Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/05

Letër nga Prof.Dr.Eshref Ymeri

I dashur Profesor Rasimi,
Ky është një Sihariq i Madh për mbarë Kombin Shqiptar. Më bëhet shumë qejfi që nuk qenkam gabuar në një parashikim që kam pasë bërë para do kohësh në internet: Çështja Çame nuk ka asnjë ndryshim nga Çështja e Kosovës.
Urime nga zemra nismëtarëve për Shpalljen e Republikës së Pavarur të Çamërisë, në konfederatë me Greqinë.
Shpresoj se do të presim të tjera Sihariqe të Mëdhaja në të mirë të mbarë Kombit Shqiptar.
Ju falënderoj nga zemra, i dashur Profesor Rasimi, për kontributin tuaj të shquar që keni dhënë në mbrojtje të Çështjes Çame.
Me shumë respekt dhe mirënjohje.
Prof.dr.Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
03 nëntor 2016

2016-11-03 9:14 GMT-07:00 Fatmir Terziu <terziu@googlemail.com>:

U SHPALL REPUBLIKA E PAVARUR E CAMERISE


Rasim Bebo 


03/11/2016 16:13:00



U SHPALL REPUBLIKA E PAVARUR E CAMERISE
Kuvendi e miratoi njëzëri deklaratën e Pavarësisë së Çamërisë.

“Ne përfaqësuesit çam dhe arvanitas të trojeve të aneksuara nga Greqia, pas diskriminimit të gjatë nga Greqia, pas analizimit të gjatë të gjendjes të përndjekur mbi një shekull nga vendi ynë, shkeljes së të gjitha të drejtave vendosëm për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe organeve të tjera”. Menjëherë është pasuar me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Ahmet Gjanit, i cili u zotua për kryerjen e detyrave me nder.
“Do të vë të gjitha mundësit e mia në shërbim të të Çamërisë”, tha Gjana.

“Deklarata e Pavarësisë, çam dhe arvanitas si banor aktiv, dhe fatit të dëmshëm që ka pësuar kjo popullsi, të detyruar edhe ta lëshojnë territorin, dhe se shteti grek në vazhdimësi ka shkelur të drejtat e kësaj popullsie, mohimit të drejtës të deklarimit të etnisë së tyre,
Duke vërejtur se nga Greqia nuk është bërë asnjë hap për të drejtat e tyre,
Duke u nisur nga vullneti i popullit, të mbledhur në Kuvendin e lirë, si organ kushtetdhënës, e shpallim Çamërinë të pavarur me të drejta të barabarte me Greqinë dhe në bashkësi konfederate me Greqinë”.

Lexoni edhe:

Ky Kuvend duke e shpall shtet të barabartë dhe konfederal me Greqinë si fazë tranzicionale, pret konfirmimin e plotë nga Greqia,
Gjuha shqipe dhe greqishtja shpallen të barabarta.
Simbole shtetërore zgjedhet Flamuri me shqiponjë si trashëgimtar të epirotëve.
Shqiptarët janë popull shtetformues.
Organet dhe Kuvendet mbështeten nga çamët dhe arvanitasit.
Deri në nxjerrjen e Kushtetutës, Kuvendi dhe institucionet do të funksionojnë si organe të Republikës së Çamërisë, llogaridhënës para popullsisë arvanitase dhe çame.
Po ashtu u kërkua heqja e ligjit të luftës me Shqipërinë nga Greqia.
Kuvendi mbështet zhvillimin demokratik të Çamërisë dhe Greqisë.
Euro do të jetë valutë zyrtare. 

========
Shqiptarët sot shpallën shtetin e Pavarur të Çamërisë me afër 18 mijë kilometra katrorë, që ndodhet nën okupimin grek, duke krijuar edhe qeverinë e përkohshme.

Kuvendi i Çamërisë krijoi një qeveri me të gjithë resorët, me përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvend nga të gjitha trojet shqiptare.

Ahmet Gjani u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Pavarur të Çamërisë dhe kryeministër Festim Laton.

Po ashtu drejtuesit janë zotuar për krijimin e ushtrisë së Çamërisë.

Këshilli për Çamërinë, pas një diskutimi disa orësh publikisht ku kanë shpjeguar të gjitha ndodhitë kryesore historike për fatin e Çamërisë, okupimin nga grekët nëpërmjet vendimeve të Konferencës së Londrës, që prej një shekull ky territori si dhe shumë territore të tjera.

Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas, nesër do ta shpallë mëvetësinë e Çamërisë dhe do t’i zgjedh institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.
“Nesër në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai për Radio-Kosovën.

Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e nesërme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Nesër totalisht, ajo që ka qenë ëndërr nesër do të bëhet realitet”, ka thënë dje Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.


Ju falenderojmë Zonja dhe Zotërinj për urimin e Shpaljes së Republikës së Pavarur të Camërisë. Falenderoj Z. Prof. Dr. ESHREF YMERIN, në parashikimin e tij: “Çështja Çame nuk ka asnjë ndryshim nga çështja e kosovës”.

Falenderoj Zotin Fatmir Terziu, Mero Baze, Flori Bruqi dhe të tjerë që unë nuk i di, që me agjensit e tyre përhapën këtë njoftim të gëzuar an e kënd botës. “U SHPALL REPUBLIKA E PAVARUR E ÇAMËRISË”.

Kuvendi i Camërisë krijoi një qeveri me të gjitha resort ...

Ahmet Gjana u zgjodh kryetari i kuvendit, dhe Kryeministër Festim Lato. Kjo qeveri ka mbështetjen Ndërkombëtare nga OKB-ja, Gjykata ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Europian, nga të gjitha istitucionet ndërkombëtare.

Unë jam Çam, Unë jam vetë Camëria mbi 90 vjeçar, Atë që nuk bëri ëçtë brezi im e bënë fëmijt tonë, brezi pas ardhës.

Duke kryer amanetin e atyre që kanë vdekur dhe gëzuan brezin tim që jeton sot. FESTIM LATO thot: “Neser totalisht, ajo që ka qën ëndërr nesër do të bëhet realitet”.

Falenderojme: Zotin Fatmir Tereziu që me agjensinë që drejton “Fjala e Lire” e shpërndau artikullin i pari që: “U Shpall Republika e Pavarur e Çamris” gjithashtu Zotin Mero Base me gazetën “TEMA”, Zotin Flori Bruqi me “Agjensionin FloriPress”, etj.

Falenderojmë Komentuesit për fjalët e mira dhe të ngrohta kushtuar Çamëris martire që sot doli në drit. Eshref Ymeri, Halit Elshami, Rustem Geci, Paskal Gjikdhima, Vojsava Delia, Fritz Radovani, Muharem Dino, Maliq Xhemali, Daip Greca, Mehmet Jashari, Shpëtim Gega dhe 30 të tjerë. Ju falenderon Çamëria, ju falemderon plaku Çam.

Me shumë respekt.

Rasim Bebo

Çikago Addison IL.


*****

FALENDERIM PUBLIK NGA PROF.DR.RASIM BEBO

Te nderuar Zoterinjte dashur.

Jemi te gezuar jemi krenare per kete dite shume te pritur me shume shoket e mi qe kane vdekur me maraz per Camerine martire, e trajtuar shume keq nga greku faqe zi. 

Tani brohorasim Rrofshin drejtuesit e brezit te Ri qe sollen ne drite Camerine me 18.000 km2 , me shtetin e trete shqiptar te bashkuar ne nje flamur ne nje steme ne nje gjuhe. 
Rrofte Shqiperia e Madhe.

Me shume nderime 

 Rasim Bebo ne Cikago Ilinojis Addison USA.



F A L E N D E R I M

Ju falenderojmë Zonja dhe Zotërinj për urimin e Shpaljes së Republikës së Pavarur të Camërisë. Falenderoj Z. Prof. Dr. ESHREF YMERIN, në parashikimin e tij: “Çështja Çame nuk ka asnjë ndryshim nga çështja e kosovës”.

Falenderoj Zotin Fatmir Terziu, Mero Baze, Flori Bruqi dhe të tjerë që unë nuk i di, që me agjensit e tyre përhapën këtë njoftim të gëzuar an e kënd botës. “U SHPALL REPUBLIKA E PAVARUR E ÇAMËRIS”.

 Kuvendi i Camërisë krijoi një qeveri me të gjitha resort ...

Ahmet Gjana u zgjodh kryetari i kuvendit, dhe Kryeministër Festim Lato. Kjo qeveri ka mbështetjen Ndërkombëtare nga OKB-ja, Gjykata ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Europian, nga të gjitha istitucionet ndërkombëtare.

 Unë jam Çam, Unë jam vetë Camëria mbi 90 vjeçar, Atë që nuk bëri ëçtë brezi im e bënë fëmijt tonë, brezi pas ardhës.

 Duke kryer amanetin e atyre që kanë vdekur dhe gëzuan brezin tim që jeton sot. FESTIM LATO thot: “Neser totalisht, ajo që ka qën ëndërr nesër do të bëhet realitet”.

 Falenderojme: Zotin Fatmir Tereziu që me agjensinë që drejton “Fjala e Lire” e shpërndau artikullin i pari që: “U Shpall Republika e Pavarur e Çamris” gjithashtu Zotin Mero Base me gazetën “TEMA”, Zotin Flori Bruqi me “Agjensionin FloriPress”, etj.

 Falenderojmë Komentuesit për fjalët e mira dhe të ngrohta kushtuar Çamëris martire që sot doli në drit. Eshref Ymeri, Halit Elshami, Rustem Geci, Paskal Gjikdhima, Vojsava Delia, Fritz Radovani, Muharem Dino, Maliq Xhemali, Daip Greca, Mehmet Jashari, Shpëtim Gega dhe 30 të tjerë. Ju falenderon Çamëria, ju falemderon plaku Çam.

Me shumë respekt.

Rasim Bebo

 Çikago Addison IL.

Katër të vërtetat e Kryeministrit Rama për Greqinë dhe burracakët e parlamentit


Prof.dr. Eshref Ymeri


Ndoqa me shumë vëmendje fjalën e Vangjel Dules në parlament, i cili kërkonte të krijonte furtunë në një gotë ujë lidhur me prishjet e disa ndërtimeve në Himarë, në kuadrin e masave që ka ndërmarrë qeveria për rregullimin e territorit. Dulja u hallakat gjatë në fjalën e tij, por hallin e kishte vetëm në një pikë: po prishen pronat e “minoritarëve grekë” në Himarë.

Si një daulle e shpuar e shovinizmit grekokaragjoz, Dulja, duke e shitur veten si “të prekur thellë” nga prishja e parashikuar e nja 18 objekteve në Himarë, në të vërtetë, kërkonte “të krijonte terren” në opinionin publik shqiptar për tezën shoviniste grekokaragjoze, sipas së cilës Himara na qenka “zonë minoriteti”, si edhe për të dhënë prova besnikërie para Athinës për kryerjen e misionit që ajo i ka ngarkuar. Në fjalën e vet, Dulja la të kuptohet se prej tij dhe Athinës varet “fati” i Shqipërisë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. Unë mendoj se refuzimi i mundshëm i Athinës për të firmosur pranimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, me siguri që Tiranës do t’ia ngrejë edhe më lartë autoritetin në sytë e opinionit publik evropian dhe do të dëshmojë edhe më shumë që Greqia ka qenë dhe vazhdon të mbetet një mbeturinë mesjetare në kontinentin tonë, e cila ende vazhdon të dergjet nën pushtetin e fesë.

