Posts

Showing posts from 2022

Letërsia e vjetër e re e Rilindjës kombëtare shqiptare,si dhe ajo e Realizmit socialist gjatë diktaturës komuniste dhe ajo post diktaturës komuniste

Image
                         Shkruan Akademik Prof.dr.Flori Bruqi,PH.D Letërsia modern shqiptare  Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare eci në një rrugë mjaft të vështirë e komplekse.  Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist.  Veçoria tjetër, mbase më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial.  Kështu do të kemi: letërsi të zhvilluar brenda kufirit të shtetit shqiptar; të shqiptarëve në përbërje të ish Jugosllavisë, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe të shqiptarëve të diasporës.  Këto karakteristika ndikuan fuqishëm në rrjedhën e letërsisë shqiptare në përgjithësi, si dhe në fizionominë, strukturën artistike apo frymëzimin tematik të saj.  Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të

Haga dhe çlirimtarët e UÇK-së

Image
  Shkruan Flori Bruqi Dalëngadalë ftesat e Prokurorisë Speciale për “krimet” e luftës në Kosovës po e rrumbullakojnë “grishjen” dhe po arrijnë edhe tek krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njëkohësisht patën fatin të jenë edhe në krye të institucioneve më larta shtetërore të shtetit më të ri në Evropë. UÇK-ja dhe eprori politik i saj zori Hashim Thaçi si lider i saj më  eproret  tjerë  gjeneral Kadri Veselin, Prof.dr. Jakup Krasniqi , Prof.Rexhep Selimin , Pjetër Shalën , Salih Mustafë , Hysni Gucatin e gjeneralin famoz të Gllogjanit Nasim Haradinaj çdo luftëtar do dalin fitimtar dhe në këto beteja juridike të padrejta ndërkombëtare . Para kësaj Prokurorie u shfaqën (folën dhe heshtën) anëtarë të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, komandantë të zonave, kryeministri Haradinaj, e dje u bë e ditur botërisht edhe ftesa për kryeparlamentarin Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Këto ftesa dhe klima që po shkaktojnë ato, bëhen në një distancë

Regjistrimi i popullsisë dhe liderët shqiptarë si pjesë e komplotit antishqiptar!

Image
Enti Shtetëror për Statistika kumtoi lajmin e përbërjes së popullsisë nuk kanë të ndalur debatet lidhur me numrin real të popullsisë në ‘dërzhavën tonë ‘Severna Makedonija." Subjektet shqiptare të koalicionit qeveritar e kanë pranuar rezultatin si të pranueshëm dhe të justifikueshëm, ndërsa opozita shqiptare dhe ajo sllavo-maqedone e konsiderojnë si të manipuluar nga qeveria secila për llogari të saj. Në kampin qeveritar DUI duket e kënaqur me këtë rezultat duke paraqitur vetëm 29,5% si numër real i përbërjes së përgjithshme të popullsisë me diasporën dhe nuk e komenton rënien me 1% të numrit të rezidentëve në 24% që nga 2002! Rënia e numrit të rezidntëve nga ana e integristëve komentohet për shkak të emigrimit të të rinjëve drejt perëndimit por ama ky numër nuk është regjistruar në pjesën e diasporës ku sipas disa burimeve diaspora shqiptare përbën afro 350 mijë emigrantë gjë që nuk përputhet me numrin e Entit për Statistika i cili nuk i ka regjistruar këtë armatë të emigrantëve

Finlanda pro aplikimit në NATO, Medvedev paralajmëron Perëndimin për rrezikun e një luftë bërthamore

Image
OPinion nga  Flori Bruqi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se anëtarësimi i Finlandës në Aleancë do ta forconte këtë të fundit. “Nëse Finlanda vendosin që të aplikojnë, ata do të mirëpriten ngrohtë në NATO, dhe procesi i anëtarësimit do të ishte i lehtë dhe i shpejt”, tha ai, shkruan BBC Finlanda në anën tjetër ka deklaruar se do t’i bashkohet NATO-s pa vonesa, pavarësisht kërcënimit të Rusisë. Ndërkaq Stoltenberg shtoi se “Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e maturuar, një shtet i BE-së dhe një kontribuuese e sigurisë euro-atlantike”. Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia janë një hap larg anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar Perëndimin që mbështetja e tij ushtarake në rritje ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë një konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake, shkruan skynews. Dmitry Medvedev, ish-presidenti i cili tani është nënkryetar i Këshi

