Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/23

Alba Duva (Cikël poetik)


Picture





Heshtja


Sonte, liqenin e ka zaptu heshtja.
Veç Hena i perkedhel floket pas qafe.
Aq bute e me endje e pret liqeni,
sa shkelqimin e Henes e vesh ne te gjithe trupin.....





Si shkruhet heshtja?



Si shkruhet heshtja?
Çfare shkronjash ja mbajne peshen?
Çfare ngjyre ka boja?
Çfare duhet qe te dallohet?
Eshte kaq e madhe.
Ze kaq shume vend.
Eshte kaq e erret.
As nuk eshte e bukur.
As nuk dallohet.
Veçse dhemb.......





Erdha...

Paskam fjetur nje shekull e pak.
E prap njesoj po i gjej kembet.
Te mpira tek pragu i shtepise prej druri.
Aty ne mal.
Avulli i nxehte i tokes me zgjoi.
Me thirri.
Jehoi...
Mbi te lundrojne forma njerezish.
Dhe mbi njerezit ca tinguj te arte....
Asnje nuk njoh.
Erdha..
Ja nje dore me duhet, sa ta ve pellemben.
Tek dera.
Qe vete e ndertuam.
Asgje nuk me tremb.
Asgje veç veshtrimit gjukues.
Asgje veç fjales.
Gjumi nuk me ka tjetersuar.
Jam po une.
Veç pak me e stepur.
Paskam fjetur nje shekull e pak....



Roja i vente drynin



Nji dry t'ndryshkun.
e perdridhte n'dore.
roja i tezgjahut.
aty ku thuren andrrat.
Me ca sy t'kuq
e me nji t'zgerdhime
t'frikshme,
ecte tinez mrapa nesh.
Nji rregull pat veni i andrrave.
Kush mrapa kthejte kryt,
roja i vente drynin
andrres qe po shihte.
E kah me shku e
me i ba ven t'shkretes.
Ca njerez t'zi e
e kishin ndrydh,
i kishin mardh frymen.
edhe n'at pak rruge.
qe me andrren mujtem me ec.
Veç andrrat i kishim t'lira,
po edhe ato m'duket se
i ka zaptu smira...






Dje kam vuajtur dhimbjen

(Alda Merini)


Dje kam vuajtur dhimbjen,
Nuk e dija se ai kishte një fytyrë, gjak
Buzët e metaleve të vështirë,
Një mungesë të ndara horizonte.
Dhimbja është jo nesër,
Është një vrimë e kalë që bllokon
E madh të varur,
Por dje jam rrëzuar,
Buzët e mia janë të mbyllura
Dhe terrori erdhi në kraharorin tim
Me një fond fishkëllon
Dhe burime kanë pushuar bloom,
Ujë të pijshëm e tyre
Ishte vetëm një det dëshpërimi
Ku naufragavo duke fjetur,
Por edhe atëherë isha frikësuar
Engjujt përgjithmonë.
Por nëse je kaq i ëmbël dhe i qëndrueshëm,
Pse palëvizshmëria më bën të terrorit?






KUNDER RRJEDHES




Ka ardh koha ta mesoj notin mire....
Krahet ti kalis me pesh t'rand.
E kembeve tu ve gur lidhun me litar.
Qe t'me rendojne.
E pulpat e kembeve t'me djegin prej peshes.
Po po ashtu do bej...
Dhimbjen duhet me e mbajt afer.
Qe t'ia hedh nji dore n'qafe.
E ta kem ma t'vogel, si nje moter.
Qe e meson me mos t'kthy fjale.
Por me te degju gjate rruges
Rrjedha ka per t'qene e fort e di...
Jam krejt e ndergjegjshme per k'te.
Shoh ca sy.
Shoh ca goje.
Shoh ca duar.
Qe e kan zaptu rrjedhen.
Dun me e nxi per se gjalli
Po e baj prove.
Po del dhimbja prej gjithanej.
Prej muskujve qe tentojne t'lujn
T'notojne kundra rrymes.
U pu pu...!
Dhimja u la prej gjakut....
Prit ta shoh.
Duket gjaku i zaptusve t'rrjedhes.
Syte,duart,gojet edhe gjakun e çlirojne te piset.
Si mendimet e tyne per ata
qe notojne kunder rrjedhes....
Po prap duhet me e m'su notin mire fort.
Qe bashke me veten ta çlirojme edhe rrjedhen...






E FUNDIT



Dhe sonte eshte e fundit nate.
Qe numeroj yjet reflektuar mbi liqen.
Si thengjijte gati te shuar, mbuluar me hi.
Do ta laj kujtesen e tyre dhe do ti kthej.
Te shkelqejne serish.
E nese Qielli refuzon ti mbaje.
Betohem, do iki une ne fund te tij.....



MOS U MBURR


Me asgje qe dita deri ne mbremje e merr.
Me asgje qe nata deri ne agim e shuan.
Me asgje qe kembet e tua nuk e rrahin fort.
Sa me ja dit gungat
E mos me u rrezu e me thy hundet.
Mos u mburr çfare duart e tua
As nuk prekin as nuk mbajne.
Çfare zemres tende nuk i dhemb per asgje.
Çfare syte shohin e shpirti qan...
Mburrja eshte per te pamendet
Qe mendojne bota eshte veç mbi Toke.






Frikacaket




Po gatuhet zjarr.
Me çte kete.
Veç te ndizet.
Flaka ti dale.
Kafka te parfumosura me liri.
Dhe floket e vashave te virgjera.
Qe skishin çte falnin veç syve.
Po marin flake te parat.
Pak me me vonese, se jane ende njomesht.
Veprimet e te medhenjve te gdhendura ne gure.
Ato qe koha kurre nuk mund ti fshinte.
Ca, as nuk duan te perflaken.
Por s'kane ku shkojne.
Flaket kane marre dhene.
Me larg akoma gjendet guximi.
Ai eshte krejt i fresket.
Ka marre forme gjigande.
Eshte fryre.
Me vjen keq per te, afer ka keqardhjen.
Ajo e than, e ben gati per tu ndezur.
Dhe flaket po perpijne koka njerezish.
Ca po ulerasin.
Frikacaket.
Keshtu eshte kur perdridhesh
Sa tek njera pjate ne tjetren.
Po gatuhet zjarri dhe koha eshte afer.......



Sa duron nje zemer?


Sa duron nje zemer?
Trupi kur lodhet, keputet
Si lule e vyshkur qe paltoset.
Kur i duhet te ujitet.
Duhet te ulet, te ushqehet,
te marre force...
Mendja eshte tjeter gje...
Ajo nuk lodhet kur punon.
Ate e lodhin mendimet e kota.
Atyre qe asnjehere nuk u gjehet zgjidhje.
E lodh edhe kur vete behet e madhe.
Se nuk e nxe edhe koka, me pas
E ska vend ku te shtrihet.
Po zemra sa duron e sa i duhet,
Per te filluar nga e para?
Zemra eshte si zemreku...
Ku trupi eshte ora.
Sa me pelqejne oret e vjetra.
Me kujtojne oren e gjyshit.
Kishte nje orar kurdisje.
Vete ora kish orar per t'marre forcat.
E per t'ja filluar nga e para.
Per tu rigjeneruar...
Po zemren kush e rigjeneron tjeter
Vec buzeqeshjes nder duar
dhe fjaleve te duhura.....??




Lotet

Sot..
Kam koleksionuar shikime te vdekura, te akullta
Ne trupa te gjalle.
Pamje te gjalla ne trupa te pajete.
Vlonin qe te tregonin.
Sa shume ishin....
Nje rreke lotesh pastronte gjakun.
Ne kantieret e vdekjes.
Hena ishte deshmitare okulare.
Por asnje fjale nuk nxorri.
Shoku ish i pashmangshem.
Megjithese ajo kaq shume ka pare..
Shikimi i fundit ish lamtumire
Ikja e paqte...
Shikimet jane ato qe flasin me mire.
Edhe atehere kur fjalet s'mjaftojne.



Kënga ime

A asht bekim a mallkim?
Kur ke kaq shum me thane.
E t'vine te gjitha n' gryke.
Here si mjalte e here si vner.
E ti duhet me iu shkeput njerzve.
E me e nxjerr se ske ku shkon.
Me te n'fyt.
Po me e nxjerr n'at mnyre.
Qe ty me t'pelqy.
Se ndryshe, e gelltit.
Dhe e di qe do helmatosesh.
Por prap zgjedh me e pertyp.
E me e duru at gjth kohes.
Si gazep n'kry.
A asht bekim a mallkim?
Kur tane njerzit te duken krijesa.
Te kanges tane.
E kur don me knu.
Zgjedh me i knu atij qe t'hyn n'zemer ma shpejt.
E ma furishem.
Si ata rrezet e Diellit
ti çelin syte ne mengjes.
E t'bajn me e nis diten bukur.
E don me i pas n'gji tan diten e gjate.
A asht bekim a mallkim?
Kur nji gja qe e don fort.
Munesh me e lane me ik.
Kur e din se ma fort i ban dam.
Se i ban mire kur t'sheh.
Por ama e sheh me andje.
Gjithnji kur nuk e ka menjen.
E tane jeten e kishe dhane per te...
A asht bekim a mallkim.
Per dike qe mos me u ba dam
Atyne qe don ma fort.
Zgjedh me ike.
E me i pre tan shpresat e veta.
Kurrihere me mos i pa veten
Tuj gzu plotsisht.
A asht bekim a mallkim,
Prap me e dasht kaq fort Jeten?




