2022-12-26

84 për qind të popullatës botërore të vitit 2010, kur kishte 6.9 miliardë.


Nga Flori Bruqi


 Problemet më të shumta në Shqipëri social-politike dhe një nga trigger-ët e zakonshëm të përplasjeve është Ateizmi dhe pasuesit e tij. Ateizmi është mungesa e besimit ndaj Zotit. Sidoqoftë egziston Atheismi implicit (i nënkuptuar, i dobët), i cili i referohet mungesës së besimit deistik pa hedhje poshtë të Zotit në mënyrë të ndërgjegjshme si p.sh, që vërehet tek fëmijët që nuk e njohin Zotin, pra, pa vetëdije. Egziston Atheizmi explicit (i qartë, i fortë), që i referohet më shumë një përcaktimi të mosbesimit të ndërgjegjshëm ndaj Zotit, p.sh, tek njerëzit që e dijnë se ka Zot, por nuk e pranojnë. Ka plot korifej të Ateizmit që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Në kohët e vjetra, Ateizmi ka qenë në kulturat e Hinduizmi dhe të Budzmit, në filozofinë greke pre-sokratike, gjatë periudhës romake kuptimi ateist ndryshoi. Paganët romakë quanin ateistë të krishterët që nuk besonin në polideisëm, në rilindje europiane njihen Emanuel Kant (si agnosticist), dhe D. Hume që bazohej tek empirizmi dhe logjika e thjeshtë; nga fundi i viteve të shek 19 kishte plot filozofë ateistë që kundërshtonin Zotin si Ludwig Feuerbach, Arthur Schopenhauer, Max Stirner, Karl Marx, and Friedrich Nietzsche. Atheizmi si filozofi mbizotëroi tek filozofët materialistë Marksistë, përfshi Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin dhe Enver Hoxhën dhe Mao Ce Duni, të cilët e vunë në praktikë këtë filozofi....Pas rënies së murit të Berlinit, boshllëkut shpirtëror dhe zhgënjimit nga filozofia e rreme marksiste leniniste, u pa një vërshim i Islamit, i cili u përpoq të mbushte këtë boshllëk ateist. Sidoqoftë, zhvillimi i madh teknologjik e shkencor dhe lëvizjeve të tjera për liritë dhe të drejtat e njeriut nxori në krye lëvizje të shumta por në thelb ateiste, të cilat justifikonin veprimet jo normale të shoqërisë njerëzore. Sidoqoftë ateistët më të shumtë ishin nga rradhët e ish besimtarëve kryesisht mormonët, çifutët, protestantët dhe katolikët, të cilët u quajtën gjithashtu dhe ateistë dhe agnosticistë.
 
Në 2012, lëvizja `Gratë në Laicizëm` mbajtën një konferencë në Arlington, Virxhinia, me fokus gratë jo-fetare. Jennifer Mçreight, në gusht 2012 themeloi lëvizjen e njohur si Atheizëm plus në të cilën përfshiheshin lëvizjet feminist atheiste Në 2013 monumenti i parë ateist në pronën e qeverisë amerikane u inagurua në gjykatën e Floridës, Konteja Bradford ku ishin gdhendur fraza të Thomas Jefferson, Benjamin Frankli, Madalyn Murray O`HairAtheizmi i Ri i shekullit 21 sot, përfaqësohet nga filozofët Sam Harris, Daniel C. Dennett, Richard Dawkins, Victor J. Stenger, and Christopher Hitchens. Sipas Gallup, Treguesi Global i Religjiozitetit dhe Atheizimi i matur në vitin 2012 kishte rritje të madhe kryesisht në vendet ish komuniste (me përjashtim të Rumanisë, Armenisë dhe Maqedonisë): China (47%), Japan (31%), the Czech Republic (30%), France (29%), South Korea (15%), Germany (15%), Netherlands (14%), Austria (10%), Iceland (10%),  Australia (10%) and the Republic of ireland (10%).  Kurse 10 vendet më religjioze ishin: Ghana (96%), Nigeria (93%), Armenia (92%), Fiji (92%), Macedonia (90%), Romania (89%), Iraq (88%), Kenya (88%), Peru (86%), and Brazil (85%).(http://en.wikipedia.org/wiki/Atheism). Në një studim tjetër për të vlerësuar religjiozitetin e grupeve të ndryshme të popullatës nga American Association for Advancement of Science gjetën se ½ e shkencëtarëve (51%) besojnë në një fuqi të lartë, ose Zot; pra praktikisht 33 % besojnë tek Zoti, 18% besojnë në një shpirt universal ose fuqi të lartë. Kurse 49% nuk besojnë. Në Shqipëri sipas Censusist të 2011 ateistë llogariteshin 2.5% e banorëve, dhe 13.79% nuk preferojnë të përgjigjen, dhe besimtare pa cilësim (?!) 5.49%. Pra, në total 21% nuk janë besimtarë apo individë të ndonjë komuniteti të krishterë .
 
