Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/16

Kumanova mund të lëkund raportet Kosovë-Maqedoni


Bëhen publike dhe emrat e 28 persona të arrestuar si pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilët policia Maqedonase luftoi në Kumanovë.

Sipas policisë maqedonase, 16 prej të arrestuarve janë nga Kosova.

Mes të arrestuarve janë dhe Nekhmetin Lika nga Tetova dhe Bajram Elshani nga Suhareka. Mes të arrestuarve është dhe Arsim Bajrami ,polici i cili ka qëlluar njërin prej kolegëve të tij.

Sami Ukshini, i njohur si komandat Sokoli, është arrestuar të shtunën në mbrëmje në 22:30 minuta në Kumanovë.

Mes të arrestuarve janë dhe banorë të Kumanovës.

Policia thotë se po vijon identifikimin e liderëve të grupit, por është e vështirë pasi kanë identitete të ndryshme, transmeton albeu.

Ja emrat:

1. Kenan Iseni, Kumanove

2. Fadil Fejzullahu, Kumanovë

3. Demme Shehu, Kosovë (Junik)

4. Sami Ukshini, Kosovë (Sokol)

5. Irfan Lutfi, Kumanovë

6. Arsim Bajrami, Kumanovë (policeman Vaksince)

7. Fadil Eljshani, Kosovë

8. Esat Kafekholi, Kosovë

9. Adrian Bujar, Kosovë

10. Andy Krasniqi, Kosovë (Malisheva)

11. Shefqet Hab, Kosovë

12. Lirim Demiri, Kumanovë

13. Ajrush Obadiah, Kosovë

14. Betim Kartashi, Kosovë

15. Genci Sefa, Shqipëri

16. Lendrit Rustem, Kosovë

17. Enver Klein, Gjermani

18. Rufki Dogan Kosovë

19. Nasuf Beqiri, Haraçinë

20. Valdet Zekaj, Kosovë

21. Bajram Eljshani, Kosovë

22. Nekhmetin Lika, Tetovë

23. Lirim Krasniqi, Kosovë

24. Sevda Miftari, Kumanovë

25. Fatmir Recica, Kosovë

26. Byron Bay, Kosovë (Komandant Begu)

27. Fejzula Rushitovski Brest

28. Besnik Aydin, Kumanovë








Situata e fundit në Kumanovë mund të luhat raportet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, sado që zyrtarë kosovarë për dallim nga ata maqedonas kanë tentuar të jenë sa më neutral në tërë këtë situatë.
Gazetari “gozhdon” Gruevksin: E njihni kuptimin e fjalëve turp, dinjitet e moral?
Gjë e cila nuk ka ndodhur edhe me zyrtarë maqedonas të cilët i kanë quajtur terroristë pjesëmarrësit e grupit në Maqedoni, një numër i së cilëve tashmë i konfirmuar ishte nga Kosova.

Kështu vlerëson shoqëria civile në vend, sipas të cilëve të dyja vendet duhet të kenë kujdes në mënyrën se si sillen në këtë situatë, e që pastaj të mos ketë acarim tëmarrëdhënieve dy paleshe.
Kumanova mund të lëkund raportet Kosovë-Maqedoni
Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol”, ka deklaruar për KosovaPress se e tërë ajo që po ndodh në Maqedoni është si pasojë e një sistemi diktatorial të qeverisjes, dhe situata është dashur të plas diku. Zogaj vlerëson se ajo çfarë ka ndodhur në Maqedoni nuk e prek vetëm Kosovës por edhe tërë rajonin. Për Zogajn, Kosova duhet të ketë kujdes që përkundër kësaj që ka ndodhur të ketë raporte normale me Maqedonin, ani pse kjo e fundit ka bërë disa deklarata të rënda për pjesëmarrësit e konfliktit në Kumanovë.

Zogaj: Situatë nuk prek vetëm Kosovën por tërë rajonin

“Ajo çfarë ka ndodh padyshim që prek jo vetëm Kosovën, por prek edhe rajonin, pasi që e kemi parë se në gjithë rajonin ka këso shqetësime të brendshme të minoriteteve, njerëzve pakicë në shtete e ndryshme dhesigurisht që një tentim i dhezjes së një situate diku mund të reflektoj edhe diku tjetër. Ajo çfarë Kosova duhet të ketë kujdes është që të ketë raporte normale me një shtet, ani pse këtu po flasim për Maqedoninë, ani pse kemi parë deklarata të zyrtarëve maqedonë se grupi që është referuar madje si terroristë, të cilën nuk e bëri publik thuajse me ditë të tëra, vijnë shumica nga Kosova”, theksoi Zogaj.
Lirohen rrugët e bllokuara në Kumanovë
Sipas Zogajt, dy shtetet duhet të merren vesh dhe të komunikojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, kush janë njerëzit dhe qëllimi i të gjithë atij aksioni.

Situata e krijuar së fundmi nuk do të duhej të ndikojë në ftohjen e raporteve mes dy vendeve, mirëpo për drejtorin e FOL, ka tendenca që të ketë acarim të marrëdhënieve.

Zogaj: Ka tendenca që të ketë acarim të marrëdhënieve
Frikë për përshkallëzimin e trazirave në Maqedoni
“Unë besoj që nuk i ftoh marrëdhëniet si marrëdhënie shtetërore por ka tendenca që këto marrëdhënie të krijojnë njëfarë lloj acarimi të panevojshëm sepse nuk kemi të bëjmë këtu me pozicionime të shteteve po me individë që kalojnë kufirin ilegalisht, dhe mund të krijojnë këso problemesh siç kanë krijuar në Kumanovë dhe mbi të gjitha duhet të shihen arsye pse ndodhi pikërisht në Kumanovë e pse nga një grup e jo nga qytetarët që janë duke protestuar dhe po vazhdojnë të protestojnë në Maqedoni kundër qeverisë së Gruevskit”, nënvizoj Zogaj.

Ndërsa, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka thënë për KosovaPress se ngjarja e fundit në Kumanovë do të ketë ndikime relativisht substancial në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, por kjo varet kryesisht nga ajo nëse Qeveria Gruevski do të vazhdoj të jetë në pushtet.
Publikohen emrat e 10 personave të vrarë në Kumanovë
Korenica vlerëson se institucionet e vendit, përkatësisht Qeveria në raport me krizën e krijuar atje është treguar shumë e butë me një gjuhë shumë neutrale, gjë e cila sipas tij edhe i ka ndihmuar Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Korenica: Neutraliteti i liderëve institucional ndihmoj Gruevskin

“Në përgjithësi liderët institucional tentuan të kenë një gjuhë shumë neutrale dhe ky neutralitet aq i madh edhe i kryeministrit, edhe ministrit të jashtëm, në njëfarë forme i ndihmoj edhe Gruevksit edhe Ali Ahmetit, atjeqë ata të jenë më të balancuar në kuptim të përkrahjes që ata morën nga Kosova... Në relacion me krizën atje, unë mendoj që qeveria jonë kishte një zë shumë të zbutur, tepër të zbutur , dhe në njëfarë forme frikësohej se mos po e merrte rolin e viktimës. Por Kosova në parim nuk ka pse të jetë viktimë në një procesi i cili në sytë e SHBA dhe shtetet kryesore të BE-së në njëfarë forme është i ngritur nga vet Gruevksi “, deklaroi Korenica.
Publikohen emrat e 28 të arrestuarve, 16 nga Kosova
E për Driton Selmanaj nga KDI, sa më shpejtë që të ketë qartësim të situatës, aq më e lehtë do të jetë edhe mos cenimi i marrëdhënieve të mira në mes të dyja vendeve.

Sipas tij, pjesëmarrja individuale e qytetarëve të Kosovës në tërë atë që ndodhi në Kumanovë, nuk i bartin përgjegjësi shtetit të Kosovës në asnjë dimension.

