2016-10-29

Saimir Kodra-Eni Çobanit: Mos më acaro, do nis denoncimet për ty

Emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan ka publikuar një tjetër skandal në sistemin e drejtësisë shqiptare.



























Bëhet fjalë për një rast ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i kërkon seks një qytetareje në këmbim të drejtësisë.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.

Ky skandal është edhe tema e mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion.

Gazetari i ABC Neës, Flamur Vezaj ka bërë me dije se pas publikimit të këtij materiali Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Sipas Vezajt, presim një reagim zyrtar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa, Eni Çobani tha se rasti që ju keni nisur sot, për fatin e madh, po në këtë televizion është transmetuar po në këtë televizion, jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe unë jam njeriu që e kam transmetuar e para konfliktin.

Çobani tha unë jam vënë në dijeni nga zonja dhe jam njeriu i parë që jam njoftuar për këtë aferë seksuale.

Ndërsa, drejtuesi i emisionit STOP, Saimir Kodra tha se kryetari i gjykatës, siç del edhe në një pjesë aty, kap gjyqtarin e çështjes në fjalë, që i thotë ma shiko këtë pjesë, këtë fakt e pranon edhe vetë gjyqtarja. Kodra thotë se kur erdhi dita e gjyqit kryetari i thotë mos e bë atë, pasi ai nuk mori atë që donte.

Debati në Opinion është tensionuar mes drejtuesit të emisionit Stop dhe Eni Çobanit në lidhje me skandalin e publikuar sonte në emision. Çobani tha se unë e njoh shumë mirë këtë ngjarje, e njoh në thelb çështjen.

Kodra u shpreh se prezenca e juaj këtu sot do të na spostojë të gjithë boshtin e temës. Ai i tha Çobanit mundohu t’i përgjigjesh pyetjeve që të bën Blendi.

Kodra: Zonja tek ty ka ardhur për një konflikt.

Çobani: Jo nuk ka ardhur zonja, por ka ardhur vjehrra.

Kodra: Ke një konportim shumë acarues përballë meje. Më acaron

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...