Intervistë me poeteshën Sevdije
Rexhepi
Poetesha Sevdije
Rexhepi, na është një shumë ky emër
është ndeshur në shkrimet e saja nga një zonë lufte siç ishte Iraku. Pas një
periudhe prej 4 vitesh e gjysmë, ajo kohë më parë ishte në Zvicër. Për gazetën
“Zëri i Ditës” bëmë një intervistë e cila u publikua më 7 maj 2011, faqe 10-11.,
ku kemi folur për poezinë siç donte ajo, dhe siç donim ne edhe për një mërgim
specifik që nga muaji nëntor 2006.
emër i njohur në fushën e poezisë, po më
Pyetje: Zonjusha Sevdije Rexhepi, është një emër i
njohur për lexuesit shqiptarë kudo por edhe në diasporë. A ndani edhe ju këtë
mendim?
Sevdije Rexhepi: Në këtë pyetje, mbase
kritika dhe lexuesit do të përgjigjeshin më mirë se sa unë, por shpresoj të më
njohin.
Pyetje: Me pak fjalë: Çfarë iu shtyu të gjendeni në
Irak?
Sevdije Rexhepi: Të them të drejtën, ishte
një forcë brenda meje të shpreh falënderimin tim për Amerikën, për
përkrahjen dhe ndihmën e saj para, gjatë dhe pas luftës në
Kosovë. Pastaj konsideroja se është një sfidë shumë
interesante (natyrisht edhe me rreziqe) por që ia
vlente të ballafaqohesha me te sigurisht.
Pyetje: Me sa kemi
kuptuar, ti nuk ke qenë e vetmja kosovare atje. A mund të na flisni për rolin e
femrës shqiptare në këto shërbime?
.
Sevdije Rexhepi: Numri i tyre ka
qenë i madh, dhe e them me shumë krenari se ato i kanë dhënë një imazh shumë të
mirë femrës shqiptare aty ku kemi punuar dhe kjo nuk është pak. E them këtë
sepse femra jonë ka arritur që të jetë në vendet kyçe të punës, madje edhe në
ato poste me shumë përgjegjësi.
Pyetje: Gjatë kësaj kohe, sigurisht keni bërë një
eksperiencë të mirë, çfarë mund ta porositësh lexuesin?
Sevdije Rexhepi: Eksperienca është e
madhe natyrisht, si ajo e punës, po më shumë ajo jetësore, prandaj unë porosis
ata që të shkojnë përtej horizontit dhe ta sfidojnë rastin kur t'u jepet...
Pyetje: Si ngrysej një ditë në këto rrethana?
Sevdije Rexhepi: Asnjë ditë nuk ka qenë e
njëjtë... nganjëherë e gjeje vetën në një botë krejt tjetër të paparamenduar.
Ndonjëherë me zhurmë, me krisma e mjegullnajë pluhuri, ndonjëherë humbsh nëpër
labirintet e kohës, ktheheshe mbrapa në thellësinë e shekujve dhe udhëtoje
nëpër histori... gërshetim ndjenjash të ndryshme në një vend, krejtësisht
tjetër...
Pyetje: Natyrisht nëpër shkrimet tuaja, por veçmas
në poezi sikur i keni përshkruar disa momente përjetimi.
Sevdije Rexhepi: Përherë iu kam gëzuar
letrës së bardhë, aty derdhja momentet e mira dhe të vështira, mallin e
mërzinë, dhe qëndisja me shumë krenari ndjenjën time për vendin prej nga
vija.
Pyetje: Vitin e shkuar keni botuar përmbledhjen me
poezi „Baladë mbi Balad“. Vet titulli i përmbledhjes tuaj poetike, flet për një metaforë të
çuditshme “Baladë mbi Balad”! A ka mundësi të na zbërtheni alibinë e kësaj
metafore.
Sevdije Rexhepi: Balad është qyteti ku unë kam punuar për më shumë se 4 vite e që gjendet 68 km
në veri të Bagdadit, gjersa balada në këtë libër më shumë shihet si një tërësi
të përjetimeve dhe momenteve të mia në një zonë lufte. Titulli dhe vendi, kanë
qenë një koincidencë rasti, por që reflekton diçka nga kuptimi i brendësisë së
librit s’ka dyshim.
