2011-06-03

Reagim ndaj një njofimi të zotit Albert Zholi

Reagim ndaj një njofimi të zotit Albert Zholi
 

Lidhur me njoftimin për prezantimin e librit të zotit Albert Zholi edhe në Athinë, libër ky që i kushtohet ish-ministrit "famëmadh" me emrin Kiço Mustaqi, dëshiroj të theksoj se suksesi i këtij libri mes opinionit publik grek domosdo që do të jetë i jashtëzakonshëm. Sepse i jashtëzakonshëm ka qenë në vitin 1997 edhe roli i ministrit në fjalë për themelimin në jug të Shqipërisë të "Republikës Ortodokse Greke". Mbarë klasës politike greke dhe mbarë opinionit publik grek, si edhe kryeshovinistit grek me emrin Janullatos në Tiranë, prezantimi i këtij libri në mjediset athinjote u ngjall dy emocione të fuqishme. Cilat janë këto dy emocione?

Emocionin e parë na e zbulojnë mjetet e informimit masiv të Athinës në fillimpranverën e vitit 1997, kur mbarë klasa politike greke, mbarë kisha shoviniste greke dhe mbarë opinioni publik grek, po ngazëllonin për katrahurën që kishte shpërthyer në Shqipëri, katrahurë ajo që po përfundonte me një zgjidhje "fatlume" për ta - me "krijimin" e "Republikës Ortodokse Greke",pra, me "zgjerimin" edhe më shumë të hapësirave territoriale greke në fundin e shek. XX. Ja se si e përcillnin këtë emocion mjetet informuese athinjote, të shkruara dhe pamore: 
 

“Oficerё verioepirotё drejtojnё kryengritёsit e Kiço Mustaqit, ish-Ministёr i Mbrojtjes i Shqipёrisё. Ngrihet flamuri grek pёr 15 ditё dhe shpallet autonomia nё Himarё e Tepelenё. Shtabi i andartёve tё Epirit tё Veriut bёn thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhёtoni prapё”. Oficerёt tanё veriepirotё, dikur nёn armё nё ushtrinё shqiptare, tani po e marrin situatёn nё dorё. Ata po marrin nёn kontroll anije luftarake tё Shqipёrisё...”. (Citohet sipas: Gazeta “Stohos”. 5 mars 1997)
 “Ushtarakёt qё drejton Kiço Mustaqi e kalojnë shifrën e 400 luftёtarёve... Qёllimi i tyre ёshtё tё shkaktojnё hakmarrje pёr tё kaluar nё veprime tragjike...”.  (Citohet sipas: Gazeta  “Ta Nea”. 7 mars 1997).
“Shtatё qytete janё tani nё duart e kryengritёsve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara, Vlora, Tepelena dhe Memaliaj... Synimi ёshtё tё marrim nёn kontroll Fierin dhe Ballshin. Nё kёtё mёnyrё do tё kontrollojmё gjithё Shqipёrinё e jugut”. (Citohet sipas: Kanali televiziv “Antena”. 10 mars 1997).
Emocioni i dytë që kaplon keqas klasën politike greke, kishën shoviniste greke dhe kryeshovinistin grek Janullatos në Tiranë, është me të vërtetë drithërues për ta, sepse i detyron që t'i kapë "lodra e fëmijës" kur kujtojnë katrahurë shqiptare të vitit 1997. Burimi i atij emocioni drithërues vinte nga Ankaraja, e cila e bënte Athinë që t'i dukej ferra Brahim. Asokohe nga Ankaraja vinin ca njoftime që i bënte mbarë grekët ta ndienin veten sikur pantallonat u kishin rënë në qafë të këmbëve.
Ja cilat ishin ato njoftime:
Mё datёn 17 mars 1997, Kryeministrja e Turqisё, zonja Tansu Çiller, deklaroi para gazetarёve nё Ankara:
“Turqia nuk do tё qёndrojё spektatore ndaj pёrpjekjeve pёr tё pёrçarё Shqipёrinё. Pёr ruajtjen e tërёsisё territoriale tё Shqipёrisё... Turqia do t’i japё Shqipёrisё tё gjitha ndihmat e nevojshme, si nё planin politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak”. (Citohet sipas: Gazeta turke “Hyriet”. 18 mars 1997).
“Greqia po kёrkon qё tё ndajё Shqipёrinё me qёllim qё tё themelojё njё Republikё Greke Ortodokse nё disa pjesё tё saj. Sipas Agjencisё sё Marёdhёnieve Ndёrkobёtare (INAF), veprimtaritё e fshehta greke kanё qёnё nёn survejimin e Shёrbimit tё Fshehtë Turk”. (Citohet sipas:  Gazeta “Zaman”. 16 mars 1999).
Këto dy emocione të fuqishme, por krejt të përkundërta, mbarë grekëve të shkretë po ua shkakton zoti Albert Zholi, me prezantimin e librit të vetë në Athinë, kushtuar Kiço "trimit". Gjynah. Grekëve të gjorë, sikur të mos u mjaftonin emocionet që u ka shkatuar kriza e rëndë ekonomike, për shkak të borxheve të pallogaritshme që kanë marrë nga bota për t'i shpenzuar për ndërtime kishash, varrezash, memorialesh dhe manastiresh për ca ushtarë të vetë, të rënë në Shqipëri si agresorë, për pagesa pensionesh për shqiptarë që s'kanë punuar në Greqi as edhe një ditë të vetme, si edhe për blerje do shqiptarësh pa identitet për vetëdeklarim të kombësisë, zoti Albert Zholi, me librin e vet, shkon e u nxit të tjera emocione, edhe më të fuqishme, por me kahe krejtësisht të kundërta, të cilat mund të rezultojnë me infarkte miokardi.
Prof.dr. Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
03 qershor 2011

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...