Heshtja


Dhe heshtja mbuloi dhene.
Pas rrebeshit, Toka fle.
Zerat shuhen.
Forma yjesh qe u shuan
Kane mbetur neper re.
Jeta nis e riperterihet.
Veçse krahet iu keputen.
Desh te fluturonte.
Por koha ish e pavolitshme.
Veç harrimi ben te veten.
Per ta shuar kengen e permbushjes.
Qe per pak çeli lule.
Ne nje kohe kur lule s'kishte.
Koha nuk i sheron plaget.
Veç mesohemi te shkojme
Me to per dore.
Heshtja eshte e vetmja rruge.
Por...
Sa do te doja te flisja...!


Muzgu


Eshte muzg, serish.
Koha me tregon ardhjen tende.
Zilet e mengjesit ishin,
peshperimat e fjaleve ne ajer.
Qe zgjimin e marin per dore.
Dhe syte perkedhelin ne mua.
Si bletet puthin pjalmin e luleve.
Ajri i thate i diteve te gjata te veres.
Njomet trishte prej vonesave ne te shkruar.
Zemren e terbon harrimi.
Gezimit i ka vene freret largesia.
Dhe vjen muzgu gjithnje i purpurt ne tehe.
Ne te vizatohen konturet e fjaleve
Qe thirren drejt pragut te zemres.
Nates i jap sy te pergjumur.
Qe vetullen e endrres ta shkruaje me te embel.
Te shuaje merite, perroi i smeraldte.
Qe zbret ne kanionin e deshirave.
Me lutjen e nje kthimi.
Nates i numeroj guret e kurores.
Qe pres te mi vere zgjimi.....


A nuk munet bota me pas nje dite t'paqte?



M' gulçon dhimsa ne zemer
Ne tru e ne te perbrendshme.
Si me m'pas shkul dejet.
E me m'pas vu zjarrin.
Drrithmat jane tremsa t'andrres s'keqe.
Lotet jane mbulesa e kukulles,
Qe se mbuloi dot....
A nuk munet bota me pas nje dite t'paqte?




HENES

Mos me prit zgjuar; Hene
Sonte kam shkuar
ne te pertejmen jete
Aty ku isha me pare
Aty ku fle dhimbja, brenda gurit
E prej tij del uje i zi

Mos me prit zgjuar; Hene
Nje krah e kam prere
Per te mos shkruar me
As edhe nje germe qe flet me ze

Mos me prit zgjuar; Hene
Nje kembe e gjymtova
Per te mos rendur me, pas
Ne rrugen e lodhshme te shpreses

Mos me prit zgjuar;Hene
Nje sy e verbova,
te te shoh turbullt
Ashtu si ne naten pa ty

Mos me prit zgjuar; Hene
Ndoshta do te vuaj me pak!



DITE...

Dite qe duken si vite.
Ne intensitetin e çasteve qe sjellin
Ne kete kohe ku veç natyra qesh

Dite qe duken si dekada
Ne rendesine e vendimeve qe duhen mare
Ne kete vorbull idesh
Ku vetem pse-te
Ia dalin te rezistojne
E prape pergjigjen nuk e gjejne.

Dite qe duken si ore
Per vet faktin qe po ikin kaq shpejt
Me shpejtesine e te parendesishmes
Sa nje jete e shkuar dem
Ne kete realitet qe edhe Dielli
e zbeh shkelqimin e vet.

Po une do ta ndal Kohen
E do te vendos Oren time
Per sekonda do te vendos
Te qeshurat e dlira te vajzave
Per minuta do te vendos deshirat e tyre
Qe i kam kaq te shtrejta
Te keto dite do te mbjell
gjithe te ardhmen e tyre
Me nje grusht dashuri..
E do ti ujis me lotet e gezimit tim

Dite qe duken si vite por ne fakt jane veç çaste me dritehije....



KRISMA TE NJE RREKJE KOHE..
Krisma ca çaste te kohes
Te rendesishme
Themelet e nje force te mbinatyrshme
Dyshimet, hamendjet

Krisin ca impulse te çuditshme
Ne te paimagjinueshmen
Tjetersojme gjithe perfytyrimet
Tkurrim, lengojme gjate
Ne rrekje te pafrytshme.

Kris lenda qe perben mendimet
Perrallis ne perfytyrime te paqena
Te pashpjegueshme
Qe te çojne larg ne te padeshirueshmen

Kris pasqyra qe shet qenien e brendshme
Duke e transformuar krejtesisht lutjen
Mbi te perkohshmen ka shkruar
Veç iza te zeza ndarese
Qe fatojne edhe te perjetshmen

Kris e ardhmja me nje te ndalur te frymes
Me nje grusht te rende mbi enderr
Nga e bardhe
Kthehet ne te vdekur te perjetshme

Krisim ca triumfe te trilluara
Vetem me nje heshtje
E per te mos i krisur te gjitha duhet
Vetem pak endje e embel....


VEND I MYKUR.....

Vend i mykur me njerez kaq vitale..
Por veten veshin me grimca smogu qytetar.
E dembelosin shpirtin me ca vese.

Kafenete plot e perplot
Ai cope Liqen I vetmi ngushellim prej verteti
...................................................................



Trotuare te mbushur me njerez te lodhur
prej smogut

Eshte krijuar nje gjendje lageshtie e natyrshme
Qe sa vjen e ndihet me shume.
E jo prej te bekuares natyre
Por prej lodhjes tone.

E thithim me ajrin e shpreses cdo dite
Kete myk….te piste.
E ia del ta helmoje mire ne brendesi
Edhe ate pak drite qe na ka mbet ne shpirt.



Përgatiti:Flori Bruqi

2016/07/20

Shkolla jonë është laike dhe duhet ta ruajë karakterin e saj laik

Entela Binjaku
Entela Binjaku

Shkolla është institucioni kryesor që merret me edukimin e shoqërisë. Një shoqëri e edukuar ka më shumë ndërgjegje për vetveten, ka më shumë mundësi të ngrihet mbi “status-quo”-n dhe të kryejë ndryshime. Ideja e përfshirjes së fesë në shkollë te opinioni erdhi në një kohë kur, shkolla ka shumë probleme, kur, falë medies, opinioni mëson për mësues që dalin dobët në testime, kur nga BB mësoi për ekzistencën e 15-vjeçarëve analfabetë funksionalë, kur nga AKP mësojnë për 40% të nxënësve në fillore analfabetë.

Kjo ide vjen në kushtet kur shoqëria mëson se disa njerëz në emër të fesë rekrutojnë mendje të brishta për qëllime antinjerëzore, në kushtet kur BB pohon se mbi 45 % është në varfëri dhe si e tillë dogma depërton më thjeshtë dhe mundësia e manipulimit është më e madhe, e në këto kushte natyrisht që opinioni shqetësohet për idenë e përfshirjes së fesë në shkollë. Aq me tepër kjo ide vjen në kushtet kur programi i nxënësve nëpër shkollat tona është i ngarkuar, kur në mjaft raste njohuritë janë mjaft të shpërndara, hera-herës të thjeshtuara në një nivel që stimulojnë të menduarin e përciptë; kur nxënësit vetë ndihen të pa stabilizuar, me prindërit që nuk këshillohen ose flasin gjithmonë e më pak, në kushtet kur prindërit nuk kanë kohë, janë ose në punë ose nuk dinë as vetë, në kushtet kur shumica e mësuesve dhe prindërve janë po ashtu të brumosur në laicizëm dhe nuk i besojnë as vetë ato ide me të cilat duhet të bindin fëmijët. Pra në këtë atmosferë vjen kjo ide, e cila krijon pasiguri dhe duhet mirëkuptuar.

Shkolla jonë është laike dhe duhet ta ruajë karakterin e saj laik! Përfshirja e fesë në kurrikulën e shkollës sonë duhet të qëndrojë në nivelet e përcjelljes së njohurive mbi fetë, të historikut të besimeve, të cilat sidoqoftë janë përcjellë deri sot në një nivel të caktuar, nga tekstet e historisë. Aktualisht ne po shohim sesi shteti po u njeh pronat besimeve fetare, po flitet çdo e ditë më hapur për persekucionin e klerit, vizita e klerit më të lartë katolik në vend bëri që fotot e klerikëve të persekutuar t’i prezantoheshin gjerësisht opinionit, fëmijët shqiptarë duhet të njohin historikun e besimeve, si ka lindur, si ka qenë feja ne feudalizëm, në ish- “demokracitë popullore” etj.

Mendoj që shkollat duhet të kryejnë vizita të organizuara dhe të menduara në objektet e kultit, sepse ato vetë janë një pasuri e madhe për kulturën tonë kombëtare. Vetë objektet e kultit të frymëzojnë me artin e piktorëve të mëdhenj siç është Onufri për shembull apo të tjerë artistë të shquar. Feja nuk thotë vrisni, nuk thotë kryeni krime, është kundër martesave brenda të njëjtës gjini dhe këto përkojnë edhe me natyrën e qëndrimeve të psikologjisë sonë sociale. Natyrisht nuk jam për mësime feje në shkollë, as për predikime të natyrës fetare, në ciklin 9-vjeçar ajo duhet të përcillet nga mësuesit e historisë dhe në ciklin e mesëm nga mësuesit e sociologjisë.

Vetë rritja e kompleksitetit të jetës sonë shoqërore, kalimi nga një shoqëri e pazhvilluar në një shoqëri e ngritur mbi pronën private edhe pse shoqërohet me rritjen e kontrollit mbi mjetet, sërish është shoqëruar me shpërthimin e disa proceseve të pashpjegueshme dhe të pakontrollueshme që shpesh i kthehen kundër njerëzimit. Në këto raste feja lind si një reagim plotësues lidhur me këtë burim ankthi që shkakton ndryshimi. Fëmijët duhet të mësojnë funksionet sociale që kryen një besim: funksioni i njohjes, i uljes së burimit të ankthit, feja shpjegon zgjatimin e aftësisë së kufizuar të njeriut, kryen funksione plotësuese të shumë njohurive etj. Por shqetësimi tek ne lind edhe falë pasigurisë që kemi lidhur me nivelin e formimit të vetë mësuesve tanë, por në çdo rast ka mundësi zgjedhjeje të niveleve më të mira që kemi, dhe e gjitha kjo do të ndihmonte në një lloj qasjeje të kontrolluar të fëmijëve ndaj njohurive mbi fetë.

