2015-05-10

Joe DioGuardi : Asgjë nuk do të arrihet në Ballkanin Perëndimor pa përfshirjen e fortë të Shteteve të Bashkuara.

Xhozef DioGuardi apo Joseph J.DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940, është politikan amerikan me origjinë arbëresh-shqiptare nga Italia (Katundi, Kampanja ).DioGuardi është kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës.

Joseph DioGuardi.jpg

Sipas DioGuardit ai vjen nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut të cilët kishin ndihmuar Mbretërinë e Napolit më 1461.



Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan.U ri-zgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989.

Ne 1986 sëbashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t'i dhëne Medaljen e Nderit heronjve ushtarake zezake të Luftës së Parë dhe të Dyte Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye raciale.

DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Pasi la Kongresin në 1989 ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Si president i Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në Maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi..

Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, ky i fundit i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjate luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë me origjinë hebraikë) dhe DioGuardi i dërguan dokumentet në Izrael, ku u certifikua vërtetesa e tyre.

Dhjetëra shqiptare kanë marrë titullin Righteous Among the Nations nga shteti izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Një film dokumentar për shqiptaret që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman. Në gusht 1990 DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBA në Kosovë.

Në Qershor 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkese të Kongresmenit Dana Rohrabacher në Gusht 1998 ai udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë.


*******
Ish-kongresmeni Joseph DioGuardi mendon se Maqedonia do të zhbëhet si shtet nëse nuk u jep pushtetin e duhur shqiptarëve.
“Nëse shqiptarët në Maqedoni nuk marrin më shumë pushtet politik Maqedonia nuk do të ekzistojë më si shtet”, ka thënë DioGuardi.
Ai ka deklaruar se nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni.
Ish-kongresisti amerikan me prejardhje shqiptare thotë se nuk planifikon ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt, pasi që, siç thotë ai, jeta e tij do të ishte në rrezik.
“Nuk ka siguri për mua më në Kosovë. Jeta ime do të ishte në rrezik. Edhe Millosheviqi më ka fajësuar mua që e kam dërguar në Hagë. A nuk mendoni se disa serbë apo disa shqiptarë të çmendur mund të marrin disa para dhe të bëjnë ndonjë çmenduri”, shprehet mes tjerash ai...

******
Asgjë nuk do të arrihet në Ballkanin Perëndimor pa përfshirjen e fortë të Shteteve të Bashkuara, thotë Joseph DioGuardi, presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane (AACL)
 Kush është shpëtimi i shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni?
“Historia e rajonit ka treguar që kjo është e vërtetë”, është shprehur ai, në fjalimin e tij më 29 prill 2015, para Komitetit të Kongresit të SHBA-së, për Punë të Jashtme, me temën ‘Progresi dhe sfidat në Balllkanin Perëndimor’

Ai shpreh shqetësimin se e ardhmja e integrimit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian është në rrezik.

Për Kosovën thotë, se për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe për shkak të refuzimit të Serbisë për ta njohur sovranitetin e Kosovës, Kosova është e pavarur vetëm në emër.

Kërkon nga Departamenti amerikan i Shtetit, që të marrë përgjegjësinë për përkrahjen që i ka dhënë Qeverisë Thaçi, e cila siç thotë ai ‘është shndërruar në një ndërmarrje haraçi’.

Kur është fjala për Maqedoninë, DioGuardi thotë se, 'realiteti kyç është se Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur ndërmjet maqedonasëve dhe shqiptarëve atë vit dhe parashtroi një numër ndryshimesh kushtetuese dhe ligjore të hartuara për të përmbysur një dekadë diskriminimi kundër shqiptarëve, ende nuk është zbatuar plotësisht'.

Më poshtë lexoni fjalimin e plotë të tij, për Kosovën dhe Maqedoninë

Politika e jashtme amerikane në Ballkan po dështon edhe një herë. Pa një zgjidhje të drejtë për marrëdhëniet mes kundërshtarësh, të cilat ende janë evidente ndërmjet Serbisë dhe Kosovës gjashtëmbëdhjetë vjet pasi sulmet ajrore të NATO-së kundër Serbisë i dhanë fund luftës, nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkan. E ardhmja e integrimit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian është në rrezik.

