Akademik Aleks Buda,lindi në Elbasan më 7 shtator 1911, i biri i Dhimitër Taq Budës.
I ati ishte farmacist, delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit , n'atë të Elbasanit dhe deputet në dy legjistlatura në Kuvendin Kombëtar. Një ndër financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit.
Mësimet e para Aleks Buda i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes. Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Lecce të Italisë. Më 1920 bashkë me dy vëllezërit e tij shkon me studime në Austri. Atje plotësoi filloren dhe kreu më 1929 gjimnazin në Salzburg.
Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vienës, në Institutin Ballkanistik (1930 - 1935) ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Patsch, Reiniger dhe Norbert Jokl. Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie.
Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri. Punoi së pari, si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës (që nga shtatori 1939), ndërsa më 1940 transferohet në Liceun e Korçës. Në fund të viti 1941 shkoi në Itali në Universitetin e Padovës pranë profesorit të njohur Karlo Taljavini për t’u kualifikuar në fushën e gjuhësisë së përgjithshme ballkanike dhe të shqipes, por pas një viti kthehet në atdhe, për shkak të luftës.
U lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit ANÇl të qarkut të Elbasanit. Menjëherë pas Çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare (1945-1946), por shpejt (1946) u bë një nga organizatorët e Institutit të Shkencave, ku punoi si përgjegjës i seksionit të historisë, sociologjisë dhe ekonomisë.
Aty ndihmoi në krijimin e sektorëve të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të historisë së Mesjetës dhe të artit mesjetar, të historisë së kohës së re, të etnografisë etj. Së bashku me kolegët e sektorit të tij, bënë të mundur publikimin e studimeve e arritjeve në fushën e arkeologjisë e të etnografisë, që u ekspozuan në Muzeun arkeologjik-etnografik të përuruar më 1947.
Fitoi përvojë si pedagog i historisë që në fillimet e Institutit pedagogjik dyvjeçar (1946); më 1955 u bë një nga organizatorët dhe studiuesit më me përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957,
Aleks Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë universitet. Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për A. Budën: U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, pasi u rizgjodh dy herë.
Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë më 7 korrik 1993.
Vepra
Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për etnogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike.
Buda ka shkruar edhe hyrjen 18-faqesh të botimit të veprës së Marin Barletit, "Rrethimi i Shkodrës", e cila u përthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1962. Aleks Buda është bashkëautor i Vëllimit të dytë të "Historia e Shqipërisë", botuar në vitin 1965. Në hartimin e Fjalorit enciklopedik shqiptar (1985), e para vepër enciklopedike shqiptare, ai dha ndihmesë të çmuar në konceptimin e udhëheqjen shkencore, ashtu edhe si kryeredaktor.
Nderime
Ka marrë një varg me tituj dhe dekorata: Mësues i Popullit, “Çmimin e Republikës të shkallës së parë”, “Urdhrin e Lirisë” të kl. I, etj., ndërsa Presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar atë me “Medaljen e madhe të artë” (1990), medalja më e lartë që jep Austria për shtetasit e huaj. Këshilli i qarkut të Elbasanit e ka nderuar pas vdekjes (2002) me titullin “Qytetar Nderi”.
Burime
^ Haxhimihali Dh., Në nderim të Akademikut Aleks Buda - Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, "Mësuesi", Botim i përdyjavshëm i MASH nr. 8 (2554) - tetor 2010.
