2016-10-23

Marin Mema: Tani që njohu Çështjen Çame, do ta shpallin grekët Non Grata BE-në?!

Reagon gazetari shqiptar që është shpallur person i padëshirueshëm në Greqi: 
E verteta historike vonon, por nuk harron!

marin-mema

“Po tani që edhe BE-ja e njohu Çështjen Çame do t’i shpallni edhe ata të padëshirueshëm (Non Grata)?”, është ironia e gazetarit Marin Mema, i shpallur si person i padëshirueshëm në Greqi për shkak se ka realizuar dokumentarë me temë të lidhur me Çështjen Çame. Përmes një mesazhi në facebook, Marin Mema thekson ndër të tjera: “E vërteta historike vonon, por nuk harron! #ÇameriaKerkonDrejtesi. Ja pra që e vërteta historike nuk është nacionalizëm qorr, siç kërkuan shpesh ta shisnin!! Historia është boshti që lidh të shkuarën me të ardhmen. Po tani çdo të thonë? Ahhh po harrova edhe BE-ja, ashtu si unë dikur, është e “sëmurë” nga mendimet revanshiste dhe jo të mbështetura në fakte.”

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...