2016-11-02

Kirurgu Dr.Bajram Rexhepi refuzoi postin e deputetit të PDK-së

Kirurgu Dr. Bajram Rexhepi, lindi në Mitrovicë më 3 qershor 1954, është kirurg, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i parë i IPVQ-ve.Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.


U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodhë i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rexhepi jeton në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Emërimi kryeministër





Image result for bajram rexhepi

Ish ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës,kirurgu Dr. Bajram Rexhepi ka qenë në listë për të zëvendësuar në postin e deputetit Ramiz Kelmendin, pasi ky i fundit kishte lënë PDK-së e javën e kaluar u zyrtarizua zëvendëskryeministër.

Mirëpo Rexhepi e ka refuzuar ofertën e PDK-së që ai ta marr postin e deputetit.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net vetë Rexhepi duke thënë se nuk është i interesuar që të merret me politikë.
Image
“E kam refuzuar postin e deputetit që ma ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës, unë jam kirurg, jam kthy në kirurgji, kush është pas meje mirë se vjen. Unë jam deklaruar më herët që nuk merrem më politikë dhe qëndroj mbrapa fjalëve të mija”, tha Rexhepi.

Një ditë më herët Sekretari i PDK-së Basri Musmurati kishte deklaruara se në bazë të listës i bie që Nehat Baftiu me 8807 vota, të marrë pozitën e deputetit duke e zëvendësuar Kelmendin.

Rexhepi që me profesion është kirurg tani është duke punuar në spitalin e Mitrovicës.
Mirëpo rikthimi në zanatin e vjetër i ka bërë kurreshtarë pacientët të cilët kur shohin Rexhepin me mantel të bardhë pyesin vetën nëse është ky ish kryeministri Rexhepi.
Ai ka thënë se profesionit të vjetër i është kthyer në fillim të vitit mirëpo menjëherë është ambientuar me vendin e punës dhe më nuk do të kthehet në politikë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...