Shkruan: Akademik Prof.Dr. Pajazit Nushi
U botuan hulumtime dhe rezultate të rëndësishme mbi krimet e bëra në Kosovën e dekadës së fundit të shekullit XX. Në 32 vëllimet e botuara dallohet përmasa e theksueshme përshkruese.
Në botimet e këtilla ka
mospërputhje sasiore dhe trajtim jo të qëndrueshëm të sistemit të
koncepteve dhe të termave të krimeve.
Ka modalitete krimesh ende të
pazbuluara. Republika e Kosovës duhet ta ketë institutin gjurmues të
krimeve.
Domosdoa e saktësimit kuantitativ dhe e precizimit të domethënies së termave për krimet dhe modelet e tyre
Lufta në Kosovën e dhjetvjetëshit të fundit të shekullit të kaluar ka shkaktuar krime dhe shkatrrime përmasash të mëdha me strukturë të shumëllojshme dhe me pasoja të shumta të karakterit afatshkurtër dhe afatgjatë.
Domosdoa e saktësimit kuantitativ dhe e precizimit të domethënies së termave për krimet dhe modelet e tyre
Lufta në Kosovën e dhjetvjetëshit të fundit të shekullit të kaluar ka shkaktuar krime dhe shkatrrime përmasash të mëdha me strukturë të shumëllojshme dhe me pasoja të shumta të karakterit afatshkurtër dhe afatgjatë.
Shkatrrimet kanë goditur rëndë të gjitha degët e ekonomisë së
përbashkët, të asaj të çdo komune, familjeje dhe ekonominë individuale.
Shtrirja e këtyre shkatrrimeve ka përfshirë të gjithë territorin e
Kosovës, kuptohet, intensiteti dhe ritmi i tyre ka qenë i
ndryshueshëm, kurse matja e saktë e pasojave konkrete të të gjitha
formave të shkatrrimeve ende nuk është kryer saktësisht.
Shkatrimet më
të mëdha janë kryer në kapacitetet njerëzore, ku krimet e bëra ndaj
njerëzisë , sidomos në vitet 1998 e 1999 kanë qenë më të rëndat.
Këto
kanë përfshirë të gjitha moshat e dy gjinive, kanë goditur popullsinë e
vendeve urbane e rurale duke qenë të drejtuara dhe të përqendruara ndaj
popullsisë shqiptare në rend të parë, por nuk janë kursyer as pjesëtarët
e kombësive të tjera të Kosovës (boshnjakët, romët, serbët, turqit,
etj.). Rezultatet e deritashme të hulumeve sasiore të dëmtimit të
kapaciteteve njerëzore janë me numër të paprecizuar.
Nuk janë të
precizuara as shifrat e humbjeve njerëzore sipas formave të krimeve,
madje as sipas moshës së tyre.
Struktura e krimeve ka qenë ndër më të ndryshmet: ka pas krime klasike (burgosje, vrasje e dhunime) si edhe krime formash të përshtatura qëllimeve politike të përbashkëta të njësive policore e ushtarake, si edhe të njësiteve paramilitare serbe.
Në grupin e fundit të krimeve të
organizuara dhe të kryera sipas objektivave të luftës së njësive dhe
njësiteve luftrake dallohen ato të vrasjes dhe zhdukjes së gjurmëve të
krimeve duke sajuar kategorinë e të zhdukurve dhe, krahas me këtë
kategori dallohet kategoria e dëbimit të popullsisë shqiptare nga
shtëpitë, pronat e vendbanimet, fshtarat dhe nga qytetet.
Ka pasë edhe
krime formash të kombinuara: burgosje - dhunim, dhunim- vrasje, dhunim -
vrasje dhe zhdukje shenjash të krimieve, etj. Krimet e formave të
përmendura sa janë krime kundër njerëzimit, aq mund të thuhet se janë
krime gjenocidale.
Por, rezultatet e trajtimit konceptual dhe emërtimi
précis i sistemit të koncepteve të krimeve të bëra kanë qenë të pakta:
më shumë janë karakterizuar krime kundër njerëzimit, por ka pas edhe
përcaktime të të njëjta krime sipas të cilave këto janë definuar krime
gjenocidale.
