Falenderojmë prof.dr.Eshref Ymerin,për dërgimin e materialit për botim në Floripress...
“Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia”, surpriza e re e Ylli Polovinës
Intervistë e plotësuar e autorit me gazetaren Fatmira Nikolli
- “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia” është romani juaj më i ri.
Ylli Polovina: Po, është libri im i fundit. Mund të quhet edhe roman
historik. Kur marrë tema nga historia në pasionin dhe karakteristikën
time është që ngjarjet e vërteta t’i rrëfej në mënyrë romaneske, pra
nëpërmjet mjeteve shprehëse artistike. Megjithatë gjithçka thelbësore
është e vërtetë. Ajo ose është siguruar nga arkivat ose prej
dëshmitarëve të gjallë. Nuk përdoret kurrë një burim, përherë më
shumë. Pra historia është e vërtetë, rrëfimi sa më i pasur në stil e
shprehje.
-Përse ky titull?
Ylli Polovina: Mesazhi i tij i parë mund të “lexohet” që në kopertinë,
në paraqitjen figurative. Atje janë spikatur disa elementë: pamja e
Nju Jorkut në një ditë mëngjesi plot ndriçim, foto e Mehmet Shehut e
botuar në tetor 1960 nga revista e përjavshme amerikane shumë e lexuar
“Life” dhe titulli i librit me fjalë ku ngjyrimet e tyre nuk janë të
njëjta. Fjala Amerikë është me të bardhë, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia
janë me një të kuqe të fortë. Emri im në blu, zgjedhje kjo thjesht për
të realizuar dhe harmonizuar të tre ngjyrat e flamurit amerikan
(bardhë, blu, e kuqe). Sigurisht e kuqja tek Shehu dhe Alia paraqet
figurativisht edhe përkatësinë e tyre ideopolitike. Ndërkohë vetëm në
kopertinë i kam lejuar vetes ta shpreh qëndrimin tim në favor të një
opinioni që nuk e kam vetëm unë, por milionat e shqiptarëve:
mirëdashjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe refuzimin ndaj
çdo përpjekjeje, të bërë në çdo kohë, për t’i dyshuar apo djallëzuar
këto marrëdhënie. Në brendësi të librit kam bërë të kundërtën e asaj
që shpall në kapakun e kartontë të tij: nuk kam mbajtur asnjë qëndrim
ndaj ngjarjeve dhe personave që vë në lëvizje nëpër shtjellën e
subjektit.
-Si ta kuptojmë këtë mosqëndrim? Si neutralitet?
Ylli Polovina: Po bashkoj dy konceptet që sapo shprehët. Mbaj një
qëndrim neutral. Në raste të tilla nuk mund të mburresh shumë, sepse
subjektivizimi është një forcë e stërfuqishme tunduese, veç ju pohoj
se në dyluftim me këtë cen njerëzor kam bërë gjithçka të mundur të mos
i bie viktimë. Kjo është edhe arsyeja, pra një lloj betimi që kam bërë
me veten për të mos e tradhëtuar qëndrimin neutral, kur ende pa nisur
rreshtat e para të rrëfimit, kam shkruar këtë hyrje: “Duke sjellë një
sasi të madhe dokumentesh arkivore të papublikuara ndonjëherë, në
mënyrë të veçantë për udhëtimin e Mehmet Shehut në vjeshtë të vitit
1960, me transoqeanikun britanik “Queen Elisabeth”, për në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe pastaj 21 ditët e qëndrimit të tij në Nju
Jork, i mbetet lexuesit të gjykojë në se ajo që ndodhi më pas me
kryeministrin shqiptar ishte pasojë e një lufte të brendshme pushteti
apo pjesë e një beteje të gjatë agjenturash të huaja”.
-Mehmet Shehu ishte spiun apo jo?
Ylli Polovina: Po t’i përgjigjesha kësaj pyetje gjithçka do të bëhej e
thjeshtë dhe pa nevojë për të shkruar një vëllim me 240 faqe. Nga
dëgjuesit e lajmit për librin tim kam kuptuar se një pjesë e tyre kanë
rënë në këtë grackë. Kanë kërkuar që unë të shpall atë që shkroi e
akuzoi Enver Hoxha apo t’i përkushtohesha në libër kësaj teme. Nuk
është aspak kështu. Që kur e nisa ta projektoj në rrënjë të
sipërmarrjes time nuk kishte asnjë fije dëshirë t’i jepesha këtij
zbulimi. Unë me “Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia” kam dëshmuar
një pjesë të historisë sonë, e cila është mbajtur e fshehtë dhe në
rastet kur është përmendur, ka qenë deformuar.