Hendeku i emancipimit në arsimimin arab



Ishac Diwan

Ishac Diwan

Të fajësosh kulturën lokale, të cilën shoqëritë e trashëgojnë, nuk është konstruktive. Ta pranosh se regjimet autokrate me qëllim neutralizojnë potencialin modernizues të arsimimit, për hir të mbijetesës së tyre, paraqet një rrugë përpara. Fatkeqësisht, për botën arabe rruga është shumë e ngushtë

Diskursi rreth arsimimit në botën arabe shumë rrallë është fokusuar tek roli i shkollimit në ndryshimin e zakoneve sociale dhe politike. Është kjo një fatkeqësi, pasi që qytetarët e arsimuar të shteteve arabe mesatarisht kanë prirje të jenë shumë më pak të emancipuar politikisht dhe në aspektin social, sesa njerëzit e tjerë, në pjesët e tjera të botës. Nëse shoqëritë arabe duan që të bëhen më të hapura dhe më dinamike në aspektin ekonomik, sistemet e tyre të arsimimit do të duhej të mbështesnin dhe të promovonin vlerat në pajtim me atë qëllim.

Ky hendek pasqyrohet në Sondazhin për Vlerat Botërore (WVS), një sondazh që bëhet në mbarë botën, i cili mundëson krahasimin e një game të gjerë vlerash në shtetet e ndryshme. Rishtazi, WVS ka bërë sondazh në 12 shtete arabe – Jordani, Egjipt, Palestinë, Liban, Irak, Marok, Algjeri, Tunizi, Katar, Jemen, Kuvajt dhe Libi – duke tërhequr paralele me 47 shtete joarabe. Rezultatet na mundësojnë që për herë të parë të krahasojmë banorët e një pjese të konsiderueshme të botës arabe me qytetarët e vendeve të tjera.

WVS mat katër vlera politike dhe sociale: mbështetja për demokracinë, gatishmëria për angazhim qytetar, dëgjueshmëria para autoritetit dhe përkrahja për vlerat patriarkale, që bazohen në diskriminimin ndaj grave. Derisa një shtet bëhet më i pasur, më i arsimuar dhe më i hapur politikisht, mbështetja për demokracinë dhe gatishmëria për angazhim qytetar rritet, teksa dëgjueshmëria ndaj autoritetit dhe përkrahja për vlerat patriarkale bien.

Të dhënat megjithatë zbulojnë se shtetet arabe qëndrojnë prapa shteteve me nivele të ngjashme të zhvillimit. Arabët kanë një preferencë më të ulët për demokracinë (me një hendek prej 11 për qind), janë më pak aktivë në qytetari (një hendek prej 8 për qind), respektojnë autoritetin më shumë (për 11 për qind) dhe mbështesin vlerat patriarkale më fuqimisht (për 30 për qind).

Dy karakteristika të botës arabe mund ta sqarojnë këtë gjë: popullsia me shumicë myslimane dhe qeveritë autokratike që kanë drejtuar pjesën më të madhe të rajonit gjatë 50 vjetëve të kaluar.

Sipas WVS-së, religjioziteti nuk e promovon në të vërtetë konservatizimin, si më shtetet arabe, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës. Megjithatë, duke pasur parasysh se religjioziteti tek arabët është dyfish më i madh se të tjerët, ky faktor mund ta sqarojë pjesërisht konservatizimin e rajonit. Por, ajo që është më interesante është roli të cilin e luan arsimi – apo nuk e luan – në promovimin e hapjes sociale dhe politike në botën arabe.

Dallimet më të mëdha midis shteteve arabe dhe pjesës tjetër të botës mund të shihen tek të arsimuarit. Ta marrim parasysh preferencën për demokracinë. Në atë aspekt hendeku midis arabëve dhe joarabëve me diplomë universitare është 14 për qind, derisa hendeku midis atyre me shkollim të mesëm është vetëm pesë për qind. Po ashtu, rezultate të ngjashme mund të shihen tek tri vlerat tjera. Arsimimi duket se ka efekt më të dobët tek vlerat sociale në shtetet arabe sesa gjetkë – për një faktor prej rreth tre.

Rrjedhimisht, ata që synojnë të nxisin hapjen në botën arabe nuk duhet të përqendrohen tek impakti i islamit, por tek arsimimi i banorëve të rajonit. Në të vërtetë, një sqarim i mundshëm i hendekut të vërejtur tek vlerat sociale është se arsimimi po përdoret qëllimisht si mjet i indoktrinimit, me qëllim të konsolidimit të qeverive autokratike.

Në të vërtetë, me përhapjen e arsimimit në vitet gjashtëdhjetë, arsimimi në botën arabe u vu në shërbim të projekteve nacionaliste. Pastaj, në vitet shtatëdhjetë, pasi që shtytjet shtetërore për modernizim kishin dështuar dhe qeveritë kishin nisur të bëheshin gjithnjë e më represive, politikat e arsimimit u fuzionuan me vlera konservatore, fetare – fillimisht për të luftuar grupet opozitare majtiste e pastaj për t’iu bërë ballë grupeve islame në terrenin e tyre.

Një rishikim i literaturës pedagogjike të sistemeve arsimore të rajonit zbulon përmasat se sa janë dizajnuar ato për indoktrinim. Pjesa më e madhe e teksteve karakterizohen për mësim përmendësh, nuk stimulohen kapacitetet analitike, derisa ka fokus të ekzagjeruar mbi temat dhe vlerat fetare. Këto gjëra synojnë për promovimin e dëgjueshmërisë dhe nuk nxisin kontestimin e autoritetit.

Mund të duket paradoks se regjimet shekullare ishin përgjegjëse për arsimimin islamizues. Por, ka kuptim të quhet përpjekje për eksploatimin e karakteristikave lokale kulturore për përforcimin e përpjekjes së indoktrinimit (si ka ndodhur në Kinë).

Të fajësosh kulturën lokale, të cilën shoqëritë e trashëgojnë, nuk është konstruktive. Ta pranosh se regjimet autokrate me qëllim neutralizojnë potencialin modernizues të arsimimit, për hir të mbijetesës së tyre, paraqet një rrugë përpara.

Fatkeqësisht, për botën arabe rruga është shumë e ngushtë. Elitat nuk janë të gatshme që ta reformojnë arsimin nëse një gjë e tillë e rrezikon mbijetesën e tyre. Aktivistët e shoqërisë civile do të duhej të luftonin për të ndryshuar vlerat mbi të cilat bazohen sistemet e tyre të arsimit, duke inkurajuar angazhimin qytetar, duke theksuar parimet demokratike, duke mbështetur barazinë gjinore, si dhe duke promovuar diversitetin dhe pluralizmin. Vetëm kur këto vlera të zënë rrënjë në çdo shkollë, ato do të bëhen mjaft të fuqishme, sa për ta ndërruar kursin e shoqërive arabe.

(Autori është bashkëpunëtor në Nismën për Lindje të Mesme të Qendrës Belfer në Universitetin e Harvardit dhe “Chaire d’Excellence Monde Arabe” në “Paris Sciences et Lettres”. Vështrimi është shkruar për rrjetin e gazetarisë botërore, “Project Syndicate”)

Kosovës i duhet një histori!


Ben Andoni


Ben Andoni

Shprehja e cila thotë se: Kosovës i duhet një histori e re, duket disi provokative nëse hiqet nga konteksti kryesor. Realisht, megjithë botimet shumë interesante që kanë bërë vetë kosovarët shqiptarë, studiuesit shqiptarë, historianët e huaj dhe akademia serbe, ka një konfuzion në vetë Kosovën republikane për koncepte të reja.

Konfuzioni shtrihet që nga antikiteti (mungesa e vazhdimësisë së dokumenteve dhe gjurmëve), zbresin në Mesjetë, përçohen në kohët e reja dhe sidomos paradoksalisht mbeten në shekullin e fundit (janë ende gjallë dëshmitarët), kur Kosova ka pasur zhvillimet më interesante sa i përket formimit të identitetit të saj.

Për hir të së vërtetës, Kosova ka një tharm etnik të fortë që e ka bërë kompakte në shfaqjen e vet, por edhe në të gjithë përballjen me zhvillimet e kohës, që nga ana tjetër e pengon në vështrimet e thella dhe të ftohta të historisë së vet.

Duhet thënë se ndarja e kahershme me trungun amë, paçka bashkimeve arbitrare, që nuk kanë zgjatur dhe realiteteve të ndryshme shtetërore, ka sjellë deridiku zhvillime të ndryshme me Shqipërinë, që më së shumti janë ndikuar nga problematika të përballjes me konjuktura të ndryshme gjeostrategjike. Për aq pak kohë sa kanë funksionuar Shqipëria dhe Kosova janë munduar të japin e të marrin, por njësoj si sot, nuk kanë mundur të krijojnë gjëra të përbashkëta, që do të thotë një treg ekonomik funksional, një gjuhë të unifikuar, kulturë me periodizime të përbashkëta, si edhe histori të përbashkët. Ende sot Kosova shikohet veçmas Shqipërisë dhe anasjelltas, kur vjen puna të referohen tema thelbësore, si përpjekjet identitare të së shkuarës dhe lëvizjet patriotike.