DioGuardi2-620x413

Kosova

Kanë kaluar dy vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Prishtinë-Beograd nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ky komision ka mbajtur një seancë dëgjimore në lidhje me këtë. Atëherë Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, e cila kishte ndërmjetësuar marrëveshjen dhe e kishte quajtur historike, priste që zbatimi i saj të ndodhte disa javë pas nënshkrimit që iu bë në datën 19 prill 2013. Në vend të kjo të ndodhte, pak nga marrëveshja 15-pikëshe është zbatuar. Çka është më e rëndësishmja, ndarja de facto e Kosovës veriore me Serbinë është ende e pazgjidhur, dhe Serbia ende nuk i ka shpërbërë strukturat e veta paralele atje.

Serbia ende është duke kërkuar të drejta që shkojnë përtej Planit të Ahtisaarit (formalisht të njohur si “Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”) – në bazë të të cilit Parlamenti i Kosovës e shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, dhe pranoi mbikëqyrjen
ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, i cili përqëndrohet kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Kosovë, përfaqësonte koncesionin maksimal nga shumica, e përbërë nga 92 përqind shqiptarë kosovarë, për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Ndërkohë, shumica shqiptare në Serbinë jugore në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc, nuk gëzon asnjë të drejtë të ngashme më ato që gëzon pakica serbe e Kosovës.

Për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe për shkak të refuzimit të Serbisë për ta njohur sovranitetin e Kosovës, Kosova është e pavarur vetëm në emër. Kosova ende nuk ka një ulëse në Kombet e Bashkuara ose në organet e tjera ndërkombëtare, çka gjithashtu do të thotë sa ka pasur pak investime të huaja. Ajo është gjithashtu i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që s’e ka mundësinë për të udhëtuar pa viza. Kjo ka çuar në papunësi masive, sidomos për të rinjtë (niveli është 60 përqind ose më shumë), shumë prej të cilëve janë me arsim të nivelit të lartë, por të papunë dhe pa një rrugë me një të ardhme në Kosovë. Për pasojë, që nga dhjetori disa mijëra janë larguar në mënyrë të paligjshme nga Kosova drejt Evropës Perëndimore. Shumë komentues kanë vënë në pah lehtësimin e kufizimeve kufitare nga Serbia në Hungari.
Image result for kush eshte dioguardi
Por arsyeja e vërtetë për ikjen është humbja e besimit tek Perëndimi, që siç ka thënë Këshilltarja për Çështje Ballkanike e AACL-së, Shirley Cloyes DioGuardi, në shkrimin e saj të dhjetorit 2014, te titulluar Confronting the Roots of Kosova’s Doënëarrd Spiral (Përballja me zanafillën e spirales që po e çon Kosovën poshtë) – që unë po e dorëzoj për t’u dokumentuar si pjesë e kësaj seance të Kongresit –, i cili ka lehtësuar kthimin në pushtet të elitës politike që “ka penguar lulëzimin dhe zhvillimin e Kosovës në dekadën e fundit." Me përfundimin e bllokadës gjashtëmujore pas zgjedhjeve të përgjithshme të Kosovës të 8 qershorit 2014, me shpërbërjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit si kryeministër dhe të Partisë së tij (PDK-së) në pushtet, humbja e shpresës në Kosovë është bërë tronditëse.

Elita politike shqiptare në Kosovë është bërë gjithnjë e më e pasur, ndërsa shumica e popullit shqiptar është bërë gjithnjë e më e varfër. Departamenti i Shtetit duhet të marrë përgjegjësinë për përkrahjen që i ka dhënë Qeverisë Thaçi, e cila është shndërruar në një ndërmarrje haraçi. Humbja e shpresës nga ana e shqiptarëve, që historikisht kanë qenë populli më pro-perëndimor, më pro-amerikan, në Evropë, është e lidhur gjithashtu me përfshirjen e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara në disa nga shembujt më flagrantë të korrupsionit që ka pllakosur Kosovën. (Një punonjës i BE-së, shtetas gjerman, është dënuar për vjedhjen e 4.3 milionë Euro nga Kosova.) Tani ka ardhur edhe koha që Administrata të pranojë rolin që ish-ambasadori i saj në Kosovë, Christopher Dell (2009-2012), ka luajtur duke shtyrë për arritjen e një marrëveshjeje me Korporatën Bechtel për të ndërtuar një autostradë 1 miliardëshe nga Kosova në Shqipëri (kostoja e së cilës u rrit në 2 miliardë dollarë, dhe që mund të ishte ndërtuar për shumë më pak para nga kontraktorët vendas), dhe pastaj duke marrë një pozicion pune të lartë me Bechtel-in në Afrikë kur mbaroi mandati i postit të tij në Kosovë. Ndërtimi dhe kostoja e saj e tepruar ndodhi kur Kosova ishte (dhe ende është) një vend që s’mundet të krijojë vende pune dhe stabilitet politik. Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të hetohet nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Image result for kush eshte dioguardi
Maqedonia