Me fjalë të tjera edhe sot, më shumë se një dekadë pas përfundimit të luftës, Kosova me organizatat dhe me institucionet profesionake e shkencore nuk është gjendje të saktësojë plotësisht as anën kuantitative dhe as atë kualitative të krimeve të bëra. Hulumtimet e krimeve të luftës së dekadës së fundit të shekullit njëzet kanë filluar menjëherë pas përfundimit të luftës. Hulumet e këtilla kanë pasë karakter individual dhe institucional dhe janë kryer në nivele komunash dhe në nivel të Republikës së Kosovës; u botuan monografi krimesh në arsim, në shëndetësi,në religjion, etj.
Janë botuar trajtesa shkencore,
monografi, tekste magjistraturash e doktorantura të vlefshme; rezultatet
e këtyre hulumtimeve rrallë herë janë të përputhshme, madje ka edhe aso
botimesh ku dallimet në trajtimin numerik e klasifikues janë të nivelit
të rëndësishëm statistikor.
Dallimet e këtilla sasiore dhe
mospërmbajtja e klasifikimit të tyre sipas parimeve klasifikuese të
përcaktuara saktësisht i bëjnë rezultatet e këtyre hulumtimeve jo të
plota dhe të dyshimta. Sot ndiejmë nevojë të saktësimit kuantitativ e
përcaktimit të saktë kualitativ të të gjitha llojeve të krimeve të
kryera.
Kjo do të ishte e vërteta e qëndrueshme mbi krimet e bëra e
synuar që nga fillimi i gjurmimit të krimeve.
E vërteta për krime të luftës dhe hulumtimi shkencor i saj
Përgjegjësia ndaj të vërtetës për krime është bërë entitet karakteristik i zhvillimit të mendimit shkencor. Hulumtimet e krimeve të bëra në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kroaci janë të shumta dhe me kalim të kohës ato janë verifikuar dhe janë thelluar duke përzgjedhur e zbatuar me përpikëri metoda e procedura adekuate.
E vërteta për krime të luftës dhe hulumtimi shkencor i saj
Përgjegjësia ndaj të vërtetës për krime është bërë entitet karakteristik i zhvillimit të mendimit shkencor. Hulumtimet e krimeve të bëra në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kroaci janë të shumta dhe me kalim të kohës ato janë verifikuar dhe janë thelluar duke përzgjedhur e zbatuar me përpikëri metoda e procedura adekuate.
Rezultatet e hulumtimeve të
këtilla kanë shpurë në thellimin e dijenive në të drejtën
kriminologjike, në politikologjinë e sociologjinë e krimit, në
antropologjinë e psikologjinë kriminalistike, etj.
Është e vërtetë se
këto vende, sidomos Kroacia, i kanë hyrë hulumtimeve të krimeve me një
përvojë hulumtuese relativisht të stabilizuar dhe me organizim hulumtues
të institucioneve shkencore. Rezultatet hulumtuese të krimeve në këto
vende dallohen në botimin e dhjetra vëllimeve të institucioneve të
këtyre vendeve. Po ashtu edhe në Kosovë janë botuar vëllime të tëra
gjurmimesh të krimeve të bëra.
Por, përmbajtja e vëllimeve të botuara në
Kosovë me ca përjashtime ka ngelë kryesisht në nivele përshkruese.
Vështruar nga kjo pikëpamje, dallimi i përmbajtjes së këtyre vëllimeve
të botuara në Kosovë dhe i atyre botimeve për krime lufte në Kroaci dhe
në Bosnjë e Hercegovinë është i qensishëm. Mendimi analitik - sintetik
dhe procesi i atij induktiv në përcaktimin e përfundimeve të sistemuara
të tyre është i palëkundshëm dhe, kuptohet, i përcjellur me shkallë të
lartë të përputhshmërisë së rezultateve, me risi të identifikuara dhe,
mbi këtë bazë, botimet e tyre gëzojnë nivel të lartë të reliabilitetit
në botën e kriminologjisë, të informatikës hulumtuese dhe të teorisë së
politikës mbrojtëse të vendit dhe të paqes përgjithësisht. Ky dallim
ndërmjet botimeve tona dhe botimeve shkencore të vendeve të përmendura i
atribuohet angazhimit të institucioneve shkencore për krime të këtyre
vendeve.