Atëherë cilat janë vijat kryesore të subjektit të librit?
Ylli Polovina: Në shtator 1986 në Buones Aires punonjësi i arkivit të
ambasadës së ShBA-ve, vendasi me emrin Mendes, vë në dijeni kryetarin
e shoqatës Shqipëri-Argjentinë, sipërmarrësin Hernando Farrani dhe ky
menjëherë ambasadorin shqiptar të kohës, Piro Andoni, se në raftet e
saj ka gjetur një dokument sekret të CIA-s. Sipas tij një politikan i
rëndësishëm shqiptar në shtator të vitit 1960 kishte kryer një takim
të fshehtë me ta, shërbimin inteligjent amerikan për zbulimin me
jashtë vendit. Hartuesit e shkresës top-sekret e cilësojnë fare qartë
njeriun e lartë të Tiranës si agjent të tyre, madje edhe pse pa e
thënë emrin, i bëjnë një përshkrim të tillë që nuk lë shteg për të
dyshuar se për cilin e kanë fjalën. Është Mehmet Shehu. Marrëveshja e
CIA-s me bashkëpunëtorin e tyre, siç përshkruhet në dokument, tipike
agjenturore, paraqet qëndrimin e të dy palëve. Shehu duhet të
likuidojë fizikisht Enver Hoxhën, mundësisht me helm në ushqimet që do
t’i shtrojë kur ta ftojë për drekë në shtëpinë e tij. Pastaj brenda
një viti ka rënë dakord të vendosë njerëzit e tij në pikat kyçe të
partisë dhe shtetit dhe të nisë vënien në jetë të një vije të re
politike. Sipas premtimit të tij ajo do të jetë socialiste, por e
hapët ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe organizmave të
ndryshme ndërkombëtare, e fqinjëruar miqësisht me grekët, italianët
dhe serbët e kështu me radhë. Në rast dështimi të tentativës për
vrasje të Hoxhës dhe këmbim të kursit politik, pra në ndodhte që
rrezikohej të zbulohej, Mehmet Shehu bashkë me familjen e tij do të
nxirrej jashtë kufirit dhe do të sistemohej në një vend sekret të
botës. Për të jetuar do t’i jepeshin tre milion dollarë. Si rrodhën
rrethanat që me porosi të vetë Ramiz Alisë, atëherë në prag të
mbajtjes së Kongresit të Nëntë të PPSh-së, të quajturit të
Vazhdimësisë së doktrinës enveriane, një fotokopje e këtij dokumenti u
rrëmbye nga arkivi i Ambasadës Amerikane në Buones Aires, iu dërgua
Tiranës dhe si u përdor ai pastaj prej Ramiz Alisë, mund të lexohet në
libër. Rikujtojmë se këtë histori dokumenti të CIA-s e ka bërë të
ditur për herë të parë vetë dikur ambasadori ynë në Argjentinë. Kështu
në parim ky mister u çsekretua pesë-gjashtë vite më parë, por në rast
se për shumë qe thjesht një kërshëri, për mua jo. Ishte fillimi i një
hetimi jo për të gjetur patjetër një viktimë e një fajtor, apo për të
bërë një akuzë. I hyra kësaj pune për ta plotësuar sadopak historinë e
Shqipërisë me një nga ngjarjet e saj të munguara. Për fatin tim si
krijues ajo e kishte të gjithë magjepsjen marramendëse të një
trilleri. Arsyeja tjetër ngasëse për të zbritur në këtë shpellë të
fshehtash ishte prania e qartë në të e një intrige të stërmadhe
politike të kohës. Intrigat janë ngjarje tek të cilat pleksen dhe
sintetizohen më mirë se kudo kodet më kryesore të një periudhe, kohe
apo epoke.
-Ka qenë fillimisht Enver Hoxha që e ka cilësuar Mehmet Shehun një
poliagjent, spiun të sovjetikëve, amerikanëve, të anglezëve, të
jugosllavëve e kështu me radhë. Përse në titullin e librit nuk vini
përballë kryeministrit atë të Hoxhës.