Në Maqedoni, përkeqësimi i situatës politike dhe i marrëdhënieve ndërmjet grupeve etnike – në të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor ku asnjë etni e vetme nuk e ka shumicën – është bërë akute, megjithatë qeveria e SHBA-së dhe Bashkimi Evropian janë duke dështuar në zgjidhjen e kësaj krize në rritje e sipër. Siç ka thënë Erëan Fouere, ish-Përfaqësuesi Special i BE-së në Maqedoni gjatë viteve 2005-2011, në shkrimin e tij të datës 23 mars 2015, në Balkan Insight, të titulluar “Gruevski Must Resign and Make Ëay for Transition Process” (Gruevski duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për procesin e tranzicionit", që unë po e dorëzoj për t’u dokumentuar si pjesë e kësaj seance të Kongresit, “shkalla e korrupsionit të dyshuar dhe veprimeve kërcënuese nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij në pushtet VMRO-DPMNE, ka dalë në shesh falë zbulimeve tronditëse që janë vënë në dispozicion për publikun nga lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, në lidhje me operacionin e gjerë të përgjimit që ka drejtuar Gruevski. Në një tjetër artikull të muajit prill, 2015, Fouere doli në përfundimin se sot Maqedonia “është një vend i qeverisur nga frika dhe kërcënimi, me një parti në pushtet që ka një agjendë etno-nacionaliste dhe populiste që ka krijuar çarje të reja në një mjedis tashmë të brishtë,” më alarmuesja prej të cilave është rihapja e tensioneve të thella ndërmjet komunitetit etnik shqipëtar dhe atij maqedonas.
Image result for kush eshte dioguardi
Ndërkohë, Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partia shqiptare e të cilit është partnerja e vogël në koalicionin qeverisës, ka përdorur kartën nacionaliste kurdo që e gjen atë politikisht të përshtatshme dhe ka heshtur për skandalin e përgjimit, që me sa duket është rezultat i përfshirjes së parties së tij në korrupsion me partnerin e tyre të madh të koalicionit, VMRO-DPMNE, kryesuar nga kryeministri Gruevski, i cili tani akuzohet publikisht nga opozita maqedonase, Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë, për një agjendë politike dhe ekonomike kriminale masive, veçanërisht kundër popullsisë së madhe shqiptare në Maqedoni.

Kur është fjala për Maqedoninë, realiteti kyç është se Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur ndërmjet maqedonasëve dhe shqiptarëve atë vit dhe parashtroi një numër ndryshimesh kushtetuese dhe ligjore të hartuara për të përmbysur një dekadë diskriminimi kundër shqiptarëve, ende nuk është zbatuar plotësisht.

Frustrimi dhe dëshpërimi në rritje i popullsisë së madhe shqiptare në Maqedoni me qeverinë e korruptuar Gruevski, duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare bashkëpunëtore të udhëhequra nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, është një bombë figurative që mund të shpërthejë në çdo moment, sidomos në një ekonomi që prodhon vetëm vende pune në qeveri që shkojnë kryesisht te maqedonasit etnikë dhe pastaj vetëm për ata që votojnë për partneritetin e korruptuar Gruevski/Ahmeti, i cili është duke e skllavëruar të gjithë vendin politikisht dhe ekonomikisht. Strategjia e status quo-së së Departamentit të Shtetit ndaj Ballkanit, e cila tani mund të “përkthehet” si “paqe dhe stabilitet në Ballkan me çdo kusht,” është bërë një aspirinë, ose koktej i përditshëm, për popullin shqiptar për ta qetësuar dhimbjen e tyre për sot, ndërsa mbjell farën për shpërbërjen etnike të Ballkanit, e jo për integrimin evropian.
Xhozef DioGuardi
Konkluzioni

