Faton Mehmeti ka lindur në Ferizaj me 12.09.1982. Ka mbaruar fakultetin e filologjisë, dega Letërsi dhe Gjuhë shqipe, dhe vazhdon masterin po në këtë drejtim.
Merret me shkrime të ndryshme: poezi, recensione, vështrime letrare si dhe shkrime (opinione) të ndryshme në gazetat ditore. Hobi ka futbollin, dhe i pëlqen të vizitojë dhe të njohi kultura dhe njerëz të huaj. Punon si mësimdhënës në shkollë fillore, dhe ligjëron lëndën gjuhë dhe letërsi shqipe
Kumanova
Ja mesyen qetniket
te shfarosin shqipetaret
me barut
me politike cdo dite
marrin jete shqiptari
si kancer
i pasherueshem
Kur ju erdhet ketu
Tungjatjeta shqipetari ju tha
ishim ketu denbabaden
ju qe nga karpatet
erdhet
mijera vjet pas nesh
Nuk trembet Ilirida
ne zemren e shqipetareve
ne Kumanoven epike
spo kerkojme asgje me shume
se te jetojme si njerez
juve qe ju mesuam qyteterimin
mosmirenjohes...!!!
Fle i qete ne perjetesi
( kushtuar Sali Cekaj )
Ndrydhur ne gji flamurin
bartur si hajmali nder brezash
Urtesuar me tradite malesori
pene e ruajtur me ngjyre gjaku
Kemba e trimit peshoi
mbi gurin e huaj qe ndau nje komb
Mbi nje qiparis
perjetesia fle e qete...!!!
Mallin nuk e shuan as shiu...
Qielli i ngrysur
me vrap struken ne skaje
brenda mureve
sikur zogjet nga debora
vec te perndjekurit
e dashurise
hapin zemrat
per te freskuar
dhimbjen
Sa e dukur dukeshe
mbi floket tua
edhe shiu gjente
ngrohtesi
dhimbje qe tretet nga permallimi
etje qe nuk shuhet
as me shi...!!!
Njeriu
Si ato qeliza
japin fruta dhe jane vete fruta
Nriu i lindur per te lindur
frutat me te mira t'i trashegoj
Te ruan brenda per brenda
frutin nga stuhite
Nje dite ajo do rritet
te gjitha ketu dhe asnje sdo mbetet...!!!
Poeti
Si nje gjeth
qe mbron bimen e vet
nga acari, ftohti
derisa fyte te merr
kombin e vet
e ruan
poeti
E godasin pa te drejte
Ai nuk hakmerret
perulesia...falja
ne gjeneat e tij
mbart sinonimin
te kthyerit faqen tjeter kur r godasin
e keqja mundet me te mire
Ky eshte poeti
neperkembur nga njerezimi
ani pse i sherben njerezimit
filatrop
ne kohe sketerr
poeti
ky shpirti i botes...!!!
Tiranes
Ecjet e gjata
te atyre rrugeve
te shtrihet mbi bar
si bohem i humbur
aty edhe muza perjetohet
me teper se shkruhet
Qytet qe nuk fle dot
te gjithe heshtin
une te flas me Henen
aty bylbyli kendon vec per mua
po edhe Elioti shkruan vec per mua
pikture e skalitur ne mendjen time
imazhi yt
rendet gjithe atyre rrugeve
Me ringjalle nga hic gje
i mbuluar nga merit e botes
me merr pa pyetur
te shtrenjten dashuri
vjedhese zemrash
Tirana ime
ime Tirane...!!!
Ndjenje shterp
Ndjellur me urrejte
inate, percarje
te ndare si ne qytetet mmesjetare
per trille nuk njohin
njeri tjetrin
Nuk i ndajne ajroplanet
as trenet
as kufiri me pasaporta
teknlogji castit
bote pa ndjesi
Degradim vlere
shthurrje etike
shtypet i dituri
lartesohet " i njofshmi "
T'i ngjitesh malit
dhjetera prap te terheqin
mosuksesin e vete
e perligjin duke fyer tjeret
Shterpesi brendash
lajka e flirte
si nje ere inateve
melodi pa fund
rruge qe pa shkelura
me pare...!!!
Pa ty spo mesohem...