*****
Aleks Buda ishte adhurues i Tolstoit
Shkruar nga: Albert ZHOLI
INTERVISTA/ Flet e bija Tatjana Aleks Buda- Haxhimihali
Babai ishte zgjedhur në kryesinë e Shoqatës botërore të historianëve
Aleks Buda lindi në Elbasan (Shqipëri) në vitin 1911 dhe vdiq në Tiranë në 1993. Është shkolluar në Itali dhe Austri. Krijoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe njëkohësisht u zgjodh kryetari i parë i saj në 1972.Pasi kryen studimet e mesme dhe të larta në Vienë për letërsi, ai fiton titullin profesor dhe bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe kryetar i saj që nga krijimi e deri në fund të jetës së tij. Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për entrogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike. Buda ka shkruar edhe hyrjen 18-faqesh të botimit të veprës së Marin Barletit, "Rrethimi i Shkodrës", e cila u përthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1967. Aleks Buda eshte bashkautor i Vellimit te dyte te "Historia e Shqiperise",botuar ne vitin 1965. Por për jetën e panjohur të tij le të flasë vajza e tij Tatjana që tashmë po kujdeset për gjithë veprën e tij. Askush përveç asaj nuk i di anët apo veprat e panjohura të Aleks Budës, shkenëtarit që ngriti në këmbë Akademinë Shqiptare të Shkencave, poliglotit që habiti Minsitrin e Jashtëm gjerman Shtraus.
Si ka qenë babai juaj?
Im atë ka qenë njeri i gjerë, tolerant, siç thonë kolegët dhe njerëzit që kanë bashkëpunuar me të. Ai zemërimin nuk e njihte. Edhe në familje i tillë ishte. Kështu ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes Buda. Dhe sot që jam nënë me fëmijë dhe gjyshe e mendoj dhe them se cili ishte ai faktor që i ka bërë këta njerëz të tillë? Që arrinin të ngjallnin respekt pa qenë autoritarë. Ishte Austria ku u shkolluan, apo traditat intelektuale e patriotike familjare? Secila më vete, ndoshta dhe të dyja bashkë kanë krijuar njerëz të brumosur nga humanizmi e respekti për njeriun. Ashtu si edhe të tjerë miq e shokë të tij Çabej, Poradeci, Luarasi. Të gjithë ishstudentë të Austrisë dhe trashëgues traditash atdhetare në dhjetvjeçarët e parë të shekullit të kaluar.
Ju keni qenë bashkëpunëtore në mendime
dhe në ide me atin tuaj?
Në të vërtetë unë nuk kam studiuar për histori, po për gjuhë letërsi. Dhe sa ka qenë gjallë im atë nuk kemi bashkëpunuar, sepse kam qenë e angazhuar në drejtime të tjera. Por pas vdekjes së tij, duke parë se disa nga punimet e tij vërtet me vlerë kishin mbetur pa botuar iu vura punës për botimin e veprës së plotë të Aleks Budës. Natyrisht jam konsultuar edhe me historianë për të qenë sa më e saktë, kam përkthyer materiale që janë shkruar drejt për drejt në gjermanishte për shembull, duke u përpjekur për të bërë një punë të kujdesshme ezauruese qoftë përsa i përket anës sasiore dhe cilësore të materialeve. Sipas specialistëve është cilësuar një punë me vlerë. Mbi bazën e këtyre vëllimeve që u botuan me sukses edhe dy ekzistueseve të botuara më parë unë, së bashku me dy profesorë të Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, përgatitëm veprën e zgjedhur të Aleks Budës, një vepër voluminoze që u prit me interes (2006). Që të vazhdoj më tej për t’iu përgjigjur pyetjes suaj duhet të them se e kam dëgjuar dhe çmuar fjalën e tim eti, sepse ai kishte një mënyrë të foluri që të tërhiqte, plot mendim e zgjuarsi me sentenca, referenca, krahasime, epitete të goditura, sa shpesh të dukej sikur lexoje pjesë nga një libër i dashur. Ai për mua ka qenë mentor. Të kisha qenë me këtë pjekuri dhe eksperiencë që kam sot, atëherë, ndoshta mund të isha bërë bashkëpunëtore e përshtatshme për të. Por në kohët kur isha e re, vështirësitë për të rritur fëmijët dhe për t’ua plotësuar kërkesat nuk ishin të pakta për një nënë të ndërgjegjshme.
A ju ka folur babai juaj për takimet jashtë shtetit dhe ç’mbani mend në lidhje me këtë temë?