Pyetje: Po në përmbledhjen tjetër me poezi në
gjuhën angleze “Between Rivers of Babylon”, (e cila po ashtu u botua në
vitin e kaluar), a shtjellohet edhe aty motivi i luftës?
Sevdije Rexhepi: Motivi është po i njëjti
veçse poezitë janë të shkruara direkt në gjuhën angleze, d.m.th pa u
përkthyer fare. Duke e marrë parasysh se gjuha e artit është një pasaportë e
një vendi atëherë zënia e momenteve dhe shkrimi i kujtimeve prej më të
ndryshmeve në këtë gjuhë më ka bërë të ndihem mirë nga fakti që miqtë e
mi atje dhe kudo nëpërmjet vargjeve kanë mundur të bëhen pjesë e këtij ditari
jetësor vetëm duke i lexuar.
Pyetje: Kur jemi këtu: Sa ju ka ndihmuar poezia dhe
shkrimi letrar në ato rrethana? Nëse iu kanë gjendur afër në momente malli e
mallëngjimi?
Sevdije Rexhepi: Ka qenë një eksperiencë
shumë interesante ngase pas çdo momenti tërë ndjenjën time e kam derdhur në
poezi... një natë pa gjumë, një lajm, një krismë, një humbje jete... por edhe
një ditëlindje, me një fjalë kam pikturuar tërë bukuritë qiellore të ndjenjave
dhe përjetimit, si një sfidë, si një sukses...
Pyetje: Edhe cilat gjuhë të tjera i flet rrjedhshëm
Sevdija?
Sevdije Rexhepi: Gjuhën
angleze e kam mësuar nga dëshira, gjersa atë frënge e kam studiuar në
Universitetin e Prishtinës. Natyrisht edhe gjuhët e rajonit i flas mirë, me një
fjalë kam pasion dhe prirje për gjuhët e huaja...
Pyetje: Po frika a ka pas vend, pasi nëpër shumë poezi shtjellohet si fenomen, si dukuri po më shumë si përjetim artistik.
Sevdije Rexhepi: Në momente të caktuara
ka pasur edhe frikë, por më shumë janë përjetime artistike, me përjetime
e ndjenja shumë origjinale, ashtu siç janë përjetuar, pa anime e
pretendime drejtë një imagjinate të stërmadhuar.
Pyetje: Diku në shënimin përcjellës të librit
thuhet se poezia juaj ka pësuar një “dridhje” nga koncepti lirik që keni
shtjelluar në librat e mëparshëm. Ç’është kjo mynxyrë?
Sevdije Rexhepi: Mendoj, qëndrimi në një
vend si Iraku, dhe rrethanat e luftës të bëjnë më të fortë, të bëjnë të kuptosh
vërtetë rëndësinë e jetës bashkë me imtësitë e saj, dhe kjo mynxyrë siç thoni
ju, kjo dridhje nga koncepti lirik e ka më shumë gjenezën nga përjetimet në një
vend lufte, ku jo rrallë (për të mos
thënë kurrë), nuk të lejonte me menduar fare për lirikat dhe dashurinë. Të
jesh pjesë e saj dhe në rrethana krejtësisht të tjera nga ato që je
mësuar të bëjnë të shprehësh përjetimet ndryshe, nga një moshë dhe jetë
tjetër fare kur janë shkruar tre librat e parë. Prandaj shprehja e asaj që
ndien në momente të caktuara paraqet këtë gufim shpirtëror që është i
ndryshëm, natyrisht nëse krahasohen me librat e mëparshëm.
Pyetje: Poezia është një mjet shprehës i fjalës
artistike në mes autores dhe lexuesit. A mendoni se i keni shtyrë edhe më tej
këto vlera shprehëse, qofshin edhe të natyrës estetike?
Sevdije Rexhepi: Besoj se po... mu nga
këta dy libra lexuesi do të kuptojë momentet e përjetuara atje, jo veç të miat
por edhe të të gjithë atyre që janë ende në atë pjesë tjetër të
botës, sa e largët aq edhe e rrezikshme.
Pyetje: Padyshim, poezia jote nëse jo për gjë tjetër,
do të mbetet një relikt i rrallë i poezisë shqipe që ka sjellë me besnikëri një
lloj idiolatrie letrare, përkatësisht poetike nga një vend i tretë, dhe kjo
idiolatri vjen nga një zonë, për të mos thënë nga një front lufte. A mendoni se
kështu, duke qenë në një mision, i paskeni shërbyer sadopak edhe letërsisë
shqipe?