Selmanaj: Qartësimi i situatës ndihmon marrëdhëniet mes dy vendeve

“Sa më shumë të qartësohet situata se çfarë ka ndodhur atje, aq më lehtë do të kalohet kjo situatë në raportet ndër shtetëror, sepse sa më shumë të qartësohet se dikush nga shteti ka qenë të involvuar për këtë rast, atëherë Kosova pothuajse si shtet e bëjnë absolutisht të pafajshëm po thuajse pa asnjë përgjegjësi, diplomatike as politike”,tha Selmanaj.
Të arrestuarit në Kumanovë nuk gjykohen me Ligjin Kundër Luftërave të Huaja
Ndryshe, në përleshjen e armatosur që ka filluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Lagjen e Trimave në Kumanovë, janë vrarë 10 persona nga grupi i armatosur dhe 8 policë. Kurse, në polici po mbahen 30 persona.

Mësohet se janë gjithsej 68 objekte që kanë pësuar dëme nga luftimet e fundjavës së shkuar, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht”.

Nëse ka luftë, shqiptarët i shpartallojmë brenda një ore! (VIDEO)


Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka lëshuar dy inçizime për të cilat ai tha se janë në mes Gordana Jankuloskës dhe Martin Protugjerit.
“E dij që shumica e qytetarëve janë të etur të jetojnë në paqe, pa frikë po ka një problem, ajo është Nikola Gruevski. Nikolla Gruevski duhet të ikni nuk ka vend për ju në skenën politike”, tha Zaevi.
Në bisedat që po dëgjohen se si flasin Gordana Jankullovska dhe Protugjeri, ku thuhet me shqiptarët nuk mund të ketë bashkëjetesë në Maqedoni dhe se me ata duhet të pastrohemi një herë e përgjithmonë.
Bisedën mund ta lexoni më poshtë:
15. Biseda mes Gordana Jankullovska dhe Martin Protugjerit
G.J: Pra, nuk ka bashkëjetesë me ata (shqiptarët)
M.P: Nuk ka se çfarë bashkëjetese
G.J: Ajo duhet të pastrohet një e herë e përgjithmonë
M.P: Ajde shëndosh
G.J: Nuk ka shëndosh këto që janë çështje strategjike, më lejoni ju që të organizojë këtë të hënë nuk është diçka …
M.P: U ba
G.J: Pra, le të jetë
16. Biseda mes Gordana Jankullovska dhe Martin Protugerit
M.P: Nëse kemi luftë?
G.J: Abe nëse tregojmë se kush është më i fortë, për një orë i shtypim ata (shqiptarët).
M.P: Po.
G.J: Por puna nuk është për të treguar muskujt tani.

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar hetim objektiv të asaj që ndodhi sot në Kumanovë

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar hetim objektiv të asaj që ndodhi sot në Kumanovë, ku për rreth 16 orë u zhvilluan luftime mes policisë dhe një grupi të armatosur.

"Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet në rajonin e Kumanovës, ku u vranë dhe plagosën njerëzit. Ne presim nga Qeveria dhe të gjithë liderët politikë dhe udhëheqësit e komunitetit që të punojnë së bashku për të rivendosur paqen dhe për të hetuar plotësisht ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente, në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratën e komisionarit Hahn,

Maqedonia, pranë përshkallëzimit të trazirave
Tutje ai ka shtuar se kërkon nga të gjithë akterët që të tregojnë përmbajtje. Sipas tij, duhet të shmanget përshkallëzimi i situatës, në interes të stabilitetit dhe interesit të përgjithshëm të vendit.

ATIFETE JAHJAGA REAGON NDAJ LETRËS SË IVANOVIT



Letrës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërguar liderëve botërorë, përmes së cilës fajëson Kosovën për mosreagim ndaj përleshjes së armatosur në Kumanovë, i është përgjigjur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu, ka thënë për lajmi.net se presidentja e vendit, menjëherë pas ngjarjeve në Maqedoni, ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit e institucioneve relevante në vend.

Mirëpo, në prononcimin për lajmi.net, Vllahiu nuk ka dhënë detaje lidhur me ndonjë angazhimi të mundshëm të parës së vendit, si kundërpërgjigje ndaj letrës së Ivanovit.

“Presidentja Jahjaga në vazhdimësi të zhvillimeve në Maqedoni ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit tjerë të institucioneve relevante në Kosovë dhe ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna. Presidentja Jahjaga ka bërë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve në Maqedoni dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për ofrim të ndihmës në zbardhje të plotë të zhvillimeve në qytetin e Kumanovës”, tha Vllahiu.

“Ripërsërisim edhe njëherë faktin se Republika e Kosovës mbetët e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën euroatlantike, që ndërton dhe respekton marrëdhëniet e mira fqinjësore si një parakusht i integrimeve”, ka thënë Vllahiu.

PLANI I SHËRBIMIT SEKRET MAQEDONAS

Zbulohen prapaskenat e infiltrimit të shërbimit sekret maqedonas dhe atij serb në grupin e armatosur që u bë shkak për sulmin çnjerëzor të Kumanovës më 9 maj
Një burim ndërkombëtar i portalit "tesheshi", i kyçur në organet e sigurisë rajonale, bëri të ditur se strumbullarët e lëvizjeve që solli skenarin makabër kanë qenë tre agjentë shqipfolës të shërbimit sekret të Maqedonisë, apo DSK që drejtohej deri para pak ditësh nga Sasho Mijakllov.