Ylli Polovina: Po e shpjegoj. Sigurisht Enver Hoxha është arkitekti i
asaj që njihet në jetën politike të regjimit të tij si “Tabloja
sinoptike....”, ku Shehu akuzohet si shumëagjent. Porse në atë analizë
të tij të bërë publike në vitin 1982, ku sigurisht kanë ndërhyrë për
të realizuar qëllimet e tyre si pasues të diktatorit pas vdekjes së
tij edhe ushtrues të tjerë të politikës së kohës, për shtator-tetorin
1960, kur në krye të një delegacioni zyrtar të Shqipërisë Mehmet Shehu
mori pjesë në Sesionin e 15-të të OKB-së, akuza është vetëm për takime
të tij agjenturore në mjediset e transoqeanikut “Queen Elizabeth”.
Ndërkohë dokumenti i rrëmbyer nga mjediset brendshme të ambasadës
amerikane në Buones Aires, ndërsa nuk e përmend fare anijen e madhe
britanike dhe ndonjë takim të fshehtë të Shehut aty, thotë se kjo ka
ndodhur jo gjatë lundrimit në oqean, por kur ky zbriti në tokë, në Nju
Jork. Ky mister mospërputhjeje më mjaftoi të kërkoj dokumente të
hapura, por të paditura ose të pabëra publike, jo vetëm në arkivat
shqiptare, por edhe në ato të huaja. Ky në thelb është edhe libri: së
pari rrëfimi i hollësishëm çfarë ka bërë Mehmet Shehu gjatë udhëtimit
të tij prej pesë ditësh e gjysmë që nga porti detar francez i
Sherburgut deri sa zbarkoi në molin e Nju Jorkut. Në transoqeanikun
“Queen Elizabeth” qenë me të vërtetë edhe Josip Broz Tito si edhe i
biri i Cërçillit, Randolfi. Në vijim të zbardhjes së të vërtetës,
akuzës së Enver Hoxhës, të cilën e mbështeti gjer në prishjen e
diktaturës edhe Ramiz Alia, për takimin spiunor në mjedise të anijes
britanike, kërkova dhe grumbullova një sasi imponuese dokumentesh për
Mehmet Shehun dhe 21 ditët e qëndrimit të tij në Nju Jork. Madje jo
vetëm për të, sepse ngjarja është tepër e ndërlikuar dhe momentet që
kalon historia shumë intense dhe të acarta. Për t’i shërbyer edhe
dëshmimit të vitit 1960, ku Tirana zyrtare ishte në një betejë
kundërshtuese me Nikita Hrushovin dhe vetë kampi socialist, siç quhej
atëherë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore, i
sjell lexuesit pamje krejt të reja deri për Titon (u shtrëngova të
lexoj disa nga librat e tij), pa lënë mënjanë madje as Fidel Kastron
apo krerët e tjerë bolshevikë që morën pjesë në atë shtator-tetor 1960
në punimet e Kombeve të Bashkuara. Kështu i kam verifikuar dhe rrëfyer
të njëzetë e një ditët e qëndrimit të kryeministrit shqiptar në Nju
Jork në një mënyrë maksimalisht të faktuara, sa që shpresoj se lexuesi
në mënyrë të pavarur mund të dalë në një opinion të vet në se ajo që
ndodhi në pasmesnatën e 18 dhjetorit 1981 ishte aksident pas një krize
nervore, vrasje e drejtpërdrejtë, pasojë e një beteje të brendshme për
pushtet apo përleshje mes agjenturash të Lindjes dhe të Perëndimit për
të mundur të vendosnin në krye të Shqipërisë, pas vdekjes së Enver
Hoxhës, njeriun e ndikuar prej tyre apo të afërt me ta. Në hetimin tim
për t’iu afruar të vërtetës kam shkuar edhe më tej: vëzhgimin e pesë
ditëve të kthimit me anijen “Liberte”, të Mehmet Shehut, deri në
brigjet franceze, udhëtimin e tij me tren drejt Parisit, më pas Romës,
pastaj qytetit të Barit, prej ky avioni qeveritar i ardhur nga Tirana
e ngriti në ajër dhe e uli, në 22 tetor, në aeroportin e Rinasit.
-Pra ju nuk mund të na tregoni diçka të pazakontë nga ditët e
udhëtimit të Mehmet Shehut në “Queen Elizabeth” dhe as në Nju Jork?