Mbaroi shekulli XX dhe po i afrohemi fundit të çerekut të parë të shekullit XXI dhe përsëri shovinizmi i leckosur grekokaragjoz nuk po heq që nuk po heq dorë nga pretendimet idiote ndaj tërësisë territoriale të vendit tonë. Sigurisht që nuk mund të heqë dot dorë, se ajo nuk i njeh kufinjtë e Republikës së Shqipërisë dhe vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës.

Se cila është fytyra e vërtetë e Greqisë në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, që prej shpalljes së pavarësisë e deri tani, çdokush që është i interesuar, le të lexojë në faqet e internetit materialin me titull “Dosja e zezë e Greqisë”.

Kryeministri Rama që e mori fjalën pas Dules, për mendimin tim, vuri ca pika mbi i, të cilat për herë të parë janë vënë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 1920 e këtej.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, u çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë botërisht veprën e tyre kriminale me mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës që prej vitit 1940.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ua çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë botërisht të vërtetën për masakrimin e tmerrshëm që shteti shovinist grek kreu kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë, duke bërë kauzë të përbashkët me nazizmin gjerman.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, u kërkoi botërisht grekëve që popullsia e Çamërisë të rithehet në trojet e veta amtare, t’i jepen pronat e rrëmbyera me dhunë dhe të dëmshpërblehet.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, u çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë racizmin e tyre të urryer në qëndrimin ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët i ka detyruar të ndërrojnë emrat, një dukuri kjo e paimagjinueshme për realitetin e Republikës së Shqipërisë në qëndrimin ndaj të huajve.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ua çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë racizmin e tyre në qëndrimin ndaj Konventës Evropiane për të drejtat e minoriteteve, të cilën nuk kanë pranuar ta firmosin, me pretendimin idiot se në Greqi, gjoja, nuk paska minoritete.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ua përplasi në fytyrë grekëve se si duhet të mos u bëjë përshtypje qimja në syrin e botës, por të shikojnë trarin në syrin e vet.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, i dha një mësim të mirë azilit të të çmendurve (siç i ka cilësuar grekët Presidenti Karamanlis në vitin 1981) me emrin Greqi, se si respektohen të drejtat e minoriteteve në Shqipëri, e cila është shembull trajtimi për to jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën.

Së fundi, Kryeministri Rama u dha një leksion të mirë shovinistëve grekokaragjozë se sa lart qëndron kodi moral i kombit shqiptar, nga i cili ata duhet të mësojnë shumë, të emancipohen dhe të shkunden nga myku mesjetar që i ka mbuluar kokë e këmbë.

Si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, prita që deputetët e Kuvendit, të të dy krahëve, të dilnin në foltore dhe ta mbështetnin fort Kryeministrin Rama për të gjitha ato të vërteta që tha në adresë të shtetit shovinist grekokaragjoz dhe t’i tregonin vendin emisarit të Athinës Vangjel Dule. Por, për fat të keq, që të gjithë e treguan veten burracakë të pështirë.

Dikush mund të thotë se në fjalën që mbajti, Kryeministri Rama u mundua të ngrejë lart aksionet e veta, meqenëse po afrohet edhe fushata zgjedhore. Por mua nuk më intereson fare puna e aksioneve të Kryeministrit. Mua më intereson gjithçka që ai, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi për herë të parë publikisht në adresë të grekëve, me të cilët nënkuptoj jo popullin e thjeshtë grek, të cilin politika e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve skandaloze e katandisi në një krizë të rëndë ekonomike. Me fjalën “grekë”, nënkuptoj mbarë politikanët grekë për qëndrimin shovinist që mbajnë ndaj vendit tonë. Gjithsesi, përsëri dëshiroj t’i bëjë thirrje Kryeministrit Rama që ta mbaj fjalën që ka dhënë dikur publikisht, kur plasi sherri për kishë-harvallinën e Dhërmiut.

Ai deklaroi: “do ta riorganizojmë kishën”. Do të bënte shumë mirë që ta riorganizonte kishën ordodokse, në mënyrë që të vijë në krye të saj një kryepeshkop shqiptar. Sepse Janullatosi ka qenë dhe vazhdon të mbetet një minë me sahat në shërbim të shovinizmit grekokaragjoz dhe për të zezën e Republikës së Shqipërisë

******

Image result for VEDAT SHEHU

Vedat Shehu (Inxhinier Gjeolog, doktor shkencash dhe Profesor)

Subject: Katër të vërtetat e Kryeministrit Rama për Greqinë dhe burracakët e parlamentit

From: vedat shehu (vedshehu@yahoo.com)

To:ymerieshref@gmail.com; floribruqi@yahoo.com; sterkala@yahoogroups.com; fritzradovani@hotmail.com; rasimbebo@att.net.....


Nje qendrim i shkelqyer kombtar ky i Profesor Ymerit. Une nxorra nje konkluzion te jashtezakonshemm nga kjo analize e Pofesor Ymerit ndaj ballafaqimit te Kryeministrit Edi Rama me perfaqsuesin e minoritetit grek ne Shqiperi, aspak si element i parimit "minoritetet afrojne popujt dhe shtetet" dhe aspak element qe njeh marredhenet e barazise dhe ndersjelltesise midis shteteve, perkundrazi element qe paraqitet mim qe "te ha buken dhe te permbyse kupen".

Konkluzioni i madh qe nxora eshte ky: Edi Rama qendron permbi konfliktet artificiaale te sajuara keto 25 vjet anntidiktature midis opozites dhe pozites qe kane sakrifikuar Ceshtjen Kombetare per hire te sundimit te tyre mbi popullin. Vazhde qe u shfaq nga opozita aktuele. Konkluzioni madhor qe nxorra eshte:

" PER CESHTJEN KOMBETARE S'DUHET TE KETE POZITE DHE OPOZITE. FJALA E EDI RAMES DUHET TE MBESHTETEJ NGA OPOZITA PA ASNJE, PRESJE". 

Opozita duhet ta vere kombin pembi ambicjet per pushtete.

I lumte Profesor Ymerit, qe ne pozicion te djathte mbron te verteten e shprehur nga Edi Rama.

Me respekt dhe konsiderate te larte per kete model te qendrimit ndaj Kushtetutes dhe Kombit.

Vedat Shehu (Inxhinier Gjeolog, doktor shkencash dhe Profesor)

2016/11/03

Lirohet nga burgu Hilmi Kelmendi

Hilmi Kelmendi është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin Bashmir Xhemaj këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj.

Lirohet nga burgu Hilmi Kelmendi

Ai ka thënë se Kelmendi është liruar sot nga qendra e mbajtjes dhe se tani është duke i kryer procedurat paraprake.

Xhemaj ka shtuar se Hilmi Kelmendi në orët e mbrëmjes pritet të arrijë në Kosovë.

Kelmendi është arrestuar të premten e kaluar në Beograd nga autoritetet serbe.

Reagon Ibrahimi: Për karrige nuk i nënshtrohem askujt, këto janë deklarata të krimit!


Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara sot në media, se pritet largimi i tij nga pozita që mbanë.

Ibrahimi përmes një reagimi për media ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ka dëgjuar për “largimin” e tij nga pozita që mbanë, duke shtuar kjo është dëgjuar nga ata që kanë qenë apo janë dorë e zgjatur e krimit në Kosovë, apo janë të përfshirë edhe vet në krim.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

“Nuk është hera e parë që kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dëgjuar për “ largimin “ e tij nga pozita që tani e mban. Është dëgjuar kjo nga ata që kanë qenë apo janë dorë e zgjatur e krimit në Kosovë, apo janë të përfshirë edhe vet në krim.

Dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi as nuk ka prit e as nuk pret përkrahje nga njerëz që janë të përfshirë në krim. Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk është zgjedh në këtë pozitë nga dora e krimit.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë me punën e tij ka kthyer sado pak besimin në drejtësi. Hamdi Ibrahimi nuk lakohet para asnjë presioni, dhe për karrige nuk i nënshtrohet askujt.

Reagon Ibrahimi: Për karrige nuk i nënshtrohem askujt, këto janë deklarata të krimit!

Kryetari Hamdi Ibrahimi akoma nuk ka vendos se ku do të vazhdoi të jetë në vitin e ardhshëm-do të jetë ky vendim që bazën do ta ketë në përkrahje të qytetarëve të vendit. Nëse qytetares e këtij vendi mendojnë se kryetari Ibrahimi ju duhet akoma në drejtësi-për të luftuar krimin –sigurisht se fuqishëm do të luftoi për drejtësi në vend.

Nëse në proceset që pritet të ndodhin në gjyqësorin e Kosovës fiton krimi atëherë Hamdi Ibrahimi sigurisht se nuk do të jetë pjesë e këtij gjyqësori. Por kryetari Ibrahimi shpreson dhe beson se krimi nuk do të arrij të shtrij dorën aq larg. Nëse krimi arrin të vendos për të ardhmen e gjyqësorit atëherë kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe që pas lufte i ka ndodhur Kosovës. Kjo ka shumë gjasa që të ndodhë. Por njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi duhet të zgjohen nga gjumi.

Paralajmërimet e sotit për largim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shkak të mënyrës se si janë publikuar pa dhënë asnjë shpjegim se kush e paska vendos dhe kur ,dhe sidomos pse, nuk janë asgjë tjetër veçse keqpërdorim flagrant e portalit dhe fjalës së lire dhe absolutisht në interes dhe shërbim të krimit në Kosovë.

Kjo është deklaratë e krimit!

Hamdi Ibrahimi
Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë”(sic.).

A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR KRIMINELI SERB ZHELKO RAZHNJATOVIQ ARKAN ?

Sërish po bëhet fjalë për teorinë që krimineli Zhelko Razhnatoviq, i njohur i Arkan, ka falsifikuar vdekjen e tij, shkruan SrbijaDanas, transmeton Klan Kosova.

Misteri i vdekjes së Arkanit: Pamje tjera që po çmendin internetin! (Foto)

Arsyeja për këtë është një fotografi e cila u shfaq në rrjetin social në Facebook.

Aty shihen një person i cili ka ngjashmëri të çuditshme me udhëheqësin e fundit Tigrave, duke qëndruar pranë varrit te tij.

a222
Edhe pse, për shumicën e njerëzve është absurde të mendosh se ky person në këtë fotografi është Arkani, për komplotistët kjo ishte një arsye e mirë për një teori të re.

Siria fajëson fuqitë e huaja për sulmet vdekjeprurëse

Siria fajëson fuqitë e huaja për sulmet vdekjeprurëse


Qeveria e Sirisë ka thënë se Turqia, Katari dhe Arabia Saudite qëndrojnë prapa sulmeve vdekjeprurëse që kanë ndodhur të hënën në qytetet bregdetare Tartous dhe Xhableh.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana ka thënë se sulmet janë “përshkallëzim serioz” dhe kanë qëllim të pengojnë përpjekjet për paqe.

Media shtetërore ka thënë se së paku 78 njerëz janë vrarë, ndërsa një grup monitorues ka thënë se bëhet fjalë për më shumë se 145 të vrarë.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, transmeton Rel.

Dy qytetet, që ndodhen në bregdetin e Mesdheut, janë bastione të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe deri më tash kanë qenë të izoluara nga lufta civile.

Presidenti sirian Bashar Assad: E refuzuam Turqinë kur na kërkonte ndihmë për Kosovën

Assad: E refuzuam Turqinë kur na kërkonte ndihmë për Kosovën
Presidenti sirian Bashar Assad drejton një nga shtetet më të përfolura për shkak të luftës dhe rrezikut nga ISIS, por në një intervistë për gazetën “Politika” të Serbisë, ai ka folur edhe për Kosovën, pavarësinë e të cilës ka thënë se nuk do ta njoh kurrë dhe se për këtë i ofron mbështetje Serbisë.

