2016-10-31

O Edi Rama: Mos ma prek Valbonën !


Image result for lumi valbona

“Mbajeni Valbonën të bukur dhe të pastër!”, ka qenë mbishkrimi në tabelën në hyrje të vilës “Jazerca”. Ka shërbyer si shenjë paralajmëruese për aktivitetin që ka zënë vend në hapësirën përreth vile.
Image result for lumi valbona
Skena e madhe në rrafshin e rrethuar me male të gjelbra në anën e majtë dhe kodra të thepisura në anën tjetër, përgjatë tërë ditës së shtunë ka qenë vendi i protestës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kryefjalë ka qenë muzika. Por jo më shumë se 200 veta, shumica prej të cilëve nga Kosova e të huaj, i janë bashkuar thirrjes për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve, një projekt të iniciuar në vitin 2013 nga qeveria e kaluar në krye me Sali Berishën.
Image result for lumi valbona
Bëhet fjalë për 11 hidrocentrale, të cilat parashihej të shtriheshin në 25 kilometra përgjatë luginës së lumit Valbona. Nëntë kontrata tashmë janë anuluar, derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten kishte thënë se dy të tjera kanë marrë dritën e gjelbër, për shkak të pamundësive ligjore për t’i anuluar. Ky lajm ishte bërë i ditur pas nismës së qytetarëve për të protestuar. Megjithatë kjo nuk mjaftoi.

Image result for lumi valbona

Të shtunën këngëtaret e mirënjohura shqiptare të muzikës jazz, Elina Duni dhe Eda Zari, bashkë me muzikantë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, shfrytëzuan këngën që të ngrenë zërin për mbrojtjen e natyrës. “Moj e bukura Valbonë”, “Sot jemi këtu për Valbonën” “Mos ma prek Valbonën” – motoja kryesore e koncertit – ishin vetëm disa prej thirrjeve që përcollën protestën për mbrojtjen e bukurive të këtij parku.
Image result for lumi valbona


“Me Edën jemi shkruar dhe kemi vendosur që të vijmë, sepse heshtja jonë do të thotë miratimi ynë. Ne kemi një zë, kjo është demokraci dhe nuk kemi frikë të shprehim atë që mendojmë se nuk është e drejtë, prandaj edhe jemi këtu. Gjithçka është organizuar për një kohë të shkurtër. Ka qenë një stres i paparë, por jemi shumë të lumtur që jemi këtu”, ka thënë Duni, e cila ndau skenën me muzikantët Gent Rushi, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Linda Rukaj, Emiljan Dhimo, Olsa Papandili, Ermal Rodi, të cilët pas Valbonës të dielën u ndalën në Tiranë në një koncert tjetër që për moto kishte “Jo importit të plehrave në Shqipëri”.


Valbona është cilësuar nga “National Geographic” si një nga lumenjtë më interesantë, njëri prej të vetmëve lumenj të egër në botë, që do të thotë se e gjithë rrjedha e saj është e natyrshme.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...