Në fund, asgjë nuk do të arrihet në Ballkanin Perëndimor pa përfshirjen e fortë të Shteteve të Bashkuara. Historia e rajonit ka treguar që kjo është e vërtetë. Lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e BE-së duhet të njohin pavarësinë e Kosovës dhe t’i japin fund izolimit të vendit duke ofruar mundësi ekonomike. Për sa i përket Maqedonisë, shqiptarët duhet të trajtohen si partner i barabartë në një Kushtetutë të re të këtij shteti që tani po dështon, ose duhet të përballemi me mundësinë e federalizimit, i cili do t’i lejonte popullit shqiptar të ketë kontroll administrativ, social dhe financiar mbi fatin e tyre si pjesë të një federate maqedonase të shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve etnikë. Maqedonia është tashmë një shtet aparteidi, në të cilin grupet e mëdha etnike jetojnë të ndara, por jo në mënyrë të barabartë, dhe kjo duhet të korrigjohet. Përndryshe, Maqedonia nuk do të mbijetojë si shtet sovran që mund të integrohet në Bashkimin Evropian.

*****





Joe DioGuardi: Prehja në varret e arbëreshëve dhe pranë Skënderbeut


Skender Karaçica

Ish kogresmeni dhe kryetari i LQSHA-së,Joe DioGuardi,gjatë takimit në Uashington me përfaqësuesit e Komitetit dhe Nënkomitetit për Politikë të Jashtme në të cilën u shpalosen çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan me theks të veçantë në pjesët e etnike të ndara padrejtësisht në Maqedoni,Mal të Zi,Lugina e Preshevës dhe Çamëri,ai bisedoi me veprimtarët shqiptaro-amerikan nga Çikago dhe pjesët tjera nga Amerika,për një varg çështjesh nga aktualiteti i lobimit të tij.

Po bëhen njëzetë e pesë vjet që arbëreshi me origjinë shqiptare po qëndron në ballë të kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,të ndryshimeve demokratike në Shqipëri si dhe zgjidhja e drejtë çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.

Në një takim të ngrohtë, Joe DioGuardi thotë për (INA) veprimtari nga Çikago Mahmut Skenderi, ritheksoi se për çështjen shqiptare dhe gjakun tim e kam amanet prej babait tim Joseph Sr. që të punoj sa të jem gjallë për vlerat e lirisë e të demokracisë për kombin shqiptar në tokën e vet që është pjesë e participimit të vlerave me popujt e bashkuar evropianë dhe me miqësi të përjetshme më SHBA.

Arbëreshi shpaloj edhe një të dhënë nga fusha e filmit, që do ti dedikohet figurës së kryetrimit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu për të cilin do të bëhet një film i metrazhit të gjatë me artistët më të njohur nga Holivudi dhe që do të akordohen 300 milionë dollarë. Me këtë film,thotë arbëreshi shqiptar Joe DioGuardi, do ti tregojmë botës dhe boshtit pansllavist se kush ishin dhe kush është sot kombi shqiptar në Ballkan,që i doli në mbrojtje për të shpëtuar lirinë,demokracinë dhe qytetërimin në Evropë nga Perandoria Osmane e Bosforit.

Unë e zgjodha rrugën e jetës time politike në shërbim të kombit tim shqiptar në tokën e vet etnike dhe të ndarë padrejtësisht në disa shtete sllave. Jeta politike për kauzën kombëtare nuk ka moshë,prandaj e kanë thanë për së koti disa qarqe që nuk duan ti kritikojmë në rrugën e shtetndertimit të Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen shqiptare etnike në ato hapësira. Unë do të punoj deri në frymën e fundit,e dikush le të kritikoj punën time,koha do të tregoj se kush sa është angazhuar për vlerën e madhe të lirisë së Kosovës dhe të vijave tjera të ndryshimeve pas rënies së sistemit totalitar të komunizmit në Shqipëri.

DioGuardi nuk harroj pa përmendur se me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ish kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk më bëri ftesë për kremtimin e kësaj dite të madhe, që edhe arbëreshët e mi larg atdheut i vuan gurët e pavarësisë për Shqipërinë e tyre, kështu u tha veprimtarëve shqiptarë pjesëmarrës në takimin politik në Uashington.

Momenti më prekës në këtë bisedë të DioGuardit, sipas Mahmut Skenderit, ishte atëherë kur arbëreshi në damarët e të cilit qarkullon gjaku shqiptar, foli për kohën e ndarjes nga jeta.

Kur të vdes nuk do të prehem në varrezat e Amerikës, por do të shkoj që të prehem në tokën e të parëve të mi arbëresh dhe varri im do të jetë pranë bustit të Skënderbeut në Kalabri.