Me referatet, ligjeratat e tij në forume të ndryshme shkencore kombëtare e ndërkombëtare Aleks Buda ishte bërë i njohur brenda dhe jashtë vendit. Fakti që ishte zgjedhur në kryesinë e Shoqatës botërore të historianëve, nënkryetar i AIESEE, anëtar i jashtëm i Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore me qendër në Munhen etj., tregon se e ka qenë i vlerësuar edhe në rrethet shkencore ndërkombëtare. Dhe të mos harrojmë që vinte nga një vend ultrakomunist...Në radhë të parë ai ishte një specialist i zoti në fushën e historisë. Gjë që ia kanë vënë në dukje edhe shumë kolegë të huaj. Jo vetëm me referatet, por edhe gjatë seancave të diskutimit në seksionet e historisë që janë zhvilluar gjatë mbajtjes së kongreseve ndërkombëtare (në Sofje, Bukuresht, Vjenë, Beograd, Bon, Ankara etj.) ai “shkëlqente me fjalën e tij plot erudicion të bazuar në një njohje të mirë të faktit historik dhe të historisë së vendit të vet, asaj evropiane dhe botërore”.
Im atë më ka treguar se në një takim postkongres që u bë në Beograd, Presidenti i Akademisë së Bosnjës, që e kishim lënë për t’u takuar, s’gjente radhë për ta përshëndetur. Më në fund kur arritëm të takohemi më tha: “Zoti Buda, me ju duhet mbajtur protokolli!”. Kam parë me sytë e mi se si sillte në shtëpi skeda me fjalë nga më superlativet ku të huajt shprehnin mbresat nga një ligjëratë a fjalë e tij për historinë, historinë e Shqipërisë dhe njerëzit e saj të shquar. Një herë kam parë të tilla fjalë të shkruara gjermanisht në një pecetë buke që i kishte shkruar një profesor gjerman për Aleksin, i mrekulluar nga gjermanishtja e tij, oratoria dhe njohuritë e tij. Më vjen keq që s’është ruajtur.
P.sh. më kanë treguar se kur një profesor gjerman ka dhënë konkluzionet e seancës së seksionit të historisë ka thënë: S’kam ç’të shtoj më shumë pas asaj që tha profesor Buda, veç po them fjalët që Fausti i tha Ëernerit: Me kaq merr fund! (nga prof. Jorgo Bulo në kongresin e Ankarasë) etj. etj.
Kam dëgjuar që keni shkruar një libër me kujtime për babanë tuaj, apo po shkruani?
Si qëndron puna?
Është e vërtetë që kam shkruar një libër me kujtime me mbresa të tim eti për periudhën e fëmijërisë, rinisë dhe jetës së tij deri në kohën e luftës edhe periudhën e luftës brenda. Ky është botuar disa vjet më parë duke marrë vlerësime nga kritika dhe lexues të shumtë, bashkëkohës, kolegë të tij brenda e jashtë vendit. Po pjesa më e rëndësishme e aktivitetit të tij si njeri dhe shkencëtar do të shpaloset në një libër të dytë që jam duke e shkruar. Pothuajse po e mbaroj. Është në atë linjë që u nënvizua tani së fundmi në kumtesat e përgatitura me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij. Natyrisht lënda është trajtuar jo në një plan të ngurtë kronologjik e të mirëfilltë shkencor, po me një tush letrar-artistik dhe origjinal që t’i qëndroja sa më afër personazhit, figurës së tim eti, që kam pasur qëllim për ta përshkruar. Natyrisht duke u përpjekur shumë që t’i shmangesh subjektivizmit që ndjek autorin në raste si ky, kur bëhet fjalë për një njeri shumë të afërt.
Ku jeni mbështetur për këtë libër?
