Shrkuan Prof.Dr.Eshref Ymeri
Diku ai shkruan për kryeministrin Rama:“…Sa bëri partall portalet, mori ca duartrokitje.
Rexhep Shahu
Por të vetëshpallet, siç e shpallën të tijët te pamposhtur, kjo është përralla e radhës për këtë vjeshtë. Se sa “i pamposhtur” është Edi Rama, mbarës hqiptarët u bindën vetë në rastin e sherrit që plasi, sëpari, lidhur me kishë-harvallinën e Dhërmiut, kur guvernatori Janullatos s’e përfilli fare Ramën për Kryeministër të Shqipërisë, por shkoi me vrap dhe iu ankua Kryeministrit grek Tsipras.
Kjo ishte një fyerje e rëndë që Janullatosi i bënte Edi Ramës, fyerje, të cilën Rama e gëlltiti në heshtje të plotë.
Së dyti, përfaqësuesi i Kryeministrit grek Tsipras,Makropoulos, që ishte i ftuar në kongresin e partisë së Vangjel Dules, iu drejtua Kryeministrit Rama që ishte i pranishën në atë kongres:
“Si ka mundësi që ju, zoti Kryeministër, i keni në koalicion qeveritar pasardhës të atyre që kanë bashkëpunuar me nazistët gjermanë gjatë luftës?”.
E kishte fjalën për partinë e Shpëtim Idrizit.Ç’përgjigje i dha Kryeministri Rama?
Asnjë përgjigje. Heshti si një mumje dhe madje u largua si një pulë e lagur.
Së treti, Kryeministri Rama i ndaloi prishjet në Himarë, në kuadrin e punimeve për rregullimin e territorit.
Rama i ndërpreu prishjet në fjalë pas ndërhyrjes së ministrisë së punëve të jashme greke, e cila Himarën e konsideron zonë “minoriteti”.
Ja, pra, ky është “i pamposhturi” Kryeministri Rama,i cili rri sus para grekëve, sillet me ta lepe-peqe, ndërkohë që shpërfill tërësisht Kosovën, duke nënshkruar me Beogradin marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Beograd-Milot.
31.10.2016