Arbëreshet e Italisë janë simbol i identitetit evropian të kombit shqiptar, fliste me zërin e tij burrëror DioGuardi në një nga sallat e Kongresit Amerikan, ku përsëri në këtë kohë çështja shqiptare e (pa)zgjdhur!Shqiptarët kudo që ndodhën sot në Evropë, Amerikë dhe Australinë e largët i janë mirënjohës trashëgimisë artistike në shekuj me poetët Jeronim De Rada dhe Zef Serembe,që i kanë dhënë Evropës në kohën që jetuan e punuan atë se çka janë shqiptarët si komb i lashtë.



******
Image result for kush eshte dioguardi


GËZIM NË FAMILJEN DIOGUARDI, KARA PRET DJALË, JOE PRET TË BËHET GJYSH


Kara DioGuardi vajza e ish kongresmenit republikan mjaft i njohur, me prejardhje shqiptare
(Arbëreshë- nga Katundi Greci në Jug të Italisë) dhe njëhereshit presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph DioGuardi, lobistit të parë dhe të vetëm të çështjes shqiptare në SHBA, dhe burri i saj Mike McCuddy, sipas revistës prestigjoze amerikane People shumë shpejt:”do të kenë në gjirin e tyre fëmijën e parë, e cila do të jetë përmes një nëne surrogate gjatë javëve të ardhshme” kan theksuar burime të besueshme të revistës rozë.

Ish anëtarja e jurisë në shoun e famshëm “American Idol”, amerikanja me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, është e martuar me mësuesin e shndërruar në kontraktues Mike McCuddy, është e martuar në korrik 2009, por nuk kan pasur fëmijë deri tani. Andaj ky është një lajm i gëzueshëm për çiftin Kara Elizabeth Dioguardi, dhe bashkëshortin e saj Mike McCuddy, por edhe për babain e saj Joe DioGuardi i cili pret të bëhet bëhet gjyshë, njerkën e saj Shirly Cloyes DioGuardi dhe mbarë këtë familje.

Këtë gëzim të natyrshëm nuk e fshehë edhe vetë Kara DioGuardi, teksa ka deklaruar për shtypin amerikan se :“Ne mezi presin lindjen e shëndetshme dhe të gëzuar të djalit tonë Greyson James Carroll McCuddy”, ka thënë Kara DioGuardi për revistën People, e cila tash do të bëhet nënë në moshën 42-vjeçare,

Ish gjyqëtaria e “American Idol”, Kara DioGuardi ka deklaruar se” do të ketë fëmijën e saj të parë me burrin Mike McCuddy falë një zëvendësuesi gestational, ka konfirmuar revista People, duke shtuar se se çifti, i cili u martua në vitin 2009, kishte luftuar me çështjet e fertilitetit dhe procedurat IVF para se të përpiqej për një fëmijë nëpërmjet zëvendësimit gestational.

Martesa e Kara DioGuardit!

Nje dasme amerikane me tradita Arbereshe – Kara Dioguardi vajza e Joe DioGuardit, u martua me Mike McCuddy

Katër vjetë më parë u kurorëzua martesa e tyre kur burri i saj McCuddy, i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karat e diamante. Vlera e bizhuterites se saj sipas shtyit amerikan kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.

Ish anetarja e jurise ne shoun e famshem “American Idol”, amerikanja me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, pra është martuar më 7 Korrik 2009 me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.

“Ndjehem mire! Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energjidhenese. Isha shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje”, ka deklaruar Kara për këtë martesë.

Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit republikan amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan, kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato etj.

Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo “shume te bujshme”, per revisten amerikane tabloide “In Touch Weekly”, duke quajtur kete martese e cila është bërë katër vjet më parë si “martesen e saj jo te lajmeve te medha”.

Ajo më tej ka sqaruar se “Si u lidhen me njeri tjeterin?

Kara tregonë : Qelloi rastesisht, ne te dy ishim ne Meksike me pushime ne te njejtin hotel, dhe qelloi qe ne nje nga lokalet e hotelit te jemi vetem ne dhome. Bile ishte mengjes dhe une isha me pixhama. Ne patem disa qirinje te ndezur ne tavoline dhe nje vazo te vogel me lule te fresketa. Kur ai, me tha , Kara!” You know I love you !? – “A e dini se une u dua Ju !?”. Kaq ishte e gjitha dhe me pas ai me tha ” Kam nje pyetje per ju. Ku jane kepucet e mia ? Une i thashe pse duhet t’a di une se ku jane kepucet e tua. Ai perseri me pyeti mirepo “A e dine se ku jane kepuce tuaj !?. Ne rregull, mu pergjigje ai me plote dashuri, atehere edhe ju do te martoheni me mua? Une i thashe “Po! Okay !