Madje Assad ka thënë se për Kosovën janë prishur edhe me Turqinë.

“Në mbështesim Serbinë përkundër faktit se Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por që e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur përpara luftës në Siri, 7 apo 8 vite më parë dhe ne refuzuam përkundër marrëdhënieve të mira me Turqinë në atë kohë. Ne mbështetëm Serbinë”, ka thënë Assad.

Por Assad, vendi i të cilit në vitin 2011 u përballë me luftë nga opozitës që më vonë e përdorën grupet terroriste si ISIS, ka thënë se lufta në Siri e cila ende po vazhdon është pak e shumë e njëjta me atë të viteve ’90 në Jugosllavi kur NATO intervenoi kundër forcave serbe.

“Lufta në vendin tuaj ishte prezantuar si akt humanitar i luftës, ku perëndimi intervenoi të mbroj një grup të njerëzve nga një tjetër. Shumë njerëz e besuan këtë tregim. Në Siri, perëndimi është duke e përdorur të njëjtën maskë humanitare. Në fakt, Perëndimit nuk i intereson as për njerëzit tuaj e as për tonët e madje as për kurrkënd në botë përpos interesave të tyre”, ka thënë Assad në intervistë për gazetën “Politika”, transmeton Insajderi.

Për këtë arsye, Assad ka thënë se Siria gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Dhjetë momentet e Muammar Muhammad Abu Minyar al-Gaddafit, që çuditën botën


Lideri i dikurshëm i Libisë, Muammar Muhammad Abu Minyar al-Gaddafi, u vra në tetor 2011, në qytetin e tij të lindjes, në Sirte. Pushtetin e Libisë e mori më 1 shtator 1969. Sundimi i tij i hekurt nisi të dobësohej në pranverë 2011, kur forcat rebele filluan të kontrollonin gradualisht vendin. Diktatori kishte dekada që cilësohej si armik i Perëndimit, pasi mbështeste terrorizmin. Por, ai nuk pëlqehej edhe për sjelljen e tij të çuditshme. Ditorja britanike Mirror sjellë 10 nga veset më të çuditshme të Gaddafit.

Image result for Muammar Muhammad Abu Minyar al-Gaddafi

1. Kur udhëtonte jashtë shtetit, ai merrte një eskortë prej 300 vetash, ku përfshiheshin edhe 40 truproja femra për të cilat këmbëngulte se duhet të ishin të virgjëra.

2. Në vitin 2009, i ftuar në Romë në një samit ushqimi, Gaddafi kërkoi 500 femra nga një kompani eskortash, duke specifikuar kërkesat e tij. Ato duhej të ishin mbi 1.70 të gjata dhe 18-35 vjeçe. Gaddafi, i mbështjellë me veshjen e tij të bardhë, u kërkoi vajzave që të konvertoheshin në fenë islame, para se t’u ofronte atyre një Kuran dhe një kopje të firmosur të Librit të Gjelbër të tij.

3. Takimi i parë i kolonelit Gaddafi me Tony Blairin ishte i çuditshëm. Lideri libian e ofendoi kryeministrin e atëhershëm të Britanisë, duke i treguar atij shollën e këpucës, një veprim mjaft përbuzës për kulturën arabe.

4. Ai e merrte çadrën e tij beduine në udhëtimet e tij dhe në vitin 2007 e hapi atë në ambientet e një hoteli me pesë yje në Paris, ku lejoi edhe devenë e tij që të vinte vërdallë në hotel.

5. I është drejtuar vetëm një herë OKB-së, ku në formë të një përçartjeje insistonte që George W. Bush dhe Tony Blair të dënoheshin për krime lufte.

6. Njëherë paraqiti një kërkesë në OKB për të përjashtuar Zvicrën! Ai i kishte mbyllur ndërkohë të gjitha firmat zvicerane në Libi, kishte ndaluar të gjitha importet, kishte anuluar fluturimet dhe kishte konfiskuar biznesmenët zviceranë. Kjo urrejtje ndaj Zvicrës i lindi pasi djali i tij 33-vjeçar, Motassim – i njohur si Hannibal – ishte arrestuar në Gjenevë nën akuzën e ofendimit të një kameriereje hoteli.

7. Gaddafi bëri më shumë miq gjatë një udhëtimi në Itali, edhe pse ai sipërfaqësisht “adoptoi” qytetin e vogël Antrodoco. Lideri libian e kishte vizituar një herë aksidentalisht, kur gjeti kurajën të ndiqte rrugën nga mali dhe të mos rrezikonte tunelin, pas tërmetit të L’Aquila. Qyteti njihet për pishat e shumta të tij.

8. Si një diktator që ishte, kur të donte i fuste brenda shtetasit dhe po ashtu, mund të urdhëronte lirimin e tyre. Por, Gaddafi vendosi t’i bënte gjërat më të ekzagjeruara. Kështu, në vitin 1988 ai dërgoi një buldozer në portat e burgut të Tripolit, duke liruar 400 të burgosur.

9. Edhe pse drejtonte vendin, Gaddafi gjente kohë të lirë për pasionet e tij, siç ishte dizajnimi i makinave. Në vitin 2009 u zbulua Saroukh el-Jamahiriya – “raketa libiane”. Libia pretendoi se ishte makina më e sigurt në botë dhe mund të përshkojë qindra milje me një gomë të shfryrë.

10. Gjatë përpjekjes së tij për të larguar vendin nga influenca perëndimore, Gaddafi filloi të zëvendësonte të gjitha fjalët angleze me ekuivalentet arabe, madje edhe brand names. Kështu, Johnny Walker u bë Hanah Mashi dhe 7 Up u zëvendësua me Saba’a Fauq.

Libri i Gjelbërt drejt harresës

Image result for Muammar Gaddafi


Pesë vite, që përkon ditë më ditë me vdekjen e diktatorit libian, Muamar Gedafi, Libri i tij i Gjelbërt, një pamflet i shenjtë i pranishëm përgjatë tre dekadash është kthyer në një objekt tabu ku posedimi i kësaj broshure të paraqet të ekspozuar ndaj ndonjë forme shpagimi.

I publikuar 40 vite më parë, teksti ka shërbyer në rolin e Kushtetutës nga viti 1976 deri në 2011, duke i dhënë formë jetës politike, ekonomike dhe sociale të Jamahiriya” (Shtetit të masave) të Gedafit.

I renditur pas një rafti ku mbizotërojnë ende disa kartolina stolisur me sloganet e Librit të Gjelbërt, Abdessalam, pronar i një librarie në Tripoli pohoi se nuk kishte ruajtur asnjë kopje.

“Libraria ime do të ishte djegur menjëherë nëse do të ekspozoja këtë libër në vitrinën e librave për shitje”, rrëfen ai me zë të ulët për median, duke hedhur një vështrim përreth.

“Askush këtu nuk është simpatizant i regjimit të Kadafit, por thjesht fakti i të pasurit një libri të tillë të mallkuar do të kishte vënë nën shënjestrën e pasojave shkatërruese”, shtoi ai.

Para 5 viteve është vrarë një nga diktatorët që ka sunduar më së shumti në botë, libiani Muammar Gaddafi. Ai u vra nga kryengritësit libianë, pasi për disa ditë u fsheh në tunelet nëntokësorë dhe në shkretëtirë.
Protestat në vend zgjatën me muaj, ndërsa konflikti më vonë u shndërrua në luftë civile. Pas vrasjes së diktatorit, në sipërfaqe dolën krimet e tmerrshme të sundimit të tij 42 vjeçar, për persekutime dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.
Në një dokumentar të publikuar më parë, Gaddafi ka përdhunuar gra të panumërta gjatë 40 viteve të sundimit të tij. Sipas realizueses së dokumentarit, Antonia Rados, shumë gra libiane ishin të magjepsura nga Gaddafi, ndaj donin ta takonin. Ndërsa, kur takoheshin, Gaddafi i dhunonte ato.
Ajo thotë se truprojat e tij femra, për të cilat thuhej se do ta jepnin jetën për ta mbrojtur atë, ishin po ashtu viktima. Sipas një raporti, psikologu i shquar libian, Seham Sergewa, thotë se di se së paku katër nga truprojat e tilla “amazone” janë dhunuar nga ai.
Rados thotë se Gaddafi ka abuzuar shumë gra gjatë momenteve të takimit, dhe se ai i falte elementet rebele të shoqërisë së tij fisnore, nëse atij i “dhuroheshin” femrat e reja.
Në dokumentar thuhet se infermieret ukrainase që punonin në spitalet e Libisë, në fakt përfundonin duke abortuar fëmijët e tij, si viktima të dhunimit që ishin.
Ndër të tjera, Presidenti libian i Partisë Republikane për Demokraci dhe Drejtësi ka thënë më parë se ka informata se Muammar Gaddafi e ka financuar regjimin e Slobodan Milosevicit. Pos Milosevicit, lideri i dikurshëm libian e ka financuar edhe kampanjën zgjedhore të ish-presidentit kroat Stipe Mesic, presidentit francez Nicolas Sarcozy, kryeministrit italian Silvio Berlusconi, diplomatit amerikan David Welch, dhe shumë emra të tjerë të njohur të politikës perëndimore.
Ndërkaq, Human Rights Watch këtë javë ka publikuar raportin prej 50 faqeve, “Vdekja e diktatorit: Hakmarrje e përgjakshme në qytetin Sirte", ku në detaje përshkruhen orët e fundit të jetës së tij dhe rrethanat e vrasjes, si dhe të vrasjes së djalit dhe të eskortës së tij, duke u bazuar në dëshmi dhe fotot e bëra nga celularët.
Aty zbulohet se ai nuk është vrarë nga një shkëmbim zjarri me rebelët, por nga vuajtjet pasi është arrestuar. Gaddafi fillimisht u plagos nga një shpërthim i një bombe dore, e cila eksplodoi disa metra larg tij, teksa ai përpiqej të ikte. Pas kësaj ai u kap nga kryengritës, ndërsa vdiq pasi në shpinë e shpuan me bajonetë, që ishte arsyeja e vdekjes së tij.
Sipas raportit të HRW, Ish-diktatori ishte ndoshta i vdekur kur u qëllua nga një kryengritës i ri me plumb në kokë.
Mjeku i cili zhvilloi autopsinë ishte nën presione të rënda dhe kërcënime me vdekje për të mbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së diktatorit 69-vjeçar. Ai ka shkruar në raportin e tij se Gaddafi vdiq pas shkëmbit të zjarrit me kryengritësit.(Telegraf)

Dodona pellazge duhet të bëhet pjesë e një debati shkencor


Xhafer Sadiku, studiues



Botimi i një libri është ngjarje jo vetëm për autorin, por edhe për lexuesin dhe, kur është fjala për libra studimorë, do të ishte me interes edhe për institucionet shkencore dhe akademike. Për më tepër, kur në Shqipëri studiuesit numërohen me gishtat e dorës.

Në fakt, nuk ndodh kështu me institucionet shkencore e akademike, të cilat janë përfolur si të politizuara, për të mos thënë të fosilizuara. Ato e konsiderojnë fushën e studimeve si domen të tyre, madje përfundimet që arrijnë sikur të ishin fjala “e Zotit”.

Ndryshe nga institucionet, studiues të pavarur, me shumë sakrifica, arrijnë të botojnë libra studimorë që nuk duhen lënë të kalojnë pa u vënë re. Atyre u duhet kushtuar vëmendja e duhur, pasi mbushin boshllëkun e krijuar nga institucionet, boshllëqe që më pas krijojnë humnera të mëdha në formimin intelektual të brezave të rinj. Është e tepërt të themi se periudha të tëra të historisë nuk njihen mirë nga nxënësit dhe studentët, për të mos thënë nuk njihen fare.