Milorad Dodik kërcënon të krijojë ushtrinë e Republika Serbe

Image
  Anëtari serb i presidencës së BeH Milorad Dodik kërcënoi përsëri sot se do të ndajë forcat e armatosura shtetërore dhe do të krijojë ushtrinë e Republikës Serbe, duke pretenduar se njësia ka të drejtën e saj sipas Marrëveshjes së Dejtonit. Në një ceremoni në Banja Lluka që shënonte përvjetorin e krijimit të paraushtarakëve serbë të Bosnjës në vitin 1992 nga zyrtarët e RS-së, Dodik sulmoi Përfaqësuesin e Lartë për BeH, Christian Schmidt dhe shtetet më të fuqishme perëndimore që mbështesin fuqimisht mandatin e tij. Ai pretendoi se raporti i Schmidt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mërkurën portretizoi në mënyrë të rreme situatën në BeH për shkak të pretendimeve se autoritetet e RS po ndërmerrnin veprime të paligjshme që çonin në përmbysjen e Dejtonit dhe minonin stabilitetin e BeH si shtet. Dodik tha se kjo është e pasaktë, gjegjësisht se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë “mbrojtës të Kushtetutës” dhe jo shkatërrues të Kushtetutës së Dejtonit. “Marrëveshja e Dejtonit parashik

Moratoriumi i Washingtonit ka pasur afat 1 vit, Vuçiq me akuza të pabaza se Kosova e shkeli atë

Image
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pasi Kosova edhe zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kreu i shtetit serb po thotë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit kur ka vendosur të aplikojë për anëtarësim, meqë një nga pikat e marrëveshjes ka qenë Moratoriumi një vjeçar për mos-aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare apo për të mos lobuar për njohje të reja, derisa në anën tjetër Serbia do të ndalte fushatën kundër Kosovës. Megjithatë, Marrëveshja e Washingtonit është nënshkruar në shtatorin e vitit 2020, dhe pika për moratoriumin ka pasur afatin kohor një vjet. Pavarësisht kësaj, Vuçiq po e përdor këtë si argument në kundërpërgjigjen e tij për vendimin e Kosovës për anëtarësim në KE. “Dua t’iu informoj se para pesë minutave Gërvalla ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Washingtonit, pasi ka shkelur për dhjetë vjet marrëveshjen e Bru

Edvin Kristaq Rama: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, na vjen keq për Serbinë

Image
  Gjatë intervistës së dhënë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për në Këshillin e Europës, duke shprehur hapur mbështetjen e tij. Përpara darkës së mbrëmshme presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat e tij që e shoqëronin se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësimin e Europës. Shqipëria ka një qëndrim në lidhje me këtë? Cila do të jetë vota e saj? “Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojm

Ish-kryeministri pROF.DR.Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm

Image
  Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës. Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Ai i ka incizuar me telefon deputetët teksa votonin kundër.

Shtëpia e shëndetit në Zveçan me tre flamuj: serb, rus dhe kinez

Image
  Në objektin e shtëpisë së shëndetit në Zhitkovc të komunës së Zveçanit në veri të Republikës së Kosovës, përveç flamurit serb e rus, shihet edhe flamuri i Republikës Popullore të Kinës. Në këtë objekt, është shkruar edhe emri i kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiq, raporton The Geopost, përcjell KosovaPress. Fotografitë janë bërë sot në veri të vendit, ku janë rritur tensionet veçmas që nga koha e agresionit rus në Ukrainë.

SHBA: Nënpresidentja Harris e infektuar me COVID-19

Image
Nënpresidentja Kamala Harris Ndajeni   Print Zyra e Nënpresidentes së Shteteve të Bashkuara njoftoi të martën se zonja Kamala Harris   u diagnostikua me COVID-19, të njëjtën ditë që administrata shpalosi planet për shtimin e qasjes ndaj ilaçit antiviral Plaxlovid për trajtimin e sëmundjes që shkakton virusi. Një javë përpara se nënpresidentja Harris të rezultonte pozitive për COVID-19, ajo mori pjesë në festimet e Pashkëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë me rreth 30,000 të ftuar, përfshi fëmijë. Shtëpia e Bardhë tha se që atëherë, ajo nuk kishte qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin Joe Biden apo Zonjën e Parë Jill Biden. “Kemi një sistem të rregullt testimi dhe nënpresidentja u testua këtë mëngjes, në përputhje me rregulloren. Ndërsa të tjerët, kushdo që do të jetë pranë presidentit, për të udhëtuar me të ose për takim në Zyrën Ovale, testohet po atë ditë”,  tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Zonja Harris u diagnostikua të njëjtën ditë që administrata njoftoi planet p