2016-11-01

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, nënkolonel Nehat Thaçi, i arrestuar ditë më parë nga autoritetet në Serbi është liruar nga paraburgimi.

Nga Flori Bruqi


Image result for nehat thaçi

“Po, tani mund ta konfirmojmë se z. Nehat Thaqi  është liruar dhe pas procedurave të domosdoshme shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, ka thënë z. Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, nënkolonel  Nehat Thaqi ishte në paraburgim që nga 28 shtatori i 2016 -tës , kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.

“Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arrestuar Nehat Thaqin(1976) nga Ferizaj, në bazë të një urdhër-arresti me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit“, thuhet në përgjigjen e MUP-it serb.

Image result for nehat thaçi

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish Nehat Thaqi është dërguar në paraburgim, pasi u me 28 shtator rreth orës 20:00 në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, derisa po hynte në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës.Policia, thotë se është duke kërkuar ndihmë nga Eulexi, për të kuptuar këto detaje.

Daut Hoxha, zëdhënës për informim në Polici, tregon se Thaçi ka qenë në një udhëtim privat, bashkë me një shok, derisa është arrestuar.“Nehat Thaqi , është arrestuar nga pala serbe, në territorin e Serbisë, derisa po udhëtonte sëbashku me një shok të tij, në udhëtim privat. Ka qenë jashtë punës. Mirëpo ende nuk kemi marrë ndonjë sqarim nga Eulexi, se pse është arrestuar”, ka thënë ai.

Pastaj ai u transferua në Beograd, më 10 tetor 2016 , ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.


Image result for nehat thaçi

Zyra e BE-së në Kosovë, në vazhdimësi ka kërkuar që të shmangen ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, lidhur me rastin e Nehat Thaqit, rast që, sipas tyre, po e ndjekin nga afër, raporton  hap pas hapi Agjencioni i pavarur "Floripress" .


Image result for nehat thaçi

Në anën tjetër, zyrtarë kosovarë po diskutojnë për arrestimin e tij nga shteti i Serbisë.
Zëvendës drejtori  i Policisë, Naim Rexha, ka raportuar para Komisionit për Siguri, ku ka thënë se në bazë të të dhënave, kjo ka qenë hera e parë e drejtorit Thaçi që futet në ndonjë nga pikat kufitare me Serbinë.
Deputetët anëtarë të këtij komisioni, kanë pasur shumë pyetje e çështje për të ngritur para zëvendësdrejtorit  Naim Rexha. 

Image result for nehat thaçi


Për rastin e Drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaqi, me rezolutën e Kuvendit, R-005, kërkohej nga Bashkimi Evropian, që të ndërhyjë në lirimin e tij..
Por, siç ka raportuar Floripress , zyra e BE-së në Kosovës, po ndjek nga afër rastin e drejtorit Nehat Thaqi, duke mos komentuar procesin ndaj tij për hir të respektimit të pavarësisë së gjyqësorit.
Medet serbe shkruajnë se Nehat Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar të kundërtën, ndaj dhe Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj shefit të policisë.
Image result for nehat thaçi

Sipas medieve serbe ,Prokuroria serbe e ka ngarkuar Nehat Thaqi me dëbimin e një familjeje serbe në Lipjan në korrik dhe dhjetor të vitit 1999, por familja e cila është shpërngulur, ka thënë se nuk ka qenë Thaçi personi që i ka kërcënuar.

Image result for Femite e nenkolonel Nehat Thaqit

Ndërkohë, pas lajmit për lirimin e Nehat Thaqit nga paraburgimi në Serbi, familjarët e tij tashmë janë duke udhëtuar për në Beograd për ta sjellë në vendin e tij.



Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, në një intervistë ne televizionin Dukagjini ka thënë se Nehat Thaqi është i liruar nga të gjitha pretendimet që ka pasur për të nga shteti i Serbisë.
“Me sa e di ai është liruar prej të gjitha pretendimeve që ka pas, kështu më ka thënë ai në telefon”, ka thënë krye diplomati kosovar, për Dukagjini.
Mirëpo Hoxhaj ka thënë se deri më tani ai nuk ka ndonjë informatë zyrtare se Thaqi është liruar nga të gjitha akuzat./Insajderi.com


******
Autori: Lajmi.netLajmeNacionale19:52, 11 October 2016

“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë.”

