Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/08/25

Lajçak dhe Escobar deklarohen pas takimit me Vuçiqin: Ishte takim i vështirë

 


"Takim të vështirë" e kanë quajtur takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dy zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Lajçak takoi fillimisht presidentin Vuçiq, dhe gjysmë ore më vonë atyre iu bashkua edhe Escobari.

“Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, ka shkruar ai në Twitter.

"Ne vlerësojmë angazhimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Do të vazhdojmë bisedimet", tha Escobar.

Takimi i tyre i parë në Beograd ishte me drejtorin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Peter Petkoviq.

Lajçak dhe Escobar për dy ditë kanë qëndruar në Kosovë, ku janë takuar me liderë institucionalë dhe të partive opozitare.

Paraditen e 25 gushtit ata u takuan edhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Mitrovicën e Veriut.

Qëllim i vizitës së tyre u tha të jetë shmangia e përsëritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë në veri u rebeluan më 31 korrik, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për riregjistrimin e makinave të tyre - nga targat që i lëshon Serbia me targa të Kosovës - si dhe për lëshimin e dokumenteve të Kosovës për të gjithë serbët që hyjnë në Kosovë.

Pas tensionimit të situatës dhe sugjerimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimeve të saj për 1 shtator 2022.


Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...