Njerëzit e infiltruar të DSK-së kanë joshur ish luftëtarë të UÇK-së, duke i "mashtruar" ata për gjendjen e vështirë të shqiptarëve për një sulm të policisë Maqedoni mbi shqiptarët ndërsa që pak vetave iu premtuan edhe para. Grupin e shqiptarëve agjentët maqedonas e dërguan në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, drejt vdekjes, masakrimit dhe arrestimi të tyre.
I tërë skenari famëkeq i vrasjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Kumanovë është përgatitur me kujdes nga kryeministri i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov", thonë për "tesheshi" burime nga institucionet ndërkombëtare që janë të vendosura në Kosovë.
Në tërë këtë operacion famëkeq kanë qenë të përzier direkt edhe disa shërbime sekrete të shteteve fqinjë që janë armiqësore ndaj shqiptarëve, ka thënë burimi duke mos dashur të preçizojë se për cilat shtete bëhet fjalë.
Në pyetjen se mos këtu bëhet fjalë për shërbime sekrete të Serbisë, Rusisë e Greqisë, burimi as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar.
Tre agjentë shqiptarë të shërbimit sekret maqedonas kanë rekrutuar shqiptarë të Kosovës në këtë operacion me qëllim të inskenimit të një sulmi ndaj Institucioneve të Maqedonisë.
Ndërsa në opinionin ndërkombëtar të shkojë lajmi se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipëris, sulmuan Maqedoninë me qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa në anën tjetër qeveria e Gruevskit të forconte pozitat e veta pas skandaleve të publikuara nga Zoran Zaev.
Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov iu kanë dhënë sasi të parave të pa kufizuara me qëllim të rekrutimit të shqiptarëve dhe formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të re.
Operacioni "sekret" ka filluar në fund të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor të vitit 2014, teksa një agjent shqiptar i shërbimit sekret të Maqedonisë ka kontaktuar shqiptarë të Kosovës, kryesisht ish luftëtarë të UÇK-së, pjesa më e madhe nga rajoni i Dukagjinit.
Djemve të UÇK-së, agjenti fillimisht iu është ankuar për gjendjen shumë të rendë në të cilën po kalojnë shqiptarët e Maqedonisë, me mundësinë e një sulmi të policisë dhe Ushtrisë së këtij vendi mbi popullatën civile shqiptare.
Agjentet iu kanë kërkuar ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që t’i ndihmojnë shqiptarët, gjë që edhe u pranua nga këta të fundit ka thënë burimi ndërkombëtar i portalit "tesheshi".
"Financiarisht nuk do të kemi asnjë problem pasi kemi edhe përkrahjen e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të partive politike shqiptare të Maqedonisë", iu ka thënë agjenti ish ushtarëve të UÇK-së.
Në fillim janë kontaktuar krerët e këtij grupi diku rreth 3-4 veta, e që burimi nuk ka dashur t’i identifikojë se cilët janë ata, më pastaj janë rekrutuar edhe anëtarë të tjerë duke mos ditur se po shkojnë drejtë vdekjes dhe se janë të tradhtuar që në fillim. Për çdo bisedë që është kryer, agjenti maqedonas ka njoftuar Sasha Mijallkovin duke i dhënë të gjitha detajet rreth personit të rekrutuar.
Personave të rekrutuar agjenti i shërbimit Maqedon iu ka thënë se do t’iu japë nga 100 mijë euro, në mënyrë që ata të bëjnë biznes si dhe të garantojnë familjet e tyre në Kosovë në aspektin ekonomik. Se të arrestuarve në "Lagjen e Trimave" në Kumanove iu janë premtuar nga 100 mijë euro, e konfirmojnë edhe familjaret e tyre.
Burimi ndërkombëtar më tutje i ka thënë tesheshi se e tërë ngjarja ka filluar në fshatin Gushnicë. Sipas tij, Gushnica është fshat malor që ka diku rreth 10 shtëpi të banuar me shqiptarë dhe një post policore ku për çdo ndërrim kanë punuar nga 4 policë të shtetit të Maqedonisë.
Në këtë post policore në Gushnicë, sipas burimit kanë qenë të deponuara 4 armë automatike AK 47 si dhe 4 revole, 10 ditë para ndërhyrjes së grupit të Shqiptarëve në këtë postë policore janë dërguar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë 64 armë automatike AK 47 si dhe 64 revole, të cilat më pas janë marr nga grupi i shqiptarëve të rekrutuar nga maqedonët.
Në operacion e sulmit ndaj postës policore në Gushnicë ka marrë pjesë personalisht edhe pjesëtari i Shërbimit sekret maqedon, emri i të cilit është i njohur për redaksinë. Kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedon, Sasho Mijallkov, gjatë tërë kohës kanë qenë të njoftuar për gjoja sulmin në posten e Gushnicës si dhe për çdo lëvizje që ka bërë grupi në territorin Maqedonisë.
Agjenti shqiptar i Shërbimit Sekret Maqedonas, tri ditë më parë iu ka thënë grupit të Shqiptarëve se Policia dhe ushtria maqedonase do të sulmojë shqiptarët në Kumanove më 12 maj, ndërsa që ne kishte qenë mirë që të shkojmë në Kumanove, në mënyrë që djemtë të njihen me terrenin aty.
"Në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanovë nga i tërë grupi kanë qenë të armatosur vetëm 14 veta me AK 47 si dhe me një sasi shumë të vogël të municionit, të tjerët kanë pasur ndonjë revole ose thikë. Mos marrja e armatimit nga të gjithë pjesëtarët e grupit është bërë me qëllim të gjoja të lëvizjes më të lehtë dhe pa rënë shumë në sy tek autoritete dhe popullata. Për këtë arsye ka ardhur deri tek dorëzimi i grupit, pasi që ata kanë ngelur pa municion, ndërsa që shumica e të arrestuarve as që kanë shkrepur ndonjë plumb, por ka edhe të atillë që fillimi i luftimeve i ka zënë në gjumë", ka thënë burimi i "tesheshi".
Grupi i shqiptarëve pas të shtënave të para ka kuptuar se janë të tradhtuar dhe kjo ka bërë që një pjesë e tyre e madhe të dorëzohen tek policia maqedonase. Krerët e Maqedonisë të informuar nga agjenti i tyre me hollësi për personat që gjendeshin në "Lagjen e Trimave", vendin ku ata janë strehuar dhe armatimin e pakët që e kanë me vete kanë filluar operacionin në kapjen dhe asgjësimin e grupit "terrorist" si e quanin ata.
Operacioni i forcave policore maqedonase që në fillim të tij, doli nga kontrolli pasi që hasën në një rezistencë nga grupi i shqiptarëve. Është shumë e paqartë se si janë vrarë policët maqedonas, shqiptarë e serbë bashkë, pasi që policia kishte të gjitha informacionet për grupin dhe nga sa plumba e municione i ka çdo njëri. Burimi ndërkombëtar ka theksuar se "ka dyshime të bazuara se policët maqedonas janë vrarë ndër vete sipas skenarit të policisë sekrete të Mijallkovit me qëllim që tek popullata të paraqesë se terroristet nuk kursejnë askënd".
Operacioni sekret i Gruevskit, Jankullovskës dhe Mijallkovit, që në ditë e para është dekonspiruar nga Shërbime të inteligjencës të NATO-së, KFOR-it, AKI-së, SHiSH-i i Shqipërisë etj, por mbetet mister mos parandalimi i këtij skenari.
Për të gjithakanë qenë të njoftuar si Prishtina ashtu edhe Tirana zyrtare ka thënë burimi ndërkombëtar për portalin "tesheshi". 

ARTAN GRUBI : GJORGJE IVANOVI NUK E PËRFAQËSON MAQEDONINË

Këshilltari i  Ali Ahmetit, Artan Grubi, ka shkruar se Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, nuk e përfaqëson këtë shtet, pasi nuk ka legjitimitet.

Pas njoftimeve se Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, u ka nisur një letër të presidentëve të shteteve anëtare të OKB-së, me anë të cilës dëshiron që fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, t’ia vë Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë, kanë ardhur edhe reagime nga Kabineti i Ali Ahmetit.
Këshilltari i Ahmetit, Artan Grubi, ka shkruar se Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, nuk e përfaqëson këtë shtet, pasi nuk ka legjitimitet.
“Ivanovi bën mirë të vazhdon të hesht sikur që ka heshtur gjatë gjithë kohës sepse çdo fjalë ose tentativë e tij për të vepruar bën vetëm dëm dhe asnjëherë mirë.
Për ne, qëndrimet e tij nuk janë përcaktime të shtetit sepse ai nuk ka legjitimitet për ta përfaqësuar vendin dhe nuk flet as në emër të shqiptarëve, por as edhe në emër të qytetarëve” ka shkruar ai. 

OVL-UÇK KËRKON SQARIME NGA SHTETI I KOSOVËS PËR KUMANOVËN

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet kosovare të dinë të vërtetën e asaj që ka ndodhur në Kumanovë vikendin e kaluar.


OVL përmes një komunikate ka treguar se i ka përcjellë me shqetësim ngjarjet në Kumanovë, përkatësisht në lagjen e trimave, ku sipas tyre forcat barbare sllavomaqedone kanë sulmuar popullatën civile shqiptare të pambrojtur, të cilës i dolën në mbrojtje luftëtarët e lirisë, përkatësisht një numër i bashkëluftëtarëve tonë, të cilët edhe kanë rënë në luftime.
“Me shqetësim të madh e kemi vërejtur pasimin e dezinformatave të ndryshme, të cilat janë pjesë e luftës speciale të pushtuesit, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit, dezinformomë këto, që janë mundësuar për shkak të mos përgjigjes adekuate të qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, të publikoj të gjitha informatat relevante me të cilat disponon, në saje të deklarimeve publike të Ministrit se kjo ministri ka qenë e njoftuar me të gjitha rrjedhat.
Kërkesë tjetër e OVL-së, është që Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të bëjë trysni mbi qeverinë kriminale të Maqedonisë, për trajtimin e të zënëve rob në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe të monitorohet ky trajtim nga institucionet ndërkombëtare si p.sh. Kryqi i Kuq, si dhe t’iu mundësohet mbrojtja juridike.
Po ashtu, ata kërkojnë sqarime ministria e udhëhequr nga Hashim Thaçi, arsyet për mbështetje të qeverisë kriminale të Maqedonisë… Po ashtu OVL ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të inicioj mbledhje urgjente, dhe publike të Parlamentit të Kosovës rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni, po ashtu ata duanë të ju bëhet obduksioni i kufomave edhe në Kosovë sepse nuk dihet se a janë vrarë të gjithë në luftime apo dikë nga torturat e kanë mbytur në burg. 

AVOKATI AZEM VLLASI: GJORGJE IVANOVI T’I KËQYR PUNËT E VETA

Letrës së presidentit të Maqedonisë, GjorgJe Ivanov, dërguar liderëve botërorë, përmes së cilës fajëson Kosovën për mos reagim ndaj përleshjes së armatosur në Kumanovë, ka bërë të reagojnë lider politikë dhe analistë të ndryshëm.

Me anë të letrës së dërguar, Ivanov, dëshiron që fajin kryesor për konfliktin e 9 majit në Kumanovë, t’ia vë Kosovës dhe disa politikanëve shqiptarë këtu.

