Fryma e tokës dardane ka bekimin e zotit shqip

Agim Desku
Shqiptarët me të drejtë mburren dhe krenohen me personalitetet e shquara të kombit dhe klerit katolik, sepse aty zë fill edhe identiteti ynë kombëtar dhe formësimi ynë kulturor. Tani shtrohet pyetja: a është atdhetarizëm që secili në mjedisin e vet të nxjerr shembuj të qartë se cilit zot ju kemi lutur atëherë dhe përse tani në gjuhën e nënës nuk lutemi. Të përkujtoj shembullin e fshatit tim, Siqevë, Komuna e Klinës, ku edhe sot gjendet kisha e Qelisë, ndërsa kisha tjetër është në arat e punuara të fshatit, dhe komuniteti, ku tërë popullata është e besimit musliman.Çfarë mund të kuptojmë këtu: Kush i ndërtoi kishat, cili ishte qëllimi, kujt iu dedikuan, përse askush nuk u kujdes për ato faltore të shejta, sepse nëse ne si popull jemi autokton dhe të shejtë, atëherë edhe ato dy e, besa po të gjurmohej ka më shumë të tilla, edhe në shumë lokalitete të Kosovës duhet të hulumtohen, popullata të vedijësohet dhe t’i kthehet rrënjëve të veta.
Ky do të ishte atdhetarizëm nëse e bëjmë një hap të tillë. Duke i përgëzuar banorët e Llapushnikut për një nismë kaq të domosdoshme, ndjej të udhës, dhe atë me shpirt, që të uroj për punën që bëjnë banorët e këtij vendi. E di se për të ndryshuar dhe përmirësuar gabimet dhe lëshimet që janë bërë në një periudhë të pushtimit, me detyrim, nuk është punë e lehtë, sepse ajo që është ngulitur me shekuj në mendjen dhe shpirtin e njerëzve tanë, është paksa vështirë të ndryshohet, mirëpo të vërtetën duhet thënë, pavarësisht çmimit që duhet paguar. Viteve të fundit janë nxjerr në dritë edhe lidhjet shpirtërore me popujt tjerë.
Derisa populli izraelit, yllin e Davidit e mban në flamur si shenjë kombëtare, nënat tona Yllin e Davidit e mbanin nëpër djepa, dhe kjo është një e vërtetë që të bën të studiosh lidhjet e popullit tonë me popujt tjerë dhe me kulturën shpirtërore të krishterë në përgjithësi – Agim Desku, poet bukur lexoje edhenje tregim qe postova tani TREGIMI PËR MILLOSH KOPILIQIN (SHIFRA –E VËRTETA – Nga konkursi “SKËNDER DRINI“. Shkodër, 2015) Më thoshte një miku im poet në takimet poetike ”Flaka e Janarit” në Deçan, se si një studiuese franceze i kishte thënë: ju shqiptarët po varrosni arin. U habita për një çast duke ia kthyer asaj: ç’ farë ari ju lutem? Ah, ofshani studjuesja franceze dhe pëshpëriti me zë të lartë duke aluduar për Krijimtarinë Popullore, që bota mahnitet me të, andaj ju sikur e harroni që pleqtë ikin me tërë potencialin krijues, që e kanë bartur dhe rujtur brez pas brezi. Vërtetë ishte mahnitëse dhe shumë e qëlluar kjo që thuhet për ne.
Duke kujtuar këtë studiuese vendosa të shkruaj edhe unë në letër, një madhështi, të rrëfyer nga im atë për legjenden e luftëtarit Millosh Kopiliqit, rrëfim që unë e rujata deri tani. Sipas babait, thuhet se Milloshin e kishin gjetë ca barinj duke kullotur bagëtitë në fshatin Kopiliq, mbi një pelë të mbuluar, por duke qarë, nga që ishte shumë i vogël. Barinjtë e morën, e ushqyen dhe një ditë ai u rrit dhe krijoj të ardhmën e tij jetësore. Ai jetonte në një Sukë, që vetë natyra ia kishte dhuruar, lartë kishte Kalanë, ndërsa pusin ku merrte ujë e kishte në rrafsh. Suka larg nga shtëpia ime ështe vetëm 5 minuta larg vijë ajërore. Një mbrëmje duke shëtitur Milloshi pranë Sukës së tij lëshon një zë paksa kumbues duke thënë: “Ku je oj sevda, moj sevda”.
Nga krahu tjetër mbi një kodrine dëgjohet zëri i zanave: “nesër mbrëma në Fushë të mejdanit”. Të nesërmën Millosh Kopiliqi gjendet po në Fushën e Kosovës, ku Sulltan Murati kishte ngritur çadrat e ushtrisë dhe kërkon të takohet me këtë trim. Milloshi ishte veshur krejt me rroba hekuri dhe kalin po ashtu dhe në momentin kur takohet me sulltan Muratin, Milloshi, pa një pa dy, nxjerr shpatën dhe ja hjek kokën. Duke shpërthye rrethin e rojeve, askush nuk mund ta zërë, vetëm një plakë ju thotë ushtarëve: hidhni shpatat në tokë dhe ai do prehet në nyje të këmbëve. Kështu vepruan ata, kali u pre në shpata dhe e zunë Milloshin, të cilit ia prenë kokën. Koka e tij fluturonte qiellit, e plaka si e pa foli: “ ja një njeri pa kokë”.
Shpirti i Milloshit foli dhe tha: “Unë pa kokë dhe ti pa sy” e në atë vend plaka humbi sytë dhe u verbua. Edhe sot ruhet ky vend, ”Guri i plakës”, për të rrëfyer tash e mot trimërinë dhe bëmat Millosh Kolpliqit. Ky tregim është sa mitik, po kaq dhe legjendë dhe ka të bëjë me një të vërtetë të madhe, ngaqë Suka është aty, pusi po ashtu, fshati Kopiliq shtrihet kodrinës dhe mbart në gji gjurmët e epopesë së trimit, epope e cila edhe pse u përpoq të tjetërsohej nga sllavët vazhdon të tregojë të shkuarën dhe të nesërmen tonë të pamohushme historike. Agim DESKU Milush Kopiliqi heroi kryesor i Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)