Sevdije Rexhepi: Besoj se po, por është
kritika ajo që i pranon këto vlera, mbase të shpresojmë se koha do ta vlerësojë
këtë gjë...
Pyetje: Pak a shumë ju keni strukturuar edhe idilin
tuaj poetik, a mendoni se me besnikëri keni ruajtur e kultivuar këtë vlerë si
një vazhdimësi në poezinë tënde.
Sevdije Rexhepi: Duke u nisur nga stili
që unë shkruaj, nuk i kam ikur shumë, përkundrazi sikur e kam përpunuar pak më
shumë, sidomos në këto dy botimet e fundit.
Pyetje: Po çfarë mund të na shtjelloni për ndijimet
poetike (sidomos në vëllimin shqip),
të cilat sikur janë mbuluar me një lloj tymnaje, me një lloj pluhuri, pastaj
shumë vargje e strofa janë stilizuar me figura mitologjike, por kjo mitologji
më shumë ka origjinë nga Lindja e Afërt, nga ato anë ku ju keni qenë në mision.
Sevdije Rexhepi: Më besoni se elementet
që mund t'i gjeni në poezitë e mia, sidomos në dy titujt e fundit nuk
mund të vjelën në jetën e përditshme, pluhuri ka domethënien shumë më të thellë
në Irak se sa pluhuri i zakonshëm. Qëndrimi në atë tokë-zonë ku konsiderohet si
djep i civilizimit botëror doemos të jep përjetime të papërsëritshme, të çon
shpirtin peshë. Prandaj edhe ato gjëra që nuk shihen e as nuk kapen, siç janë
figurat mitologjike, të bëjnë sikur flet me to... mendja dhe shpirti
përherë të fluturojnë nëpër atë hapësirë shkretëtire.
Pyetje: Gjatë librit keni mjaftë vargje rrëqethëse,
apo jo?
Sevdije Rexhepi: Janë përjetime
origjinale, disa prej tyre lexuesi mund t'i kuptoj e
përjetojë në mënyrën e vet, po që se do kenë rastin t'i
lexojnë.
Pyetje: Po ndonjë ngjarje specifike që do t’ia
vlente për ta shënuar në këtë intervistë?!...
Sevdije Rexhepi: Ka pasur disa sosh: Por
ajo që ka ndodhur në vitin 2007, po e ndaj me ju dhe lexuesin. Rrëzimi i
një aeroplani udhëtarësh ka qenë një ngjarje e dhimbshme. Po ky përjetim
është regjistruar si poezi që gjendet edhe në brendinë e librit me poezi
'Baladë mbi Balad'.
Pyetje: Pas këtij misioni ju ishit për pushime edhe
në New York, tani prej sa ditësh gjendeni edhe këtu në Zvicër. Pa dashur të ju
pyeti për mrekullitë e këtyre dy vendeve, doja të ju pyesja pse e bëtë këtë
udhëtim, përkatësisht këto pushime.
Sevdije Rexhepi: Ishte më shumë një
nevojë për të parë diçka ndryshe nga ato që kam përjetuar gjatë
këtyre 4 viteve në Mesopotami, dhe natyrisht pak relaksim dhe motivim
nga civilizimi për t'iu kthyer më pas jetës normale në Kosovën tonë të
dashur!...
Pyetje: Sigurisht nga ky vend do të ktheheni në Kosovë. Do të ishte në interes të
lexuesit të dijë si e keni konceptuar të ardhmen tuaj: Si poete, si politikane
a si diplomate!
Sevdije Rexhepi: Nga këto të tria mua më
përshtatet më shumë të mbetem poete, është diçka lirike, diçka më
melankolike... sepse përmes poezisë, gjithmonë shprehem atë që e ndiejmë, apo
jo?
Pyetje: Faleminderit për intervistën!
Sevdije Rexhepi: Faleminderit edhe nga
ju, po natyrisht më shumë për lexuesit me të cilët do të njihemi edhe përmes
kësaj bisede miqësore!...
Zürich/St.Gallen, maj 2011.
Intervistoi: Sh. Dibrani