Botimet e para të këtyre institucioneve shkencore të vendeve të
përmendura, madje jo vetëm të tyre, i kanë kaluar që moti shkallën
deskriptive të krimeve të bëra të zhveshura nga primesat emocionale duke
u futur vazhdimisht në eksplikacion ose në shpjegim të gjithanshëm të
krimeve.
Vlera e rezultateve të insticioneve për hulumtime krimesh është
e lidhur drejtpërdrejtë me metodat e procedurat e mbledhjes dhe të
përpunimit të të dhënave në nivel eksplorues e përgjithësues të tipareve
esencilae të motiveve të krimit, të modeleve inkriminuese, të
shkallës së urdhëresës komanduese dhe të zingjirit të saj, të mjeteve,
të mënyrës,, të vendit, të kohës, të subjekteve të inkriminuara dhe të
raporteve ndërmjet objektivave luftarake dhe të shkallës së
agresivitetit të trupave të agresorit, të pasojave afatgjate dhe
afatshkurtëra të krimeve të bëra dhe përcaktimin e shkallës së
ndërlidhjes së akcioneve luftrake të zhvilluara njëkohësisht ose njëra
pas tjetrës në vende e regjione të ndryshme. Institutet e këtilla janë
në gjendje të anticicipojnë ardhmërinë e familjeve, të vendbanimeve, të
fshatrave dhe të qyteteve ku janë zhvilluar modalitetet dhe janë provuar
mjetet shkatrrimtare të krimeve. Kosova nuk ka institucion shkencor të
krimeve.
Megjithëkëtë, në Kosovë janë botuar 23 botime nivelesh të
ndryshme të gjurmimit të krimeve kryesisht nga vendasit por ka edhe nga
gjurmuesit ndërkombëtar. Shumica e këtyre botimeve ka karakter
individual. Ndërkaq, disa botime rezultatesh të organizatave humanitare e
sociale kanë botuar rezultate të vlefshme të gjurmimeve të krimeve të
bëra. Por, këto i kanë kryer gjurmimet e tyre sipas objektivave të
veprimtarisë së tyre.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të
Njeriut gjurmimet e kryera dhe botimet e rezultateve të tyre janë
kryer nga këndvështrimi I të drejtave dhe lirive të njeriut. Arkivi i
Kosovës përmbajtjen e monografisë së krimeve të luftës e ka bërë nga
këndvështrimi i veprimtarisë arkivore, etj. Pavarësisht nga vlerat e
pamohueshme të tyre si edhe nga karakteri funksional i rezultateve të
botuara, nomenklatura e rezultateve hulumtuese kombëtare dhe
ndërkombëtare kërkon rezultate të institucioneve shkencore.
Nevoja e themelimit të institutit hulumtues për krime të luftës në Kosovë
Krimet e luftës janë lloj i posaçëm i krimeve dhe këto përbëjnë objekt të posaçëm të hulumtimit shkencor.
Nevoja e themelimit të institutit hulumtues për krime të luftës në Kosovë
Krimet e luftës janë lloj i posaçëm i krimeve dhe këto përbëjnë objekt të posaçëm të hulumtimit shkencor.
Veçoritë kryesore të këtyre krimeve
kanë të bëjnë me karakterin relative masiv, fshehjen e rrugëve të
zbulimit dhe humbjen sa më të madhe të komponenteve të identitetit të
tyre; disa sosh kërkojnë kohëzgjatje të duhur në zbulim të tyre, që mund
të zgjatë me vite, dekada, madje edhe me shekuj (në morgun e Prishtinës
gjenden eshtra njerëzish, që sypozohet se i përkasin pasojave të Luftës
II Botërore të përfunduar para 65 vjetësh), etj. Këto janë disa veçori
që tashmë janë të njohura.