Jam mbështetur në radhë të parë në kujtimet personale, por edhe në korrespondencën e panumërt të tim eti, kryesisht në letrat që i vinin nga jashtë. Kështu jam njohur me aktivitetin dhe marrëdhëniet e tij me profesorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit me njerëz të thjeshtë që kanë lënë të dokumentuar ndjenja mirënjohjeje për “profesorin e nderuar”, “profesorin që m’u bë baba i dytë” etj. Kam përshkruar mbresa të tij nga takimet me burra shteti si F. J. Shtraus që e shoqëroi në dy udhëtimet që ai bëri në Shqipëri etj. Nuk po zgjatem më sepse duhet t’i lë surpriza edhe lexuesit për të zbuluar.
Po korrespondenca e Aleks Budës
si është ruajtur?
Është ruajtur mirë në pjesën më të madhe. Po është krejtësisht e pasistemuar. Ai vetë nuk u mor me të sepse s’pati kohë. Deri në fund të jetës punoi me përkushtim për të ndjekur çdo hallkë të sistemit të Akademisë, siç doli edhe nga kumtesat e kolegëve në konferencën e organizuar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij. Ishte organizator dhe ndjekës konsekuent i realizimit me eficencë të disa konferencave albanologjike të zhvilluara në Shqipëri. Kanë thënë me këtë rast, se “nuk është rastësi që vatra e studimit të shkencave albanologjike u shpërngul nga jashtë në vendin tonë. Një meritë e padiskutueshme në këtë drejtim i përket padyshim prof. Aleks Budës”. Ai merrej edhe me kumtesat e punët e shumë kolegëve që i kërkonin ndihmë. Unë që e kam njohur tipin e tij e kam të qartë se përse korrespondenca e tij si dhe punë të tjera që do të dëshironte t’i rimerrte për t’i dhënë dimensionin e një monografie mbetën në dosje. Ai kishte mendimin se më mirë të kontribuonte për të përgatitur disa studiues që do të vlenin më shumë, sesa vetëm puna e tij. Kështu ishte mbrujtur Aleksi, adhurues i Tolstoit që në rininë e vet.
Pas korrespondencës një temë më vete do të ishte edhe biblioteka e tij personale, që sipas amanetit të Aleksit ia kam dhuruar Bibliotekës Kombëtare. Po për këtë nuk do të dëshëroja të zgjatesha...
Babai juaj ka qenë i vlerësuar
nga sistemi komunist?
Po ka qenë, po s’ka pasur trajtimin e funksionarëve të lartë të shtetit monist që rronin në Bllok, ndonëse ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave. Po e them jo vetëm unë, po kolegë të tij, siç doli edhe nga vlerësimet për veprën e Aleksit në konferencën e 100- vjetorit të lindjes, se ai, si “një personalitet i kulturës dhe shkencës shqiptare”, me përgatitjen shkencore të një niveli ndërkombëtar do të qe i vlerësuar kudo.
Si jeni ndjerë në aktivitetin e zhvilluar në Akademinë e Shkenave me rastin
e 100-vjetorit të lindjes së babait tuaj?
U ndjeva shumë mirë. Ishte një aktivitet dinjitoz ku dolën më së bukuri në pah puna dhe vlerat e babait tim. Dua të theksoj se në këtë aktivitet erdhën dhe studiues të huaj si gjerman apo austriak që dhanë vlerësimet e tyre.
Midis të tjerave u përurua dhe busti
i babait tuaj. Vlerësimet tuaja?
Ishte një punim i shkëlyqer. Dua të them se busti ishte bërë me profesionalizëm dhe me shumë dashuri. I jam mirënjohëse skulptorit që e realizoi.
Nga miqtë e babait kë do të veccoje?
Lasgush Poradecin. Edhe në dokuementarin e shfaqur me këtë rast dilte në pah dashuria dhe miqësia për të. Ata kishin marrë të njëjtën shkollë. E respektonin shumë njëri tjetrin.