“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë”, thuhet në reagimin e MD-së.Ministria e Drejtësisë, ka reaguar për rastin e arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, duke kundërshtuar çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë
Siç njofton Ministria e Drejtësisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet, kundër arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, të ndaluar padrejtësisht nga organet serbe më 29 Shtator 2016 në territorin e Serbisë.
Nënkolonel Thaqi është ndaluar mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan. Akuza daton nga viti 2010 por nuk është komunikuar asnjëherë te organet e Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Më 3 tetor 2016, Ministria për Punë të Jashtme, Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nën bashkërendimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit të Parë, dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, janë dakorduar për të dërguar notë formale drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaqit.
Në shkresë është argumentuar se Serbia nuk ka juridiksion mbi veprat penale kinse të kryera në territorin e Republikës së Kosovës. Juridiksioni i Serbisë mbi Kosovës është shuar më 10 qershor 1999, kur Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër administrimin e Kosovës. Qe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, juridiksioni mbi territorin e Kosovës ushtrohet ekskluzivisht nga organet e Republikës së Kosovës.
Nota e dërguar i referohet edhe procedurave të dakorduara midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me bashkëpunimin juridik të datës 7 Tetor 2015 ku kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë që të bartë lëndën e nënkolonel Thaqit te organet e Republikës së Kosovës.
Në rast se ka bazë dhe dëshmi se nënkolonel Thaqi, si shtetas i Republikës së Kosovës, ka kryer ndonjë vepër penale në territorin e Kosovës, organet e Republikës së Kosovës do të fillojnë procedurat përkatëse sipas legjislacionit të Kosovës.
Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në bashkërendim me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë, është konsultuar paraprakisht me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, i cili ka refuzuar të përfshihet në komunikimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë rast konkret pasi që nuk është rast tipik i bashkëpunimit juridik të ndërsjellë, por komunikim i karakterit diplomatik.
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar që nota është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë me datë 7 tetor 2016, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga pala serbe. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë është dërguar për njoftim edhe te Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe te Shefi i EULEX-it, si dhe është shpërndarë nga Zyra ndërlidhëse në Beograd te shumica e ambasadave të huaja për të qartësuar qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me ndalimin e kundërligjshëm të nënkolonel Thaqit.
Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 10 Tetor 2016, është mbajtur seanca dëgjimore në prokurorinë serbe për krim të organizuar ku sipas avokatëve të nënkolonel Thaqit, janë konstatuar një numër i shkeljeve ligjore lidhur me ndalimin e nënkolonel Thaqit. Kështu, për shembull, është konstatuar se nënkolonel Thaqi nuk është ftuar asnjë herë nga gjykata serbe për t’u paraqitur dhe deklaruar rreth akuzës të cila i bëhet, si dhe është vërtetuar se ai ka kaluar edhe më parë nëpër territorin e Serbisë pa u ndaluar për veprën penale për të cilën akuzohet sot.
Ministria e Drejtësisë është në bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila ka rolin kryesor në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për rastin e nënkolonel Thaqit, si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Zyrën e Kryeministrit.
Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në tre muajt e fundit pas fillimit të mandatit të Ministres, ka ngritur një numër shqetësimesh në drejtim të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian lidhur me qasjen e Serbisë në kuadër të bashkëpunimit juridik të ndërsjellë. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim parimor se nuk do të ketë bashkëpunim juridik me Serbinë për rastet kur Serbia ka filluar procedura penale kundër shtetasve të Republikës së Kosovës për vepra penale kinse të kryera në territorin e Kosovës.
Ministria e Drejtësisë, po ashtu, kundërshton çdo formë tjetër të juridiksionit të Serbisë, përfshirë mbi bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë. Çdo kërkesë e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim është refuzuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të refuzohet edhe në të ardhmen.
Ministria e Drejtësisë po ashtu ka marrë qëndrim parimor se do të kërkojë ekstradimin e çdo shtetasi të Republikës së Kosovës i cili ndalohet nga një shtet tjetër mbi bazën e akuzave të ngritura të Serbisë për vepra penale të kryera në Kosovë dhe ekstradimin i të cilit kërkohet nga Serbia.
“Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të evituar ekstradimin e një shtetasi të Republikës së Kosovës për në Serbi, dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, që shtetasi i Republikës së Kosovës të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryera në Kosovë nëse për këtë ka dëshmi”, thuhet më tej në njoftimin e MD-së.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...