2011-06-02

NJË MONOGRAFI PËR PRESIDENTIN HISTORIK DR.IBRAHIM RUGOVA



Fjala e redaktorit Naim Kelmendi
Zonja e zotërinj,miq të librit…
Libri publicistiko-monografik i shkrimtarit të mirënjohur Engjëll Koliqit: “Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re-Republika e Kosovës”, mëton të shtjellojë një lëndë sa heterogjene, sa përmbledhëse dhe sa shenjuese, përnga vrojtimi dhe përnga përkushtimi, ngase i kushtohet figurës madhore dhe komplekse, dr. Ibrahim Rugovës,dijetarit,njeriut të kritikës letrare të kohës,dhe poashtu presidentit historik të Republikës së Kosovës.Që në fillim monografia e Koliqit shenjon pikën dalluese të librit me dedikimin: “Një dhuratë e vogël për Presidentin e Parë – Historik të Kosovës,në 5 Vjetorin e kalimit të tij në amshim”,por aq natyrshëm librin e hapin vargjet e një poezie të hershme të dr.Rugovës,mbase janë shumë sinjifikative me  përmbajtjen e tyre, e  që tregon atë anën humane të shpirtit të tij njerëzor:
”Kur ndëgjoj se vdes në botë/Një njeri i vendit tim/Jam në zemër i pikëlluar/Vdes një copë e shpirtit tim.
Pra,ajo që e bën të dallueshme këtë monografi, është medotologjia që përdor autori i veprës në sajimin e lëndës, duke e bërë librin sa më të afërt dhe sa më të pranueshëm për lexuesin, me shumë faktografi jetësore dhe të veprimtarisë letrare dhe studimore të dr.Ibrahim Rugovës,por edhe me shumë faktografi nga jeta familjare dhe rrethanat historike në të cilat ka jetuar dhe është formuar personaliteti i Ibrahim Rugovës.
Autori Koliqi ka sistemuar dhe ka piketuar artikuj të ndryshëm e me interes dhe shkrime përkushtuese,por edhe analitike për figurën e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova,pas vdekjes së tij, artikuj e shkrime publicistike e përkushtuese në përvjetorët e vdekjes së presidentit,si dhe mjaft përkushtime poetike,apo siç janë poezitë nga autorë të ndryshëm,pastaj tekste këngësh që janë kënduar nga këngëtarë të ndryshëm për figurën e dr.Ibrahim Rugovës. Gjithashtu duhet cekur se janë poashtu me interes në këtë libër edhe mjaft vlerësime të burreshtetasve nga shtete të ndryshme evropiane e më gjerë,që vlerësojnë dhe portretizojnë figurën e presidentit Ibrahim Rugova,pas vdekejs së tij, por edhe të shumë personaliteteve vendore nga jeta politike,letrare e publike etj. Shtëpia Botuese “Rugova Art” përgëzon autorin për këtë vepër monografike, duke besuar  se do t’i ketë lexuesit e vet,por mbase kjo vepër ofron gjithashtu material të mjaftueshëm e me vlera nga këndvështrime të ndryshme,edhe për studiuesit e figurës së dr.Ibrahim Rugovës.
Prishtinë,2 qershor 2011.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...