Njëri prej librave që i shërben këtij qëllimi dhe që duhet të hapte debat shkencor për sa thamë është libri në dy vëllime “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit” e autorit Kujtim Mateli, i cili meriton respekt për punën e kryer.

Ç’farë përmban libri?

Pa folur për konkluzionin përfundimtar të autorit, duhet theksuar se lënda është mjaft e pasur, ndërsa libri i strukturuar mirë.

Vëllimi i dytë është i ndarë në tre pjesë dhe i konceptuar si oponencë ndaj librit “Dodonë e ses ruins” të Kostandin Karapanos. Autori i vë përballë faktet nga veprat e autorëve të antikitetit, të bashkëkohësve të Karapanos dhe pas Karapanos.

Në pjesën e parë, “Dëshmi të deformuara” njihemi me fakte të shumta të autorëve të antikitetit, ku tërheqin vëmendjen elementët distancë dhe kohë.

Pjesa e dytë, “Karapanos dhe gjetjet arkeologjike” përmban mbishkrimet e gjetjeve arkeologjike, format dhe elemente të tjerë.

Në pjesën e tretë, “Autorë e studiues pas Karapanos”, sillen shumë fakte nga autorë të ndryshëm, përkthime dhe komente.

Mënyra se si i ka parashtruar faktet, analiza dhe komentet mbi to, e kanë sjellë autorin në përfundime për të gjitha çështjet që trajton. Shumë prej tyre janë me të vërtetë bindëse dhe domethënëse, që e bën lexuesin të mendojë, madje pse jo, të ndajë të njëjtin mendim me autorin. Interesante është shtojca (ese) “Si sfidohen nga fqinjët institucionet tona shkencore”, ku autori konsulton një bibliografi të pasur nga autorë të njohur.

Pse duhet diskutuar?

Po të hedhim një vështrim prapa, në histori, do të vërejmë se:

Së pari, gjuha shqipe është ndër më të vjetrat në Evropë, gjuhë e një populli të vjetër gjithashtu dhe autokton, që shtrihej deri në Ballkanin qendror. Ky popull i lashtë, që ka jetuar përkrah helenëve dhe romakëve ka krijuar padyshim qytetërimin e vet, krahas atij greko-romak. Atëherë pyetja që kërkon përgjigje nga institucionet shkencore është:

-Cilat janë punimet e tyre për të hulumtuar e nxjerrë në dritë tërë qytetërimin e këtij populli në trevat ku ka jetuar e jeton?

-A ka patur shtrembërime të qëllimta të të vërtetave historike nga institucionet shkencore të vendeve fqinj, të cilat akademia jonë i merr si referenca?

Së dyti, libri “Dodonë e ses ruins” i Kostandin Karapanos dhe botime të tjera që u botuan në vitin 1878, ishin në funksion të vendimeve që do të merrte Kongresi i Berlinit për copëtimin e territoreve shqiptare. Libri i Karapanos apo edhe i të tjerëve, shërbeu si “provë” për të vendosur copëtimin e tyre. Nisur edhe nga ky fakt, a nuk meriton një qasje më serioze nga Akademia e Shkencave, libri i z. Kujtim Mateli?

Së treti, debatet shkencore për libra studimorë do t`u shërbenin edhe studentëve duke i nxitur drejt arkivave dhe bibliotekave.

Dhe së fundi, vlera e studimeve nuk matet me titujt që jepen nga autoriteti i pushtetit dhe nderet që përfitojnë nga këta tituj, por nga puna shkencore dhe përkushtimi atdhetar. Janë këto vlera që e bëjnë librin e z. Kujtim Mateli shumë të dobishëm dhe autorin të respektuar.

REXHEP SHAHU : Pse u botua libri i Hermann Frankut: Lufta e çetave në Shqipëri

Në shtëpinë ku jam lindë, kullë dy katëshe me gurë të mëdhej, me mur të trashë një metër, mes dy dritareve të vogla, është një rrasë e madhe guri e goditme me predhë mortaje, “sa kanë knue gjelat, te dalë drita me 5 shtator 1944”.

“Shtëpia nuk u dridh as u lëkund por zhurma e krisma na tuti se ke hala natë e na në gjumë”, më tregonte baba.

“Brenda ditës u muar vesh se shpia jonë është gjujtë pahiri prej gjermanëve se nuk ka asgjë askush as me ne as me katundin”.

Predha e mortajes a e topit, që s’e dinin atëhere se çfarë predhe ishte, kishte ardhë “nga Hani i Laçit, poshtë Polinit, nër Bajatin tonë, kah Rrasa e Samarit”, më rrëfente qindra herë baba.

Atë ditë, si ka dalë mirë drita, tre gra të hijshme dhe disa gjermanë e partizanë, na fëmijët e të rijtë nuk e dinim kush janë gjermanë a partizanë se s’kishim pa kurrë, tregonte baba, kanë ardhë nga Hani i Laçit, nëpër Polina, te vorrzet e Shaheve e Ademve, janë ndalë te kroi i Shaheve dhe kanë ecë përpjetë për Amlen.

Në fund të Arës së Rustës, sa kalon Furzën, djathtas, kanë vra me pistoletë një gjerman të plagosën se nuk mundi me ecë, tregonte baba im, xhaxhai e plot të tjerë që i kishin parë me sytë e tyre dhe i kishin shoqërue robërit apo pengjet gjermane.

Gjermanët e partizanët e parë që u panë në fshatin tim, u ndoqën prej fëmijëve e të rijve të fshatit deri në Kodër të Amlenit, përmbi Shahe. Vonë e morën vesh se ato gjermanë kishin qenë rob apo pengje.

Baba tregonte se pas tre ditëve, jo ma shpejt, kanë shkue mileti te Hani i Laçit për me gjetë llamarina për koftorra prej makinave të djegme apo gomerdare makinash për llastike.

Për herë të parë kam shkue me shkollën te Hani i Laçit, te lapidari kushtuar kësaj beteje, në shtator 1967, në klasën e parë dhe na kanë folë për këtë beteje veteranë që s’kanë luftuar aty në atë betejë.

Gjithmonë i ngatërronin dy betejat, atë të Hanit të Laçit të 5 shtatorit 1944, që e bënë partizanët vendas, dhe atë të 16 shtatorit 1944 poshtë Kroit të Kusarëve kundër gjermanëve të sëmurë që po iknin në Gjermani, që e bënë partizanët e brigadës së pestë, të cilët e zhveshën gjyshin tim plak te Kroi i Shaheve, ia hoqën pallton dhe çallmën e hoxhës dhe e lanë në këmishë e në done të bardha, për arsye se ai nuk pranoi që komunistët të flinin në shtëpinë e tij edhe pse u dha bukë, ushqim e çorape të leshta.

Kaq shumë është folë në fshatin tim për këto dy beteja, sa rrenat e të vërtetat kanë krijue shtresa të trasha.

Portreti i tri grave gjermane, por veçmas i njërës, që në sytë e njerzve kishte mbetë shumë e bukur, që i kishin marrë peng te Hani i Laçit, ka marrë mijëra forma në sytë e mi të mendjes.

Vonë mësova se ato tri gra që u morën peng prej partizanëve e komunistëve te Hani i Laçit në fshatin tim, në natën e 4-5 shtatorit 1944, u kalbën në burgjet komuniste e në kampe internimi në Shqipëri deri në vitin 1956, kur kanë ikë për në Gjermani.

Vonë, para dy viteve kam mësuar se beteja e zhvilluar te Hani i Laçit është e shkruar nga komandanti gjerman Hermann Frank dhe fshehtas e hapur ky libër është cituar.

Male harrimi e fallsifikimi janë hedhë e hidhen por ja që historia nuk rri dot në varr pa folë, pa u rrëfye, pa i shërbye të vërtetës.

E ndjeva për detyrë që ta botoja këtë libër.

Historitë e mëdha të luftës e qëndresës shqiptare kundër pushtuesve, duket se kanë qenë të “dënuara” të ndodhnin në Lumë e në fshatin tim Bardhoc.

Askush sot në fshatin tim nuk di asgjë për këto beteja, për këtë luftë.

Duket se urrjetja është e destinuar të ketë jetë të shkurtë, të myket nëpër arkiva e libra historie e dashuria mes njerzve e popujve të fitojë e të jetë jetëgjatë.

Sot ka në Gjermani shumë më shumë shqiptarë se sa ka patur gjermanë në Shqipëri

Ministria e Kulturës ka hartuar së fundmi katalogun "Albanian Books", i cili përbëhet nga 32 autorë.


Lajmin e bën të ditur vetë MK-ja në adresën e saj zyrtare në internet ku thekson se shpresohet që ky katalog të pasohet nga katalogët e përvitshëm që do të përmbajnë titujt më të mirë të vitit të sugjeruar për përkthimin dhe botimin jashtë vendit.

"Janë përzgjedhur autorë me krijimtari të pasur pas viteve '90 vepra e të cilëve është vlerësuar nga kritika, janë nderuar me çmime apo janë ndjekur nga lexuesi vendas si Luljeta Lleshanaku, Arian Leka, Agron Tufa, Ardian Kyçyku, Ridvan Dibra, Arben Dedja, etj.

Po kështu janë përzgjedhur edhe autorë të afirmuar që para viteve '90, të cilët janë ende aktivë në fushën e letrave si: Zija Çela, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj etj" sqaron MK.

Në mungesë të agjencive letrare që mbulojnë këtë veprimtari, Ministria e Kulturës vendosi të hartojë këtë katalog (me të njëjtin titull me faqen e re të internetit kushtuar letërsisë shqipe "Albanian Books").

Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha 7 ton drogë në Rrëshen mbrohej nga policia, pronar nipi i Zef Brozit



Ish-kryeministri Sali Berisha tha në seancën parlamentare se droga prej 7 tonësh e kapur në Rrëshen është në pronësi të nipit të Zef Brozit, duke theksuar se ai nuk u arrestuar ashtu sikurse nuk arrestohet-sipas tij-bosët e tjerë të drogës.

brozi okkkkk

Ish-lideri i PD-së tha se droga mbrohej nga policia. Berisha u shpreh se në këtë vend ku i gjithë territori kontrollohet nga trafikantët dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mund të ekzistojë për këtë bandë.

Kanabisi tha Berisha ka shpërthyer në të katër anët e vendit dhe se kjo nuk mund të fshihet nga askush.

Berisha: Ngjarja e madhe duhet të ishte fabrika e madhe e drogës në Rrëshen me 7 tonelata e mbrojtur fuqishëm nga policia e Mirditës, e drejtuar nga Banda e kryetarit të Bashkisë, ish-ndihmësi i Edi Ramës për ndërtimet në Inspektorat, dhe i drejtuar nga mbështetësi i fuqishëm i Edi Ramës, një far Kastriot Reçi (e theksoj ka 3 Kastriot Reçi), ky është djali i motrës së Zef Brocit, ju e keni qejf shumë. U arrestuan 20 gra dhe fëmijë, kurse Kastrioti si të gjithë banditët e tjerë nuk i hyri ferra në këmbë, paçka se merret me të gjitha llojet e trafiqeve. Paçka se vendin e ka mbuluar kanabisi nga thellësitë e Alpeve deri në Pogonë. Kapen disa fëmijë dhe gra të mjera që shkojnë për të fituar 5 lekë. Sot dëgjova edhe gra shtatzëna.

