë drejtim, janë duke punuar
intensivisht, ndërsa mbetet vetëm çështja e caktimit të datës.
Në këto negociata mes Prishtinës dhe Interpolit, sipas maliqit, është caktuar një koordinator, specialist dhe njohës i mirë i çështjes së kriminalitetit rajonal e ndërkombëtar, i cili është duke u prirë këtyre bisedimeve rreth anëtarësimit në familjen e madhe të policisë botërore.
Sipas tij, në fund të këtij muaji në Prishtinë do të hapet zyra koordinuese dhe për komunikime ndërmjet PPK-së dhe Interpolit. Maliqi ka thënë se tashmë kanë filluar përgatitjen dhe transferimin e kuadrove profesionale, njësive policore në këtë zyrë, e cila do të zyrtarizohet më 22 qershor të këtij viti. Këtë ditë, sipas tij, parashihet të mbahet edhe një ceremoni me rastin e hapjes së kësaj zyreje koordinuese me Interpolin.
Maliqi ka thënë se me hapjen e kësaj zyreje Kosova do të bëhet partnere e Interpolit dhe se vendit tonë po i hapen dyert për anëtarësim në Interpol, siç ka deklaruar edhe vet shefi i Interpolit, para ca kohësh në Kongresin e Interpolit në La Valetta të Maltës”.