2016-11-03

Bajram Gecaj i përgjigjet zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviqit: Shef e ke Akademik Prof.Dr Isa Mustafën

Gecaj i përgjigjet Stojanoviqit: Shef e ke Isa Mustafën
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit për minoritete, ka thënë se zëvendëskryeministri  Branimir Stojanoviq shef e ka Isa Mustafën dhe për çdo gjë duhet të konsultohet zyrtarisht me kryeministrin.

“Ai duhet të na e thotë neve, sepse ne nuk mund të manipulojmë me atë çka ky thotë në media. Ne deri sot nuk kemi asnjë shkresë zyrtare se ata do t’i braktisin institucionet, se ata nuk flasin me neve, se ata do të lobojnë kundër Trepçës. Stojanoviqi është duke folur nëpër media, ajo çka thotë ai është çështje e tij personale. Ai është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe shef e ka Isa Mustafën. Për çfarëdo deklarimi në lidhje me shefin e tij, ai duhet ta bëj drejtpërdrejt me shefin e tij”, ka thënë Gecaj.

Gecaj ka treguar se Lista Serbe nuk kanë shprehur gatishmëri që të takohet me kryeministrin.

“Ne kemi kërkuar takim, ata kanë thënë që nuk janë të gatshëm të vijnë, ne nuk ua kemi vu lakun në fyt, ata kur të jenë të gatshëm do të ulemi të bisedojmë me ta”.

Gecaj ka thënë se do të diskutojnë në takim edhe për deklarimet e Stojanoviqit pa lejen e kryeministrit.

“Ato çështje do t’i diskutojmë me ta kur të takohemi”, ka thënë Gecaj


Zëvendëskryeministri serb i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se nuk e kontakton asnjë herë shefin e tij në Qeveri, Isa Mustafën lidhur me atë se nëse Lista Serbe do t`i kthehet punës së rregullt në institucione, njofton Klan Kosova.
Stojanoviq gjatë një vizite që i ka bërë fshatit Kufc e Epërme të Novobërdës ka thënë se do të vazhdojë lobimin e tij kundër Ligjit të “Trepcës” që sipas Stojanoviqit është i padrejtë dhe jo ligjor.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e kthimit në institucione ai e ka lënë të hapur edhe mundësinë që Lista Serbe të largohet nga institucionet.

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës duket i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse.
Ai ka ftuar qeverinë që të marrë një qëndrim karshi kësaj pune.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të mos politizohet çështja.
Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës të enjten e ka ndërprere aktivitetin e pastrimit të oborrit te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, pasi personat që kanë punuar në pastrimin e objektit kanë refuzuar të legjitimohen.
“Drejtoria e Inspeksionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosja e disa mureve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...