Më thoni ju mua sigurisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare, për këtë bandë që trajton Shqipërinë në këtë mënyrë nuk mund të ekzistojë. Nuk ka këtu siguri kombëtare ku çdo pëllëmbë e territorit kontrollohet nga banditë. Kjo është e vërteta. Një herë thotë fajin e ka opozita. Kush e pyet opozitën të mos jetë realitet? Ju jeni qeveri që keni frikë nga vetja juaj. Si do të fshihnit ju kanabisin që ka shpërthyer në të 4 anët e vendit? Kush në botë mund ta bënte një gjë të tillë? Cili bos është arrestuar? Ligji arreston të gjithë kryetarët e komunave që nuk kanë denoncuar. Cili prej tyre? Ata shpërndajnë paratë me Ramën. Kjo është situata dhe i keni bërë vendit shërbimin më të keq në historinë e tij.

Vera Bekteshi boton librin e ri “Ora me Rërë”

Vera Bekteshi u lind dhe u rrit në Tiranë në të ashtuquajturin Bllok të Udhëheqjes, si vajza e njërit prej ushtarakëve të lartë të asaj kohe, ish – drejtues komunist në Shkodër gjatë luftës, Sadik Bekteshit. 

Mbaroi më 1969 studimet në Degën e Fizikës të Universitetit të Tiranës, po këtu dha mësim si pedagoge deri në spastrimet e mëdha të Enver Hoxhës mbi ushtarakët e lartë në vitin 1974, në kuadrin e të ashtuquajturës Fshesë e Hekurt.

Në këtë kohë vjen divorci i imponuar dhe internimi, humbja e profesionit dhe e të drejtave më elementare, më pas arrestimi i babait dhe vuajtje pa fund.


 Për gati 16 vjet Vera jetoi e izoluar së bashku me familjen e saj në Kutalli e Vodëz të Beratit në kushtet e diskriminimit shoqëror dhe varfërisë ekstreme. 

Kjo periudhë e jetës së saj përbën lëndën kryesore të këtij libri. Pas kthimit në Tiranë më 1991 punon përsëri në Institutin Hidrometereologjik. 

Më 1997 mbrojti doktoraturën, sot punon si specialiste në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.(Flori Bruqi)




Dashuritë, në janë të vërteta, edhe nëse nisin në moshë të shtyrë, zgjasin. Sado e rrallë të jetë kjo duke qenë që rinia portretizohet gjithmonë si mosha e pasioneve. Kështu ndodh edhe me pasionin e të shkruarit. Vera Bekteshi, mund ta dëshmojë këtë. E njohur si vajza e ish-Gjeneral Sadik Bekteshit, një figure të lartë të shtetit të diktaturës, i persekutuar më pas familjarisht nga regjimi Hoxha, Vera, me kthimin në Tiranë dhe rihyrjen në jetën e kryeqytetit ndjeu nevojën për të treguar vitet e internimit. Kështu erdhi libri i saj i parë. Një stil i thjeshtë, i vërtetë, konkret që të kujtonte që letërsisë i duhen herë pas here fizikanë. Ajo ka vazhduar të shkruajë e të botojë dhe dje, në mjediset e UET, është promovuar romani i saj i fundit, pjesë e botimeve Mapo, “Ora me rërë”.

E veçanta e parë e këtij romani, është që Vera, si shkrimtare dhe rrëfimtare, vjen në kohën e sotshme. Ajo ka treguar, megjithatë, që nuk ka qenë e lehtë ta konsideronte të përfunduar këtë roman dhe ka punuar gjatë për ta sjellë në formën e sotshme.

Image

“Libri tashmë ka kaluar tek ju dhe të doja jo t’ju pëlqente, por t’ju jepte ndjenjën e vërtetësisë. Ky libër më ka munduar shumë. Kam 3 vjet që merrem më të dhe e kam shkruar që vitin e parë, por për shkak të strukturës, të trajtimit të njeriut “pa dekor”, mua më është dashur të vuaj për ta realizuar. E kam punuar shumë, mbase dhe e kam prishur, por jam munduar për mirë. Një gjë tjetër që më ka munduar është fakti që kam filluar të shkruaj shumë vonë. Sot, kam gëzim dhe vuajtje të madhe, padyshim dhe emocione. Më ka munduar sepse e fillova vonë të shkruarin dhe këto faza duhet t’i kisha kaluar 30, 40, 50, por po i kaloj 60 vjeç e sipër, e nuk është aq kollaj. Mbaj mend që babai im ishte i fortë si gur e kur kaloi 83 vjeç, filloi të përlotej dhe thashë që kjo ishte shenjë e mortit. Mua më ka filluar shumë shpejt në krahasim me babain, por ai ishte burrë. Ky libër kryesisht flet për kohën e sotme, për të ashtuquajturën kohë moderne. Koha moderne karakterizohet nga ekstremet e saj që do të thotë ose gjithçka caktohet si çështje morale ose çështje morale s’ka fare. Ose nuk bëhet asnjë kompromis, ose ka vetëm kompromise. Unë mendoj që si në çdo kohë dhe kjo kohë mbase nuk është më e vështirë, por ne na duket e tillë pasi kemi kaluar disa sisteme, e vetmja gjë që na ngelet është të qëndrojmë”, është shprehur ajo gjatë promovimit.

Ky libër është botuar brenda nismës letrare Mapo, që, sipas Alfred Lelës, drejtor i mediave Mapo, synon të mbajë gjallë një grup letrar edhe në kohërat kur është e vështirë të rrosh me letërsi.

“Unë e kam lexuar librin “Me dy porta” më ka bërë përshtypje guximi për t’i thënë gjërat dhe guximi për t’i lënë gjërat jashtë. Duhet një guxim shumë i madh edhe për të lënë gjërat jashtë dhe ky është guximi i humanizmit, i njeriut të mirë. “Ora me Rërë” është një libër për dashurinë, i mirëshkruar me dashuri, aq i tillë është sa unë dua të kap një fragment që e kam nënvizuar, kur një prej personazheve i dhuron një tjetër personazhi një libër dhe dedikesa në libër është “Nadjas, këtë libër dashurie për cilën të gjithë kemi kaq shumë nevojë” dhe “Ora me Rërë” është pikërisht kjo, një libër për dashurinë për të cilën të gjithë kemi nevojë, Vera ka nevojë, ne kemi nevojë dhe besoj të gjithë bashkë”, ka thënë Alfred Lela, për librin.

Në promovim ka folur edhe botuesi Henri Çili, i cili, ka lënë për pak mënjanë librin, për t’u ndalur te shkrimtarja për të vënë në pah temperamentin e spikatur të një zonje me Z të madhe që është Vera, figurën e saj të veçantë që në pamje e qëndrim dhe forcën e karakterit që nuk e ka braktisur.

“Unë do të thoja që Vera Bekteshi është roman, në kuptimin e ngjarjeve, evenimenteve, të papriturave, pse jo dhe fatkeqësive apo gjërave që i kanë ecur ters në jetën e saj, është autorja e vetvetes. Gjatë kësaj kohe që e kam njohur personalisht, pasi ndër vite e kam njohur nëpërmjet rrëfimeve apo portretizimi që bënte një mik i saj Spartak Ngjela, më ka përgënjeshtruar pozitivisht ose dyfish në raport me atë portret shumë të bukur që i bënte Ngjela në rrëfimet e tij. Pse? Sepse Vera Bekteshi është një e pamposhtur, është një individ, i cili ka një kurajo jete të jashtëzakonshme, e cila ka fituar me ndershmëri dhe estetikë të lartë këto vuajtje të jetës dhe i është futur dhe ka ardhur tek faza më fine ose më e këndshme e jetës së saj që është krijimi. Gjithë sublimimin e jetës së saj të vështirë, por edhe grandioze e ka filluar ta shprehë në librat e saj. Libri i parë që më ka tronditur ka qenë libri “Vila me dy Porta”, i cili është thujase roman ose thuajse autobiografi, është në kufi të të dy gjinive. Libër i cili e kam lexuar në një mbasdite të tërë dhe më ka dhënë një pikturë të jashtëzakonshme të një individi me kurajo shumë të madhe, por dhe me një përcaktim që është ky: Vera Bekteshi një mbijetuese”, i ka vënë titullin e tij, Çili, romanit Vera Bekteshi.

Libri do të jetë i pranishëm në librari dhe në panairin e librit në stendën e UET dhe botimeve Mapo.


Vera Bekteshi rrëfen dramën: Nuk e doja tim shoq, më ndau me urdhër partie



Une GRUAJA

Sytë, shikimi, janë vendimtarë në raportin që krijohet gjatë një bisede. Sado që, të qenit i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë për vetë rrëfimtarin, edhe në rast se arsyeja nuk e lejon të jetë aq sa do, për të ruajtur masën, është vështrimi ai që nuk cenohet lehtë nga përllogaritjet e logjikës. Pavarësisht se, Vera Bekteshi,fizikantja–shkrimtare, e bija e gjeneralit Sadik Bekteshi, një prej të rënëve nga froni, ish-drejtor i institutit të studimeve ushtarake, duke qenë e shtëpisë në shkencat ekzakte, lapsin matematikor di ta përdorë mirë, madje edhe më mirë se penën letrare. Kjo duket qartë nga konçiziteti i përshkrimit të ngjarjeve të internimit në fshatin Kutalli të Beratit, ku u degëdis e gjithë familja pas dënimit të të atit, në romanin e saj ‘Vila me dy porta”. Tjerrjet e gjata, nuk janë të stilit të saj, pikërisht sepse, të shkruarit për të ishte një terren i panjohur. Dell që, i fshehur kushedi se ku brenda saj, i ngacmuar nga kujtimet e nga nevoja për të shpërthyer, u shpërfaq. Po a mundi të ‘bërtiste’ aq sa duhej, aq sa donte? Aq sa për ta çliruar sado pak veten nga errësira e 16 viteve të internimit?! Jo! Për këtë Vera Bekteshi është e bindur, ama nëse e ka tërësisht në dorë të ndalë a të vijojë rrëfimin aty ku duhet, nuk mund të kontrolloj sytë. Në kryqëzimin e parë ata duken sikur kanë një maskë të hekurt, përtej së cilës nuk mund të depërtosh. Vetëm se, në këtë pikë, kontrolli nuk është në favor të saj. Sytë e çelët, siç janë jeshil ata të sajët, nuk dinë t’i mbulojnë fort mirë emocionet e forta. Vërehet sakaq ajo transparenca e lëngshme që i përmbush sa herë që kujtimet bëhen aq të gjalla, sa mjafton të zgjasësh dorën për t’i prekur. Vetëm në raste si këto, gruaja e fortë, pas së cilës i është dashur të fshihet gjithnjë për shkak të njëmijë e një peripecive të jetës, vjen e shtendoset. Fundja merr përmasat njerëzore, ato emocionale e të vërteta që secila grua ka. E që ndoshta ajo vetë, në mos do ishte për dënimin që ka jetuar, do kishte. Nëse do kishte sy e flokë të zinj, ashtu siç pat krijuar bindjen se u pëlqente më së shumti shqiptarëve aso kohe, do arrinte t’i mbronte më fort disa nga ato përjetimet që nuk do t’i ndajë me të gjithë...
Pse nuk pëlqeheshin sykaltrat në fshat?
Sipas ndjesive të mija dhe gjërave që kam parë e kuptuar, fshati do trupa robustë, nuk pëlqehen femrat elegante. Këtë model bukurie kishin dikur shqiptarët, me sy e flokë të zeza, vetëm këto ishin të bukura.
Ishte në disfavorin tuaj kjo, por jo vetëm...Ju akuzonin gjithashtu se paraqitja e jashtme, përfshi edhe flokët e verdhë, ishte në kundërshtim me situatën revolucionare...
Flokët e mi natyral kanë qenë të verdhë, sikundër tani, edhe pse koha ka bërë që të ndërhyj mbi ta, por pamja ime e jashtme në përgjithësi i përngjante një imazhi evropian. Përveç tipareve natyrale, edhe ndaj veshjes kam treguar gjithnjë kujdesin e duhur. Asnjëherë nuk pranova të ngjallja mëshirë duke pasur imazhin e një gruaje të lëshuar, të veshur keq.
Ky vendim mund të sillte edhe pasoja. A ka pasur situata në të cilat, pikërisht për këtë, jeni ndjerë e kërcënuar?
Situata të tilla krijoheshin vazhdimisht, por më kujtohet një rast, sapo mbërrita në Berat, e veshur mirë, me kujdes, dikush më ndal në një lulishte. Me veshjen tuaj-tha- ju provokoni, duke qenë armike e popullit. Jo vetëm që nuk kanë për t’ua hequr dënimin, por kërcënoheni me internim të përjetshëm.
Sikundër ju, spikasin në një fragment në libër, përpos veshjes, edhe këpucët blu, italiane, të Ardianit, djalit tuaj...a ishin ato një nga gjërat e mbetura nga koha, kur ende nuk ishit ndarë me bashkëshortin, apo ai siguronte të mira materiale për të në vazhdimësi?
Im bir dallonte nga të tjerët, sepse ishte i veshur mirë për shkak të udhëtimeve të të atit jashtë shtetit. Sa herë udhëtonte, deri në kohën që ishim bashkë, jo më pas, i sillte rroba apo këpucë. Disa prej tyre që kishin qenë të mëdha, i shërbyen në vitet pasardhëse.
Pra, asnjë kontakt i mëvonshëm me të qysh prej ndarjes, që, për shkak ndoshta të një vendimi tuajin, nuk duket të jetë fort e qartë...
Jo, asnjë. Im bir e ka takuar të atin pas 25 vitesh në një situatë fare rastësore.