Argumenti i bërjes së një historie ka nevojë për shumë diskutime sot, sepse me këtë humbasin kohë analistë të ndryshëm, patjetër akademikë, historianë, shumë amatorë të ngazëllyer dhe jo pak OJQ-të. Për fat të keq, të dy akademitë tona mbeten në nivele diskutimesh patetike dhe nivele mediokre e që për fat të keq, nuk e kanë kaluar dot nivelin e kohës së formimit të tyre, që do të thotë se ende s’kanë gjetur çelësa për zbërthimin e shumë elementëve të identitetit tonë.

Kosova, shteti më i ri i Evropës, është duke kërkuar një identitet të ri, që megjithëse duket se është shekullar de jure, de facto po duket shumë i miksuar me një identitet religjioni, shtuar me veçori të tjera. Argumenti mbi religjionin tashmë është kaq i fortë sa ngrihet disa herë edhe mbi simbolikën e re moderne të shtetit të Kosovës. Provë për këtë është një nga anketimet ku kosovarët vinin si primare idenë fetare. Por, ndërsa kjo e fundit po përfiton terren nga varfëria e madhe ekonomike dhe mbi të gjitha humbja e shpresës (dy elementë që e bashkojnë kryekëput me Shqipërinë), identiteti i kombit të ri ka nevojë shumë të axhustohet për të mos thënë të punohet bajagi.

Dhe, një nga elementët, pa asnjë dyshim, është rishikimi në thelb i historisë, duke mos pronësuar gjithçka që mundin, duke e kthyer historinë e shkuar në një tabula rasa, që ka filluar vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pak më parë vetëm me zhvillimet patriotike.

Është koha që përpjekjet e para për konceptimin e identitetit në Kosovë të bëhen pikërisht në elementët historikë dhe antropologjikë për të treguar realisht vazhdimësinë dhe stadet ku ka kaluar jetesa e popullit duke shmangur argumentet qesharakë absolute të popullit të zgjedhur dhe më të vjetër.

Mbase është detyrë e vështirë, por nga retorika e politikës kosovare nga fyerjet e shkëmbyera dhe arroganca e shumë anëtarëve të shoqërisë civile kupton se historia nuk i ka mësuar shumë kosovarëve. Ndaj ka ndoshta kaq veteranë, kaq epope dhe trima, por edhe kaq bjerraditës llafazanë. Është koha që Kosova të fillojë e të shikojë realisht historinë e vet në sy dhe të mësojë prej saj, edhe pse nga historia popujt po mësojnë rrallë e më rrallë. Tani, sa nuk kanë kaluar shumë kohë, kur aksionet e vogla historike të mos vazhdojnë të kthehen në epopera dhe bëma, që nuk i beson askush e ca më shumë vetë kosovarët. Historia kjo mësuese e ashpër e jetës e lyp këtë. Sidomos për Kosovën dhe sfidat e vështira të mbijetesës (JAVA)

Ejvallah Erdogan, Thanks Trump, mirësevjen Doktor

Edison Ypi
 Edison Ypi

Rrugë e asfaltuar. Disa minimarkete, ndonjëherë edhe supermarket. Disa magazina me materiale ndërtimi, instrumenta, vegla, kollajllëqe me të ikë menia. Jo rrallë pikë furnizimi me karburant.

Dy a tre restorante, kryesisht për dasma ose mysafirë. Makineri bujqësore super moderne që lehtësojnë ose zëvendësojnë punën e krahut. Fusha të mbjella, orgazma të syrit. Zilka dhe këmborë bagëtish, më rrënqethëse se të Naim Frashërit Depo prodhimesh bujqësore dhe blegtorale. Pothuaj të gjitha shtëpitë e reja.

Vila me kangjella të stilizuara, edhe me basene të kaltra. Mbi portat, statuja prej allçini, shkaba, Dea, kuaj fluturues, dhe të tjera që u shpërthejnë nga truri i ndezur nëpër ëndërra. Shumë makina, Benza, Toyota, Mitsubisha. Panumurim motoçikleta.

Nga 10 në 100 vjeç të gjithë nëpër punëra. Televizorët gjithë kohën nëpër telenovela ku puna ende nuk është shpikur, paret bien nga qielli si gjethet, mjafton t’i mbledhësh si fshesari, të gjithë dashurohen me të gjithë, edhe me kushurinjtë e kushurirat, burrat kanë nga 10 gra, gratë nga 20 dashnorë.

Pasdite, me kafe dhe pije përpara, të gjithë në kafene. Vetëm meshkujt. Në kafene nuk ka kurrë femër, kurrën e kurrës. Beqare jo që jo, por as grua të martuar, madje as gjyshe. Zoti e di ku i kanë, ku i mbajnë, ku i ruajnë, femrat.

Nëna dhe baballarë aspak të sëmurë, por të lodhur, të sfilitur, lëvizin larteposht me punëra nga më të ndryshmet, mbjellje, korrje, vaditje, prashitje, kullotje.

Nënat dhe baballarët që zhdëpin njëritjetrin me rrena duke i thënë se çupa po studion në Tiranë në universitet ku i paguajnë një apartamet të vogël etj. etj. E dinë fare mirë se çupa pasi ka vajtur në Tiranë, ca kohë ka bërë selfie për në Fejsbuk. Pastaj, pas disa nazeve, hyn e del nëpër hotele e motele.

E vërteta e lemeritshme i llaftaris. Dhe, nëna, baballarë, kushurinj, kushurira, farefis, ku janë e ku s’janë, o burra ta mbarojmë së ndërtuari xhaminë më katër minare me nga tre kazana prej ku në aksham të këndojë Myzeini.

Të shpëtojmë nga ky hukubet të paktën gocat e vogla duke i bindur të mbulohen sa më shpejt. Të tillë janë, shkurtimisht, jo më pak se tetë në dhjetë fshatra shqiptarë. Kush nuk e beson është një dembel që nuk e lëviz bythën vendit, një sedentar që nuk udhëton.

Tjetra anë e së njëjtës kartë bixhozi;

Pafund kafenera plot me të rinj, djem dhe vajza që bëjnë muhabete të çartuna për pasurim të shpejtë, për dallavere korruptive, për shumë Euro, udhëtime aventuroze me perrira me shalë dy metroshe 55 kilogram, 180 centimetra të larta, pushime në hotele të shtrenjta, makina të fuqishme, skafe, jahte, telenovela, telefilma, spektakle televizive me femra me lëkurë të stukuar që të mos duken prej mishi por prej mermeri, dhëmbë allçini, cica të mëdhaja, sy të shqyer, bythë të rrumbullakëta.

Këta të kafeneve janë, luaj vendit, edhe afër të tridhjetave. Por pavarsisht se Kadare e ka shkruar “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” dhe Ainshtaini e ka formuluar “Teorinë e Relativitetit” dhe kishte marrë dhe çmimin Nobel në Fizikë, të dy kur ishin nga 25, prindërit e kësaj rrace hajvanësh, në pamundësi për tua ndalur rrebelimin e dhunshëm idiotesk, të çudisin deri në tmerr kur të thonë; Duhet pritur, janë ende të rinj.

Këta biçim prindërish që nuk interesohen fort për kisha e xhamia, në përpjekje për të mbushur boshin e edukatës së munguar, janë lëshuar tërësisht plotësimit të të gjitha tekave të pjellave të tyre zevzeke sipas filozofisë së pavdekëshme shqiptareske “të dali ku të dali”.

E ardhmja, profesioni, kurrkund, as në horizont. Ky është, shkurt, qyteti i sotëm shqiptar. Kush nuk e beson është qorr, ose bastard.

Sipas një ideologjie hyperliberale të importuar kaheri me zell të madh nga media e shitur, dhe e përhapur edhe me më tepër vrull nga medemek shoqëria civile e eurove të shumta për zero punë, mënyra e vetme e sigurtë që jeta e shqiptarit të vejë fjollë është kjo;
Celular, selfie, zmadhim i cicave, tymosje hashishi, statuse të rrejshme në Fejsbuk për ta rrafshuar identitetin, ndonjë kafe, po teproi ndonjë lek ja dhe ndonjë birrë a pije energjike nga ato që ti zmadhojnë sytë dhe ta çakërrdisin mendjen.

Denatyrimi monstruoz po shkakton zbrazjen me shpejtësi të fshatrave drejt qyteteve, dhe të krejt Shqipërisë drejt Perëndimit.

Kësaj hemorragjie vdekjeprurëse i friksohen ata që shohin me simpati Erdoganin Trumpin, Doktorin, të cilët, sipas tyre dhe sipas meje që jam njëri prej tyre, janë të vetmit që mund të bëjnë diçka për evitimin e kësaj humnere liberale.

Gjermania dënon torturat ndaj puçistëve

Gjermania sot dënoi masat e tepruara që autoritetet turke po tregojnë kundër personave që dyshohen për pjesëmarrje në puqin e dështuar ushtarak. Ata thanë se autoritetet Turke janë duke shkelur hapur sundimin e ligjit.

"Pothuajse çdo ditë shohim masa të reja që haptazi shkelin sundimin e ligjit dhe parimin e proporcionalitetit," tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, raporton AFP, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për ushtarë, policë, gjykatës, nëpunës civilë, mësuesit. Autoritetet turke akuzojnë ndjekësit e udhëheqësit myslimanë fetarë Fetulaha Gulen i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, për organizimin e një grushti shteti ushtarak dështuar.

Sipas zëdhënsit të qeverisë Gjermane, kjo që po bënë Turqia kundër këtyre personave është e pa pranueshme.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner: CIA nuk e organizoi puçin ushtarak në Turqi


Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, zyrtarisht ka hedhur poshtë spekulimet se CIA ishte ajo e cila e ka organizuar puqin ushtarak në Turqi. Sipas tij qeveria e Turqisë është e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe si e tillë duhet të mbetet në mandatin e saj.

cia


Ndërsa sa i përket ekstradimit të klerikut Fetah Gylen, zëdhënësi Toner tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa u shqyrtuar rasti në detaje dhe të sigurohen fakte.

