Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/27

Gjeneral Fatmir Limaj: Kjo seancë po e dëmton shtetin

Image result
Fatmir Limaj, nga Nisma për Kosovën tha se seanca e sotme është dashur të bëhet shumë vjet më parë, pasi sipas kjo seancë në këtë periudhë po e dëmton shtetin.

Sipas tij, asnjë parlament në botë nuk flet pas vendimit të gjykatës.

“Prej shumë gabimeve që kemi në këtë drejtim dhe në shumë çështje po bëjmë një gabim me vetëdije, e dimë që kjo seancë po i dëmton ata dhe s’po i ndihmon njerëzve”, tha ai.

“E kemi kthyer këtë mbrojtjen e UÇK në bazë individuale dhe familjare. Kjo nuk i intereson shtetit. Secili familjar të interesohet për të vetin. Akuzat e UÇK-së shteti ka për detyrë që t’i mbrojë, jo të individëve”, tha ndër të tjera ai.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk e ka dërguar ndonjë avokat që të mbrojë interesin publik të shtetit dhe të luftës Çlirimtare të Kosovës.

Limaj përmendi masakrën e familjes Deliaj, për të cilën tha se nuk është hetuar dhe dënuar askush.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...