*******
Agjencioni Floripress
http://floripress.blogspot.com/2013/08/aleks-buda-si-e-mbajne-mend-akademiket.html
Më 7 korrik të 20 viteve më parë, më 1993, do të ndahej nga jeta Aleks Buda. I njohur si arkitekt i projektit madhor që e futi studimin e historisë së Shqipërisë në një kuadër rreptësisht shkencor, ai konsiderohet si një gur i fortë themeli në albanologji. Dy dekada pas ikjes së tij, akademikët Muzafer Korkuti e Jorgo Bulo rrëfejnë për “Gazetën shqiptare” kujtimet e tyre për njeriun e madh dhe shkencëtarin e paharruar
Jorgo Bulo: Historian vizionar Aleks Buda është një korife i shkencës së re albanologjike, historian i Mesjetës Shqiptare, i Skënderbeut dhe i Rilindjes Kombëtare, i kulturës dhe i ideologjisë së saj, mendje dialektike, mjeshtër i analizave historike dhe i sintezave të mëdha, i stilit brilant të ekspresivitetit noljan, erudit dhe poliglot, personalitet poliedrik i kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përfaqësues dinjitoz i albanologjisë shqiptare në botën shkencore të jashtme, simbol i identitetit shkencor të kombit të rilindur.
Aleks Buda është arkitekt i projektit madhor që e futi studimin e historisë së Shqipërisë në një kuadër rreptësisht shkencor. Me rikonceptimin materialist të historisë mbi bazën e analizës së formacioneve sociale, e ktheu historinë nga një grumbull ngjarjesh në një rezultante historike të një procesi të determinuar nga faktorë të zhvillimeve politike, ekonomike e kulturore të brendshme e të jashtme. Me vizionin e një historiani që sheh thellë dhe larg, dominanten historike, rezultanten historike dhe perspektivën historike, Aleks Buda, me mendimin dhe veprën e tij, me ekipin e udhëhequr prej tij, e nxorën historiografinë shqiptare nga faza parashkencore në epokën e mendimit historiografik shkencor. I pajisur me të gjitha instrumentet e punës së historianit, me mprehtësinë, kulturën, njohjen e burimeve, të metodave, të gjuhëve klasike e moderne, Aleks Buda udhëhoqi një aksion të madh shkencor të studimeve ndërdisiplinore që mundësonte ndriçimin e proceseve kardinale historike, si atë të vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe të formimit të etnosit shqiptar, të gjuhës e të kulturës së tij, të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre dhe të njësisë etnike të këtij populli, shprehur në kulturën materiale dhe shpirtërore, të lindjes së shtetit të arbrit në shekullin XIV dhe të zhvillimit të formacioneve të reja shtetërore në rrjedhë të kohës, të rolit të shqiptarëve në historinë ballkanike, e të tjera. Në çdo vepër dhe aksion shkencor për historinë e shqiptarëve, të kulturës dhe qytetërimit të tyre, është mendja dhe kontributi i Aleks Budës. Ai krijoi shkollë në studimet shqiptare. Veç të tjerave, Aleks Buda është mentori i disa brezave studiuesish, të cilëve u dha gjithçka, duke marrë kënaqësinë e njeriut që vetëm fal. I falem kujtimit të tij.
Në distancën e 20 viteve të mungesës së prof. Aleks Budës, personalitetit të shquar e historianit me përmasa evropiane, figura e tij lartësohet edhe më shumë.
Veprimtaria gjysmëshekullore e akademikut Aleks Buda për albanologjinë u realizua e kushtëzuar nga gjendja e nevoja e kërkimeve për historinë, gjuhën, kulturën e shkencën shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Qysh në krye të herës prof. Buda me largpamësinë e vizionin e qartë ndjeu nevojën e studimeve ndërdisiplinore dhe punoi pa u lodhur për krijimin e bërthamave e të sektorëve shkencorë me specialistë për periudha e fusha të caktuara të historisë, të gjuhës, të arkeologjisë, të etnografisë e të traditës letrare e folklorike. Ai është themeluesi i sektorit të Mesjetës, ku u përgatit një plejadë e tërë studiuesish.