Mesnate
cdo gje e qete
si lugat i trazuar
rrugeve te boshatisura
te kerkoj
ti askund nuk je
Jane vetem kujtimet
ne mendjen
qyteti ka ndryshuar plotesisht
njerez te rinj
femije dikur
sot u bene burra
Pothuaje nje bote
e tere na ndan
se paku te kishim varre
njeri ose tjetri
si pelegrin dashurie
me arome lule
te beja konak
Cdo eshte ndryshe
vec une mbeta
si dikur
pervec mallit qe u shtua
cdo gje si dikur
pa ty
spo mesohem dot...!!!
Asgje nuk mbeti
Pa meshire fare
perbindeshe krokodili
perbive te gjitha
si ste erdhi keq
te lesh dicka
ku ta shuaj kujtimin
Sikur te te ndiqte
nje ushtri pas
me vrap ike
thone se as
te kori yne
nuk u ndale
ta shuash etjen
per te fundit here
Egoizmi te beri
meskine
more cdo gje
qe kishim bashke
i gjalle e nuk jetoj
po vuaj nga asmtA
OKSIGJENI IM..!!!
Shko...
Mos u brengos
mbrama ste vij dot
mbrapa te ndjek
vec hija jote
pas pluhurit
fshihet nje histori
e perbaltur
pameshirshem
Mos u brengos
ashtu te pluherosur
do e mbaj ne gji ate kujtim
shko
askush ste ndjek mbrapa
asgje mos me le
merri te gjitha
edhe zemren time te roberuar
merre
asgje mos le mbrapa
shko...!!!
Unë ...ky robi yt...!!!
Më afroheshe cdo ditë
sic i afrohet xhalati viktimës
nise pushtimi
nga zemra
se e dije se
aty qëndron dobësia
ime
Kur zemren e pushtove
mendja mbeti si rrufeja
pa goditës
për ironi thoje se
e dua rrufen kur
nuk godet
Më vure prangat
e robërisë
me le pa ditët e rinisë
edhe pse burgun e urrej dot
ende xhelatin
vazhdoj ta dua....!!!
Në vendlindjen tënde
Këtyre rrugëve të Dunavëve
rininë e kalove
me punë të krahut e plot me djersë
jetën e vështirë e sfidove
bashkë me lista që rriten
u bëre Nënë
Këto rrugë gjëra sa kaloja
si hije më vije pas
sikur më tregoje me nostalgji
lojërat si fëmijë që t'i bëje
Me ca vite mbi supë
28 vjet e ca muaj
13 vjet pa ty
13 vjet pa dëgjuar fjalën tënde
Në këtë kishë ku bëje lutje
në moshën tënde të rinisë
more bekimin e uratës tënde
mbi mua hodhe vyrtytin e urtësisë
Dhimbja e madhe është e heshtur
pak vargje nuk e tradhëtojnë mallin
mos më mba inat nësë loti më tradhëton
me zemrën e fëmijut më mungon Nënë…!!!
Malli i Shqiponjës
Mbi patkojt
e kalit të Gjergjit
500 vjet pa u ndal
u lartësua krenaria jote
Ismail Bej
si feniksi të ringrit
lartësove nderin e shqiptarit
tek dy ngjyra në sfond
Shqiponja po na prinë
e hidhëruar na shikon
gjysmën e trupit e humbi
në beteja me armiqtë tanë
Kaluan plot 100 vjet
Shqiponja prapë mbeti e zezë
qan e dënes për bashkim
e vetme s’mund të marr frymë
As ngjyra e kuqe
s’e deshiron kontrastin
Ajo ngjyrë të është vjetëruar
vetëm malli mbetet i ri
në ty një ditë do bashkohemi
me gjysmën tjetër të trupit
Në vëgime të kërkoj
Vitet shtohën në kalendar
ndërsa malli në zemrën time
me zili bëjnë garën
cila bën numëra më shumë
E ndal kohën në një cast
në vëgime të mendoj
sikur krahët ke hapur përsëri
në atë përqafim të shtrëngoj
Lehtas më flisja me nostalgji
skofiare kishe mbet si dikur
gjysmën e portokallit e kishe ruajtur
se zemrat moti i kishim falur
Sdua të pranoj realitetin
se pranë meje më nuk je
bashkë me shiun do vij një ditë
në krahërorin e lagur të të mbaj në gji
Do e gris kalendarin
vetëm dy data do mbesin aty
aty jam tretur në vetmi
derisa të të takohemi përsëri
Përzgjodhi :Flori Bruqi