Ish politikani dhe analisti i zhvillimeve politike, Azem Vllasi, ka thënë se liderët kryesorë të Maqedonisë po mundohen që kundërshtimet e tyre ti vejnë në Kosovë dhe tek shqiptarët në përgjithësi.
Sipas tij Ivanovi dhe qeveria e tij është më mirë të shikojnë punët e tyre se sa të merren me Kosovën dhe shqiptarët.
Vllasi thotë se shqiptarët në Maqedoni janë duke u mashtruar në vazhdimësi të cilët janë duke kërkuar të drejtat e tyre në çfarëdo forme.
” Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, dhe Kryeministyri Gruevski, po lëshojnë kundërshtimet e veta duke fajësuar Kosovën dhe shqiptarët kudo. Nuk mund ti akuzojnë vendet tjera, nuk kanë drejt të akuzojnë të tjerët, ti shikojnë punët e veta.
Ata nuk duanë të shohin se nuk është problemi në Kosovë dhe te njerëzit e Kosovës që kanë mbet më ideale kombëtare. Problemi është tek politikat e tyre jo të mira. Shqiptarët në Maqedoni janë duke u mashtruar në vazhdimësi, ata janë duke luftuar për të drejtat e tyre shumë”, ka thënë Vllasi.
Sipas Vllasit, shpresa e vetme e shqiptarëve është marrëveshja e Ohrit, të cilat do të duhej të respektoheshin. Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria gjithmonë kanë jap përkrahje kësaj marrëveshje, andaj edhe duhet respektuar.
Ndër të tjera Vllasi thotë se partitë politike shqiptare në Maqedoni, janë për të përfituar një pjesë të mirë të “kulaçit” në koalicion. Vllasi gjithashtu ka thënë se opozita po organizon protesta kundër kësaj qeverie dhe se mund të ketë trazira.
” Formacionet politike shqiptare në Maqedoni janë vetëm për të ecë në koalicion, për të përfituar pjesën e mirë të kulaçit, por jo për interesat e shqiptarëve atje. Mund të ketë trazira, po organizohen protesta. Për deri sa të mos gjejnë një formulë të përbashkët gjithmonë do të ketë probleme”, ka thënë Vllasi.
Rikujtojmë se ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë sjellë një mori zhvillimesh, duke pasur edhe të vrarë e të plagosur në këtë zonë. Deri më tani është raportuar për 22 të vdekur.

PËR RASTIN “MONSTRA” SË SHPEJTI DËSHMITË

Me fillimin e protestave para Qeverisë, kreu i LSDM-së, opozitare, Zoran Zaev, paralajmëroi se përkohësisht do të ndërpriten “bombat”.

Ai ka thënë se përkohësisht do të të ndërpriten “bombat”, gjegjësisht bisedat e përgjuara midis funksionarëve në pushtet.
Për Monstrën, gjithsesi do të paraqiten dëshmitë, por për shkak të ndjeshmërisë nuk i paraqitëm para protestës së madhe, por do ta mbajmë fjalën. Tash fillon vetëm ‘pauza’ e “bombave”

Regjimi i Nikolla Gruevskit është represiv.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që autoritetet maqedonase ta ndalin dhunën ndaj të arrestuarve në ngjarjet e Kumanovës.



Ai ka thënë se regjimi i Nikolla Gruevskit është represiv.

“Të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup. Problemi është politik e jo ndëretnik. Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë euro-atlantike”, ka thënë Thaçi për RTV BESA.

FRIKË PËR PËRSHKALLËZIMIN E TRAZIRAVE NË MAQEDONI

Përgatitja e opozitës për goditjen përfundimtare ndaj qeverisë në demonstratën e së dielës (17.05.2015 ) rrit shqetësim për demokracinë e brishtë në Maqedoni. Gruevski po mobilizon mbështetësit e tij për kundër-demonstrata.

Tensionet politike në Maqedoni po rriten në valën e përgatitjes së demonstratës së madhe të opozitës kundër qeverisë së kryeministrit Nikola Gruevski. Demonstrata e masive e planifikuar për më 17 maj synon largimin e Gruevskit dhe partisë së tij konservatore VMRO-DPMNE nga pushteti, që ai e mban qysh nga viti 2006. Zoran Zaev, lideri i opozitës socialdemokrate të Maqedonisë, ka shpallur protesta "që do të vazhdojnë derisa qeveria të japë dorëheqjen.

" Që nga fillimi i muajit mars të këtij viti, Zaev është duke bërë publike bisedat e regjistruara nga përgjime masive, në të cilat bëhet fjalë për korrupsion dhe kontrollin ndaj drejtësisë e mdias prej gruevskit dhe qeverisë së tij. Gruevski mohon çdo akuzë për shkelje dhe pretendon se Zaev është peng në një komplot ndërkombëtar të mbështetur nga shërbimet e huaja të inteligjencës kundër qeverisë së tij.

Në një përpjekje për t'i zbutur tensionet, Gruevski kërkoi dorëheqjen e tre nga bashkëpunëtorët e tij më të besuar:

Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, ministrit të Transportit Mile Janakieski dhe kryetarit të Shërbimit Sekret Sasho Mijalkov. Që të tre këta kanë qenë figurat kryesore të pushtetit të Gruevskit qysh nga viti 2006. Mijalkov, i cili është edhe kushëriri i Gruevskit, konsiderohet si një nga njerëzit më të fuqishëm në vend, ndonëse paraqitjet e tij në publik janë shumë të rralla.

 "Këto dorëheqje e kanë dëmtuar imazhin e Gruevskit si një lider i fortë që epet ndaj presionit, nuk pranon apelet për dorëheqje", thotë për DW analisti politik dhe ish-diplomati Arsim Zekoli.

"Gruevski duhet të shkojë"

Për opozitën, e cila e ka bojkotuar parlamentin që nga zgjedhjet e fundit në vitin 2014 duke pretenduar se zgjedhjet janë manipuluar, dorëheqjet "nuk janë të mjaftueshme". Ajo kërkon krijimin e një qeverie të përkohshme, që të organizojë zgjedhje të reja, pasi Gruevski të japë dorëheqjen.

Ky skenar po gjen gjithnjë e më shumë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kryeministri bullgar Bojko Borisov i bëri thirrje Gruevskit të japë dorëheqjen qysh të dielën më 10 maj. Thirrja e Borisov u mbështet më pas (13.05) edhe nga Alexander Graf Lambsdorff, zëvendës-president i Parlamentit Europian.

 "Gruevski duhet të japë dorëheqjen, sepse ai është një pengesë për kapërcimin e tensioneve ndëretnike, që janë trazuar përsëri si dhe për t'i hapur rrugën zgjedhjeve të reja, të cilat duhet të mbahen në kushte të rregullta demokratike", tha Lambsdorff në një deklaratë.

Por lëvizjet e fundit të Gruevskit flasin për diçka tjetër. Një ditë pasi ministrat dhanë dorëheqjen, më 12 maj, burime që duan të mbeten anonim, nga radhët e VMRO-DPMNE i thanë DW-së, se Gruevski po planifikon pë rmë 18.05 "demonstrata të mëdha kundër" manifestimit të opozitës. Mediat në Maqedoni raportojnë se "100.000 njerëz janë mobilizuar për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore".

Ndërkohë, mediat pro-qeveritare kanë nisur një fushatë të re propagande përmes një videoje të publikuar në YouTube, ku Zaev akuzohet se ka marrë një ryshfet prej 200.000 €. Zaev e ka mohuar këtë akuzë, duke thënë se burimi i videos në YouTube është ose policia, ose prokuroria.

Edhe pse publikimi i materit të regjistrimeve i hapi një drejtim të ri karrierës politike të Zaevit, ky i fundit nuk është imun për t'u vetëmbrojtur ndaj akuzave të tilla. Në vitin 2008 ai u arrestua nën akuzën për korrupsion që arrinte një shumë prej 5 milionë eurosh. Megjithatë çështja u mbyll, pasi presidenti i atëhershëm Branko Cërvenkovski ish- udhëheqësi i Partisë Socialdemokrate e fali atë.
Skena politike e përçarë

Skena politike e Maqedonisë është e përçarë thellësisht. Dy partitë kryesore rivale janë ajo nacionaliste-konservatore VMRO-DPMNE dhe Partia Socialdemokrate, pasuese e ish-Partisë Komuniste, pas fitores së pavarësisë së Maqedonisë si rrjedhojë e shpërbërjes së Federatës Jugosllave në vitin 1991.