***
Dihet që Monodeizmi apo besimi tek një Zot e solli shoqërinë njerëzore drejt një zhvillimi të ngadaltë dhe plot sakrifica sidomos në përplasjet e mëdha Shkencë-Fe, derisa erdhëm në ditët e sotme, ditë në të cilat përparimet e mëdha shkencore e teknologjike po lehtësojnë jashtëzakonisht punën e popullsisë, përmirësojnë vazhdimisht jetesën, krijojnë vende punë, lejojnë lëvizjen e popullatës dhe eksportin e kapitaleve duke zhvilluar vendet e të gjithë botës drejt një Globalizmi dhe integrimi të përbashkët, duke e bërë botën ashtu sikundër thotë një shkencëtar, një fshat të madh ku informacioni është i menjëhershëm, lufta kundër sëmundjeve është në qendër të vëmendjes. Krahas përparimeve të mëdha vërehen dhe efektet negative, të cilat janë në drejtimet e mëposhtme, në të cilat po preket shoqëria njerëzore- Prishja e familjes nëpërmjet divorceve, bashkëjetesës.
- Rritja e numrit të beqarëve si pasojë e frikës ndaj martesës, e cila ka detyrimet ligjore e religjioze `derisa vdekja të na ndajë`.Ulja e lindjeve tek vendet ku gratë janë të arsimuara mirë. 
 - Shtimi i lindjeve tek gratë e paarsimuara si pasojë e ndikimit fetar kryesisht atij islam për të dominuar botën. 
- Migrimi brenda vendit dhe jashtë vendit i popullatës krijojnë anarki dhe çoroditje në drejtim të zbatimit të ligjit, por dhe të mos respektimit religjioz. 
 - Ekstremizmi fetar. Degjenerimi moral dhe etik, si p.sh., kërkesat aspak të drejta dhe normale të kontigjenteve LGBT, të cilat në justifikimin dhe kamuflimin e organizatave për liritë e të drejtat e njeriut, kërkojnë legalizimin e martesave të tyre që nuk janë aspak natyrale. 
 - Rritja e numrit të ateistëve dhe e organizmave që mbështeten dhe përkrahin mos besimin ndaj Zotit.
 
Një nga kulturat filozofike që vazhdon një përhapje të gjerë sot duke zëvendësuar në një formë metaforike paganizmin, por me të tëra anë negative të paganizmit sepse në këtë zhvillim të shoqërisë njerëzore si nga teknologjia e lartë ashtu dhe nga përparimi i arsimimit dhe i kulturës, njerëzit që e përfaqësojnë këtë filozofi bëjnë dy herë gabim; njëri për shkakun që e njeh rrezikun e mosrespektimit të moralitetit dhe normave shoqërore përfshi etikën, deontologjinë njerëzore, dhe duke përfshirë këtu dhe hapjen e rrugës së LGBD, të cilat sipas deizmit janë jo normale e për pasojë të dëmshme për shoqërinë njerëzore me përfundime jo normale dhe degjeneruese. Nga ana tjetër gabimi i dytë përfshin mos veprimin ndaj njohjes së këtij gabimi....