Martesa

Bekimi i marteses ne ceremonine fetare u krye ne nje Kishe e Bashkuar Metodiste ne shtetin Maine, dhe u udhehoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai qe e konfirmoj martesen e ciftit Mike McCuddy me vajzen me origjine arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane te bardhe te nuserise. Nusja Kara DioGuardi, shkruante ato ditë revista tabloide “In Touch Weekly”, pati nje veshje nuserie te firmes se fustaneve te bardhe per dasma “Vera Wang”. Dhe nje fustan antik te tradites se arberesheve te Italise, trashegim nga gjyshja e saj.

Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se Kozences “ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia”.

Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.

Kara DioGuardi tha se ishte ajo qe pat kerkuar dasmen t’a benin ne shtetin federal Maine. Ajo e sqaroi këtë ngase i pelqente ky vend per te bere nje dasme te thjeshte ne menyre natyrale, ne menyre te bukur, ne menyre te qete, ne menyre qe te pranojne te gjithe shpenzimet e dasmes” pati thënë ajo. duke shtuar se “Ne dasme moren pjese rreth 50 dasmore, kryesishte njerezit me te afert te dy familjeve te nuses dhe dhendrrit.”
Image result for kush eshte dioguardi
Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Fati “i provuar” i Kara DioGuradi

E bija e kongresmenit me origjine shqiptare, Kara, ishte 12 vjece kur nje cerek shekulli me pare u ngjit ne skenen e salles luksoze te Grand Ballroom te hotel “Waldorf Astoria” ne Manhattan NY dhe kendoi ne Diten e Festes se Kolombit (Colombus Day). Kete here ajo mori cmimin “Honoree” (Nderi), qe u jepet nga fondacioni qytetareve te Kolombit. Duke shkruar per mbremjen e se shtunes, gazeta italiane “Oggi”, kujton ballon festuese te 1983-it, kur Kara e vogel, por guximtare, kendoi gjithe zjarr dhe beri qe aktorja e madhe me fame boterore, Sofia Loren qe ndodhej ne salle, te ngrihej ne kembe dhe te duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marre cmimin si kompozitorja me e mire e vitit ne muziken “Pop” eshte nga me te kerkuarat ne skenen e muzikes Pop ne SHBA dhe bote.

Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe boten. ”Taking chances”(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor. Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Aguilera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur “Art House Entertainment”, ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.
Image result for kush eshte dioguardi
Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t’i jape nje kthese te rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur brenda saj prej disa vitesh.

Gjate viteve te fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 kenge te cilat jane renditur ne vendet e para te klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.

“E nominuara per fitimin e cmimit Grammy, kengetarja, kompozitorja dhe autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte gjyqëtare deri ne edicionin e vitit 2010 perkrah panelit te “gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, pra deri ne edicionin e tete te spektaklit me te famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes “American Idol” . Tash ajo ka një shoun e vetë në Broadway – Chichago

Kush eshte Kara DioGuardi?

Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur me 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rrite ne nje krahine te Nju Jorkut, e cila thirret “Wilmot Woods” ne pjesen e lartme, te New Roshell-it . Pasi perfundoi studimet ne Duke University, u punesua ne sektorin e marketingut ne njeren prej revistave me te njohura te Nju Jorkut – Billboard Magazine. Kudo, ne biografine e saj shkruhet se Kara eshte Shqiptare (Albanian) (Arbereshe), duke qene e hijshme sepse eshte e bija e ish kongresmenit republikan te Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.

Kara Elizabeth DioGuardi, nuk eshte e para nga disa prej atyre yjeve te artit ose emrave te famshem ne Amerike, qe publikisht jane duke treguar rrenjet e tyre. Keshtu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shume tjere. Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej, aq sa i rritej fama ne Amerike, aq dhe filloje te publikoje rrenjet e saja Shqiptare si vajza e Presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro – Amerikane Joeseph J DioGuardit.
Image result for kush eshte dioguardi
Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq në vitin 2008 e quajtur Mary Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer Napolit, fshati i parë Arbereshë në Jugun e Italisë.

Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi cdo njeri nga ne e di se ajo eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet e parë dhe të vetëm dhe me te fuqishem te ceshtjes se shqiptarve ne Amerike.

Kara Elizabeth DioGuardi, e cila eshte duke korrur suksese te konsiderueshme ne Amerike, ka gjetur edhe kjo ne menyren e vet, ashtu si edhe artistet e tjere me rrenje ose gjak shqiptar ne Amerike, me famen e tyre dhe emrin qe kane bere, po kontribuon dhe lobon emrin Shqipetar, duke i treguar gjithe Amerikes, se kush jane dhe te kujt jane. Nderkohe ajo eshte pronare e nje kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon ne firmen Warner Brothers.

Kara DioGuardi ka sjelle edhe bestsellerin jetesor, mes emigranteve italiane dhe shqiptarve ne New York

Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit te parit lob shqiptare ne Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, eshte duke mbajtur nje turne me librin e saj te titulluar “Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol”. Nje liber biografike, ky, i shkruar vetem me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, qe fillojne prej nga femijeria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si nje artiste e njohur Amerikane.(Beqir Sina)

*****


Shirley Cloyes Dioguardi: Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa hapur dosjet





Ndryshe nga shumë vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar me të krimet e të kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet, emrat e aktet e kryera gjatë 45 vjetëve të komunizmit mbeten ende në hije. Këshilltarja për Çështje Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi thotë se pa një ballafaqim me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë dhe të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Zonja Dioguardi, ju keni ngritur kohët e fundit idenë e nevojës që Shqipëria të hapë dosjet e regjimit komunist. Përse pikërisht tani është i nevojshëm të zhvillohet ky proces?

Dioguardi: Për fat të keq problemi qëndron në faktin se regjimi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas komunizmit, nuk i hapi arkivat në atë kohë. Ai u vlerësua për kryerjen e tranzicionit përgjithësisht pa gjakderdhje, duke ditur që Shqipëria përjetoi një nga format më të tmerrshme të komunizmit që ka parë Evropa. Por procesi u shoqërua me mohimin e memories së të gjitha atyre që ndodhën. Në memorien e 5 mijë e 500 të vrarëve nga Enver Hoxha dhe regjimi i Ramiz Alisë që pasoi, dhe të paktën 100 mijë shqiptarëve që u burgosën, syrgjynosën në kampe internimi e pune të detyruar, dita e ballafaqimit me të vërtetën nuk ka ardhur. Jemi në vitin 2012 dhe asgjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Është një realitet i trishtueshëm, pasi ata që i mbijetuan këtij regjimi nuk kanë parë vënien në vend të drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Duke qenë se jemi në 2012 dhe ka kaluar kaq shumë kohë, a ka vend më për këtë proces, apo duhet të trajtohet si një temë që tashmë u takon historianëve?

Dioguardi: Aspak. Kemi një popullatë shumë të traumatizuar që nuk ka pasur rastin të shohë drejtësinë. Xhelatët ende ecin të lirë rrugëve, shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në qeveri. Mungesa e këtij procesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e funksionit të qeverisë.

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek argumenti lidhur me funksionimin e qeverisë. Vendi dhe qeveria kanë përpara një listë të gjatë përparësish që duhet të përmbushin për antarësim në Bashkimin Evropian. Nga ana pragmatike, sa me vend është hapja e një procesi të tillë që do të kërkojë kohë, fonde dhe energji të shumta institucionale?

Dioguardi: Unë i përmbahem idesë se një prej arsyeve përse Shqipëria nuk është në BE sot, është sepse nuk është ballafaquar me të kaluarën. Vende si Polonia, Rumania, janë në BE; këto vende kanë vite që përpiqen të ballafaqohen me të kaluarën. Nëse nuk kuptojmë të kaluarën e totalitarizmit, nuk mund të kuptojmë të ardhmen; nuk do të mund të ecim përpara. Për fat të keq, ajo që kemi vërejtur në Shqipëri janë dy parti: demokratët dhe socialistët, të cilët në një farë mase e kanë shfrytëzuar këtë histori në interesin e tyre, në të mirë të një elite të vogël politike, në një kohë kur vendi është mbërthyer nga korrupsioni dhe varfëria. Shqipëria nuk ka parë përparim. Nuk shoh rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, për këtë arsye vendosa që të dëgjoj rrëfimet e të mbijetuarve. Jemi në 2012 dhe vendi është në qorrsokak. Nuk shoh rrugë përpara pa hapur arkivat, pa parë kush vdiq, kush u burgos, të shohim kush vazhdon të ecë me mentalitetin e së kaluarës në nivelet e larta të qeverisjes, të ngremë një komision për të vërtetën dhe ripajtimin dhe të nxjerrim vrasësit dhe torturuesit para drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Pra ju parashikoni një proces që hedh dritë mbi ato që ndodhën, por gjithashtu vë para drejtësisë përmes proceseve gjyqësore, personat që kanë kryer krime.

