2011-06-03

“What Every Man Thinks About Apart From Sex”



 

 

 

 

 

 

 Me 200 faqe të zbrazëta, libri i titulluar “What Every Man Thinks About Apart From Sex” është shitur më shumë se ‘Harry Potter’ dhe ‘Kodi Da Vinçi’.


Kur shkrimtari Sheridan Simove ishte ulur për të shkruar librin e tij të ri “What Every Man Thinks About Apart From Sex” ((Çfarë mendojnë meshkujt përpos seksit), ai vërtet nuk bëri asgjë.

Kështu ai gjithsesi e botoi librin me një ballinë dhe me 200 faqe tërësisht të zbrazëta.
Por kjo gjë doli të jetë një goditje me vend, pasi që libri u shit më shumë se “Harry Potter” dhe “Da Vinci Code” brenda javësh të lëshimit në librarinë online Amazon.com.
Kryevepra me çmim prej 4.69 funta e ka kapërcyer qëllimin e vet themelor si dhuratë e re dhe po përdoret nga studentët si fletore e shënimeve. Dhe po shitet me mijëra.

Studenti i Universitetit të Nottingham-it Jess Lloyd ka thënë për Telegraph: “E kam blerë një kopje për mikun tim duke bërë shaka dhe ai ka filluar ta përdorë si fletore për ligjërata. Tani secili duket se e ka një. Ka filluar një çmenduri e vërtetë në kompleks të universitetit”.

Simove, 39 vjeçar, i diplomuar në Oxford University, autor, performues dhe sipërmarrës, ka thënë: “Kurrë nuk kam parashikuar se libri im do të përdoret nga studentët për të marrë shënime në të. Në një formë ata po më provojnë gabimisht, duke e mbushur librin tim me përmbajtje. Por hamendem sa prej tyre kthehen prapa për të menduar rreth seksit sapo të mbarojë ligjërata”.

Artikulli është shitur tërësisht në botimin e parë, duke dalë në listën e Amazon-it para romanit të Dan Brown “The Da Vinci Code” dhe të shkrimtares JK Rowling “Harry Potter and the Order of the Phoenix”.

Ai ka shtuar se ideja i ka ardhur pasi ka botuar një libër për vetë-ndihmë të titulluar ‘Ideas Man’.

Ai ka thënë: “Ka qenë rreth jetës sime, sukseseve dhe dështimeve. M’i ka marrë pesë vite për ta shkruar, ka qenë në shitje për dy vjet dhe ka qenë i pesë mijti në listën e Amazon-it”.

“What Every Man Thinks About Apart From Sex”, joçuditërisht, ka marrë vetëm nëntë ditë për t’u përfunduar, që nga koncepti deri te botimi.

Por autoritetet kanë refuzuar t’i japin statusin që e liron nga taksat, sikurse për librat tjerë, pavarësisht se e ka numrin ISPN.

Kjo nuk është kontradikta e parë e autorit Simove. Ai së fundmi e ka ndërruar emrin në Zot, por është zmbrapsur kur ka tentuar të tërheqë para nga banka e tij. Zoti nuk ka një llogari bankare.

“Banka ime ishte shumë e zemëruar me mua”, ka thënë ai për AOL News. “Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të më vënë në sistem me vetëm njërin emër. Unë iu thash më nënshkruani si Zot i Plotfuqishëm. Ata më thanë se do të m’i mbyllnin të gjitha llogaritë bankare. Në fund, e ndryshova prapë emrin”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...