Ylli Polovina-Në nderim të lexuesit dhe tuajës do ta kisha këtë
dëshirë, por është e pamundur. Kjo histori është aq komplekse sa duhet
treguar çdo faqe e librit. Ju siguroj se vetëm kështu mund të dalësh
në një opinion për atë që realisht ka ndodhur. Jo një faqe të mungojë,
por edhe një paragraf, e mjegullon apo edhe e pështjellon sqarimin e
gjërave. Libri në formën e tanishme ka 240 faqe, ndërsa kur e
përfundova në dorën e parë, madje edhe në të dytën, kishte pothuaj
dyfishin e përmasave. Kam kondensuar gjithçka, maksimalisht. Të mos
harrojmë se ajo që lidhet me arsyet e jetëhumbjes së Mehmet Shehut dhe
shkatërrimit të të gjithë familjes së tij (u vetvra njëri nga tre
djemtë, Vladimiri dhe vdiq në rrethana të paqarta Fiqireti,
bashkëshortja) hyn, gjithnjë sipas meje, në intrigën më të madhe që ka
thurur ndonjëherë politika shqiptare pasi u pavarësuam si shtet në 28
nëntor 1912. Në një farë mënyre kjo ku kam depërtuar është
“mbretëresha” e intrigave të trojeve tona. Dëshiroj shumë që
bashkëkombësit ta njohin për të kuptuar ligësinë e saj dhe kështu qenë
më të imunizuar nga dhjetëra e qindra kurthe të tjera që politika ngre
në luftën për pushtet. E kam bërë fije për pe “Tablonë sinoptike” jo
për hatër të personave të veçantë, në këtë rast të Mehmet Shehut apo
të Ramiz Alisë, por për të bërë të ditur mekanizmin dinak të intrigave
dhe trysninë e madhe deformuese që ato bëjnë mbi të vërtetën
historike.
-Viti 1960, ku libri juaj ngërthen ngjarjen, është tepër i largët.
Keni gjetur ndonjë dëshmitar të gjallë.
Ylli Polovina: Prej njerëzve të pranishëm në delegacionin që shkoi në
Nju Jork ka mbetur vetëm njëri: Agim Popa. Atë kohë ishte i ngarkuar
me detyrën e përkthyesit. Gjithë të tjerët nuk jetojnë më. Disa, ata
që në “Tablonë sinoptike...” nuk u akuzuan si bashkëpunëtorë të Mehmet
Shehut, janë ndarë nga jeta për shkaqe natyrore. Të gjithë ata për të
cilët u tha se qenë bashkëpunues agjenturorë me kryeministrin, janë
pushkatuar. Asnjë nuk mbeti gjallë.
-Cili ka qenë sipas jush raporti mes Ramiz Alisë dhe Mehmet Shehut?
Çfarë nuk shkonte?
Ylli Polovina: Karakteret e tyre, po ashtu edhe temperamentet qenë
shumë të kundërt. Alia nuk është tip konfliktual, Shehu shumë i tillë.
I pari nuk priret nga dhuna, të paktën atë masive e ka mospëlqyer.
Kryeministri shqiptar ishte i anasjelltë. Ndërkohë inteligjenca e
Mehmet Shehut ka qenë shumë më e epërme. Po ashtu adhurimi për
teknologjinë perëndimore. Ideologjikisht të dy mbeten të njëjtë,
komunistë të profilit stalinist. Por në atë që ndodhi, pra në të
gjithë funksionimin dhe egërsinë e intrigës me titullin “Tabloja
sinoptike” në çështjen përse Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia nuk kanë
shkuar ka një shtysë të parë dhe një arsye shumë kryesore. Luftohej
për vendin e pasuesit të Enver Hoxhës. Në këtë përleshje Alia nuk ka
qenë aq fort i butë dhe Shehu aspak aq i dhunshëm sa dukej.
-Pas botimit të librit a keni pasur ndonjë reagim nga familja e
Mehmet Shehut, Enver Hoxhës apo nga vetë Ramiz Alia?
Ylli Polovina: Jo. Sidoqoftë do të mirëkuptoja çdo sjellje e qëndrim të tyre.
-Si po shkon libri?
Ylli Polovina: Është ende herët, por situata politike në vendin tonë e
ka ngarkuar deri në fyt jetën publike me problemet e saj dhe jo për
librin tim, por as për shfaqje teatrore, koncerte apo botime
enciklopedike nuk ka vend. Ka rënë deri edhe blerja e ëmbëlsirave,
madje edhe e akulloreve, edhe pse është jo pak vapë. Ndërkohë sistemi
ynë librar është ende mjaft mosfunksionues.
Më mban shpresa se mos lexues bashkëkombës jashtë vendit, sidomos në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvillohen ngjarjet, të porositin
ndonjë kopje pranë Librarisë “Shtëpia e Librit” (ShtëpiaeLibrit.com),
Tiranë, e cila punon online dhe është mjaft e organizuar për t’i
shërbyer me porosi lexuesve shqiptarë anë e kënd botës.