Në 16 vitet e gjata, Vera Bekteshi, ka hasur jo pak njerëz për të cilët edhe të dojë, nuk mundet të ushqejë respekt. E që, megjithëkëtë, as në libër e as në rrëfimet e saj jashtë tij, nuk ka pranuar që të vazhdojë t’i godasë. Edhe pse, në forma të ndryshme, ironike e autoironike, i ka cekur. Ama, sado i parëndësishëm të jetë për të tani momenti i ndarjes së saj nga i shoqi, ngelet fakt real, dhe jo aq kalimtar, në jetën e saj. Sado ta ketë harruar a ta shpërfillë, proçes ky fare i natyrshëm krahasuar me peripecitë që do pasonin, në një çast do duhet përshkruajë të paktën....
Si ndodhi?
Kur ndodhi dënimi i tim eti, morën urdhër të gjitha nuset e dhëndurët të ndaheshin nga bashkëshortët përkatës. Në këtë kohë, im shoq ishte në Amerikë, meqë ishte diplomat. Natyrisht që u urdhërua të kthehej menjëherë dhe ka shkuar direkt nga aeroporti në mbledhje partie. U kthye prej andej rreth orës 4 të mëngjesit. Nuk duhej shumë për të kuptuar qëndrimin e ftohtë, dhe as arsyen pse. E mora me mend sakaq, jo vetëm që ishte ndikuar por që e kishte dhënë fjalën e tij. Madje më kujtohet që u ktheva atëherë nga një provim i rëndësishëm, pas të cilit më puthi në ballë e më tha “Ti je e zonja!”. Nënkuptohej që nuk ishte vetëm për shkak të rezultatit të provimit, por pse do isha e zonja të kaloja edhe atë çka më priste më pas.
Sa zgjati kjo situatë tensioni e ç’përjetim a shije la?
Nga vendimi deri në ndarje zgjati rreth një muaj. Unë nuk pata dhimbje pse u ndava nga ky burrë, sepse në fund të fundit as që e doja. Isha martuar me të për shkak të pozicionit të punës që kishte. Veçse u fyeva, se si mund të prishej familja vetëm nga një urdhër.
Po nëse do t’i kishte ndodhur atij, mund ta hamendësoni qëndrimin tuaj?
Unë këtë gjë e tregova, nuk e braktisa familjen time, asnjë prej nesh nuk e bëri, as ime më, sepse me të tillë model ishim rritur, atë të një familjeje të shëndoshë.
Veçse, në libër, thoni se udhëheqëset tuaja shpirtërore ishin gjyshet, jo nëna...
Po, është e vërtetë, gjyshet përfaqësojnë për mua mençurinë popullore, sepse ato ishin të pa arsimuara, ama ishin të mençura e shumë të mira. Kam vënë re që këshillat që kam zbatuar në jetë kanë qenë prej tyre e jo prej sime mëje. Që, nga ana tjetër, ka qenë edhe ajo një grua e jashtëzakonshme, por goxha më e indoktrinuar ndërsa unë,jo. Asnjëherë nuk jam përpjekur të hyj në parti, edhe pse nga kjo do kisha avantazhet e mija. Sidoqoftë, në libër disa gjëra thuhen të cunguara, të tjera të plota. sepse është edhe në vlerësimin e redaktorit vlera e librit. disa prej ngjarjeve apo detajeve, Ardian Klosi, më thonte shpesh, me të drejtë, sic kuptoja më vonë, t’i hiqja. Ngelet gjithsesi vend në dorëshkrimet e rradhës.
Në vitet e internimit, a mundeshit ju të kishit miq apo mikesha, bashkëvuajtës fundja, me të cilët të mund të flisnit qoftë dhe për të ndarë një dhimbje të përbashkët.. Mund të jetë lehtësuese por, a ishte e mundur?
Bashkëvujatës dhe mbështetës të vërtetë në atë kohë mund të kishe vetëm familjen tënde. Ishte e vështirë t’i besoje kujt tjetër, ose më mirë, frika ishte shumë e madhe për të folur. Në momente të caktuara edhe mund të shpërtheje, por nuk e bëje në mënyrë të ndërgjegjshme. E bëje se nuk mund të mbaje më.
Cilat kanë qenë disa nga këto momente?
Më kujtohet Xha Tofiku, me të cilin ndeshesha në kultivimin e duhanit, arrija ndonjëherë të shpërtheja e të thosha gjëra, siç mund të ketë qenë ndonjë përgjigje për Stalinin, për të cilën mund të më burgosnin, por ai nuk më dekonspiroi. Situatë e ngjashme ishte edhe kur më vranë djalin e hallës. Arrita t’i them një bashkëvuajtëses sime se do vij një ditë, kur ai që u vra të bëhet dëshmor, dhe ashtu ndodhi. Mirëpo ta thoshe këtë, duhet të llogarisje pasojat, por as ajo nuk foli.
Duhet të ketë qenë njëfarë nuhatje instiktive... Keni pasur edhe miq të tjerë që janë pyetur rreth jush, e me të cilët ju vetë keni pohuar se ruani marrëdhënie të mira, i keni marrë vesh ndonjëherë përgjigjet e tyre?
Kam patur plot miq me të cilët kam bërë biseda,prej të cilave nuk ka dalë asgjë, Spartak Ngjela, Vladimir Balluku, Fatos Klosi apo banor të thjeshtë të fshatit Kutalli. Ngjela më pat thënë se kur e kishin thirur për ta pyetur se ç’mendonte për mua, ishte përgjigjur se isha një vajzë shumë e bukur dhe inteligjente por që kisha një problem të madh, adhuroja Enver Hoxhën. Mandej, kur kishin vijuar ta pysin në do donte të kishte një mardhënie me mua, kishte thën po, vetëm se preferonte më së shumti të lidhej me gra apo vajza të punonjësve të sigurimit. E gjitha një ironi që i kishte bërë marsit në pyetje ta largonin duke i thënë - me ty nuk flitet!
A mundët ju në fakt, më pas, të krijonit me një burrë një mardhënie prej së cilës të ndiheshit e mbushur, e sigurt, e që të ishte e shëndetshme, ndryshe nga ç’rezultoi e para?
Po, kohë më vonë arrita të krijoj një marrëdhënie shumë të mirë, që megjithëse ka mbaruar, më ndihmoi, më bëri të harroj një pjesë të vuajtjeve të internimit. Apo më mirë, të dy ne ndihmuam njëri-tjetrin. Vazhdojmë të jemi miq të mirë.
Pse, ishte edhe ai pjesë e vuajtjeve të asaj kohe?
Jo, por mund të kishte vuajtje a mangësi të tjera, u ndihmuam reciprokisht.

Nga e gjithë ajo kohë, për pasojat e së cilës Vera Bekteshi është ndihmuar jo vetëm nga një, por të gjithë miqtë e mikeshat e asaj periudhe që nuk humbi asnjëherë, i kanë ngelur sidoqoftë disa detaje, së cilave nuk mund t’iu shpëtojë. “Tani e kuptoj -shpjegon- pse fotografja e talentuar Jutta Bezenberg, kur i pozoja per foton e librit me thosh te veshtroja drejt me synimin e qarte per t’i thene lexuesit se dua t’ju tregoj gjera me rendesi”.Vëren, kur e sheh veten në ritransmetimet e intervistave televizive, që, përveç se nuk i mban sytë drejt shikuesit, por gjithnjë poshtë ose anash për shkak të mospërvojës, zëri i saj i tingëllon i huaj. Ato 16 vitet e internimit, i kanë mundur këta 40 e ca të tjerët, pra, dominon në të folurën e saj aksenti beratas. Si një vajzë e ish-bllokut, që fliste pastër gjuhën zyrtare, ajo nuk mund t’i bëjë bisht këtij ndryshimi. Në kohët e para, pas përfundimit të internimit, ndryshimi i gjuhës ishte qartësisht i dukshëm, por siç duket ende edhe sot, 20 vite më pas, dallohen gjurmët e një kohe që s’mund të harrohet e që shenjat më të forta i lë nën lëkurë, nën vështrim...e që të gjitha rrëfimet, edhe ato që do pasojnë në tregimet e ardhshme që Vera ka në duar, mund të jenë vetëm gjysma e ajsbergut, themelet e të cilit nuk dihet ku janë.

Brenda shishes së parfumit...

...Lime, trëndafil, luleshpate, jasemin, violet, iris... janë këto aromat e parfumit “Lanvin”, që të përziera së bashku, e shoqëruan Vera Bekteshin përgjatë 16 viteve të internimit. Me lindjen e djalit, i shoqi i pati sjellë nga jashtë këtë një set, në të cilin ishte parfumi dhe një kuti me pudër. E mori me vete setin bashkë me premtimin, që i bëri vetes se ky parfum do ta shoqëronte deri në fund të dënimit të saj. Kujdesej përherë, që të hidhte vetëm një pikë në flokë, pas çdo here që lahej në lumë. Duhet ta përdorte me kursim, sepse nuk dihej sa vite do zgjaste periudha e errët. Aq me kursim sa që jo vetëm i mjftaoi, por teproi. Ndërsa në kutinë e pudrës të cilën nuk e përdori asnjëherë, nuk mund të përdorej pudra në fshat, shihte të gdhendur sipër fjalët Lanvin i linjës My Sin (mëkati im). Fjalët e fundit, Bekteshi i lexonte My Son(djali im), ngase dhurata e ardhur për lindjen e tij, i dukej sikur ishte krijuar enkas për ata të dy.