Në zbulimin e tyre punojnë antropologët,
arkeologët, mjekët specialist për mjekësi ligjore, juristët, etj.
Veprimtaria ekipore e tyre e siguron lëndën e sigurtë të hulumtimeve të
krimit dhe burimin e krimit. Hulumtuesit e këtillë janë kuadra të
specializuara dhe me përvojë të qëndrueshme.
Ekzistojnë disa grupe argumentesh për themelimin e një institute për krime lufte në Kosovë. Ndër këto argument dallohen argumentet juridike, politike, historike, sociologjike, mjekësore, psikologjike, etj. Veprimtaria institucinale hulumtuese është veprimtari e organizuar, sistematike dhe e mbështetur në metoda dhe procedura hulumtuese, zbatimi i drejtë i të cilave siguron objektivitetin, validitetin dhe reliabilitetin e rezultateve hulumtuese.
Rezultatet e një veprimtarie të
këtillë kanë vlerë të pranueshme kombëtare e ndërkombëtare.
Mbi
themelin e rezultateve të këtilla zhvillohet mendimi politik, juridik,
historik i një populli, kombi, etj. Historia e zhvillimit të
institucioneve për hulumtime të krimeve të luftës së disa vendeve të
tjera vërteton nevojën e themelimit të një institute për hulumtim të
krimeve të luftës në Kosovë. Institucionet e ngjashme në Austri, në
Izrael, në vendet nordike, etj. kanë argumentuar vlerën e veprimtarisë
dhe rëndësinë e rezultateve hulumtuese të tyre.
Lufta e zhvilluar në
Kosovë gjatë viteve të decades së fundit të shekullit njëzet, sidomos
operacionet luftarake të organizuara dhe të zhvilluara gjatë vitit 1998 -
1999, ka qenë luftë e ndërlikuar në shumë pikëpamje. Rezultatet e
gjertanishme të hulumit të pasojave të kësaj lufte tregojnë për disa
modalitete të njohura pak nga e kaluarja luftarake.
Dhunimet, foshnjet e
kidnapuara nga duart e nënave të tyre, bartja disaherëshme e mbetjeve
mortore prej një vendi në tjetrin, dhunimi - vrasja - hedhja në pus dhe
dhënia zjarr posit, etj. janë disa nga modalitetet e krimeve, që posa
kanë filluar të njihen nga ana e jonë. Ndoshta ka edhe modalitete të
tjera, që vetëm hulumtimet suptile mund t`i zbulojnë. Mungesa e një
institute të këtillë ka shkaktuar vonesa të mëdha të procesit të
gjurmimit të krimeve, mospërputhje të dhënash, dyshime ,etj.
Madje, ka
ngja që në raportin e gjykimit të S. Millosheviqit të rishqyrtohet
raporti dëshmues i autorëve P. Ball, Meghan Lynch e Amelia Hoover me
titull: "Killings and Migration in Kosovo" - "Vrasjet dhe migrimet në
Kosovë".
Më në fund, instituti i këtillë mund të zgjerojë hulumtimet e
tija duke marrë për objekt hulumtimesh format bashkëkohore të krimieve
gjatë zhvillimit të shoqërisë së kosovës. Nuk ka mjedis social që,
pavarësisht nga shkalla e zhvillimit shoqëror - ekonomik e kulturor e
atij mjedisi, zhvishet nga format e ndryshme të kriminalitetit.
Rezultat
e analizës së dukurive dhe proceseve kriminogjene kanë treguar se
vetit kriminale zhvillohen dhe karakterizojnë si regjionet e gjera ashtu
edhe ato të ngushta. Hulumtimi i dukurive, proceseve, subjekteve dhe
objeteve të krimit duhet të bëhët pjesë përbërëse e zhvillimit të
gjithmbarshëm të Kosovës dhe më gjerë dhe e angazhimit të saj në rrjetin
e gjerë të institucioneve ndërkombëtare që merren me ruajtjen dhe
zhvillimin e paqes.