Historiani enciklopedist Aleks Buda konceptoi veprën kolektive "Historia e Shqipërisë" (Tiranë 1959, v.I), vepër tërësisht e re nga përmbajtja dhe gjerësia e trajtimit dhe kritereve shkencore të ndërtimit e të vështrimit të proceseve historike. Prof. Aleks Buda ishte dashuruar pas arkeologjisë e historisë antike dhe u bë mbështetës i fuqishëm i kërkimeve arkeologjike ilire dhe mesjetare, të cilat i konsideronte si burim themelor në ndriçimin e historisë e të kulturës ilire e asaj arbërore. Ai i përgjithësoi këto arritje duke i çuar më tej dhe argumentuar në një vështrim shumëplanësh vazhdimësinë iliro-arbërore të banorëve të lashtë të vendit tonë.
Për figurën humane të Aleks Budës ka shumë për të thënë, por unë po preferoj të citoj vlerësimin e kolegut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të tij Prof. Kristo Frashëri, i cili shkruan: "Profesor Aleks Buda edhe kur ishte i thjeshtë dhe ecte më këmbë, edhe kur u bë shef dhe vinte në zyrë me biçikletë, edhe kur u bë kryetar i Akademisë dhe udhëtonte me makinë, mbeti po ai: njeri i thjeshtë, i qeshur, i ngrohtë, i urtë me këdo. Dëgjonte me kujdes çdo njeri që vinte në zyrë dhe përpiqej me aq sa mundej të zgjidhte problemet jo të pakta që kishte ai që fliste me të. Ndoshta këto veti personale një ditë do të harrohen, por ato që do të mbeten të ngurosura në historinë tonë kulturore dhe shkencore janë kriteret metodologjike që ai kërkonte të zbatonin historianët shqiptarë, të zbatonin në çdo rast dhe për çdo temë. Këtë trashëgimi duhet ta ketë parasysh patjetër brezi i ri që angazhohet në studimet e shkencave shoqërore shqiptare".

Alex Buda (Albanian : Aleks Buda) (1910–1993) was a historian born to a family of Jewish origin in Elbasan, Ottoman Empire (modern day Albania). After completion of his education in Italy and Austria, he returned to Albania. Although his education was in literature, he made a career as a historian during the socialist period in Albania. He was a member and president of the Academy of Sciences of Albania .
Early life
Buda was born on 7 September 1910 in Elbasan, Ottoman Empire (modern day Albania), in a merchant family of Jewish origin.He went to elementary school at Lecce in Italy and completed secondary school in Salzburg, Austria, in 1930.
Professional career
Although his specialty was in literature, he made a career as a historian. He was also referred to as the founder of the Albanian post WWII historiography. Buda belonged to a group of most notable Albanian politician historians during the socialist period in Albania. Buda was a member and a president of the Academy of Sciences of Albania . In some sources he was referred to as personal confidant of Enver Hoxha.
He participated at the National Conference of Ethnographic Studies held in 1976 to commemorate 35th anniversary of the establishment of Party of Labour of Albania. Buda belonged to a group of historians and Marxist philosophers who attacked contemporary theories and trends outside Albania as capitalist and revisionist.
Contemporary historians point to Buda's work as a source for the Albanian position of the origin of Albanians. He was considered as the leading Albanian scholar of Illyrian history who belonged to group of historians who also pointed out that there is no trace of Illyrians between the 6th century (when they were mentioned in historical documents for the last time) and the 11th century (when Albanians were recorded in historical documents for the first time). Based on the hypothesis of Illyrian origin of Albanians, Buda emphasized that Albanians belong to the oldest inhabitants of Balkans and even Europe.
Buda belonged to a small group of intellectuals allowed by the Albanian communist regime to have access to foreign literature in order to use them to prepare new ideological and theoretical directives for the rest of their colleagues.