“Të hiqen nga gjykatat ish-hetuesit komunistë, fyerje për viktimat e diktaturës”


varr
Shoqatat e ish-të përndjekurve politikë i janë drejtuar me një letër institucioneve të larta shtetërore të SHBAsë dhe BE-së përmes së cilës kërkojnë që me reformën në drejtësi të hiqen figurat e ish-diktaturës komuniste. Sipas tyre ata duhet të largohen nga gjykatat përmes sistemit të ri të drejtësisë pasi prania e tyre është një fyerje për shtresën e ish-të përndjekurve politikë.
Konkretisht 6 shoqata: Shoqata shqiptare e rrëzimit të simboleve komuniste, shoqata mbarëkombëtare e të burgosurve dhe persekutuarve politikë të Shqipërisë, unioni mbarëkombëtar i integrimit të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, shoqata e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, shoqata mbarëkombëtare e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë për integrimin, shoqata e invalidëve e ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë, shoqata e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, dega Tiranë, kërkojnë që ish-persekutorët e tyre të largohen përmes reformës në drejtësi.
Në kërkesën drejtuar edhe krerëve të lartë të shtetit shqiptar, thuhet që në sistemin e ri të drejtësisë të hiqen nga gjykatat dhe institucionet e tjera shtetërore të drejtësisë të gjithë ish-hetuesit komunistë dhe gratë e tyre si dhe të bëhet kontrolli i pasurisë së familjeve të tyre bazuar në dy rezolutat e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës e vitit 2006.
Në kërkesën e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë thuhet se ata ishin ish-persekutorët e tyre dhe njerëzit më besnikë të sigurimit të shtetit dhe regjimit komunist. Sipas këtyre shoqatave prania e tyre në këto institucione shtetërore është një fyerje e rëndë për shtresën e ish-të persekutuarve politikë të Shqipërisë dhe për demokracinë. “Ishin këta hetues komunistë që ne na kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore nëpër qelitë e hetuesisë që ne të pranonim se ishim ‘armiq të popullit dhe të vendeve perëndimore’”.
Këta persekutorë ish-komunistë duke zbatuar luftën e klasave ishin njerëzit më besnikë. Edhe sot e kësaj dite nëpër gjykata dhe institucionet e drejtësisë ata dhe gratë e tyre kanë mentalitetin e vjetër komunist dhe me forma të kamufluara hakmerren edhe sot e kësaj dite ndaj nesh. Ishin këta hetues komunistë që shkelën Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Me fitoren e demokracisë ne nuk u hakmorëm ndaj tyre bazuar në parullat e famshme “opozitarë por vëllezër” dhe “e duamShqipërinë si gjithë Evropa”. Prania e tyre është një fyerje e rëndë për viktimat e regjimit komunist, për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Plotësimi dhe vendosja e dy kërkesave tona simbolike të mësipërme në sistemin e ri të drejtësisë nga ana juaj është një respekt dhe nderim i madh për këto viktima dhe për shtresën e ish-të persekutuarve politikë”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)