Por informacioni i përhapur nga afera e përgjimeve ka nxitur një lëvizje krejtësisht të re, të pavarur nga të dy blloqet politike. Mijëra njerëz të rinj, të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, dolën në rrugë më 5 maj për të protestuar kundër qeverisë lidhur me rastin e vdekjes së një 22-vjeçari në vitin 2011. Gjatë përleshjeve të dhunshme me policinë, të paktën 30 oficerë u plagosën dhe mbi 40 vetë u arrestuan. Por qysh atëherë protestat nuk kanë të ndalur.

"Çdo ditë në orën 18:00" - është motoja e demonstruesve " dhe "derisa qeveria jepë dorëheqjen"- janë parrullat kryesore të protestuesve. Lëvizja e protestës ka bashkuar grupet etnike dhe shoqërinë e përçarë të Maqedonisë, siç i thekson në intervistë për DW Aleksandar Donev, një nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje, misioni i tyre do të vazhdojë edhe pasi një qeveri e re vijë në pushtet.

"Detyra jonë qytetare do të vazhdojë derisa të jenë plotësuar kërkesat tona", thotë Donev. "Ne kurrë nuk duhet të harrojmë të keqen e tanishme dhe ne nuk mund të lejojmë kjo të përsëritet. Ne kemi një përgjegjësi për të pasur një qeveri në vend, e cila të ketë frikë nga populli dhe jo anasjelltas".

DW

2015/05/15

Filmi “Lapsus”, në të cilin aktori nga Kosova, Arben Bajraktari, shpërblehet në Filadelfia

Filmi “Lapsus”, në të cilin aktori nga Kosova, Arben Bajraktari, ka rolin kryesor, shpërblehet në Filadelfia.

Filmi i regjisorit Karim Ouaret është përzgjedhur më i mirë në kategorinë e filmit të shkurtë në “The Con Film Festival”.
“Lapsus” tregon historinë e Territ, ku personazhi mbetet viktimë e një fenomeni të panjohur që literatura e konsideron si Lapsus memoriae, humbja e memories.
Ky film deri më tani ka marrë disa çmime ndërkombëtare. 

Takimet në Gjakovë i kushtohen Dervishit


11.05.2015 | 15:19
Pas Din Mehmetit e Ali Podrimjës, tribuna letrare e takimeve në kuadër Mitingut të Poezisë në Gjakovë i kushtohet Teki Dervishit.
Ky është edicioni i 51-të i Mitingut të Poezisë, i organizuar nga klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Pas promovimit të veprës “Kjo është Gjakova”, nga autori Nesim Vala kjo javë e promovimeve vazhdon të martën me promovimin e veprës “Foleja e shpirtit” nga Shefqet Dinaj, të mërkurën me “Shtegtimi i Lirisë” nga Brahim Avdyli dhe të enjten me librin “T’i flasësh heshtjes” nga Gresa Radoniqi, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.
Për temën “Veprimtaria letrare e Teki Dervishit” më 15 maj, në natën e fundit të këtyre takimeve pritet të flasin njohës të mirë të krijimtarisë së tij.
Në kuadër të këtij edicioni do të ndahen edhe çmimet “Yllka Domi” për debutanten e Mitingut, “Din Mehmeti” për veprën më të mirë të botuar në mes të dy mitingjeve, dhe çmimi “Ali Podrimja” për poezinë më të mirë të lexuar në këtë mbrëmje, thuhet në një njoftim të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.

“New York Times”- Maqedonia rrezikon të ndahet

Gazeta më e famshme në botë “New York Times”, ka raportuar se Maqedonia mund ta pësojë rëndë nga superskandali i përgjimeve.

E më keq se kaq, ky vend ka gjasë të vuajë deri në ndarje, edhe për shkak të telasheve etnike, që ridolën në pah një javë më parë në Kumanovë.
“NYT”, shkruan se Maqedonia, një vend në Ballkan sa Vermonti në Amerikë, me vetëm 2 milionë banorë, shfaq tendenca shumë të theksuara nacionaliste, pavarësisht që ka një histori si shtet me vetëm 24 vjet. Gazeta konkludon se vendi që dikur shihej si një republikë me shpresa të mëdha për zhvillim, gjatë kohës komuniste në Jugosllavi ka kaluar dekadën e fundit, në një shtet autoritar nën udhëheqjen e vetëm një partie. VMRO-ja, siç raporton e përditshmja amerikane, i ka shtypur të drejtat e njeriut (sidomos të shqiptarëve) ka ngulfatur mediet, ka mobilizuar forcat e sigurisë, ka keqpërdorur me sistemin e drejtësisë dhe ka arritur që ta largojë edhe opozitën nga Kuvendi. “Klan Kosova” ka transmetuar se “NYT”, në njëfarë forme, fajin për krejt këtë situatë ia lë kryeministrit Nikola Gruevski, për të cilin thotë se “në një vlug të shpërthimit të energjisë me përmbajtje nacionaliste, është fokusuar në një program të infrastrukturës që duket si i pafund, e që tani po shkon drejt përfundimit”. E ky program, sipas raportit, mund të shihet me statujat e stilit neoklasik, të vendosura përgjatë lumit Vardar në Shkup, që janë bërë për të krijuar idenë e një kombi të veçantë maqedonas, duke injoruar praninë e shqiptarëve, si një popullatë e numër në vend. Shpëtimi për këtë shtet, sipas gazetës, që citon analistë dhe politikanë nga Shkupi, është në dorëheqjen e Gruevskit dhe atë me vullnetin e tij, pa pasur nevojë për protesta të dhunshme.

Ambasadori italian në Shkup, Ernesto Massimo Bellelli:Gruevski rrezikon izolim diplomatik

Ambasadori italian në Shkup, Ernesto Massimo Bellelli, bashkë me diplomatët e tjerë evroperëndimor kanë porositur kryeministrin Nikolla Gruevskin që në mënyrë të shpejtë të gjej zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Unë dhe katër ambasador tjerë qartas i treguam Gruevskit se po rrezikon izolim diplomatik nëse nuk ndërmerr masa të shpejta në sferën e lirisë së medieve, sundimit të drejtës dhe nëse nuk nis hetim serioz për akuzat që po dalin nga bisedat e përgjuara”, ka deklaruar ambasadori italian, i cili ishte pjesë e grupit të ambasadorëve që në fillim të kësaj jave zhvilluar takime intensive diplomatike për tejkalimin e krizës në Maqedoni, pas ngjarjeve të dhunës në Kumanovë. 

Të arrestuarit në Kumanovë nuk gjykohen me Ligjin Kundër Luftërave të Huaja

Megjithëse Kuvendi i Kosovës në muajin mars ka miratuar ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në konflikte të armatosura jashtë vendit, 18 kosovarët, të cilët janë arrestuar gjatë incidentit në Kumanovë, nuk do të gjykohen në Kosovë me këtë ligj.

Të arrestuarit në Kumanovë nuk gjykohen me Ligjin Kundër Luftërave të Huaja
Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi, pasi, sipas tij, rasti i Kumanovës është një incident, prandaj ligji nuk mund të aplikohet për këtë rast.
“Është e vërtetë se më 12 mars të këtij viti është nxjerrë Ligji për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit nga Kuvendi i Kosovës dhe është e vërtetë se aty ka pasur luftime në një periudhë të shkurtër kohore, saqë kjo është një incident i shkaktuar nga forcat policore maqedonase. Për t’i vrarë apo arrestuar ata thuhet se kanë qenë duke u përgatitur që të sulmojnë, ndoshta, stacionet policore në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Harun Aliut, më 12 maj të vitit 2010. Kjo çka ka ndodhur në Kumanovë mund të ketë edhe skenarë tjerë për të cilat ne nuk dimë, por koha do t’i tregojë. Po, meqenëse kemi të bëjmë me incident, ligji në fjalë nuk mund të aplikohet në këtë rast, edhe pse më së miri për këtë mund të deklarohen në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës”

Gjermania e shqetësuar për krizën në Maqedoni

I ngarkuari për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ernst Reichlet, gjatë qëndrimit në Shkup (15.05), dërgoi mesazhe për qeverinë dhe opozitën në Maqedoninë të përfshirë nga kriza e thellë politike.


