Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku para se të flasë për debatin për të cilët edhe janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme kërkoi nga kolegia e saj Donika Kadaj-Bujupi për të treguar se në cilësinë e cilës parti po flet.
“A munesh me na kallxu në emër të cilës parti po flet AAK-së apo Vetëvendosje. Dhe a mundesh me na tregu pse ke ikë nga AAK-ja, të kanë larguar apo??”, tha Izmaku
Por, Izmaku ia ka përsëritur pyetjen Kadajt-Bujupi arsyen pse është larguar nga AAK-ja.
Në këtë debat ka reaguar deputeti Fisnik Ismajli, sipas të cilit nuk ka rëndësi arsyeja e largimit të Kadajt-Bujupi me atë çka po diskutohet sot.
Kadaj-Bujupi konsideron se është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po ua hapë derën akuzave për UÇK-në, duke u përkulur para pllakës përkujtimore të serbëve, për të cilët tha se është kryer gjenocid.
“Shumë nga këta deputetë të cilët sot shtiren se janë të shqetësuar me atë se çka po ju ndodh ushtarëve të UÇK-së janë të njëjtit që kanë votuar , prej kohës janë distancuar nga UÇK-ja ashtu sikurse Hashimi sa herë përmendej Gjykata Speciale”, tha Kadaj Bujupi.
Ajo tha se sot deputetët e Kosovës sot po shtiren, derisa ka shtuar se asnjëherë Kosova nuk kanë ngritë padi për të dëbuarit në luftën e Kosovës.
Ajo ka ngriti pyetjet se sa individë serbë janë arrestuar për krime, masakra e përdhunime gjatë luftës së Kosovës.
“Ndërkohë që në Prishtinë po dënohet UÇK-ja, në Serbi arrestohet një shqiptar”, tha ajo.