Puçi i tankeve në Turqi: Tri video që do ju shokojnë


Më shumë se 1.500 rebelë janë arrestuar pas grushtit të dështuar të tyre ushtarak që vrau të paktën 90 persona dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë.
At least 90died and more than a thousand others were injured during the clashes with Turkish military, pictured is a man shot at the entrance to the Bosphorus bridge in Istanbul
Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri rikthimin e tij triumfues përsëri në Stamboll, pasi forcat e tij shtypën grushtin e shtetit të premten në mbrëmje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
A wounded man is carried away during the attempted coup - one of hundreds injured during the blasts and gunfire battles between rebel soldiers and those loyal to Erdogan
Tanket dolën në rrugë dhe u bënë simbol i një puçi shteti.Mijëra njerëz iu përgjigjën thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan për të mbrojtur vendin, duke u ngritur kundër ushtrisë.

Tre videot e mëposhtme shpjegojnë atë që ndodhi dje në Turqi.Në videon e parë shihet një tank që shtyp një taksi, e cila ka njerëz brenda.Në videon e dytë shihet se si civilët marrin kontrollin mbi një tank.Ndërsa video e tretë është videoja simbol e përfundimit të grushtit të shtetit. Ajo tregon ushtarët që dorëzohen përpara tankeve të tyre.

Fraksioni rebel i ushtrisë, që e quna veten "Këshilli i Paqes" - tha se ata ishin duke u përpjekur për të rrëzuar qeverinë për të "mbrojtur të drejtat e njeriut" dhe për të rivendosur demokracinë nga Partia e Erdoganit, AKP, e cila është përballur vazhdimisht kritika nga grupet e të drejtave të njeriut dhe aleatët perëndimorë mbi goditjen e tij brutale mbi protestuesit anti-qeveritarë.



Frika e Erdoganit: Ky është njeriu që udhëheq puçin në Turqi

Frika e Erdoganit: Ky është njeriu që udhëheq puçin në Turqi (Foto)


Autoritetet në Turqi thonë se tashmë 90 përqind e puçit ushtarak ka përfunduar, por presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan druhet se mund të ketë një tjetër tentativë.

Kryeministri i vendit, Binali Yildirim theksoi se pas grushtit të shtetit qëndron kleriku Fethullah Gulen, dikur mik i ngushtë i Erdogan.

Por teksa Gulen ka mohuar këto pretendime, Yildirim ka sugjeruar se mund të ketë dënime me vdekje për pjesëmarrësit në puçin e shtetit.

Ndërkohë raportohet se një helikopter turk me tetë persona ka mbërritur në Greqi, duke kërkuar azil politik.
Mendohet se ata mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit.

Burimet greke thonë se puçistët kanë marrë nën kontroll një fregatë në bazën Golçuk, ndërsa kanë peng kreun e flotës turke.

Informacionet mbeten kaotike, kurse gazeta gjermane Bild thotë se njeriu që gatoi grushtin e shtetit është Akin Oztuerk, ish-komandant i Flotës Ajrore turke.

Ai mbështetet nga gjeneral/lejtnant Metin Iyidil.

Ata akuzohen për tradhti të lartë.

Erdogan nga ana e tij sheh diçka të mirë tek ky puç.

Tashmë është momenti që ai të pastrojë ushtrinë, duke e marrë nën kontroll të plotë.

Që prej vitit 2002, ai ka bërë përpjekje për të vendosur ushtrinë nën kontroll, thotë eksperti Anthony Skinner.



Gjatë kohës së puçit, mendohet se Erdogan ishte me pushime në resortin Marmaris.

Fadi Hakura i Chatham House thotë se ky grusht shteti ishte amator, pasi nuk kishte mbështetjen e shumicës së ushtrisë.

Avionët ushtarakë F-16 u ngritën në ajër dhe sulmuan disa nga tanket e rebelëve.




Ndërkohë rrjeti po zien nga spekulimet për shkak se Erdogan akuzon Gulen për grushtin e shtetit. Ky i fundit jeton prej kohësh në azil në SHBA.

A ka dorë Perëndimi dhe përse nuk po i dënon me forcë puçistët, është pyetja që haset në formën e teorive konspirative.

Shqiptarët e prekur me Sindromën e Stokholmit

Shqiptarët e prekur me Sindromën e Stokholmit
Faton Mehmeti

Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën "Kreditbankën" në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur. Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar - po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti. Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve. Kësaj ngjarjeje i nënshtrohet një paralelizëm me shqiptarët dhe ngjarjet e fundit në Turqi. Derisa shqiptarët si në Shqipëri e Kosovë, por edhe më gjerë dikur shquheshin për trimëri dhe mosnënshtrim , në Shqipëri që nga viti '97 e në Kosovë nga 2008 luajnë rolin e viktimës së akomoduar ndaj regjimit.

E vetmja " lumturi "është të bashkëjetosh me xhelatin

Derisa pushteti është xhelati dhe populli është viktima çuditërisht ekziston një " dashuri " e pashpjegueshme e viktimave ndaj xhelatit. Sipas psikologëve, mjaftojnë pak kohë që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës. Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua "shpëton" jetën. Kjo e dhe " justifikon " habinë e ngritur nga disa se si është e mundur që populli të votojë njerëzit që i kanë bërë dëme vendit duke e ngritur në piedestalin e heroit. Fatkeqësisht në dy shtete shqiptare, Shqipëri e Kosovë, disa nga figurat qendrore në krye të dikastereve shtetërore janë njerëz të inkriminuar në krim dhe korrupsion, ndërkohë që populli ende i voton me motivacionin se " s'ka më të mirë ". Përtej kësaj mbizotëron Sindroma e Stokhomit, që tek shqiptarët ka gjetur rehatinë duke u mishëruar me të dhe të bëmat e tyre. Rasti i fundit i gusht- shtetit të dështuar në Turqi si pasojë e regjimit të egër të Erdognit shpjegon më së miri se janë bërë dëme psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkë- jetonin me këtë regjim. çdo kush që mundohet të dalë nga kjo sindromë ndëshkohet, si e vetmja " lumturi "është te bashkëjetosh me xhelatin.

Thyerja psikologjike e shqiptarëve

Edhe në këtë ngjarje shqiptarët u përfshin aq shumë nga dashuria e pashpjegueshme e Erdoganit, sa disa edhe grisën diplomat e marra nga universiteti i themeluar nga kundërshtari i tij. Kjo është aq absurde sa askush s'po mundet ta kuptojë nga kjo dashuri ndaj njeriut që është totalitar në udhëheqje, që burgos çdo njeri që shpreh mendim kundër tij, mbase kësaj i shtohet edhe mania për të dashur të huajën. Thyerja psikologjike e shqiptarëve nga regjimet e huaja kanë ndikuar aq shumë tek ata, sa iu ka humbur sensi i dallimit se cili është xhelati e cila viktima. Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normalë, të cilët përbëjnë shumicën. Duke arritur këtë xhelati shtrin pushtetin dhe kënaqet me dashurinë që ia servojnë viktimat. Është fakt që rrethanat e lartpërmendura gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit, duke qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në "dashurinë" e popullit për xhelatët totalitarë. Shqiptaret kanë nevojë të çlirohen nga kjo sindromë, për të parë të vërtetën ashtu siç është.

ISIS-i po ndihet i kërcënuar në Siri, ndaj po përhapet terrori i tyre

ISIS-i po ndihet i kërcënuar në Siri, ndaj po përhapet terrori i tyre
Nga Patrick Cockburn

Ka qenë pothuajse e pashmangshme që ISIS-i do ta organizonte ose inspironte edhe një tjetër barbarizëm në Evropën Perëndimore, pas një sërë humbjesh që kishin kulmuar me humbjen e Falluxhës nga forcat qeveritare irakiane. ISIS-i gjithmonë i ka përdorur aktet e terrorizmit në masë, drejtuar civilëve, si një mënyrë për ta shfaqur fuqinë e vet dhe dominimin në agjendën e lajmeve. Kjo është pjesë e repertorit dhe taktikave të tyre, mirëpo ndodhin zakonisht kur grupi terrorist fillon të përjetojë humbje dhe kemi të bëjmë me një rritje të ndjeshme shpresash që ai jo vetëm se po zmbrapset, mirëpo është në rënie të pakthyeshme. ISIS-i veçse ka reaguar pas humbjes në Falluxha, duke dërguar një automjet të mbushur me eksploziv në distriktin e Karadës në Bagdad, ku ka eksploduar dhe ua ka marrë jetën 292 personave.

Kjo gjë kishte ndodhur në kohën kur Qeveria irakiane po e përgëzonte veten për marrjen e qytetit, për të cilin njerëzit në kryeqytetin irakian kanë besuar se ka qenë burim i shumë bombave, që i kanë masakruar për tre vjet me radhë. ISIS-i tani po pretendon që Mohammed Lahouaiej Bouhlel, i cili ka drejtuar kamionin e tij drejt një turme njerëzish në Nisë, ka qenë njëri nga "ushtarët" e tij. Ka shumë mundësi që ata nuk e kanë ditur se çka do të ndodhte, deri në momentin e përfundimit, mirëpo sulmi i ka të gjitha shenjat e një vrasjeje të kryer nga ISIS-i: Është realizuar në një vend shumë publik dhe tmerri i përjetuar në atë vend ka qenë aq ekstrem, saqë pashmangshëm ka instaluar frikë dhe përbën një lajm që do t'i dominojë mediet e huaja për ditë të tëra. E tëra që është nevojitur për kryerjen e këtij sulmi ka qenë një atentator i gatshëm të vetëvritej për ta dëshmuar besimin e vet.