Gjermania e shqetësuar për krizën në Maqedoni
Gjermania kërkon nga pushteti hapa konkretë drejt zbardhjes së aferës së përgjimeve, që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe politizimin e institucioneve. Gjermania është thellësisht e shqetësuar për krizën politike që po kalon vendi dhe aksionin në Kumanovë, ka thënë Ernst Reichelt duke shpresuar se zhvillimet e fundit nuk do të tensionojnë mardhëniet ndëretnike, raporton DW.
“Jemi të inkurajuar që pamë se si qytetarët në Kumanovë, nga të gjitha bashkësitë etnike, u bënë bashkë gjatë incidentit”, ka thënë Rajhell.
Pozita dhe opozita duhet t'i ndajnë përgjegjësitë
Ai ka zhvilluar takime veçmas me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, liderin e opozitës maqedonase Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Popovski dhe zëvëndëskryeministrin për Eurointegrime, Fatmir Besimi. “Gjetja e një rruge për dalje nga kjo krizë e rëndë, kërkon që qeveria dhe opozita të tregojnë përgjegjësi por njëkohësisht edhe ta ndajnë përgjegjësinë.
Ndaj ne e kemi mirëpritur dhe e mbështesim takimin e katër liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni në praninë e BE-së dhe SHBA-së. Kjo është shpresa jonë e sinqertë, se ky format do të çojë në marrëveshje për të rivendosur besimin në institucionet e vendit dhe proceset demokratike”, u shpreh Reichelt.
Reichelt i inkurajoi bashkëbiseduesit në Shkup që të angazhohen në mënyrë më aktive në procesin e ndërmjetësimit të treshes së Parlamentit Europian. Ky angazhim sipas diplomatit gjerman, para së gjithash ka të bëjë me respektimin e standardeve europiane të sundimit të ligjit, transparencës dhe drejtësisë.
Si lider europian, Gjermania kërkon që qeveria e Shkupit të marrë në konsideratë në mënyrë konkrete dhe thelbësore, akuzat e shumta për abuzime serioze të qeverisë, që dalin nga bisedat e përgjuara telefonike. “Dorëheqjet e fundit të ministrave të qeverisë dhe të Drejtorit të Sigurimit mund të jenë hapat e parë të rëndësishëm për të filluar rikthimin e besimit të publikut dhe për t'i adresuar problemet më themelore të cilat janë bërë të dukshme. Që kjo të jetë e mundur, janë të nevojshme masa të tjera në të ardhmen”, shprehet Rajhell.
Ai pret një hetim të pavarur gjyqësor dhe të besueshëm për të gjitha akuzat që janë shpalosur në opinion e në veçanti akuzat që kanë të bëjnë me sjelljen korrupitive të qeverisë, ndikimin në gjyqësor si dhe integritetin e procesit zgjedhor. Të gjithë bashkëbiseduesve në Shkup, Reichelt, me theks të veçantë ia ka apostrofuar rëndësinë e ekzistimit të pavarësisë së mediave, pavarësi e cila do të ndihmonte që të gjitha proceset të zhvillohen në mënyrë transparente dhe të besueshme
Gjermania mbështet protestat paqësore dhe pa dhunë
Në funksion të paralajmërimit të protestave dhe kundër-protestave të opozitës dhe pozitës, për ditën e diel dhe të hënë (17.05/18.05), Reichelt thotë se Gjermania mbështet plotësisht të drejtën themelore demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, duke përsëritur thirrjen për të gjitha palët, që të përmbahen nga dhuna në këto protesta./DW

Publikohen emrat e 10 personave të vrarë në Kumanovë?

Publikohen emrat e 10 personave të vrarë në Kumanovë?

Autoritetet e Kosovës në Shkup kanë identifikuar personat e vrarë në Kumanovë. 


Përveç Nusret Kaloshit i cili është nga Shkupi, të gjithë tjerët thuhet janë nga Kosova. Sipas portalit Shqipmedia keta janë emrat e të vrarëve:
Xhafer Zimberi - 1972
Valon Kabashi - 1985
Turgaj Gashi - 1978
Arben Rexhaj - 1971
Samit Kastrioit - 1975
Hisen Rushiti - 1965
Fatlum Vishesella - 1983
Mirsad Ndrecaj - 1979
Beg Rizaj - 1977
Nusret Kaloshi -1975.

Kush janë Vojo Kushët në Kumanovë

Kumanova sot gdhiu në një panik të paparë. Të gjithë ne që ndodheshim në këtë qytet, mundëm nga afër të ‘’prekim’’ psikozën e një atmosfere lufte. Detonime të fuqishme, kalibra armësh nga më të ndryshmet.
Mbi qiell pati edhe helikopterë. Breshëria e të shtënave kishte prishur sidomos gjumin e fëmijëve. Ata nuk e kishin ditur se sërish dikush do t’ua prish gjumin.
Sërish, dikush do të kujdeset që pikërisht në këtë zonë, të banuar me njerëz të urtë e hallexhinjë, të sprovojë edhe njëherë durimin e tyre.
Kumanova sot u rizgjodh sërish për të eksperimentuar armatimin dhe municionet e blerë taze nga shteti, por nuk e kemi ende të qartë se kundër kujt sot luftoi shteti i Maqedonisë.
Banorët përreth shtëpive ku u zhvillua përleshja nuk kanë lidhje me atë se çka ka ndodhur. Askush nuk di të tregojë se kush janë njerëzit misterioz kundër të cilëve sot u shkrepën gjithë ato armë dhe u zhvillua gjithë ajo përleshje mbi dy orëshe.
Pse pikërisht sot Kumanova edhe njëherë u zgjodh të jetë ‘’fole qyqesh’’ dhe pse pikërisht kjo zonë e qetë u  piketua si një fushëbetejë absurde. Nuk e kemi të qartë se kush i solli ‘’vezët e qyqes’’ në këtë qytet, por një është e qartë se kushdo që të jenë ata, që sot iu futën kësaj aventure diletante, i kanë bërë një shërbim kolosal regjimit aktual, duke ia zgjatur jetën për aq sa atij do t’i duhet t’i realizojë edhe skenaret tjera. Të realizojë atë që paralajmëruam ditë më parë,:
1. T’i mbyllet goja opozitës maqedonase, që ajo të mos dominoj hapësirën publike me të vërtetën e saj për babëzitë e pushtetit
2. Që shqiptarët në vend se të kthjellen dhe të konsolidohen për një ristrukturim të ri politik, ata tash duhet të mbrohen nga sulmet për vepra e trilluara subverzive kundër shtetit
3. Opinioni publik maqedonas të homogjenizohet rreth idesë megalomane të Gruevskit për ruajtjen e Maqedonisë nga ‘’tradhtarët’’ maqedonas dhe ‘’bashkëpunëtorët’’ e tyre shqiptarë
Asnjë shqiptar në Kumanovë nuk ishte i rrezikuar nga askush që të ketë nevojë dikush prej anësh të vijë dhe t’i ‘’mbrojë’’ ata. Asnjë shqiptar në këtë qytet nuk pati nevojë që dikush të futet në shtëpinë aty afër dhe prej aty të zhvillojë njëfarë ‘’lufte heroike’’ ala Vojo Kushi kundër shtetit të Maqedonisë.
Kush deshi edhe njëherë këtë popullatë ta paraqesë kaq pa tru dhe kaq jointeligjente. Pse ka nevojë që tash zëdhënsit policorë ta tregojnë versionin e tyre për këtë aksion misterioz, ndërkohë që asnjë burim tjetër jozyrtar nga ana e shqiptarëve, madje edhe nga ata që supozohet se sot luftuan me shtetin e Maqedonisë,  nuk po arrin të zbardh ndonjë detaj se çka në të vërtetë sot ndodhi në orët hershme të mënghjesit në Kumanovë.
Duke qenë viktimë vetëm të një vërtete që na servon shteti, shqiptarët, jo vetëm të Kumanovës, në mungesë të një truri politik shqiptar këtu, do të përdoren edhe gjatë kohë si pëluhurë toreadorësh për të mashtruar demin e harlisur, që pamëshirshëm shkel mbi fatet e qindra mijëra njerëzve.
Dikush, nesër, do të duhej ta paguaj tagrin e këtij mashtrimi.
Në Kumanovë sot pati shumë krisma, por ato nuk arritën të shurdhojnë vetëdijën e kësaj popullate e cila është e bindur se edhe këtë mëngjes maji dikush deshi ata t’i qeras  me një omlet ‘’vezë qyqesh’’.