Dy gjëra do t’i pëlqeja veçanërisht tek im atë, të qeshurën e tij jo shumë të shpeshtë por me gjithë zemër, me gojën plotë dhëmbë të mëdhenj e të bardhë dhe mënyrën se si e pinte cigaren. Asnjëherë nuk takova një burrë t’i përngjante, por ën fakt as që e morra mundimin për këtë. Prej tij mësova për herë të parë se jeta dhe njerëzit nuk janë tamam ashtu si na shfaqen, dhe se nuk duhet t’i marrim fare seriozisht të thënat e tyre, përndryshe mund të lëndohemi, gjë që për fat e mësova shumë herët, nga ngjarja me qengjin. Duhet të isha nja 4 vjeç , duke luajtur në fushën pranë pallateve të Moskatit, që aso kohe ishte goxha fushë me bar ku kullosnin bagëtia e fshatarëve, të posaanëtarësuar në kryeqytet. Midis dhenëve që po kullosnin, ishte një qengj i vogël, po kaq i bardhë e kaq i bukur, sa më mbetën sytë te ai dhe desha ta kisha. Me shumë ndrojtje ju afrova bariut të kryeqytetëruar dhe i thashë a i shiste qengjat, sepse pashë që ai dha disa përpara syve të mi në këmbim të një shume parash. Më tha se po, dhe kur e pyeta sa kushton, m’u përgjigj ‘vetëm 10 lekë’. Me një frymë shkova deri në shtëpi ku gjeta babanë që po flinte në vapë dhe duke u zgjuar (ai nuk më bërtiti, por as më puthi) i tregova për rastin fatlum për të blerë një qengj me 10 lekë.
-Një qengj kushton më tepër se kaq- m’u përgjigj ai,- po bariu të ka thënë ashtu sepse e di se ti nuk ke ku ta mbash.
Me këtë rast kuptova se të mdhenjtë tallen me fëmijët dhe se fjalët e tyre s’mund t’i marrësh menjëherë siç i dëgjon.

Nuk mund ta shpjegoj por gjithnjë kam parashikuar gjithçka të mirë e jotë mirë që do t’i ndodhte fëmijës së vetme dhe të mrekullueshme që linda. Kur ma treguan, mbasi e kishin pastruar, pashë një fytyrë të vockël ezmere, me shumë flokë të zinj dhe një palë sy të mëdhenj që në fillim dukeshin si blu, ishte krejtësisht si në ëndrrën që kisah parë një muaj më aprë.
-mirë se erdhe në këtë botë të egër, bir! – i thashë, ‘të egër’ thjesht si një mënyrë të shprehuri, pa e ditur se vecanërisht për të bota do të ishte vërtet e egër që në vitin e parë të jetës.
Fëmijën e porsalindur nuk ta jepnin asp[ak në duar si në skenat prekëse të filmave, thjesht ta tregonin të mbështjellëm, para se të bënin banjën e pastrimit nga lëngjet mbrojtëse dhe ushqyese të trupit të nënës.

Isabel Allende : Ishulli nën det, libër i ri në shqip


Botimet Dudaj kanë sjellë në shqip një tjetër libër të autores amerikanolatine.

“Kemi mësuar të mos diskutojmë për budallallëqet, por vetëm për gjërat e rëndësishme.”


1770, Santo Domingo, sot Haiti. Teteja është nëntë vjeçe, kur i riu francez Tuluz Valmorein e blen që të merret me punët e shtëpisë. Përreth janë fushat e kallamit të sheqerit, vapa ligështuese e ishullit, puna e skllevërve. Teteja mëson shpejt se si është ndërtuar ajo botë: dhuna e padronëve, ankthi i lirisë, lidhjet e çmuara të solidaritetit. Kur Valmoreini zhvendoset në plantacionet e Luizianës, edhe Teteja duhet ta ndjekë pas, por tashmë ka filluar beteja për dinjitetin, për të ardhmen, për çlirimin e skllevërve. Është një betejë e ngadaltë që përzihet me zgjimin e dashurive dhe pasioneve, me lidhjen e marrëdhënieve dhe aleancave, me lëvizjen e ethshme të personazheve të ndryshëm - ushtarë dhe skllevër luftëtarë, priftërinj vudu dhe murgj katolikë, zonja të rënda dhe kurtizane, piratë dhe fisnikë të rënë nga dynjallëku, mjekë dhe bukuroshë dembelë. Në sfondin shumë të gjallë të Historisë, Zarite Sedela, e mbiquajtur Tete, spikat e bukur dhe guximtare, luftarake dhe e vetëdijshme, një heroinë shumë moderne që vjen nga larg për të na kujtuar besimin te liria dhe dinjitetin e pasioneve.

Isabel Allende ka lindur në Lima, në vitin 1942 dhe jetoi në Kili deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit nga Pinoçeti, u vendos në Venezuelë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Albert Berisha thotë se e kishte kuptuar se kush është në të vërtetë Muhaxheri, vetëm pasi është kthyer në Kosovë.

Albert Berisha, 29 vjeçari nga Prishtina, thotë se në vitin 2013 kishte shkuar në Siri për të luftuar për popullin sirian e jo për organizatat terroriste dhe se e kishte takuar atje liderin famëkeq të ISIS-it, Lavdrim Muhaxherin.
Kosovari i kthyer nga Siria flet për takimin me Lavdrim Muhaxherin, tregon çka i tha ai (Video)
Albert  Berisha thotë se e kishte kuptuar se kush është në të vërtetë Muhaxheri, vetëm pasi është kthyer në Kosovë.
“E kam takuar pesë minuta para largimit, për të kam mësuar pasi jam kthyer në Kosovë, aty më është prezantuar me emrin Ebu Abdullah Kosova. ‘Ai më tha: nëse do me qëndru këtu, qëndro, nëse jo atëherë shko por ne nuk të të dërgojmë’”.
“I kam treguar Lavdrimit kush jam dhe ku dua të shkoj, nuk e di çfarë ndikimi ka pasur tek shqiptarët. Nuk kam mendim për të, secili është peng i veprimeve të veta. Veprimi flet vet, krimet e tij mbesin krime, unë nuk mund të komentoj”, ka thënë Berisha në Info Magazine.
Ai thotë se nuk e kishte ditur se në Siri kishte aq shumë grupe që luftojnë me njëri – tjetrin dhe qëllimi i tij nuk ishte asnjëherë që t’i bashkohej ndonjë grupi terrorist.
“Ne krejt çka kemi ditur, është ajo që na është ofruar nga mediat, e nga mediat është bërë e qartë se po lufton populli sirian kundër regjimit. Të njëjtat ditë të cilat i kanë përjetuar ata i kemi përjetuar edhe ne, kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar, nuk kemi dashur t’iu bashkohemi grupeve terroriste ne nuk e kemi pasur as idenë për këto grupe. Unë kam takuar shumë pjesëtarë të grupeve të ndryshme atje, grupe deri sa kam gjetur grupin që kam vendosur që t’i bashkohem grupit, nuk ka qenë as ISIS, prandaj unë nuk e pranojë akuzën e prokurorisë për terrorizëm”, ka thënë Berisha.
Ai ka treguar se pse kishte vendosur të shkojë në Siri, e po ashtu ka dhënë një profil të tij.
“Është e vërtetë që ne kemi shkuar në Siri, por kemi marrë epitetin terroristë pa të drejtë. Jam 29 vjeçar, magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kam përfunduar fakultetin në Universitetin e Prishtinës në Shkenca Politike, Masterin e kam bërë në Tiranë, jam i pranuar në tri universitete botërore për doktoratën, por që nuk kam pasur mundësi për shkak të barrierave juridike”, tha ai.
Alberti ka thënë se në Siri ka shkuar për t’i ndihmuar popullit sirian.
“Mua më duket e çuditshme, mirëpo nëse kthehemi në kohën kur unë kam dashur të shkoj atje, dhe efektin e mediave duke na ofruar pamje të freskëta të vuajtjeve të popullit sirian ne mbi të gjitha jemi njerëz Unë kam pasur për arsye krejt humane dhe njerëzore që të udhëtoj në Siri”, tha ai.
Berisha ka thënë se atje kishte shkuar t’i ndihmojë popullit sirian dhe se gjatë qëndrimit atje ka qenë pjesë e organizatës jo-terroriste “arrira-elsan” që nuk ishte në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se gjatë kohës sa ka qëndruar në Siri, nuk e kishte vrarë askënd.
Berisha ka thënë se nuk e ndjen veten aspak fajtor pse kishte shkuar në Siri, sepse atje nuk është bërë pjesë e asnjë organizate terroriste.
U kam thënë disa personave që kam takuar atje, se nuk dua të jem pjesë e grupeve terroriste e as të luftoj për Al-Qaeda’n.
“Kam shkuar duke ditur emrin e organizatës e kam ditur se nuk janë në listën e zezë dhe nuk janë terroristë, kam qenë i vetmi shqiptar në “arrira-elsan”, e kam pasur një a-k 47, kallashnikov, nuk kam shtier, nuk kam vrarë e as plagosu. Kam qenë në qytetin Azas larg luftimeve, për të hyrë në fushëbetejë duhet të kaloheshin disa faza”, është shprehur ai.
“Unë nuk kam pasur punë me këto organizata terroriste. Takimi me ta ka qenë i rastësishëm, për këtë arsye nuk e ndjejë veten fajtor”.
Berisha ka rrëfyer rrugën që e kishte ndjekur deri atje.
“Para se të nisem jam takuar me disa persona rastësisht, që kanë thënë se do të udhëtojnë për në Siri e mua aq më ka interesuar, nuk është se më kanë rekrutuar ata. Ishin djem të ri, akoma më të ri se unë dhe jemi takuar paraprakisht. Më thanë se do të më prisnin në Stamboll. Kam udhëtuar me aeroplan, prej Atambollit në Antakia pranë kufirit sirian, e aty është dashur që të më presin ata mirëpo një pjesë e tyre janë kthyer në Kosovë”.
“Pjesa tjetër kanë vazhduar e nuk më kanë pritur, e kam mbetur i vetëm në Antakia që është në kufi me Sirinë, afër zonës kufitare me Latakia një qytet sirian. Aty kam tentuar që ta kaloj vetë kufirin, të nesërmen kam vazhduar për në Kilis e aty kam takuar një person e më ka thënë se te ku dëshiroj të shkoj, unë kam thënë tek shqiptarët sepse ka pasur barriera në gjuhë”, ka thënë ai.
Ai thotë se nuk ishin hoxhallarët atë që e bindën që të shkonin në Siri.
“Hoxhallarët kanë qenë kategorik që të mos shkoj. Nuk mund t’i fajësosh njerëzit pse kanë udhëtuar atje, mund të ketë pasur individë që kanë pasur informata se çka po ndodh atje e i ka manipuluar njerëzit që të shkojnë atje”, thotë ai.

Dr.Teuta Hadri : “Krimi që pashë me sytë e mi” dhe “Ditari i luftës së vitit 1999”


 Lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, sot erdhi e përmbledhur në libër nga njëra nga përjetueset e dhimbjeve, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teuta Hadri luftën dhe dhunën që bëri ushtria serbe ndaj shqiptarëve, e pa me sytë e saj, madje edhe librin e titulloi me dy tituj : “Krimi që pashë me sytë e mi” dhe “Ditari i luftës së vitit 1999”.

Aty u prezantua edhe një dokumentar i luftës së vitit 1998, sekuenca, të cilat shfaqin tragjedinë dhe krimet e kryera në Drenicë dhe gjithë Kosovën.

