2022-12-13

"Skandali, katolikët shqiptarë paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët”

 Shkruan Flori Bruqi,PHD


Kohë më parë publicisti shqiptar nga Prishtina ka reaguar publikisht lidhur me formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët."


Publicisti Ndue Tomë Ukaj thekson:

"Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndjehem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët.

Një formulim i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.

E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestanë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë."

Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike nga Gjkata dhe Prokuroria Speciale e Hagës . 

Ndue Ukaj



Ndue (Tomë) Ukaj u lind në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të komunës së Vitisë(Kosovë) .  Është shkrimtar, kritik letrar dhe publicist.


Vepra letrare:

Diskursi biblik në letërsinë shqipe"- studim, AIKD, 2004, Prishtinë.

"Ujëvarat e metaforave", poezi, Botimet M&B, 2008 Tiranë.

"Ithaca of the word ", poezi, përkthyer nga Peter Tase dhe botuar në Shtetet e Bashkuara, nga botimet Lulu Enterprises.

"Godo nuk vjen", poezi në shqip, anglisht dhe spanjisht, me përkthim të Peter Tases dhe të botuar në Lulu Enterprises.

"Arka e shpëtimit", poezi, "Drita", 2012, Prishtinë.

"Gjithmonë diçka mungon", poezi, OM, 2017, Prishtinë.

"Krijimi i dashurisë", përzgjedhje poetike, botuar nga Festivali Ndërkombëtar 'Ditët e Naimit, 2017, Tetovë,

"Ismail Kadare: Kryqëzime letrare dhe kulturore", Onufri, 2019

"Mbretëria e ëndrrave", Onufri, tregime, 2021



Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe dhe të huaja.


Poezia e tij është përkthyer në anglisht, rumanisht, spanjisht, italisht, suedisht, finlandisht, turqisht, kinezisht.

Në vitin 2010, me librin "Godo nuk vjen " Ukaj ka fituar Çmimin “Azem Shkreli” për librin më të mirë në poezi, çmim ky që jepet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.

Në Festivalin Ndërkombëtar te Poezisë, "Ditët e Naimit", më 2010, ka fituar çmimin për poezinë më të mirë.

Revista letrare The International Poetry Transation And Research Centre, që botohet në Kinë, më 2014, e ka vlerësuar Ukajn një nga poetët më të mirë të botuar në vitin 2013 në këtë revistë.

Në vitin 2016 është nderuar me çmimin "Creativity prize" nga Naji Naaman’s Literary Prizes 2016.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...