Dioguardi: Deri diku po. Por vendimet duhet të merren brenda vendit. Në vitin 2011 unë mora vendimin që të flisja me të mbijetuarit dhe të bëja publike historitë e tyre. Unë besoj se duhet të dëgjojmë zërin e të mbijetuarve dhe të mendojmë se ç’mund të bëhet. Nuk u besoj zërave se ky proces do të sjellë një gjak-derdhje të re në Shqipëri. Duhet të hapim një proces ku ish-të persekutuarit të luajnë një rol dhe të krijojnë një plan, së pari me hapjen e arkivave të regjimit komunist. Është detyra jonë që t’i vendosim të drejtat e njeriut në qendër të çdo veprimi që ndërmarrim. Këtu përfshihet edhe hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky proces duhet të jetë pjesë e planit për antarësim në BE.
Image result for kush eshte dioguardi
Zëri i Amerikës: Ka pikëpyetje të shumta që shoqërojnë këtë proces. Nuk ka një garanci të mirëfilltë se dosjet janë të plota, gjë që hedh hije dyshimi mbi procesin. Shumë nga viktimat e persekutimit kanë vdekur, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmive të drejtpërdrejta. Procesi lë vend për pikëpyetje të shumta. Si i shikoni këto shqetësime?

Dioguardi: I kuptoj shqetësimet, por mendoj se duhet të fillojmë me ato që kemi: e dimë që ka viktima që i mbijetuan persekutimit dhe që janë në gjendje të rrëfejnë historinë e tyre. E dimë që ka arkiva që nuk janë bërë publike. Ajo që duhet të bëjmë është të hapim një proces të gjerë – të nxirren të gjitha dokumentat që ekzistojnë, ka arsye për të sjellë edhe ekspertë të të drejtave të njeriut. Nuk do të doja që procesi të dominohej nga të huaj, por ka përvojë të vlefshme nga njerëz që u përfshinë në këtë proces në Kamboxhia, në Ruandë. Nuk mendoj se shqetësimet që ekzistojnë janë shkak për ta braktisur këtë proces.
Image result for kush eshte dioguardi
Zëri i Amerikës: Si do të arrijë opinioni publik ta nxiste hapjen e këtij procesi?

Dioguardi: Ky proces do të vihej në lëvizje nëse në radhë të parë të mbijetuarit ndjehen të guximshëm sa duhet për të ngritur zërin.

Zëri i Amerikës: Ka shqetësim në masë në Shqipëri se procesi do të shfrytëzohet për përfitime politike, personale dhe për larje hesapesh. Shqipëria nuk ka qenë në këto vite shembull i mirë i vendosjes së drejtësisë mbi hakmarrjen dhe drejtësia mbetet një nga institucionet më të dobëta në vend.

Dioguardi: Nuk e diskutoj këtë fakt. Por një ndër arsyet përse nuk kemi shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet një institucion i brishtë është se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën. Procesi nuk duhet të drejtohet nga qeveria apo një parti e vetme politike, ka plot institucione që ofrojnë përvojë. E gjithë kjo varet nga vullneti politik, dhe nga dëshira për të bërë më shumë, duke u larguar nga praktika e margjinalizimit të atyre që vuajtën, ose e ngritjes së duarve duke thënë se s’mund të bëhet asgjë, apo me justifikimin se nuk ka shpresë dhe se procesi do të manipulohet për përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që Shqipëria të ecë përpara, pa u përballur me të kaluarën. Pikëpamja ime është se i gjithë ky episod i tmerrshëm i historisë së Shqipërisë nën Enver Hoxhën, është në fakt manipuluar nga dy partitë kryesore, ajo demokratike dhe ajo socialiste që nga fillimi i viteve ’90 dhe do të vazhdojë të manipulohet nëse nuk nxirret në dritë ku të dizinfektohet në arenën ndërkombëtare.


Përgatiti:Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...