Qeveritë irakiane dhe siriane kanë mungesë të trupave ushtarakë

Kjo ka qenë taktikë e 'Al-Kaidës', që është dëshmuar edhe në sulmet e 11 shtatorit, mirëpo ISIS-i e ka përdorur në shkallë më të madhe dhe, edhe në rastet kur është duke u zmbrapsur në Irak dhe Siri, mund t'i mobilizojë bombarduesit në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Sulmet e ISIS-it në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit 'Ataturk' janë kryer nga njerëz të armatosur dhe bombardues nga Azia Qendrore, të cilët nuk ishin identifikuar si kërcënim nga personat e angazhuar për ruajtjen e sigurisë, pasi që supozohej që ata ishin të përkushtuar për rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad dhe regjimit të tij në Siri. Ajo që e fuqizon shumë ISIS-in është një makineri shtetërore në formën e të ashtuquajturit kalifat, që mund të mobilizojë burra, pajisje, ekspertizë dhe para. ISIS-i është nën presion në pothuajse secilin front në Irak dhe Siri. Ai nuk mund t'i përballojë sulmet tokësore, të mbështetura nga bombardimet precize që kryhen nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja dhe e njëjta vlen edhe për ushtrinë siriane, të mbështetur nga bombarduesit rusë. Kjo gjë mund ta dobësojë ISIS-in, mirëpo nuk e nxjerrë përfundimisht nga loja, pasi që ata mund të kthehen në forca guerile dhe të presin deri sa armiqtë e tyre të shumtë të tërhiqen, gjë e cila do të ndodhë pashmangshëm. Qeveritë irakiane dhe siriane kanë mungesë të trupave ushtarakë dhe kanë pasur vështirësi për okupimin e territorit, të cilin veçse e kanë marrë.

ISIS-i është larg mposhtjes totale

Shpeshherë thuhet që nuk mund të arrihet paqe në Irak pa paqësimin e sauditëve, komuniteti nga i cili ISIS-i e merr fuqinë, mirëpo kjo nënvlerëson spastrimin sektar dhe etnik që po kryhet nga të gjitha anët në luftën që ka ngufatur Sirinë dhe Irakun. Një numër i madh i komuniteti të arabëve sunitë në të dyja shtetet - një e pesta e popullsisë në Irak dhe tri të pestat e popullsisë në Siri - po zhvendosen në mënyrë permanente dhe gjasat që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, ndonjëherë, janë minimale. Harta sektariane e kësaj pjese të Lindjes së Mesme po ripunohet, gjë që vetëm sa mund ta intensifikojë luftën. ISIS-i është larg mposhtjes totale, mirëpo është duke u mposhtur në qendrat e popullsisë dhe nuk ka bërë ndonjë kundërsulm të suksesshëm në më shumë se një vit. E tëra që ata po mundohen ta bëjnë është ta shpërndajnë rrjetin e tyre në shtetet e tjera dhe të sigurohen që zmbrapsja e tyre të maskohet nga barbarizma tjerë, si ai në Bagdad dhe Nisë.


Patrick Cockburn është gazetar irlandez, që ka punuar si korrespodent në Lindjen e Mesme për "Financial Times" dhe së fundmi për "The Independent".

Rexhep Shahu :Protestë e kotë e një poeti të papunë

Fotografia e profilit të Rexhep Shahu

Rexhep Shahu



Edhe të tjerët e dinin se toka rrotullohet por kishin fëmijë...

Kështu ma perifrazoi sot miku im poetin e madh Jevtushenko, poezinë e tij për Galileun. A thua kemi mbërri në këtë pikë, në këtë fazë, në këtë gjendje. A thua duhet me ikë nga ky vend se qëndrimi këtu po konsiderohet heroizëm i madh, sakrificë e madhe. A thua kemi mbërri sot në Shqipëri të jemi gjallë pahiri.

Nuk më han as lima as sharra, nuk më hy në sy asgjë, nuk më duhet asgjë. Mbërrina dhe e pashë me sytë e mi se dhunuesi im, ai që më ka përbuzë dhe për përbuzje më ka hedhë në rrugë të madhe, duartrokitet e puthet nga mbrojtësi im, nga miku im, nga ai tek i cili kam shpresuar si te zoti, nga ambasadori i Amerikës.

Reforma e përfolur e drejtësisë është përralla bajate e këtij viti, e kësaj qeverie, e kësaj vere të mërzitshme. Reagimet e mia emocionale rreth reformës e zhvillimeve rreth saj nuk janë mësimet e partisë e të shokut Enver kundër imperializmit amerikan, pasi unë kujtoj se jam në luftë prej kohësh me antiamerikanët e Tiranës që fshihen më së shumti me kryet në rërë e bythët në qiell.

Të gjithë e dinë, e shohin, e ndjejnë, por unë jam si ai fëmija i vogël budalla që bërtas e them se mbreti është lakuriq, shihjani bolet sa të mëdhaja i paska, sepse unë nuk di të mos jem fëmijë dhe fatkeqësisht e shoh botën si poet, si një poet i përbuzur nga qeveria që puthet e duartrokitet nga ambasadori amerikan, i cili merr pjesë në protestat e eksponentëve socialistë, në protestë qeveritare kundër opozitës (!!!) dhe nga ajo protestë qeveritare kundër opozitës, rast i rrallë besoj në botë, kërcënohet opozita me udhëzime specifike nga Uashingtoni, për pasoja të rënda afatgjata (jo në shtatë breza).

Mua nuk më përfshijnë ato udhëzimet specifike. Sepse unë nuk jam votues në parlament, as drejtues i lartë, as shtetas amerikan në Shqipëri, as ndonjë njeri i rëndësishëm si spiun. Unë thjeshtë jam një qytetar i botës një milingonë që fati ka dashtë e nuk më kanë shkelë akoma me këmbë pashallarët e këtij vendi, ndonëse bukën ma kanë heqë për hakmarrje.

Ato qytetarët në protestën e rrallë të qeverisë kundër opozitës si kor i ambasadorit amerikan, protestë që nxori si lider të saj e si udhëheqës ambasadorin amerikan, a thua ishin qytetarë amerikanë me pasosha amerikanë.

Ato porositë e vecanta, udhëzimet specifike për pasoja të rënda për sot e për nesër, pse duheshin dhënë në publik, dhe nga prehëri i disa eksponentëve socialistë. Si demaskimet e dikurshme para popullit, i mbaj mend ato demaskime ku ta merrnin bojën.

Ka sot shumë zyrtarë, deputetë, eksponentë publikë që kanë qenë demaskues profesionistë për armiqtë e partisë e popullit dhe sot u bëhet leshi kacurrel dhe bëjnë ligjin tek ne.

Sa pak njerëz në atë protestë socialiste? Apo hajt mo sa për recitimin e ambasadorit duhej krijuar ai sfond. Me cfarë fondi a thua u financua protesta qeveritare kundër opozitës. Me fondet e Sorosit mbase, po ai Sorosi mbrojtësi i pakicave, gjithë llojet e pakicave dhe vendosjen e botës në dorë të pakicave, ku po më le mua shumicën.

Unë e di akoma se jam shumicë shqiptare në këtë vend edhe pak ditë, muaj a vite sa të shprazet plotësisht ky vend me ndihmën e miqve më të mëdhej të këtij vendi që cimentojnë në pushtet qeveritë më antishqiptare për interesat e tyre meskine, të përkohshme, përsonale e pragmatiste.

A thua a i është drejtuar ndonjëherë më ashpër ndonjë ambasador ndonjëherë qeverisë komuniste të këtij vendi sa iu drejtua ambasadori aktual opozitës së këtij vendi. Çudi, opozita problem, çudi, opozita sikur ka frenat në dorë, çudi. A thua qeveria në hije qenka më e fortë se qeveria në dritë, pra qeveria e opozitës më e fortë se qeveria e pozitës.

A thua do ta votojnë reformën ato deputetët kriminelë që ambasadori ka këkuar të ikin nga parlamenti. Ato 19 deputetet kriminelë.

Po ato deputetët që ambasadori i ka kontestuar direkt me emra e mbiemra, a do ta votojnë reformën, a janë thirrë nga ambasadori ta votojnë reformën, a duhet vota e tyre, a vlen vota e tyre, a i jep ngjyrë, shije, aromë vota e tyre reformës së shumëpritur e përfolur. A u bënë të ndershëm tani këto deputetë, a u qepën e u bënë të ndershëm e të virgjër.

Po ato deputetët e deputetet që dikur kanë patur shenja, puçrra, gunga, lytha në fytyrë, që djemve a vajzave u vinte pështirë ti puthnin kur ishin të rij, dhe për të hequr këto puçrra e shenja që të shtohet deshira e puthësve për ti puthë, ata kanë bërë shumë e shumë operacione plastike të kushtueshme në klinika speciale dhe nuk dihet kurrë se si e ku i kanë marrë lekët e këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale, a vlen vota e këtyre lloj deputetëve, a është votë e ndershme për reformën më të rëndësishme që nga Ismail Qemali.

Po vota e deputetëve që me ndonjë kioskë janë bërë milionerë e sot miliarderë ndërtues qiellgërvishësish, a vlen për reformen tonë, a janë vota të ndershme votat e atyre që udhëheqin ekonominë gjigante kriminale të vendit dhe që për ta mbrojtur këtë ekonomi drejtohet gishti i akuzës te gjyqtarë e prokurorë që ata të mos guxojnë kurrë të llomotisin.

Po vota e atyre lloj deputetëve ministria a ishministra që u thonin investitorëve të huaj, sa është pjesa ime, përqindja ime në investimin tënd, a vlen vota e këtyre lloj deputetëve.

