2011-06-01

TË BESOSH SI NJË FËMIJË


 Nga Senad Guraziu
 
të jesh poet, vetëm të pretendosh...
duhet aq shumë çmenduri sa të besosh 
se mund të ecësh zbathur, sylidhur
nëpër tehurinë, majave të shpatave 
kuantike - sot, madje dhe më shumë
të përbirohesh si rreze mirësie 
të jesh akrobat, ta ruash drejtpeshimin
në fotosferën e Diellit, të luhatesh 
si vetë një demon cirkusi,
"undercover" i Apollonit të zhdukesh, 
krahëpërkrah me nëntë muzat
ndër dhëmbë të të gjithë demonëve
të vallëzosh, të dehesh, të urinosh
në orbitë elektronesh, dhe kur i lodhur 
të jesh, prehje, natën ta kalosh,
shpëtim të gjesh në grahmat e Zotit
në mëngjes kur ikën tinëzisht
t'ia "vjedhësh" një të rrahur zemre
si bubullimë e butë metagalaktike
dhe ai të të fal symbyllur, të të besojë
me një buzëqeshje, i mallëngjyer 
nga marrëzia jote, nga bindja si "infant"
se mund të jesh vetë vullneti hyjnor - 
nga çiltërsia jote e besimit në njeriun
 
te jesh poet, vetëm të pretendosh...
duhet të besosh marrëzisht
se klithmat tua janë arie amadeusësh
aq të pafajshme, pafundësisht
si klithmat e para të secilës foshnje
të justifikuara sa vetë lindja, 
me vulën hyjnore, të nevojshme
si supernovat për balansin e Universit
sa ti të vdesësh, si vetë frymëmarrja jote
si vetë qenësia, si libri i jetës, 
kromozomet e gjithë profetëve
si gjallimi i qelizave të qenies, çdo gjë 
që ndodh në galaktikën "zemër", 
dhe secili event, në secilën ëndërr
 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...