2011-06-02

Studimi monografik i Dr.Sali Bytyçit “Fjalë prej guri”

Studimi monografik i  Dr.Sali Bytyçit “Fjalë prej guri” është vepër në të cilën shihet qartë se autori i tij zotëron mirë metodologjinë dhe nocionet e termat, si mjete të domosdoshme në studimet historiko-letrare.
Çështja e receptimit të veprës letrare të Azem Shkrelit nga kritika jonë letrare, është analizuar gjerësisht në studimin ‘Fjalë prej guri (Vepra letrare e Azem Shkrelit)’ të dr. Sali Bytyçit. Këtij aspekti shumë të rëndësishëm, jehonës së saj tek lexuesit dhe dialogut të gjallë me kritikën, ai i është qasur në mënyrë kritike, duke nxjerrë përfundime të drejta e me vlerë lidhur me këtë çështje....Arsyet që vepra letrare e  poetit tonë të mirënjohur Azem Shkrelit të bëhet objekt i një studimi monografik janë të shumta, por mjafton të theksojmë dy sosh: Azem Shkreli është krijues i shquar, që e ka mbyllur krijimtarinë dhe ka lënë pas vetes një vepër me vlerë të përhershme.

image
  Vepra letrare e Azem Shkrelit  ka arritur t’i dalë me sukses në krye objektivit që i ka parashtruar vetes: studimit të plotë e gati shterues të kësaj vepre. Veprën letrare të Azem Shkrelit ,dr.Bytyqi e sheh në kontekstin historiko-letrar të letërsisë së cilës i takon - letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX, duke i dhënë shkrimtarit vendin që i takon në kuadër të kësaj letërsie.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...