Shoqëria shqiptare po shkon drejt integrimit dhe globalizmit në të cilën tregtia e lirë, komunikimi masiv, punësimi jashtë vendit, gjuhët e huaja me të cilat komunikojmë, janë deri diku pozitive përsa i përket mirëqenies dhe ecjes përpara të shoqërisë njerëzore. Por këto përparime nuk janë të njëjta dhe efektive si në një vend të vogël si Shqipëria dhe njëlloj si vendet e tjera të mëdha, të cilat në rradhë të parë përfitojnë po ato që përfiton Shqipëria por në një sasi dhe cilësi ndoshta më të madhe. Shtetet e mëdha dhe kombet e mëdha kanë më tepër mundësi amortizuese për të shmangur nga asimilimi traditat e tyre, kulturën e tyre qindra vjeçare, këngët, vallet, heronjtë kombëtarë etj, etj. Përkundrazi, shtetet e vogla nuk e kanë mundësinë e amortizimit të `goditjeve` të integrimit dhe globalizmit, dhe kanë më shumë mundësi që të dobësohen dhe të shuhen në të ardhmen traditat, kultura nacionale, historia, heronjtë
 
***
Pse ateizmi është më i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare? Për mendimin tim, një nga anët negative që pati pasoja të rënda në shoqërinë shqiptare të post komunizmit ishte ateizmi i shkaktuar me dhunë nga shteti i vetë quajtur ateist shqiptar. Pavarësisht një përqindjeje relativisht të mesme (21 %) të Ateizmit në Shqipëri, anarkia dhe qëndrimi larg kulteve fetare, shkollimi jo vetëm laik por dhe nxitja e kulturës perëndimore, edhe në grup-moshat fëminore, duke ngatërruar edukimin shkencor, edukues dhe argëtues me atë të çoroditjes kulturore, me futjen e programeve për të rritur tek fëmijët, ndikimi jo korrekt i mediave në nxitjen me pretekstin e njohjes së seksualitetit, të kulturave seksuale dhe mos kontrollimi i jetës jashtë shkollore të fëmijëve, shtimi i përdorimit të drogave, mungesa e ligjshmërisë dhe mosrespektimi i ligjit janë kryesisht pasoja të ateizmit të ashtuquajtur anarkik që ndodhi e po ndodh në Shqipëri. 
Të shtatë faktorët negativë që po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare dhe familjen, së bashku me emigracionin dhe papunësinë, janë pasoja të një prej faktorëve të shumtë që ndikojnë në mos stabilitetin ekonomiko-social por dhe politik të Shqipërisë. Dikush mund të komentojë se si ka mundësi që edhe Rumania dhe Armenia me Maqedoninë që kanë një popullatë me përqindje të lartë religjioze përsëri kanë probleme politike dhe ekonomike, pavarësisht se Rumania është në BE, Maqedonia është jashtë strukturave të organizatave të mëdha ushtarako-ekonomike, dhe Armenia sapo u bashkua me EEU (Bashkimi Ekonomik Euroaziatik), sidoqoftë këto shtete janë shtete ku shoqëria është kompakte, zbatohen ligjet dhe emigracioni është më i vogël se në Shqipëri, papunësia është më e vogël, problemet ekstremiste religjioze janë më të pakta se në Shqipëri, nuk kanë mungesa ekuilibri politiko-ekonomik etj.
Atëhere del pyetja se përse Shqipëria ka mungesë stabiliteti politik, i cili është reflektuar me revolta popullore si në 1991-1992, 1997-1998, 2007, pra brenda 23 viteve plot 4 apo 5 çrregullime social-ekonomike, të cilat kanë patur reflektimin politik në formën e një lufte të ashpër politike, duke e lënë vendin në anarki të plotë, duke qenë larg kërkesave të BE për integrim. Shumëkush nuk e ka harruar diktaturën që mund të quhet si një nga diktaturat e majta ekstremistë më të rëndat në vendet ish komuniste të Europës qendrore dhe lindore. Krahas represionit politik në të cilin u fut në burg dhe në syrgjyn rreth 1/5 e popullatës, edhe ajo që mbeti gjatë viteve të diktaturës kaloi një periudhë të rëndë nga të cilat dallohet periudha kur PPSH e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë, që nga 1967 deri në 1990 kur ndryshoi sistemi. Kjo periudhë e largimit me dhunë nga besimi fetar, la pasojat e veta së bashku me varfërinë dhe dhunën. Dalja në Demokraci e anoi balancën nga ana tjetër: nga dhuna në anarki dhe egzaltim. Politika djallëzore e ish Liderëve të PPSH krijoi një demokraci jo funksionale, e cila më tepër rëndoi problemet dhe deri në 2011 kur u realizua konsensusi, Shqipëria mezi realizoi dy detyrat e lëna nga BE: inventarin e Pronave dhe inventarin e Popullsisë, por pasojat e rënda të ateizmit apo më mirë të një mungese besimi të plotë ndaj Zotit, por edhe mos respektimit të ligjeve ishin:
 