Katastrofa shqiptare në Maqedoni




Çfarë po ndodh në Maqedoni është rezultat edhe i mosdijes dhe indiferencës sonë këtu në Shqipëri. Të paktë janë ata shqiptarë këtu, që kanë ndonjë ide të qartë se ku shtrihen territoret e banuara nga shqiptarët në atë shtet. Shumica kanë ndonjë ide të vagullt të ushqyer nga hartat qesharake shqiptaro- mëdha që i referohen gjendjes së popullsisë dhe territoreve në fillim të shekullit të kaluar.
Por ndërkohë ka kaluar një shekull dhe situata në atë që quhet sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë paraqet një regres të pandalshëm nga ana e shqiptarëve.
Asimilimi, shpërnguljet, “reformat” diskriminuese administrative, papunësia konstante, varfëria e imponuar dhe mërgimi si pasojë e varfërisë, i kanë tkurrur dhe vazhdojnë t’i tkurrin në mënyrë të pandalshme territoret dhe popullsinë shqiptare atje.
Në Tiranë askush nuk e thotë, por shqiptarët e Maqedonisë janë në zgrip të ekzistencës. Përfaqësuesit shqiptarë të Maqedonisë janë një grup i korruptuar që luan funksionin e kolaboracionistëve të cilët heshtin përballë kësaj gjendjeje.
Si paraqitet gjendja në territor? Ndryshe nga ç’thonë hartat me “autoktonë”, Manastiri dhe Ohri janë përfundimisht të humbur. Struga është në rënie katastrofale të popullsisë shqiptare. Midis Gostivarit dhe Dibrës, autoritetet maqedonase kanë krijuar me marifet një “pykë”, në formën e një njësie territoriale me “shumicë” maqedonase që është Mavrova, me territore të grabitura prej dy komunave shqiptare, me popullsi prej 8.000 banorësh, sa një e teta e Strugës (65.000) e me sipërfaqe sa trefishi i Dibrës.
Kërçova dhe Kumanova gjithashtu e kanë humbur shumicën shqiptare. Ato janë në prag të humbjes së identitetit shqiptar për shkak të lojërave me ndarjen e rajoneve të tëra shqiptare midis njësive territoriale fqinjë (ku shumicën e kanë maqedonasit) dhe bashkimin në këto njësi, të “bishtave” tokësorë me shumicë maqedonase. Si rrjedhojë e këtyre makinacioneve, gjuha shqipe nuk është në përdorim në administratën e këtyre komunave. Përfaqësuesit politikë shqiptarë vendas e kanë parë të gjithë këtë që ka ndodhur dhe e kanë miratuar në heshtje në këmbim të ndonjë posti për kushërinjtë e vet. Pak a shumë, njëlloj si kryetarët e tribuve indiane në Amerikë që shisnin kullotat e fisit tek kolonizatorët e bardhë në këmbim të ndonjë arke me lëng të zjarrtë (uiski).
Tetova dhe Gostivari gjithashtu janë qethur me kujdes nga territore të tëra të cilat u janë shpërndarë komunave fqinje me shumicë maqedonase, por duke pasur kujdes që raporti etnik në to, të mos ndryshojë dhe vetëm Tetova dhe Gostivari të mpaken territorialisht. Shkupi është enklavizuar duke u shndërruar në një lloj mini- Izraeli ku shqiptarët janë shtyrë dhe ngjeshur në një rrip Gaze të ngushtë, të varfëruar e të mjeruar, ndërsa kolonët maqedonas janë shtrirë në territore të reja, të gjera, moderne e plot hapësirë.
Zyrtarisht shqiptarët janë sot 25% e popullatës vendase, por e vërteta është se në censusin e vitit 2002, një pjesë e madhe e atyre që u regjistruan ishin emigrantë, ndërsa një pjesë e banorëve vendas, nuk u regjistruan kurrë. Askush nuk e di në të vërtetë sa është numri i shqiptarëve në atë vend.
Tirana zyrtare thjesht bën sehir dhe mirëpret cilindo udhëheqës politik që paraqitet si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë, pa e vrarë mendjen se këta udhëheqës janë të tillë vetëm sepse kanë marrë mbështetjen dhe miratimin e sunduesve maqedonas. Si të tillë, ata nuk kanë lidhje me aspiratat e vërteta kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni dhe shërbejnë vetëm si një lloj karameleje që u hidhet shqiptarëve të atjeshëm për t’u krijuar atyre iluzionin e ndarjes së pushtetit. Pushtet që në të vërtetë ata nuk e kanë.
Shqiptarët janë kësisoj të PAPËRFAQËSUAR politikisht. Ata kanë vetëm një kastë kolaboracionistësh të vegjël, të cilët thonë se përfaqësojnë shqiptarët dhe që ruajnë avantazhet e tyre financiare falë lëmoshave nga qeveria maqedonase që i paguan ata dhe grupin e njerëzve rreth tyre në formën e qehajait lokal që mban të nënshtruar skllevërit e provincës së prapambetur.
Edhe pse janë kontributorë me të paktën 25% të taksave në buxhetin e Maqedonisë, shqiptarët, për shkak të tradhtisë së “përfaqësuesve” të tyre politikë, përfitojnë shumë më pak investime në përqindje. Buxheti i arsimit në komunat me shumicë shqiptare këto vite, ka rënë me 80%, duke i ekspozuar banorët vendas ose me injorancën, ose me përqafimin masiv të së vetmes dritare për ndonjë formë dijeje që mbetet: fesë. Kjo e fundit, në variantin e islamizmit, mbështetet dhe inkurajohet masivisht nga qeveria vendase që synon t’i kthejë shqiptarët nga identiteti i tyre kombëtar, drejt një identiteti të ri, islamik, oriental dhe aziatik, i cili është shfaqur në këto anë shumë kohë pas mbërritjes së sllavëve, prandaj kështu nuk është i rrezikshëm për interesat maqedonase.
Marrëveshja e Ohrit me të cilën lajnë gojën autoritetet e Tiranës sa herë që takohen me homologët maqedonas është një dokument diskriminues, i cili edhe ashtu nuk po zbatohet. Ai synon thjesht rregullimin e marrëdhënies së përdorimit të gjuhës shqipe nga administrata nëpër komuna, në varësi të përqindjeve të popullsisë. Ai lë shtigje të hapura për lojërat me ndarje territoriale, me ndarje buxheti dhe me taktika të tjera diskriminuese, dëbuese dhe asimiluese të shqiptarëve. Duke qenë i tillë, ky dokument mund të quhet përfundimisht i dështuar.
Është koha që në këto kushte disfate dhe rrënimi katastrofik të interesave të shqiptarëve në Maqedoni, Tirana zyrtare të marrë rolin e mbrojtësit të këtyre interesave, sidomos në prag të ndryshimeve të mëdha politike në Maqedoni. Ekspertët shqiptarë duhet të nisin urgjentisht negociatat me opozitën maqedonase të Zoran Zaevit. Në këmbim të mbështetjes masive shqiptare me votë në zgjedhjet eventuale, ato duhet t’i propozojnë atij një dokument të ri të rregullimit të gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, ku ndoshta modeli federalist dy- etnik i Belgjikës mund të merret për shembull.
Me anë të këtij dokumenti të garanohet jo thjesht përdorimi sipërfaqësor i gjuhës dhe simboleve në komuna të ndryshme, por edhe të drejta të tjera të domosdoshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit shqiptar në rajone historikisht me shumicë shqiptare në Maqedoni, vetëmenaxhimi i taksave dhe i territorit, një ndarje e re territoriale e komunave dhe çlirim i mundësive për zhvillim ekonomik dhe punësim në territoret shqiptare të Maqedonisë.
Ndërkohë që kasta partiake shqiptare në Maqedoni ka dështuar, është e paaftë dhe e ka braktisur popullin e saj, mbetet detyrimi kushtetues i qeverisë së Republikës së Shqipërisë që ta ndërmarrë këtë rol përbashkues, duke qenë gjithë kohës e qartë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e një vendi të huaj. Bëhet fjalë për një mision shpëtimi për një komunitet të gjerë njerëzish që ndajnë një gjuhë dhe kombësi me ne, dhe që sot janë në rrezik.