Po vota e atyre sekserëve për caktim deputetësh a pushtetarësh vendorë apo zyrtarësh të lartë në funksione të ndryshme, që përveçse merrnin para të madhe e thonin ndonjëherë se po i marrim për partinë dhe shpërbleheshin edhe me seks si donin e kur donin e ku donin, brenda e jashtë vendit, a vlen, a duhet vota e ketyre lloj deputetëve, a është votë e drejtë e ndershme e ligjshmë, e virgjër apo është votë lavire.

Shumë ujë ka rrjedhë e do të rrjedhë në këtë vend, shumë ambasadorë do të rrjedhin, reforma do bëhet, bizneset do të shtohen, rjepjety e njerzve do të vazhdojnë të njejta, do të duhet të shkojnë të japin rryshfete jashtë vendit tek të huajt sepse nuk është shipje shqiptare rryshfeti e korrupsioni.
Por reforma rroftë, qejfi juaj u mbaroftë veç reforma do të jetë e kryer në këtë vend kur nuk duhet t'i kujtohet kurrë askujt ajo që iu kujtua sot mikut tim

Edhe të tjerët e dinin se toka rrotullohet por kishin fëmijë...

A ndive z. Ambasador. Amerika nuk investon para, por Liri, Siguri.

Amerika na ka shpëtuar nga të tjerët dhe ne jemi sot shtet dhe na ka shpëtuar prej Frikës, ajo e vret Frikën.

Unë e besoj thellësisht këtë, para se të vinit ju, tani që jeni ju edhe pasi të ikni ju, se asnjë bandë nuk mund të qeverisë gjithë fatet gjithmonë, nuk mund t'i mbajë peng gjithmonë Fatet e një kombi që ia dëbojnë njerzit përditë.

Nga Albert Z. Zholi : Gazetaria, gazetarët, realiteti dhe e ardhmja




Kush është Albert Z. Zholi ?


(16 dhjetor 1960). Ka zhvilluar mbi 2 500 intervista me personalitete të artit, shkencës, kulturës, politikës. Ka bashkë punuar me 16 gazta brenda dhe jashtë Shqipërisë. ka redaktuar 82 libra artisitk, publicistik dhe me poezi, utor i 18 librave,.

Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni”, “Saranda”.”Joni” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Drita” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit) -1994- Bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria”, “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi) -1997- Editor në stafin e gazetës “Vëllazërimi” (Greqi) -1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli” -2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur) -2002 – vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Nacional” , “Plus Gazeta e Athinws”, ‘Lajmi Investigim”, -2001 –2010, bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit. Rubrika “Emigracioni shqiptar”. -2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH -2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. -2006-2007 ideues dhe bashkdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha” - 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe” -2007-Kryeredaktor i revistës “Integrim” (6 mujore) -2008-Readaktor, gazeta Telegraf -2008-Kryeredaktor i gazetës “Iliria News” – Greqi (javore) -2009-Kryeredaktor i gazetës “Labëria” -2012-Kryeredaktor i revistës “Bota femërore” mujore. -2014- gazetar Revista "Mbrojtja", Gazeta "Ushtria"





Botime: -Ikja e madhe –publicistikë -Vite emigracioni-tregime -Ëndrrat e mërgimit-publicistikë -Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë -Vajza misterioze-tregime -Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar -Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë) -Hiret e një biondine-tregime -I fundit i komunizmit utopik-publicistikë -Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë -Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi) -Sekretet e gazetarëve të RTSH -Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve -Kush e vrau dashurine-roman -Sekretet e gazetareve te RTSH, vëll II-të -Mesazhe dashurie (mesazhe) -Një ditë për dashurinë (mesazhe dhe vargje dashurie) -Puthje Dashurie (mesazhe dhe vargje dashurie)

Kanë thënë për Albert Zholin

Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike. Xhevahir Spahiu

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët. Dritëro Agolli

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë. Helena Kadare




Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër. Naum Prifti


Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s'më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë!



 Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!...Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë... Përgëzimet më të mira! -Agim Shehu.

Përgatiti Agjencioni "Floripress" : Flori Bruqi


http://floripress.blogspot.com/2016/07/nga-albert-z-zholi-gazetaria-gazetaret.html



Nga Albert Z. Zholi


Gazetaria, gazetarët, realiteti dhe e ardhmja

Gazetarinë të bukur e bëjnë gazetarët e mirë dhe të zotë- apo të vështirë, ata që ngecin në këtë profesion pa e dashur atë.

Ndaj edhe gazetarët që kërkohen, që kujtohen, që merren si pika referimi për kohët, janë pak, shumë pak, por mëse të mjaftueshëm për të krijuar idenë se kur e do një profesion e bën atë të lexueshëm, të shikueshëm dhe tërheq vëmendjen e shoqërisë dhe politikës ndaj tij. “Ai që nuk lexon kurrë gazeta, është i marrë, por ai që beson çdo gjë që lexon, vetëm se thuhet në gazetë, është edhe më i marrë”, është shprehur para dy shekujsh August fon Shlëcer, historian dhe gazetar gjerman në fundin e shekullit të 18-të, kur ende televizioni nuk ishte shfaqur si ide. Parë në këndvështrimin e kësaj sentence, del qartë se gazetaria është sa profesion i vështirë po aq i bukur.

Është i vështirë sepse duhet ta bësh lajmin në kohë dhe të besueshëm që gazeta të blihet (ndërsa sot televizioni të shikohet), është e bukur sepse nëpërmjet lajmit apo komentit, njerëzve u serviret në duar ushqimi i përditshëm shpirtëror për të ruajtur ekuilibrat e dy marrëzive, atë që njeriut të mos i shkojë ndërmend të lexojë (nqs lajmi është i pa bazë), por edhe atë që jo çdo gjë që lexon ta fusë brenda vetvetes me seriozitetin më të madh.

Shërbimi mediatik është një mjet për të transmetuar jetën e secilit, bashkësisë dhe një globi të tërë, me ngjarjet më pikante, ndaj dhe rëndësia e tij është më shumë se forca e perëndisë. Dikush mund t’i ketë zili gazetarët Leximi i emrit në gazetë është disi tundues për lexuesin e thjeshtë, por edhe atë me përvojë (kualifikuar). Lexuesi mendon se një gazetar mund të ndihet disi krenar për veten, ngaqë emri i tij del në gazetë, apo shfaqet në ekran.

 Por në gazetë apo ekran nuk dalin zhgënjimet, rivaliteti, xhelozitë, fyerjet, poshtërimet, ankthet, montazhet, efektet, zërat, përplasjet që i ndodhin çdo gazetari në profesionin e tij. Gazeta apo ekrani është dukja e një fabrike të madhe e cila punon “nëndheshëm” por me mendjen më të civilizuar dhe me pjekurinë maksimale, se ndryshe, jo vetëm nuk do duket puna e gazetarit, por do mbytet edhe ai vet nën trysninë e shikuesit apo lexuesit që zakonisht di të çmojë dhe të vlerësojë. ...




Një gazetare në Poloni ka përmendur një vështirësi tjetër: “Nuk e dimë kur do të pushojmë dhe kur do të punojmë”. Ndonjëherë kjo ndikon për keq në jetën private dhe ritmi i shpejtë i punës mund të na krijojë probleme në jetën familjare. Një gazetar në ish-Bashkimin Sovjetik nxori në pah atë që mund të quhet zhgënjimi më i madh: “u lodha shumë dhe, si përfundim, ( materiali) nuk u botua”. Një gazetare sportive në një gazetë të Hollandës është shprehur: “Shpesh më kanë quajtur injorante. Disa lexues zemërohen ose mërziten, e ngaqë ndonjëherë në sport emocionet dalin jashtë kontrollit, disa janë përpjekur të më vrasin.”


Dhe raste të tilla ka të shumta në Shqipëri. Jo pak kolegëve tanë u është vënë jeta në rrezik. Atëherë, çfarë i shtyn gazetarët të vazhdojnë “rrugën e mundimshme drejt njohjes?” Disa e shohin gazetën si mjet jetese, mënyrën e vetme ose profesionin e vetëm që mund të mbijetojnë, ku marrin një pagë, por nuk është kështu për të gjithë. Po kaq e kanë pasion këtë profesion dhe nuk mund ta kuptojnë jetën pa të. Në mbarë botën është folur për pasionin e shumë gazetarëve të cilët kurrsesi nuk mund ta braktisin profesionin e vështirë edhe kur jeta e tyre është vendosur në fije të perit, ashtu sikundër ka gazetarë, që nuk mund ti përshtaten punës në kompjuter, duke lënë mënjanë tastierën e zhurmshme të makinës së shkrimit, që i ngacmon në punën e përditshme. Një gazetare meksikane ka thënë: “Të paktën u jap njerëzve diçka që ia vlen ta marrin vesh”.


Në Japoni, një redaktor i vjetër i gazetës së përditshme më të madhe në botë komenton: “Kënaqem kur mendoj se i kam ndihmuar njerëzit dhe kur drejtësia vihet në vend. Sigurisht që gazetat nuk janë vetëm fryt i punës së gazetarëve. Në varësi të madhësisë dhe të organizimit të shtëpisë botuese, mund të ketë redaktorë përgjegjës, korrektorë bocash, kontrollorë për verifikimin e fakteve, arkivistë e shumë të tjerë që punojnë pa u lodhur, edhe pse emri i tyre nuk del në gazetë. E gjithë kjo bëhet që gazeta të arrijë deri tek lexuesi”.




Besimi tek gazetaria

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një anketë të zhvilluar në vitin 2005, shumica e njerëzve treguan se ende u besojnë gazetave apo lajmeve televizive. Por nga ana tjetër një anketë e organizuar nga Qëndra Kërkimore “Pju” tregoi se përqindja e lexuesve ka rënë. Oshilacionet e tregut të shtypit ndoshta kanë të bëjnë me arsyen e të dyshuarit në vërtetësinë e asaj që thuhet në gazete apo televizion, sidomos kur tema e trajtuar prek interesat kombëtare të vendit.