- Emigrimi 1.4 milion banorë.
- Divorcet që u shtuan disa herë aq sa raporti sot është pothuajse 1:1.
- Dhuna ndaj gruas.
- Nxitja e LGBT dhe e anomalive seksuale nën pretekstin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
- Papunësia.
- Korrupsioni.
 
Në përfundim mund të jap një krahasim tjetër në të cilën politika e rëndon edhe më shumë gjendjen duke disinformuar publikun nëpërmjet mediave; tv, gazeta, radio, përsa i përket edhe disinformimit për komunitetet fetare, të cilat faktikisht janë të ndara nga shteti, por dikush nga ato përkëdhelet e dikush vazhdohet të goditet padrejtësisht. Një shembull i trishtueshëm është dhe një shkrim i këshilltarit të Presidentit Ndriçim Kulla, i cili aludonte për mungesën e Autoqefalisë në ditët e sotme në Shqipëri, duke e krahasuar larg e larg me mungesën e autoqefalisë në Peshkopatën e Ohrit në Maqedoni, mungesë e cila është e hershme që pas vitit 1769. Po ky këshilltar harroi të shkruajë në atë shkrim për luftën kundër fesë dhe heqjen e saj nga 1967 dhe dëmin që i solli popullatës shqiptare gjatë komunizmit, por tregoi se në Peshkopatën e Ohrit në Manastirin e Sh. Naumit janë vjedhur vepra të shqiptarëve, duke aluduar se drejtuesit grekë dhe serbë dëmtuan rëndë këtë njësi religjioze jo autonome duke aluduar se edhe kryetari i komunitetit ortodoks që është i huaj, këtë do të bëjë dhe në Shqipëri. Një ide bizarre dhe aspak me kulturë aq më tepër kur ky shkrim u bë pikërisht ditën e një festë të rëndësishme religjioze. Ja deri ku shkon veprimi jo normal ateist.
 
Të shpresojmë që të paktën nëse i identifikuam pasojat e këtij dëmtimi social nga ateizmi por dhe nga fenomene negative të tjera, të paktën si intelektualë dhe si shoqëri të përpiqemi të ruajmë kulturën, traditat, dhe identitetin tonë shpirtëror dhe shtetëror, nga efektet negative të Globalizmit, e Ateizmit.



Më shumë se 8 në 10 njerëz identifikohen me një grup fetar.






Një studim gjithëpërfshirës demografik në më shumë se 230 vende dhe territore, i kryer nga Pew Research Center, vlerëson se janë 5.8 miliardë të rinj dhe fëmijë të lidhur me religjione në tërë botën , duke përfaqësuar 84 për qind të popullatës botërore të vitit 2010, kur kishte 6.9 miliardë.




 Në vitin 2010, në tërë botën ishin 2.2 miliardë të krishterë (32 %  e popullatës botërore), 1.6 miliardë myslimanë (23%), 1 miliardë besimit hindus (15%), afër 500 milionë budistë (7%) dhe 14 milionë hebrenj (0.2%) .





Më shumë se 400 milionë njerëz (6%) ushtrojnë forma të ndryshme të traditave fetare, përfshirë religjionet tradicionale afrikane, ato popullore kineze, religjionet e amerikanëve autoktonë dhe ato të aborigjinëve në Australi.




Rreth 58 milionë, pak më pak sesa 1 % e popullatës botërore , i përket religjioneve të tjera si besimi Baha, Jainism, Sikhism, Shintoism, Taoism, Tenrikyo, Wicca, Zoroastrianism etj.




 1 në 6 njerëz në glob (1.1 miliardë ose 16%) nuk kanë lidhje me ndonjë religjion.(ateist)





Grupi i të painkuadruarve në ndonjë grup fetar, kësisoj, paraqitet si i treti më i madh në botë, pas të krishterëve dhe myslimanëve dhe pothuaj në masë të njëjtë me popullatën katolike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...