Shqipëria kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës

.bushatiiiiii 11

Duke folur në ministerialin e NATO-s, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës. Ai gjithashtu ftoi palët që gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme të lihen mënjanë. Sipas Bushatit, cdo përshkallëzim i situatës, nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë

Kërkohet sërish dorëheqja e Gruevskit


“S’ka drejtësi, s’ka paqe”, “dorëheqje”, ishin parullat e protestuesve nëpër rrugët e Shkupit, të cilët edhe sot kërkuan dorëheqjen e Nikola Gruevskit.

protesta
Duke brohoritur “S’ka drejtësi, s’ka paqe”, “dorëheqje”, qindra protestues nga lëvizja Protestoj edhe sot kanë dalë në rrugët e Shkupit dhe kanë kërkuar dorëheqje të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Mediat në Maqedoni raportojnë se protestuesit sërish ishin mbledhur sonte në mbrëmje dhe kanë dashur të shkojnë para ndërtesës së qeverisë ku policia nuk iu lejoi që të grumbullohen aty, prej ku shkuan pastaj tek ndërtesa e Kuvendit.
Në mesin e qytetarëve ishin prezentë edhe përfaqësues të plenumit të shkollave të mesme.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev: Qeveria shkatërruese e bashkëjetesës

Zoran Zaev_26_1
Lideri i opozitës, Zoran Zaev sot ka publikuar bombën e 32-të më dëshmi të shumta që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend. Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve. Si protagonistë e fyerjeve të rënda sërish paraqiten, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Kotevski, e të tjerë përfshirë edhe kryeministrin Gruevski.

Ali Ahmeti në ‘Rruga drejt...’ flet për Kumanovën

Ali Ahmeti_Rruga
‘Na 
‘Na ndihmo që të dalim të gjallë prej këtu sepse kemi gabuar dhe më kurrë s’do ta bëjmë këtë gabim’. Me këtë kërkesë grupi i armatosur iu kishin drejtuar liderit të BDI-së Ali Ahmetit, të shtunë kur po zhvilloheshin luftime në lagjen e trimave në Kumanovë. Ahmeti, në Rruga Drejt, tha mbrëmë se grupi i armatosur kishin kërkuar një korridor për tu larguar nga vendi i luftimeve. Por, Ahmeti thotë se nuk kishte mundur të merr një përgjegjësi të tillë nga frika se dikush do të mund ti kishte vrarë. Pas një kohe, siç shpjegon Ahmeti kishin qenë vetë pjesëtarët e grupit të armatosur ata që kishin kërkuar të dorëzohen, që të mos digjen të gjallë në flakët e luftimeve që u zhvilluan në lagjen e trimave në Kumanovë për dy ditë radhazi.
img
“Unë asnjëherë nuk kërkova që ata të dorëzohen. Ata vetë e paraqitën opsionin e dorëzimit dhe pasi ja kam propozu organeve, ekipi që unë e dërgova, pas dy orësh më ka thirr Nikolla Gruevski. Më tha çka mendon për gjendjen, thash unë njerëzit i dërgova propozimin projektin e dorëzova, tha ajo a mund të bëhet. Thash sigurisht se mund edhe të bëhet sepse nuk është mirë as për shtetin as për banorët dhe kështu duhet të marrë fund kjo përleshje”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti thotë se para përleshjeve në Kumanovë, gjegjësisht pas sulmit në Goshincë kishte dërguar Sadulla Durakun që të bind komandant Sokolin të heqin dorë nga veprime të këtilla, por i njëjti kishte mohuar çdo përfshirje eventuale në atë sulm. Ahmeti tha se ai kishte qenë kundër një konflikti të armatosur pasi vlerëson se kjo shkon në dëm të shqiptarëve.
“Kam qenë njeriu që kam shpjeguar që nuk është në interes të shqiptarëve ndarja e Maqedonisë, nuk është në interes të shqiptarëve në tërësi çdo veprimtari që ushtrohet dhunë apo përdoret arma. Në këtë rast ne jemi të dëmtuar si shqiptarë në tërësi, edhe Kosova edhe Shqipëria, sepse mund të keqpërdoret nga dashakeqas të shqiptarëve se ja shqiptarët janë ata që e destabilizojnë vendin. Dhe unë po e them këtu përpara jush dhe u them gjithë shqiptarëve se nuk është në interes të gjithë shqiptarëve as ndarja e Maqedonisë, sepse nuk ke si e ndan, nuk ke vija demarkacioni”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
I pyetur për protestën e 17 majit të thirr nga opozita, Ahmeti tha se BDI nuk do t’i mbështeste në rast se përdoret dhunë. Në të kundërtën, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ftoi që lirshëm të dalin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore të gjithë ata që kanë pakënaqësi.
“E drejtë e çdo subjekti është që të protestojë, paqësisht, pa ushtrim dhune le ti shprehe kërkesat e veta. Në atë moment që ushtrohet dhunë nuk kanë përkrahje të bashkimit Demokratik për Integrim. Të gjithë le të dalin në protesta le të shprehin pakënaqësitë e tyre, pa përdorur dhunë”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Duke folur për Sulejman Osmanin, personi i cili kishte arritur ti arratisej policisë, Ahmeti ngre dyshime madje se si është e mundur që me pranga në duar tu ikë policëve. Ahmeti tha se personi në fjalë, në vitin 2001 ka qenë i arrestuar nga UÇK si person i dyshimtë.

Policia heton arratisjen e Sulejman Osmanit

Policia
Policia edhe më tej heton se si iu ka ikur njëri prej të arrestuarve në aksionin policor në Kumanovë. Sipas MBP-së, po vërtetohen rrethanat për ngjarjen që ndodhi këto ditë në afërsi të fshatit Brezë, kur njëri prej të arrestuarve nga grupi i Kumanovës në vendin e ngjarjes ka treguar ku është fshehur armatimi i vjedhur në Gushincë, dhe ka ikur nëpër pyjet përreth.
“Edhe më tej po punohet në zbardhjen e të gjitha rrethanave. Pas zbardhjes së rrethanave do të ndërmerren masa përkatëse. Pasi tërësisht të konfirmohen të gjitha detajet, saktë do të tregohet përgjegjësia për ikjen”, thonë nga MPB-ja.
Lajmin që dje e publikoi Alsat-M nxiti interesim te mediumet vendore, por edhe ato rajonale. Lajmin e hapi vet personi që ka ikur, duke u prezantuar si Sulejman Osmani nga Breza. Në audio regjistrimin e bërë nga Xhezair Shaqiri si komandant Hoxha në territorin e Kosovës, ai publikisht tregon si është arratisur. Ndërkaq, i frikësuar nga rrahja dhe me pranga në duart, pasi ka treguar ku janë armët, ka filluar të ikë nëpër kodra. Nuk iu ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve se policia do të shtie, kështu që policia nuk ka shtënë drejt tij. Më pas, e kanë kërkuar nëpër pyllin përreth, por nuk kanë mundur ta gjejnë. Ai ka gjetur një mik i cili e ka liruar nga prangat dhe më pas ka ikur në Kosovë.
Siç njofton Makfax, autoritetet e Kosovës kanë identifikuar tashmë trupat e pajetë të personave që kishin luftuar në lagjen e trimave në Kumanovë. Bëhet fjalë për
Xhafer Zymberaj i lindur më 18.05.1972
Valon Kabashi i lindur 14.08.1985
Turgaj Gashi i lindur më 13.04.1978
Arben Rexhaj i lindur më 17.09.1971
Samit Kastrioti i lindur më 14.12.1975
Hisen Rushiti i lindur më 20.07.1965 dhe
Fatlum Vishesella i lindur më 16.08.1983
Ndërsa ditë më parë Ministria e Brendshme publikoi edhe emrat e tre personave tjerë të vrarë në këtë aksion, Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj dhe Nusret Kaloshi. Sipas MPB-së në aksionin policor në Kumanovë kanë mbetur të vrarë 10 pjesëtarë të grupit. Nga ana tjetër mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të policisë dhe 37 të tjerë u plagosën..



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...