Ç’ndodh në një rast si ky?

Shpesh sakrifikohet e vërteta. Siç tha dikur edhe Artur Ponsonbi, një burrë shteti anglez i shekullit të 20-të: “Kur shpallet luftë, viktima e parë është e vërteta. Edhe kur nuk shpallet ndonjë luftë, mirë është t’i shohësh lajmet me një sy deri diku dyshues duke ju përmbajtur një proverbi në raportet gazetar –lexues ku thuhet se “ Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij”. Reklama negative shumë herë e oprimon dëshirën e tyre për të nxjerrë në shesh të vërtetën për shkak të reklamës negative që kanë deri diku mediat shqiptare. Fakti që pjesa më e madhe e mediave shqiptare janë media të varura ekonomikisht nga interesa biznesi që janë të lidhur ngushtë me politikën që e ushqejnë këtë lloj biznesi, bëjnë që të shtohen gjithnjë e më tepër hendeqet që e ndajnë interesat e politikës nga interesat e njeriut të thjeshtë. Lidhja e politikës me biznesin, varësia e tij nga politika dhe interesat partiake humbin mosbesimin e njerëzve, por njëkohësisht ndikojnë negativisht dhe në korpusin kryesor të dobisë së medias që është kërkimi i së vërtetës. Kur flasim për shtresa të varfra, shtresa problematike, gjithnjë e më shumë i afrohemi themelit të së vërtetës. Shtresa të tilla të braktisura nga fati janë ato njerëz që në mënyrë urgjente shfaqin problematikën e një vendi. Sepse politikat sociale, mbrojtja që ushtrohet ndaj tyre dhe përkujdesja, janë faktorët bazë që tregojnë cilësinë e një shoqërie dhe të menaxhimit të një shteti apo qeverie.




Ajo që mund të quhet ura lidhëse ose një lloj ishulli magjik ku njerëzit e kësaj shtrese dëshirojnë të gjejnë limanin e tyre të së vërtetës është një media e lirë dhe e pavarur që të ndihmojë gjetjen e kësaj të vërtete dhe ta vërtetojë atë në bazat e krijimit të saj. Media ka gjithnjë rolin e një gjykate, një gjykate të ashpër ku duhet të sundojë e drejta njerëzore dhe barazia. Duke qenë se gazetarët janë pararojë e shtresës intelektuale dhe pa dyshim një pjesë e madhe e tyre quhen akoma ëndërrimtarë, pa dyshim që është detyra e tyre të krijojnë këtë urë lidhëse.




Parimet e gazetarisë

Që të gjithë ata që kanë preferuar mes profesioneve të tjera gazetarinë, duhet ta dinë që ky profesion ka parimet e tij, kodin kryesor të gazetarisë: - e vërteta. Suksesi i gazetarisë dhe i gazetarit që e përcjell apo punon me lajmin është të zbulojë lajmin dhe ta përcjellë atë në kohë reale, duke ruajtur kodin e etikës, duke qenë sa më korrekt me shikueshmërinë e lajmit, pa mbajtur njëanshmëri dhe pa i dhënë ngjyrimet e dallimit apo konceptit. Përcjellja e lajmit duhet ti përshtatet sa më shumë ndodhisë së vërtetë dhe mbi të gjitha sa më shumë ti shërbejë kombit. E pra ky është qëllimi i mirëfilltë i gazetarisë.



Po si është realiteti i medias shqiptare?

Një zallamahi e vërtetë e operatorëve të lajmit. Gazetarë që kalojnë nga një televizion tek tjetri, nga një gazetë tek tjetra, nga një bindje politike tek tjetra. Analistë që gdhijnë tek një kanal televiziv dhe ngrysen tek një tjetër. Pa patur pikën e qëndrueshmërisë luhatjet e tyre për mendimet dhe problemet e politikës të krijojnë ndjenjën e përvjeljes. Figura të njohura të analizës politike, që prej kohësh godisnin padrejtësinë dhe ishin bërë shembujt e mendimit potencial bëhen papritur e pa kujtuar benjaminë të politikbërësve dhe politikave në fuqi. Menjëherë sa vijnë në pushtet ndërrohet pllaka, dhe dikur “armiqtë e shigjetuar” kthehen në idhuj, veprimet e tyre vishen me hiperfuqi dhe skandalet e politikës lehtësohen, thjesht për faktin se media ka interesa të caktuara politike të varura nga ndikimet e pushtetit. Mënyra se si e dredh politika median shqiptare tashmë nuk është më një quiz i vështirë.

Të gjithë e kuptojnë moralin e opinioneve, tryezave dhe takimeve të politikanëve dhe të analistëve shqiptarë. Në tryezat e opinioneve në televizionet kombëtare ose gjoja të pavarura, shihet se numri i analistëve është krejtësisht i kufizuar, si të thuash drejtuesi kavardiset me miqtë e tij të idealit, pra me të gjithë ata që e kanë dredhur bishtin “and company” sa herë ka ardhur në fuqi njëra apo tjetra parti. Janë kjo kastë “dredhaxhinjsh” që emigrojnë nga një potencë mediatike në tjetrën duke u shpërblyer me shuma marramendëse, duke u paguar sa 20 shqiptarë të zakonshëm për të propaganduar dhe servirur sillën e pushtetit në fuqi. Ato përbëjnë pjesën më të dukshme të operatorëve të mendimit shqiptar, sepse të gjithë e dinë tashmë që media është një mjet për ti bërë presion politikës, por që në fakt nga shqiptarët kuptohet si konformitet interesash të pista. Të gjithë njerëzit jashtë historisë mediatike, që besojnë tek televizioni, tek vlerat dhe fuqia e magjisë së shtatë, pa dyshim nuk i njohin në disa raste trillet dhe gjirizet gazetareske (që nuk duhet të ndodhin). Qëllimi i medias Media është një shembull për të tjerët, qëllimi i saj është propagandimi i kulturës, i etikës, i gjuhës së bukur, i mendimit të lirë dhe të edukuar, i mendimit të papërlyer me interesin. Gazetaria, si çdo fushe tjetër ka përkryerjen e saj tek e vërteta e përjetshme. Ndërkohë që realiteti është kryekëput ndryshe. Disa analistët kanë formuar ciklet e tyre të mbyllura, ku nuk ka mendim të freskët, analizat kanë nisur të myken brenda standardeve të njohura pa njohur reformime. Analistët që njohin njëri tjetrin shfaqen në të gjitha fushat, në të gjitha televizionet duke dhënë mendime për të gjitha problemet, që nga lakrat, tek decentralizimi, që nga përrallat me mbret tek alergjia e stinës së pranverës, duke e shfaqur veten të kudondodhur dhe të shumëditur, sikur të jenë specialistë për gjithçka.



Por a ndodh gjithnjë kështu?

Jo! Shumë gazetarë nuk luajnë me profesionin, shenjtërinë e tij. Disa herë në përballjet televizive mes politikanëve, analistëve dhe njerëzve të thjeshtë që diskutojnë për problemet e tyre, janë njerëzit e thjeshtë ato që dalin liderët e vërtetë të analizës, politikës dhe gjendjes aktuale, duke i befasuar dhe vetë gazetarët që drejtojnë emisionin. Edhe pse janë viktimat e politikave dhe analizave të tradhtuara, që në fakt duhet të shërbejnë për ta vënë para përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimit politikën, janë ato njerëzit më të mençur që meritojnë respekt për gjykimin dhe analizën më profesionale të realitetit. Këto dhe shumë të tjera ishte arsyeja pse mora penën për të bërë këtë libër-diskutim. Sepse shumë figura të fonissë, apo ekranit shqiptar që kanë bërë epokë po harrohen kur ata i kanë dhënë aq shumë shikuesit si dhe një pjesë e gjeneratës së re, shihet si e shkëputur mes brezave të mëparshëm. Idhujt e fonisë apo ekranit duhet të mbeten të tillë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, ata kanë qenë shëmbëlltyra e vetë jetës shqiptare. Zëri i tyre na detyronte dhe na detyron të ngjitemi pas aparateve të radios, apo ekranit të vogël dhe të dëgjojmë ç’po ngjet në atdheun tonë.

 Këta njerëz që janë në këtë libër meritojnë shumë dhe pse në këtë Shqipëri tashmë mbushur me ngjarje ku dominon politika ata vlerësohen pak. Pak, sepse ata janë pjesë e çdo familjeje shqiptare, pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona, pjesë e përditshme e jetës sonë. Ata pa dashur e kanë ngritur piedestalin e tyre të të qenit publik, të respektuar dhe pse koha në të cilën jetojmë i bën disi të ndihen në kufijtë e heshtjes, të mos marrin vlerësimin e duhur. Por mbi të gjitha disa prej folësve, transmetuesve të ndeshjeve, apo themeluesve të radio televizionit shqiptar, mbeten (sipas mendimit të shumë specialistëve), përdoruesit, hulumtuesit më të shkëlqyer të gjuhës shqipe.

 Ata na kanë paraqitur idealen e një figurë morale të besueshme me pjekurinë, bukurinë e zërit, elokuencën, veshjen, qetësinë, seriozitetin, humanizmin, dinamizmin, prezencën, profesionalizmin, që sot rrallë mund ti gjesh në shumë folës apo drejtues emisionesh. Të gjitha fjalët që shkrova më sipër për monopolin e medias, një ditë do të harrohen. Shumë shpejt, ashtu si do harrohen këto krijesa të mjera që frymojnë sipas një logjike shterpe. Ajo që do mbetet është gazetaria e vërtetë, ajo që ka mbetur deri tani, gjurmët e së cilës unë do ti përshkruaj një e nga një në këtë diskutim modest.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...