Qëndresa e mjekes në luftë Teuta Hadri u vlerësua lart nga folësit, madje ata janë shprehur se nuk është libri ai që mblodhi të gjithë ata që ishin në promovimin e këtij libri, por ishte historia e popullit shqiptar.

Redaktori i librit “Krimi që pashë me sytë e mi”, Bedri Islami tha se në këtë libër janë mbledhur britmat, qëndresat, mendimi, që së bashku përmbajnë historinë e kombit.

Islami: Sot na mblodhi britma njerëzore

“Nuk është thjesht një libër ajo që na mblodhi sot, por britmë njerëzore ku janë përmbledhur vuajtje, qëndresat, mendimi, shpirti, thelbi i një populli, të cilat së bashku i përbëjnë atë të cilën e quajmë histori të kombit...E këtë histori e ka sjellë sot me dinjitet të jashtëzakonshëm njerëzor dhe mjeshtri të rrallë të fjalës së shkruar një emër i njohur i lëvizjes së rezistencës për lirinë e Kosovës, një nga emrat madhor të kësaj rezistence, veprimtare e shquar doktoresha Teuta Hadri”, tha Islami.

Islami deri sa fliste për librin dhe autoren është shprehur se libri është shkruar me fjalë zemre. Ai tha se ky është një libër jo vetëm i dhimbjeve por njëkohësisht edhe i shpresës dhe e të vërtetës.

Islami:Libër i dhimbjeve por edhe i shpresës

“E ka shkruar me pasion, saktësi me fjalë zemre të ciklosur nga plagët që kishte ajo pjesë e atdheut të përbashkët, e ka shkruar jo vetëm me fjalët e saj por edhe të fisit të saj, me përkushtimin e dhënë brezave, dhe vendit ku është rritur dhe ku ishte e gatshme të vendoste kokën e saj të flijimit...ky është një libër i veçantë, tejet i veçantë... është libër ashtu siç ka qenë vetë historia jonë, është libër i dhimbjeve por njëkohësisht është edhe libër i shpresës, është libër i të vërtetës dhe i një periudhe të ndritur e cila duan apo nuk duan sot ajo do të mbetët në historinë e kombit tonë, qe periudhë e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit. Është një libër që nuk e shkruan kushdo sepse përcjellë një libër ditar, ditar i një mjeke në luftë dhe jo i një mjeke në shtëpi’, rrëfeu Islami.

Edhe Fitnete Ramosaj, tha se në këtë ditar lufte përfshihen ngjarjet dramatike të luftës së Kosovës, ashtu siç janë parë me sytë e vetë mjekes Teuta Hadri.

Ramosaj: Teuta Hadri nuk u dorëzua asnjëherë

“Doktoresha Hadri nuk u dorëzua asnjëherë para pengesave dhe vështirësive dhe në rrugën e lirisë, pengesa e vështirësi të shumta. ..Në këtë ditar lufte përfshihen ngjarje dramatike të luftës së Kosovës, ashtu siç i ka parë me sytë e saj, ashtu siç i ka përjetuar, ashtu siç i ka dëgjuar që nga 28 shkurti i vitit 1998, deri më 18 qershor 1999-tës, atëherë kur Kosova me mbështetjen e aleatëve të NATO-s e fitoi luftën kundër ushtrimit barbar të Serbisë. Në këtë libër shohim se si doktoreshë Teutë Hadri vë dorën për të parë plagët e trupave të pajetë të Jasharëve në Prekaz në trupat e grave dhe fëmijëve pas Epopesë së marsit të vitit 1998. Për të shënuar dëshmitë e barbarisë serbe në njërën anë dhe të sakrificës dhe vetë flijimin të pashembullt në historinë e mbarë botës dhe jo vetëm të kombit tonë”, tha Ramosaj.

E vetë autorja Teuta Hadri, ka falënderuar gjithë pjesëmarrësit, e përshëndetje të veçantë i ka drejtuar familjes Jashari.

Hadri: Sot gëzojmë lirinë me gjithë sakrificat

“Unë këtu së pari dua ta përshëndes Shqipe Jasharin. Atë krim që e pashë me sytë e mi, vërtetë nuk ka shpëtuar asnjë njeri nga kjo familje dhe sot familja Jashari e gëzon lirinë me gjithë këtë sakrificë që kemi pasur dhe sot ka trashëgimtar që vazhdojnë lirinë e Kosovës”, tha Hadri.

Edhe shkrimtari, Emin Kabashi ka vlerësuar librin e Teuta Hadrit, duke thënë se me ditarin e saj është krijuar atmosfera e ngjarjes dhe dëshmive të luftës, ku përmes kësaj autorja ka shpalosur luftën, zjarrin, dhunën e vrasjet.

Në këtë promovim morën pjesë edhe personalitetet të politikës, e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Promovohet libri “Krimi që pashë me sytë e mi”

Lufta e Kosovës dhe dhuna e forcave serbe ndaj shqiptarëve u përshkrua me dëshmitë, të cilat janë parë me sytë e vet mjekes së luftës, luftëtares, Teuta Hadri.

Mjekja e Luftës sot ka promovuar librin me dy vëllime: “Krimi që e pashë me sytë e mi”, ditar lufte i vitit 1999.

Aty u prezantua edhe një dokumentar i luftës së vitit 1998, sekuenca të cilat shfaqin tragjedinë dhe krimet e kryera në Drenicë.

“Dëshmitë në këtë libër janë dëshmi autentike, si dhe dëshmi rrëqethëse të luftës ndaj popullit shqiptar. Një libër si ky nuk është thjeshtë një libër por një histori tragjike e shqiptarëve e cila tragjedi u pa nga afër nga vetë autorja mjeke në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Para të pranishmëve redaktori i librit Bedri Islami.

Ai shtoi se për të shkruar një libër si ky duhesh të kesh guximin, e këtë guxim sipas tij e pati Teuta Hadri, për të cilin ky libër është i libër i dhimbjes por edhe i shpresës.

E vetë autorja Teuta Hadri, ka falënderuar gjithë pjesëmarrësit, e përshëndetje të veçantë i ka drejtuar familjes Jashari

Poetja ndriçoi në gjerdanin e poezisë

NGA: AZIZ BYTYÇI



Poetja çame tani më e njohur në boten e artit poetik , me shkathtësit e saja dhe me një mjeshtr i, lirisht mund të themi një arkitekte e poezisë , botoi librin me poezi "Soft Poesies" në të dy gjuhët , në gjuhen shqipe ngase e ka edhe gjuhë të nënës dhe në gjuhen italiane , ku ajo sotë punon e vepron në Itali për shumë vite me radhë . E cila në këtë përmbledhje poezishë , ia kushton atedheut të saj , vjerrsha për brigjet e jetës së saj si dhe poezi dashurie. Poetja Juljana Mehmeti është poete e lirisë , skulptor fjalësh dhe mjeshtre e artit poetik , e ngarkuar me mendime filozofike , ëndrrime , fluturime , përjetime të ëmbla e të dhimbëshme , dhe siç thekson kritika letrare , vargu i saj ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti .

Libri i mirë është ai që na kultivon shpirtin duke na pajisur me një spektër mendimesh e ndjenjash të bukura . Frymëzimi buron nga syri magjik , nga gjaku i bekuar i dashurisë dhe zëri i zemrës . Në këtë vëllim defilojnë emocione , dhimbje dhe ballafaqim me realitetin . Emri i krijuese , poetes Juljana Mehmeti një qame e cila ka lindur në Durrës dhe tani me vite jeton dhe vepron në europen perendimore në Itali , tani më ka krijuar emër në analet e poezisë , sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve dhe poeteve tanë që jetojnë dhe krijojnë në mërgim . kjo letërsi , e cila tashmë quhet e diasporas , e sidomos poezia , ka arritur t’i kultivojë shumë emra , sepse jo vetëm që janë të njohur , por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues . Pa mëdyshje në mesin e tyre patjetër bënë pjesë edhe poetja e jonë tanimë e njohur Juljana Mehmeti . Poetja me këtë përmbledhje të poezive vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjerimit poetik në vargje.

Vlen të theksohet se poezia e Juljanës është shprehje sublime e emocioneve të trazuara , është shpërthim i tundimeve shpirtërore , është gershetim i ndjesive të saja të shkruara në artin poetik , poeti është mbret që e kupton letërsin si një ansambël meditimesh sociale , patriotike e filozofike . Pra poetesha Juljana Mehmeti ndriqon në gjerdanin e poezisë së shkruar , e cila ka mbledhur copëza qelqore të shpirtit të saj kristalor apo të njejtë me një malë të pa epur duke ia kushtuar mallit të vendlindjes së saj , dashurisë dhe opusit letrar. Reflektim rreth vëllimit poetik “ Soft – Poesie “ të autores Juljana Mehmeti.Shprehet recenzentja e librit italianja prof.sa Nadine Giove , njëherit edhe kritik e arti krijues të letërsisë , e cila duhet theksuar se poetja Juljana këtë përmbledhje e ka botuar në gjuhën italiane dhe e ka perkthyer në gjuhë shqipe.

Është mjaft evidente në veprat e Juljana Mehmetit, një tejkalim i vetëdijshëm dhe brilant i një poezie delikate dhe tradicionale , e cila përdor njëkohësisht antikën dhe abstrakten për të përshkuruar realitetetin të papërcaktuara. Pranë tyre poetja preferon menjëhershmërinë e shprehjeve konkrete , duke e pasuruar kështu poezinë e saj me elementë të thjeshtë dhe të marra nga realiteti i përditshëm. Në poezinë e saj vargjet janë të lira , jo vetëm nga rimat dhe kufizimet retorike , por mbi të gjitha të lira të marrin fluturimin e kreativittetit. Metafora të bollshme , stil i ndërprerë nga nje lakonizëm i ritmuar. Prania e objekteve të thjeshta : bota e jashtme trasformohet në objekt reciprok i një bote të thellë dhe intime. Poetja nuk përshkruan pejsazhe , por i ndjell në formë të shkëlqyer , në pak vargje të goditura duke paraqitur botën shpirtërore , jo në forme konceptuale apo të shpjeguar , por si një takim i drejtpërdrejtë , duke u identifikuar ajo vetë në disa prezenca konkrete nga të cilat prezantohet në mënyrë të shkëlqyer.

Pas mendimit te dhënë të recenzentes italiane folen rreth librit të autores Agron Shele dhe Adem Zaplluzha një krijues , shkrimtar dhe poet i mbi njeqind e dyzet librave të botuara Botimi i librit të parë “Soft Poesie “ tërhoqi vëmendjen e kritikës letrare italiane dhe botuesve , jo vetëm për stlistikën e veçantë , por dhe për gjetjet, gjuhën e përdorur si dhe mesazhin filozofik të dhënur , dhe për më tepër të rrymave përshkuese nga ai hermetik deri në surrealizëm. Tendencat e reja dhe portmodernizimi letrar i sotëm ka lënë gjurmë të thella në krijimtarinë e kësaj autoreje dhe artin e saj , dhe e kanë zhvendosur drejt rrymave më të reja, atë eksperimentale dhe absurdit .

Libri i dytë ” Rimugino ” po në italisht i autorit Alessandro Ferruccio Marcucci Pinoli , i përkthyer edhe në shqip “Vramendje” do sillte tek kjo autore eksperiencën e re , atë të fushës së përkthimeve , ide kjo që ka patur në fokus përnjohjen dhe sjelljen në shqip të autorëve të njohur italianë . Pjesmarrja në evente dhe konkurime do i sillte jo vetëm publikime në shumë revista dhe antologji letrare, por dhe çmime të ndryshme

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...