Ngjarje e jetuar:në vargje.
Nga Përparim Hysi
Ti ishe bukur...nga shoqet:veçan
Pas seç të ndiqte,gjithë një Elbasan!
Dhe e zgjodhe shortin:goxha djalë të mirë
Por nuk qe i"kllasës?!",na qe"djall me brirë?!"
Dhe,sa u martove,e le Elbasanin
S'e le për"vakancë",por pse more"djallin!"
"Djalli" na qe burri,nga një derë fisnike
Ndaj të ndoq "kusuri",pas,rrodhe,moj mike!
-Burrë e grua në fshat!Mos punojnë mësues!
Në kazmë e në shtatë! Dhe të rrinë"sus!"
Aty të"edukohen?!".Shih se thurin "plane?!"
Dhe të survejohen,se fshehin"inate?!"
-Janë të "dekllasuar",armiq të partisë
Nuk duhen"nënvlerësuar","borxh" i kanë partisë.
Burrë e grua në kazëm,në llohë e në baltë
Më keq për të fjetur:kasolle me kashtë...
Seç binte përjashta,gjithë shiu hynte brënda
Muret baltë e bajga,mënd të zinte cërma
-Të mora në qafë!,- të tha një ditë burri
Pse të vuash,o Tasha?Nga unë është kusuri..
Ti s'qe veç e bukur,por qe dhe fisnike
Burrin seç e puthe,me shpirt, o moj mike!
I the:-Të ma marrin shpirtin çikë dhe nga içikë
Se për ty dhe në Ferr,unë vete pa frikë...
Dhe u bë me krahë,u nbush me fuqi
Pa të puthi ah! Me sa dashuri!
Mu atje në fshat,shtëpia pikonte
Por sado mbi baltë,dashuria vlonte.
Erdhi dimri i ftohtë,erdhi muaj janar
Dhe more të ftohtë,se nuk kishit zjarr
Të fillojë gëlbaza,fare dhe papritur
Eh, o moj Natasha!Burri i tronditur!
Kolla t'u shpeshua,mënd të merrte frymën
Burri i shqetësua,vuri ulërimën.
Erdh dhe doktori ... mos qe vallë,xherah?!
Të dha një kurë"koti"(ftoma kështu e ka!!!!)
Pra,nuk qe doktor,po qe sharlatan
Burri të mor "fshehur",të çoi në Tiranë **
-E ke sjellë vonë,- i tha specialisti
Burri,dyllë i verdhë,loti i buisi
Ike,moj Natasha,siç ikën një ëngjëll
Por pas le kujtimin,që godit në zëmër
Ndaj dhe unë e shkrova,poezinë për ty
Se e di që kanë vuajtur,plot femra si ti.
Në të mora ty,të lakoj me emër
Se e meriton,pasqyrë për çdo femër.
Dhe,me që shumë femra,kanë hequr si ti
Bëj mirë,them unë:ta dijë brezi i ri.
*emri është simbolik
** të internuarët duhet të merrnin"bekimin" e sigurimit që të lëviznin.
7 mars 2001- 2 qershor 2011